përfundon

takimi-presidenca2-640x398-1.jpeg
nev ila10:37 | 19/11/2019

Përfundon takimi i presidentit Meta me përfaqësuesit e opozitës. Basha dhe aleatët e tij. Takimi ka zgjatur më shumë se 60 min në zyrën e presidentit.

Presidenca do të dalë me qëndrim zyrtar për rezultatet e takimit por gjithashtu edhe Basha sot pritet  të dalë gjithashtu me një qëndrim zyrtar nga selia e PD në lidhje me konkluzionet e takimit.

Në fokus të diskutimit të këtij takimi ka qenë çështja dhe ngërçi i krijuar për Gjykatën Kushtetuese.

Sipas gazetarit të ABC News Juxhin Mustafaraj, burime nga presidenca njoftuan për abcnews.al se, aktualisht shkresat për kallëzimin e kreut të KED Ardian Dvorani, janë gati për tu dorëzuar në organin e akuzës.

Ky takim u zhvillua me kërkesë të Kreut të Shtetit Ilir Meta. Në vazhdim nga Presidenca është njoftuar se Meta do të kryejë një sërë takimesh, me aktorë dhe faktorë politikë në vend, për të diskutuar mbi krizën aktuale në të cilën ndodhet vendi./abcnews.al

makina-ne-dyqan-.jpg
nev ila09:30 | 18/11/2019

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është futur brenda një dyqani rrobash. Aksidenti ka ndodhur pranë shkollës 9 Tetori në Sarandë, ku automjet ka përfunduar brenda mjedisit të Butikut.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Si pasojë e humbjes së kontrollit shoferi ka devijuar nga rruga edhe është përplasur me xhamin e butikut, duke shkaktuar thyerjen e tij. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet./abcnews.al

poolicia-astir.jpg
ger ta18:04 | 12/11/2019

Inspektriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka përfunduar aksionin në Astir. Aksioni i IKMT nisi herët mëngjesin e sotëm, ndërsa u shoqërua me përplasje të forta mes banorëve dhe efektivëve të policisë.

Ishin 13 persona të cilët morën ndihmë mjekësore te spitali i Traumës, 5 prej tyre policë dhe 7 protestues.

Gazetarja Yllka Kamenica bën të ditur për abcnews.al se ka  mbetur edhe një ndërtesë e fundit tre katëshe, ku fadromat e IKMT po vijojnë me shembjen e saj dhe më pas aksioni mund të quhet përfundimisht i mbyllur.

Ndërkohë, sipas gazetares nga momenti në moment pritet të largohen edhe uniformat blu.

Sakaq, më një postim në rrjetet sociale IKMT pak  minuta më parë bëri me dije se aksioni ka përfunduar dhe janë shembur 33 objekte.

Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm, u prishën 15 objekte një kateshe, 11 objekte 2 kateshe, 6 objekte 3 kateshe dhe 1 objekt kater katesh./abcnews.al

 

policia-elbasan-1280x690.jpg
nev ila20:13 | 15/09/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në Elbasan. Dy persona janë përleshur me thika e sende të forta e kanë përfunduar në spital.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Syrja Dylgjeri”.

Sipas informacionit të policisë protagonistë kanë qenë 62 vjeçari Enver Xhezairi 62-vjeç dhe 61 vjecari Myslim Lecaj.

Një debat mes tyre për motive banale është shndërruar në përplasje fizike me thika.

Të dy kanë marrë plagë të ndryshme në trup dhe janë dërguar në spital.

Policia ka kryer veprimet procedurale dhe ka nisur hetimin./ABC News Albania 24/7

67791384_1512862882187060_196259174835814400_n-1280x854.jpg
ad min15:00 | 09/08/2019

Fshatrat përreth Tiranës do të marrin vëmendjen e Erion Veliajt këtë mandat te dyte në krye të bashkisë.

“Nuk mund të kemi një Tiranë e cila ecën me 2 shpejtësi: me të pestin te Sheshi  “Skënderbej” dhe rri në vend kur vjen puna te Ndroqi, te Vaqarri, te Shën Gjergji, apo në Petrelë”.

Kryetari i bashkisë ishte në Ndroq ku inspektoi punimet e kryera për rehabilitimin e disa prej rrugëve të zonës.

 “Rruga është mundësi, është ekonomi, rruga është dije. Fëmijët që vijnë te kjo shkollë, nuk ka nevojë të kalojnë përroin sepse rruga e vjetër ishte një përrua i tërë. Tani që kemi rrugën, marrin vlerë këto shtëpi, vajtja në shkollë nuk është një betejë spartane, por është një shëtitje në trotuar, me ndriçim dhe me ambient të sigurt”.

Në këto ditë gushti kryebashkiaku tha se  vëmendja e bashkisë do të jetë tek shkollat, kopshtet, çerdhet dhe infrastruktura e tyre ndihmëse, që shtatori t’i gjejë gati për të mikpritur fëmijët./ABC News Albania 24/7

makina-1280x719.jpg
ad min09:00 | 04/08/2019

 Një aksident i frikshëm por pasoja ndodhi në Fier. Një makinë përfundoi në lum bashkë me një çift të moshuar.

Burrë e grua përfunduan në lumin Gjanicë por për fat shpëtuan. Në drejtim të makinës ishte burri i cili ka dashur të parkojë Benzin në një kantier ku po punohet për rehabilitimin e lumit Gjanicë.

Por mesa duket frenimi nuk ka funksionuar dhe bashkëshortet panë tmerr. Në vendngjarje  shkoi policia dhe dy ambulanca që nxorën jashtë çiftin të cilët nuk janë në rrezik për jetën./ABC News Albania 24/7

partizanii.jpg
ad min21:30 | 01/08/2019

Skuadra e Partizanit përfundon aventurën në Kupat e Europës. Të kuqtë barazuan me rezultatin 1-1 në ndeshjen e kthimit në Moldavi ndaj Sherif Tiraspol ndërkohë që në sfidën e parë humbën 1-0.

Përfundon aventura e skuadrës së Partizanit në Kupat e Europës. Të kuqtë barazuan me rezultatin 1-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Sherif Tiraspol ndërkohë që në sfidën e parë u mundën në shtëpi 1-0. Një performancë për t’u harruar e skuadrës kampione të Shqipërisë si në Champions ashtu edhe në Europa League.

Në katër takimet europiane, Partizani regjistron 2 humbje dhe 2 barazime dhe vetëm një gol të shënuar. Të besuarit e trajnerit Franko Lerda luajtën mirë në pjesën e parë madje kaluan në avantazh me Asanin pas një kombinimi me Solomon.

Avantazhi i dha qetësinë që i mungonte kryeqytetasve, por në pjesën e dytë ndryshon gjithçka. Vendasit barazojnë rezultatin me En Diaje. Gjyqtari e anulon për pozicion të parregullt, por pas konsultimeve me arbitrin anësor e akordojnë gol të rregullt.

Një goditje e rëndë për Partizanin pasi goli ishte dukshëm në pozicion jashtë loje. Gjithsesi të kuqte tentojnë të gjejnë golin e fitores dhe të kualifikimit, por pa rezultat. Me eliminimin e Partizanit përfundon edhe aventura e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës.

/ABC News Albania 24/7

Partizani-Champions-1280x720.jpg
ad min22:45 | 17/07/2019

Përfundon aventura e Partizanit në  Champions League. Të kuqtë u mundën ndaj Karabag me rezultatin 2-0 ne ndeshjen e kthimit të vlefshme për turin e parë. Partizani tashmë do të luajë ndaj skuadrës së Sherif Tiraspol në Europa League.

Karabag shuan ëndrrën e Partizanit. Të kuqtë u mundën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e kthimit të vlefshme për turin e parë të Ligës së Kampionëve. Partizani luajti një ndeshje të mirë por eksperienca e Karabag në kompeticionet evropiane rezultoi vendimtare.

Partizani e nis ndeshjen në sulm me Çinari jep sinjalet e para por goditja e shtatlartit shkon jashtë. Është sërish sulmuesi i të kuqve në të ‘27 minut që tenton të kapë në befasi portierin Vagner i cili devijon në këndore. Skuadrat e qarkulluan mirë lojën dhe krijuan raste shënimi por pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Fraksioni i dyte ishte në favorin e vendasve të cilët shënuan dy herë. Në minutën e 50, Ozobiç i shpëton markimit të mbrojtjes së Partizanit dhe mposht pas një goditje me kokë portierin Alban Hoxha.

Partizani në disavantazh detyrohet të shtojë sulmet në portën e Karabag. Në minutën e 59, Solom ndërmerr një aksion individual por kundërshtari largon rrezikun nga zona. Është sërish Solomon në të 73 minutë që humbet një rast të artë për Partizanin.

Gjashtë minuta më pas reagojnë vendasit me Slavçev teksa humbet një rast të pabesueshëm përballe Hoxhës. Në momentin më të mirë të Partizanit, azaret shënojnë edhe golin e dytë.

Partizani përfundon aventurën në Champions League dhe tashmë do të luajë në turin e dytë të Europa Leauge përballë Sherif Tiraspol.  Sfida e parë do të luhet në datën 25 Korrik ndërkohë që ndeshja e kthimit një javë më pas./ABC News Albania 24/7

bulevardi-i-ri-1280x720.jpg
nev ila14:35 | 03/07/2019

Përfundon  segmenti i fundit i bulevardit te ri në Tiranë. Sipas kryebashiakut Erion Veliaj është projekti më jetik i realizuar në kryeqytet gjatë mandatin e tij të parë në krye të bashkisë.

Tashme dhe segmenti i trete i bulevardit te ri ne Tirane është gati. Sheshit fundor qe do te ngjasoje me ate “Nene Tereza” i eshte hapur rruga e realizimit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj përfundimin e punimeve e inspektoi bashkë me përfaqësuesin e Fondit të Abu-Dhabit dhe Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

 “Jam shumë i kënaqur që pas zgjedhjeve i rikthehemi punës normale, iu rikthehemi kantiereve të qytetit tonë, i rikthehemi Tiranës e cila vitin tjetër përgatitet të mbushë 100 vjeç. Këtu jemi në hapësirën që do identifikojë 100 vitet e ardhshme të Tiranës. Nëse bulevardi i vjetër ishte i këtij 100 vjetori të parë, Bulevard i Ri besoj i ka shtruar të gjithë infrastrukturën për Tiranën e 100 viteve më pas, në atë që duam ta quajmë zonën Fin – Tech, pra e financave dhe e teknologjisë për qytetin”, tha Veliaj.

Katër vitet e shkuara  u shpreh Veliaj u rikuperua puna e pa bërë nga administrata e mëparshme ndërsa katër vitet e ardhshme, zhvillimi i Tiranës do të përqendrohet përtej unazës së saj.

 “Projekti ‘lloci’, e thonë tironsit, për nja 4 vite. Çfarë ndodhi, ndodhi, por u munduam të rikuperonim shumë shpejt kohën që humbëm në ato 4 vite. Më vjen mirë që tani jemi gati vetëm për sheshin monumental, që duam të bëjmë në fund të Bulevardit dhe mezi pres të shqyrtojmë 10-15 aplikimet e para që na kanë ardhur për zhvillime.  Ajo që parashikoj në 4 vitet e mandatit të dytë është shumica e zhvillimit që Tirana do të shohë do të jetë jashtë Unazës origjinale të saj, kryesisht në zonën e Bulevardit të Ri. Shpresoj shumë që këtu do të rritet standardi, jo vetëm i cilësisë, por edhe i jetës komunitare”, tha ai.

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe vlerësoi edhe cilësinë e punimeve të kryera ndërsa drejtori  i Financave të Fondit për Zhvillim i Abu-Dhabit premtoi bashkëpunim për të tjera projekte./ABC News Albania 24/7

 

48404522_1472776676186653_4350939125117878272_n.jpg.gallery.jpg
ad min12:30 | 25/06/2019

Një adoleshent me origjinë nga Shqipëria është kapur duke u kujdesur për një fermë kanabisi  dhe është dënuar me 15 muaj burg.

Ai është Emiliano Boia, i cili kishte shkuar nga Greqia në Britani, pasi i ishte premtuar një pagë prej 15,000 dollarë për t’u kujdesur për kultivimin e drogës, raporton bordertelegraph.com. 

Por në 15 Janar të këtij viti, pas bastisjes në një banesë policia sekuestroi 652 bimë kanabisi dhe vuri në pranga 19-vjeçarin shqiptar. Gjykata ka theksuar se i riu kishte një rol të vogël në zinxhirin e organizatës.

Boia, me origjinë nga qyteti i Elbasanit, por që u rrit në qytetin grek të Nafplios, kishte shkuar në Britani që në Korrik të vitin 2018 dhe kishte vizatur qytete të tilla si Londra dhe Glasgow.

Prokurori Graham Fraser i tha gjykatës se Boia nuk kishte dënime të mëparshme ndërsa ishte lënë në paraburgim që nga 16 Janari.

Avokati mbrojtës Greg McDonnel tha se klienti i tij kur kishte kuptuar se kishte hyrë shumë thellë në atë çështje nuk kishte mundur të shkëputej.

Ai shpjegoi: “Ky është një djalë i ri që kishte nota të mira në shkollë në Greqi dhe erdhi në Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar një jetë më të mirë dhe për të fituar të ardhura në mënyrë që t’ia dërgonte  familjes së tij në Greqi”.

McDonnel vuri në dukje se Boia nuk kishte marrë para pasi kishte vetëm pak muaj që punonte aty. Avokati shtoi se në përfundim të dënimit Boria dëshiron të kthehet në Greqi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono