pergjigjet

flamure-serbe-1280x614.jpg
nev ila12:33 | 18/11/2019

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç akuzoi kandidatin për kryeministër Albin Kurti për nxitje të histerisë anti-serbe në Prishtinë. Reagimi vjen pas kërkesës së Kurtit për dorëzimin e Milan Radojçiçit tek autoritetet e Kosovës.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç akuzoi kandidatin për kryeministër Albin Kurti për nxitje të histerisë anti-serbe në Prishtinë, pas kërkesës së Kurtit për dorëzimin e Milan Radojçiçit. Simiç tha se sulmet e Kurtit ndaj nënkryetarit të Listës serbe janë të pabazuara.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat i vetëm për kryeministër në lidhje me kërkesën për dorëzimin e Milan Radojçiçit tek autoritetet e Kosovës. Lista serbe tha se  Kurti po tregon “fytyrën e vërtetë të tij.”

“Këtyre ditëve po vazhdon retorika me të cilën po nxehet histeria anti-serbe në Prishtinë, madje në kuzhinën e atyre që dëshirojnë të jenë bartës më të lartë të institucioneve. Albin Kurti pa asnjë dëshmi po akuzon Milan Radojçiçin dhe në të njëjtën kohë po përzihet direkt në punën e drejtësisë. Në deklaratat e mëparshme, ai ka deklaruar se politika dhe politikanët nuk duhet të përzihen në punën e drejtësisë. Sulmet e tij të pabazuara në nënkryetarin tonë përbëjnë shkelje të drejtës themelore, prezumimin e pafajësisë” tha Simiç.

Kurti i bëri deklaratat në një intervistë dhënë për të përditshmen malazeze Pobjeda./abcnews.al

zaimi-vetevendosje-1280x663.jpg
nev ila21:41 | 03/11/2019

Në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdojnë bisedimet me grupet punuese përkatëse për formimin e qeverisë së re. Megjithatë, nga LDK-ja kanë ardhur komente dhe kërkesa që duket se krijojnë ngërç në këto negociata.

LDK ka thënë se posti i kryeministrit kalon nga zyrat e saj dhe ka kërkuar që posti i presidentit të jetë pjesë e paketës së marrëveshjes midis dy palëve. Gazetarja Linda Karadaku bisedoi me Arber Zaimi nga Vetëvendosje lidhur me qëndrimin e Vetëvendosjes për këto kërkesa të LDK-së./abcnews.al

 

wagim-kajmaku-pd-1.jpg
nev ila17:37 | 27/08/2019

Partia Demokratike bën të ditur përmes një njoftimi për mediat se i ka dërguar Prokurorisë, të dhëna konkrete mbi të kaluarën kriminale të Agim Kajmakut, kandidat për Kryetar të Bashkisë Vorë, pasi prokuroria kërkoi të dinte hollësi mbi informacionin që posedonte Partia Demokratike.

PD bën të ditur se i ka dërguar organit të akuzës dokumentat e bëra publikë sipas vendimeve të Prokurorisë dhe Gjykatës greke, si dhe dokumentin e nxjerrë nga TIMS që tregon se Agim Kajmaku është i njëjti me personin Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në 2003.

Në letrën drejtuar Prokurorisë, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shpreh shqetësimin e thellë të PD për procedurën, sipas saj antiligjore, që po ndjek prokuroria për marrjen e shenjave të gishtërinjve.

PD i ka kërkuar prokurorisë të veprojë me shpejtësi për zbardhjen e të vërtetës, dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasit Agim Kajmaku për krimin e kryer në Greqi dhe për krimin e falsifikimit të Formularit të Dekriminalizimit./ABC News Albania 24/7

 

agim-kajmaku.jpg
nev ila17:31 | 27/08/2019

Deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Agim Kajmaku iu përgjigj duke publikuar pasaportën e tij, me vulat e hyrje-daljeve nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës.

“Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat”, shkruan Kajmaku në rrjetet sociale.

Kryebashkiaku i Vorës vijon më tej se, as është arrestuar e as dënuar në Greqi, por ka punuar me emër tjetër si të gjithë shqiptarët.

“Po te isha ne kerkim s’do hyja dhe dilja sipas qefit! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot”, shkruan ndër të tjera Agim Kajmaku, në reagimin e tij./ABC News Albania 24/7

selia-PD-1280x713.jpg
nev ila16:51 | 10/08/2019

Partia Demokratike përmes një reagimi në rrjetet sociale nga Sekretari i Përgjithshëm i saj Gazment Bardhi, kthen vëmendjen në Lazarat.

Sipas Gazment Bardhit, Rai 3 është në listën e armiqve të Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt bashkë me Zërin e Amerikës dhe Bild. Bardhi vazhdon akuzat që në Shqipëri krimi i organizuar ka mbështetje në të gjitha nivelet.

, shkruan Bardhi./abcnews.al

 

donald-trump-1280x785.jpg
nev ila20:21 | 06/08/2019

Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë të mërkurën El Pason, qyteti me prani të theksuar hispanike ku fundjavën e kaluar u regjistrua masakra që la 22 të vdekur.

Për ngjarjen në fjalë, që dyshohet se kishte si motiv urrejtjen ndëretnike, Trump është kritikuar ashpër nga demokratët për shkak të retorikës së tij anti-emigracion.

Vizita e tij synon të tregojë të kundërtën sa i takon urrejtjes racore dhe supremacisë së bardhë, të cilat ai i dënoi në fjalimin e së hënës, dy ditë pas ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë, të martën Trump u është përgjigjur kritikave në adresë të tij me një postim në Twitter, ku ka deklaruar se në kohën e presidencës së Barak Obama ndodhën 32 incidente me armë.

“Askush nuk tha që Obama ishte jashtë kontrollit. Të shtënat në masë kanë ndodhur përpara se unë të mendoja të bëhesha president”, ka shkruar Trump në profilin e tij./ABC News Albania 24/7

sattler-933x445.jpg
ad min13:10 | 09/07/2019

Ambasadori  i Austrisë në vendin tonë Johan Satler i është përgjigjur kërkesës së Voltana Ademit që Shkodra të qeveriset nga një Komision Administrativ Evropian. Në një reagim në rrjetet sociale, Sattler thotë se Shqipëria s’është më ajo e vitit 1913, por një vend që synon hyrjen në Bashkimin Evropian.

Letra  publike e kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi drejtuar disa prej ambasadorëve në Shqipëri ka mbërritur në selitë diplomatike. Në emër të qytetarëve shkodranë, ajo ka shprehur gatishmërinë që të pranojnë një komision Administrativ Europian që t’i japë mend se çduhet të bëjë me zyrën e kryetarit të Bashkisë në të cilën kërkon të ulet i zgjedhuri i mazhorancës Valdrin Pjetri, por në kundërshtim me dekretin e Presidentit sipas opozitës.

“Në vitet 1913 -1914 dhe 1918-1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën!”, thoshte Ademi.

“Do isha i lumtur të diskutoja. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”, tha Sattler

Letrën publike Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ia ka drejtuar ambasadorëve të Bashkimit Evropian dhe ambasadës së SHBA. Ajo është e gatshme të lërë detyrën nëse Shkodra qeveriset nga një komisioni ndërkombëtar./ABC News Albania 24/7

ismail-qemali.jpg
nev ila15:20 | 21/06/2019

 

Më shumë se 3. 2 % e maturantëve në vend rezultojnë mbetës në anglisht. 14 ditë pas testimit Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar rezultatet e provimit të parë të maturës shtetërore. Testimit iu nënshtruan 36 mijë e 134 maturantë të shpërndarë në 194 qendra.

Ndërkohë maturantët i janë nënshtruar dhe provimit të gjuhës shqipe e letërsisë dhe atij të matematikës. Përgjigjet e tyre sipas Ministrisë së Arsimit pritet të dalin pas pak ditësh. Të hënën e 24 qershorit maturantët do të japin dhe testin e fundit e maturës, atë të lëndës me zgjedhje.

Për herë të parë këtë vit pyetjet me alternativë në tezë janë korigjuar elektronikisht./ABC News Albania 24/7

ambasadori-1280x729.jpg
ad min22:50 | 23/05/2019

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ambasadori britanik në Prishtinë ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërhyjë për të zgjidhur problemet e brendshme të Kosovës. Por ambasadori OKONELL ka paralajmëruar se Mbretëria e Bashkuar do t’u ndalojë hyrjen në territorin e saj politikanëve të lidhur me krimin./ABC News Albania 24/7

 

BARDHI-1280x709.jpg
ad min18:20 | 13/05/2019

Në një deklaratë për media  zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka deklaruar se ditën e sotme protestuesit kanë ndërmend të përsërisin skenarin e dhunës dhe të përdorin bomba motov.

Lamallari ka kërkuar nga forcat politike që të distancohen nga aktet e dhunës. Ai tha se po kryer një hetim për të parandaluar çdo tentativë për të ushtruar dhune gjatë protestës së sotme.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është shprehur se “Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Ministrisë së Brendshme si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit”.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Partia Demokratike dënon me ashpërsi deklaratën e Minstrisë së Brendshme si një deklaratë që nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit.

Qeveria që qëndron në pushtet me votat e blera nga krimi i organizuar dezinformon dhe mashtron opinionin publik për qëllimin e protestës së opozitës. Dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë qëllim dhe as mjet i Partisë Demokratike.

Deklaratat e Ministrisë së Brendshme se Partia Demokratike ka prodhuar dhe ka shpërndarë bomba molotov për protestën e sotme janë një sajesë e neveritshme, që synojnë përplasje, konflikt dhe frikë tek qytetarët.

Partia Demokratike ka thirrur sot një marshim proteste të gjithë qytetarëve kundër dhunës, për Shqipërinë si gjithë Europa.

I sigurojmë qytetarët se Partia Demokratike është e angazhuar vetëm për protestë paqësore. Partia Demokratike është parti e lirisë dhe e vlerave europiane dhe euroatlantike, ajo ka refuzuar dhe refuzon dhunën dhe bashkëpunimin me krimin për të ardhur në pushtet. Është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së. Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata paërpara përgjegjësisë.

Dhuna është mjeti kryesor me të cilin Rama mban pushtetin, duke goditur qytetarët e pambrojtur. Është Edi Rama ai që nxorri me gaz lotsjellës nga shtëpitë banorët tek bregu i Lumit, që kërcënon banorët e Astirt me shkatërrimin e shtëpive, që ka futur në burgje mbi 10 mijë qytetarë që nuk paguajnë dot energjinë elektrike, që u ka hequr bukën e gojës mijëra të tjerëve. Ky është zemërimi në rritje i mijëra e mijëra qytetarëve të tjerë, të poshtëruar e të dhunuar nga regjimi I Edi Ranës.

Partia Demokratike është e vendosur të mos bëjë asnjë hap prapa për të drejtën themelore politike të njerëzve të lirë, votën e lirë, të pandikuar nga krimi dhe korrupsioni, njësoj siç ndodh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Britani, Francë, Gjermani, Itali dhe kudo.

Protestat tona i shërbejnë vetëm këtij qëllimi. Ne jemi distancuar nga dhuna dhe e kemi dënuar atë që gjatë protestës së 11 Majit. Mediat kanë transmetuar live thirrjen e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestuesit, që të mos cënojnë asnjë polic në krye të detyrës.

Skenarët kriminlaë të Edi Ramës, pengimi I së drejtës për të protestuar për opozitës dhuna dhe terrori mbi protestuesit nuk kanë për të na ndalur. Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa, prandaj ne kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve të ndershëm./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono