pergatitje

flamurtari-1.jpg
G. P.14:59 | 15/08/2019

Skuadra e Flamurtari ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore. Vlonjatët janë stërvitur nën urdhrat e trajnerit Dritan Sadedini i cili ka pasuar në detyrë të larguarin Gerd Haxhiu.

Flamurtari ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore edhe pse më shumë vonesë. Skuadra vlonjate do të drejtohet nga trajneri Dritan Sadedini pas largimit të Gerd Haxhiut.

Flamurtari ka kryer stërvitjen e parë nën urdhrat e trajnerit të ri ndërkohë që ndihmës do të jetë Edmond Liçaj. Në seancën e parë stërvitore mbizotëruan futbollistët e rinj ndërkohë që ishin prezentë edhe Sukaj, Deliaj dhe Ardit Hoxhaj, i afruar tek vlonjatët në këtë merkato.

Me skuadrën do të bashkohen edhe Veliu, Gocaj, Vatnikaj, Bajraktareviç dhe Ribaj. Skuadra e Flamurtarit pritet të ndërhyjë në merkato për të nënshkruar me një portieri ku emri më i lakuar është Nurkoviç pasi aktualisht skuadra është stërvitur vetëm me të riun Bushi.

Vlonjatët janë skuadra që ka nisur më vonë përgatitjet se çdo klub tjetër në Shqipëri ndërkohë që sfida e parë e kampionatit do të zhvillohet vetëm javën e ardhshme.

Administratori i skuadrës, Idrizi, ka konfirmuar Sadedinin për edicionin e ardhshëm dhe nuk synohet afrimi i një tjetër trajneri. Sa i përket largimit të trajnerit Haxhiu dhe drejtorit Pollozhani mësohet se palët kanë patur mosmarrëveshje lidhur me merkaton./ABC News Albania 24/7

sinan-idrizi.jpg
G. P.17:00 | 14/08/2019

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka pranuar se nisja e fazës përgatitore është e vonuar ndërkohë që ka zbuluar se baza e skuadrës për sezonin e ri do të jenë futbollistët vlonjatë. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka premtuar mbështetje të plotë për skuadrën kuqezi.

Pritja merr fund dhe Flamurtari do të startojë fazën përgatitore në prag të sezonit të ri nën drejtimin e trajnerit Gerd Haxhiu. Gjithçka është konfirmuar edhe nga vetë presidenti Sinan Idrizi në një takim të përbashkët me kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Kreu i bashkisë së Vlorës ka rikonfirmuar mbështetjen që bashkia ka dhënë dhe do të vijojë të japë për klubin dhe skuadrën e Flamurtarit. Administratori Idrizi ka pranuar faktin që skuadra është me vonesë në përgatitje ndërkohë që zbulon se baza e Flamurtarit do të jenë futbollistë vlonjat.

Flamurtari është licensuar për sezonin e ardhshëm ndërsa Idrizi dhe Leli kanë pranuar se ligji për sportin në Shtator do t’i japë zgjidhje futbollit jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë.

Flamurtari ka konfirmuar tashme sulmuesit Ardit Hoxhaj dhe Xhevair Sukaj boshnjakun Bajraktareviç ndërsa priten edhe konfirmimet e Veliut, Ribajt, Gocajt, Vatnikajt dhe portierit Nurkoviç./ABC News Albania 24/7

tirane.jpg
G. P.18:15 | 15/07/2019

Tirana nisen për fazë përgatitore jashtë vendit. Skuadra kryeqytetase do të stërvitet për dy javë në Ohër, dhe do të zhvillojë katër ndeshje miqësore.

Nuk kishte arsye për të nxituar, por koha erdhi. Tirana vendosi të nisej për në fazën e saj përgatitore të verës jashtë vendit, por siç po ndodh shpesh vitet e fundit, jo larg kufirit. Skuadra kryeqytetase, e drejtuar nga trajneri Ardian Mema, u nis drejt Ohrit, ku do të përgatitet për 2 javë, deri në fund të muajit Korrik.

Duke mos qenë pjesëmarrëse në kupat e Europës, Tirana nuk u nxitua, e nisi grumbullimin më vonë sesa Partizani, Kukësi, Teuta e Laçi, ndërsa disa ditë u përgatit në kompleksin e saj stërvitor.

Tekniku Mema, i konfirmuar në stol nga presidenti Halili, do të ketë në dispozicion një skuadër mjaft të ndryshuar, me të cilën janë bashkuar mjaft lojtarë, pritet të vijnë edhe të tjerë, ndërsa ka edhe shumë largime.

Tiranasit kanë marrë portierin Edvan Bakaj, pastaj Idriz Bathën dhe Elton Kalenë nga Flamurtari, si dhe Ismael Dunga nga Luftëtari. Priten edhe lojtarë të tjerë si Marko Radash, Bruno Dita apo sulmuesi Krasniqi nga Skënderbeu.

Nga ekipi gjithashtu janë larguar mjaft lojtarë si Atinga, Maveje, Uamadi, Sentamu Greca apo Turtulli. Tirana do të përgatitet në kushte të mira klimaterike dhe infrastrukture në Ohër, ndërsa do të luajë edhe katër ndeshje përgatitore për të qenë gati për fillimin e sezonit të ri.

Gjithsesi, duhet pritur sesi do të zgjidhet çështja e borxheve, ndryshe skuadra rrezikon të mos pranohet në Superligë./ABC News Albania 24/7

selia-pd.jpg
G. P.12:05 | 04/07/2019

Lulzim Basha ka mbledhur strukturat më të larta të PD-së për vijimin e aksionit opozitar pas 30 qershorit. “Asnjë hap pas!”, ka qenë porosia për demokratët.

Asnjë hap pas është motoja që e udhëheq Lulzim Bashën në vendimet e tij. Zgjedhjet e 30 Qershorit mbaruan duke vërtetuar se Kryeministri Edi Rama edhe kur i bën i vetëm kandidimet, votimet dhe numërimin edhe kur nuk ka kundërshtar për të vjedhur, vjedh dhe manipulon. Konstatimet i bëri të ditura në mbledhjen e përbashkët që zhvilloi me kryesinë e Partisë Demokratike dhe ish-grupit parlamentar.

“Këtë e dëshmojnë qindra denoncime nga media dhe mijëra të tjera nga qytetarët si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, më i keqi që nga ‘97. Rama e bëri për të rritur pjesëmarrjen fiktive. ODIHR vuri vulën për rolin kriminal të KQZ-së në këtë operacion të paparë manipulimi. Me Edi Ramën nuk mund të ketë kurrë zgjedhje të lira”.

Duke risjellë në vëmendje konstatimet paraprake të OSBE/ODIHR Lulzim Basha nënvizoi se tashmë edhe për ndërkombëtarët zgjedhjet vendore janë nul.

“Konstatimet paraprake të ODIHR nxjerrin mes shumë problemeve 2 çështje kryesore:  a) dekreti i presidentit është në fuqi, farsa e 30 Qershorit është nul sepse është kundër parimit themelor të sundimit të ligjit b) regjistrimi i patericës së krijuar nga Edi Rama për të kijjuar iluzionin e garës u bë në shkelje të ligjit. Votimi i 30 Qershorit është nul”.

Sipas kreut të opozitës Partia Demokratike nuk ndjehet e vetme, asaj iu bashkua shumica absolute e shqiptareve në refuzimin e regjimit të Edi Ramës. Kjo e bën opozitën të mos ndryshojë asnjë qëndrim, por të vazhdojë të kërkojë largimin e kryeministrit, ndëshkim të politikanëve që vodhën zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe të gjithë atyre që organizuan dhe zbatuan farsën e 30 Qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje te lira e te ndershme, parlamentare dhe lokale.

“Edi Rama me kukuvajkat dhe mercenarët e tij dështuan në planin tashmë të zbardhur për ta përçarë PD dhe opozitën. PD dhe opozita dolën më të fortë dhe më të bashkuar nga 30 Qershori. Ata nuk meritojnë asnjë vëmendje apo harxhim kohe. Injorojini, përbuzini, e gjithë energjia në aksionin politik kundër padronit dhe financuesit të tyre Edi Ramës!”

Të hënën opozita e bashkuar ka njoftuar protestën kombëtare të radhës si sinjal se rezistenca për të realizuar kërkesat e përsëritura, vazhdon./ABC News Albania 24/7

edy-reja.jpg
G. P.16:26 | 25/05/2019

Trajneri Edi Reja po përpiqet të seleksionojë sa më shumë lojtarë gjatë grumbullimit të kombëtares. Italiani ka ftuar disa futbollistë nga Superliga, ndërsa thirri edhe mesfushorin Qose nga Sllovakia.

Siç thuhet, me një gur dëshiron të vrasë dy zogj.

Detyra e tij parësore është që të përgatisë kombëtaren për ndeshjet eleminatore të Europianit, por Edi Reja, e di se nuk ka shumë kohë në dispozicion, për t’u përqëndruar vetëm tek një objektiv.

Grumbullimi i tij i parë dhe mjaft i gjatë, në stolin kuqezi, po shfrytëzohet edhe si një seleksionim, pra përzgjedhje e lojtarëve që mund të jenë të vlefshëm.

Në grupin e lojtarëve të kombëtares dhe të Shqipërisë 21, që kanë punuar së bashku me italianin, bëjnë pjesë 4 lojtarë të Partizanit, portieri Hoxha, Trashi, Telushi dhe Asani, ndërsa është thirrur edhe një djalë i ri nga Tirana.

Jurgen Çelhaka, 20 vjeç, është pjesë e Shqipërisë U20, ndërsa në Tropikal është në përbërje të grupit të ekipit kombëtar Shpresa, të cilët po stërviten bashkë me lojtarët e skuadrës së të rriturve.

Nga Sllovakia, ndërkaq, mësohet se në ekipin përfaqësues do të jetë edhe Kristi Qose, lojtar i Ruzhomberokut në Ligën e Parë sllovake.

Ai realizoi me penallti në formë Panenka, në humbjen 2-4 të pësuar së fundmi nga ekipi i tij në fushën e Zhilinës, por mesfushori shqiptar është në formë shumë të mirë pasi ka realizuar 9 herë në 32 javë kampionat.

Trajneri Reja ka rikthyer në kombëtare edhe Hysen Memollën, që tani luan për Salernitanën në Itali, dhe që ishte thirrur, por ishte lënë jashtë më pas, nga Panuçi./ABC News Albania 24/7

VIETNAMI-PERGATITJET_aBC-M2-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
G. P.09:03 | 23/02/2019

Vietnami po përgatitet për të pritur samitin e dytë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Nuk kanë mnuguar as suveniret apo sozitë, të cilët fotografohen me turistët. Trump dhe Kim Jong-un do të takohen në Hanoi në datën 27 dhe 28 Shkurt.

Në lagjen e vjetër të Hanoit, grupe turistësh dhe kureshtarësh shëtisin nëpër rrugica në kërkim të bluzave të momentit: ato që mbajnë portretet e Donald Trump e Kim Jong-un të cilët kanë zgjedhur Vietnamin si vend të takimit të tyre të dytë në 27 e 28 Shkurt. Krijuesi i këtyre bluzave tregon se ka shitur 300 copë brenda pak orësh dhe me paratë e fituara do i shpërndajë ushqim të varfërve.

Më pas, ai shprehet se nuk është e domosdoshme të flitet për Trump pasi të gjithë e dinë se ai është një burrë i madh. Por sipas tij duhet inkurajuar Kim Jong-un që të braktisë rrugën e diktaturës për të ndihmuar popullin e tij.  Në kryqeytetin e Vietnamit është pothuajse çdo gjë gati për samitin. Sozitë zyrtare të dy liderëve kanë mbërritur në qytet duke bërë fotografi për të pranishmit. Në shumë lagje janë rregulluar rrugët dhe janë lyer fasadat e shtëpive.

Një berber vendas ofron prerje flokësh falas në stilin e Trump ose Kim, ndërsa baret kanë krijuar kokteje me emrin “Paqe”. Por ka dhe restorante që kanë krijuar pjata të veçanta për dy liderët e shoqëruar me flamurin përkatës./abcnews.al

trump-takimi.jpg
G. P.10:29 | 17/03/2018

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut po zhvillon një vizitë pune në Stokholm, që shihet si hapi i parë drejt realizimit të takimit mes presidentit Trump dhe Kim Jong un. Kjo, nisur nga fakti se Suedia ka shërbyer si ndërmjetëse mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut po zhvillon një vizitë në Stokholm, ku është takuar me kryeministrin suedez Stefan Lofven, përpara një takimi të mundshëm mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un. Sidoqoftë, Peniani zyrtar ka deklaruar se vizita e Ri Yong-ho ishte për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet me interes të përbashkët.

Suedia ka një histori të gjatë ndërmjetësimi mes Uashingtonit dhe Penianit. Shefi i diplomacisë koreano-veriore u takua dy herë me homologen e tij, Margot Wallstrom, mbrëmjen e së enjtes dhe paraditen e së premtes. Në fokus të diskutimeve ishin tensionet mes dy Koreve dhe puna diplomatike e Stokhomlit zyrtar për llogari të Shteteve të Bashkuara në Veriun e izoluar. Ministri Ri e ka zgjatur vizitën në kryeqytetin suedez me dy ditë dhe ai do të qëndrojë atje deri të dielën, bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave axhenda e bisedimeve është zgjeruar.

Një prej temave që do të diskutohet është edhe mundësia për të vendosur marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara dhe lirimin e qytetarëve amerikanë të burgosur në Korenë e Veriut. Javën e kaluar presidenti amerikan Donald Trump pranoi ftesën për bisedime direkte me Kim Jong un, pas muajsh të tërë akuzash e ofendimesh mes tyre. Që nga publikimi i ftesës, e bërë përmes zyrtarëve koreano-jugorë, nga Peniani nuk ka patur ende një reagim./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono