përdoruesit

facebook-watch-hero-grande-1280x454.jpg
ent ela18:27 | 25/09/2019

Në Facebook vijnë këshillat e modës për inteligjencën artificiale: kështu funksionon Fashion +++.

Facebook, gjigandi i parë në mediat sociale ka futur një veçori të re për t’i ndihmuar përdoruesit të kuptojnë më shumë rreth botës së modës.

Platforma e mediave sociale ka njoftuar se po ndërton një sistem të inteligjencës artificiale (AI) që mund të ofrojë këshilla për përdoruesit, për t’i ndihmuar ata të jenë më në modë.

Ja se si funksionon Fashion +++ dhe ajo që dimë deri më tani.

Sistemi, i quajtur Fashion +++, përdor një rrjet nervor të imazheve të thella për të identifikuar rrobat dhe të ofrojë ndryshime në atë që një përdorues duhet të heqw, shtojë ose ndryshojë.

Ai nuk rekomandon çfarë të blini, por mund të rekomandojë mënyra të ndryshme për të rregulluar një copë veshje për ta bërë atë të dalë më shumë nw pah, si të vishni këmishën ose t’i mbështillni mëngët”, shpjegon Facebook.

“Fashion +++ përqendrohet në detajet e vogla, në sugjerimet realiste dhe praktike, pa detyruar askënd të blejë veshje të reja,” konfirmon Zuckerberg në faqen e Facebook.

Për më tepër, mjeti i inteligjencës artificiale Fashion +++ është i vëmendshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe etikës së produkteve të modës, dhe për këtë arsye kur është e mundur do të këshillojë përdoruesit e tendencave ose produkteve që mbrojnë planetin tonë. /abcnews.al

46320896_303.jpg
ent ela22:25 | 29/07/2019

Faqet e internetit që kanë të integruara butonin “pëlqej” të Facebook-ut nuk duhet të mbledhin automatikisht të dhëna nga vizitorët e tyre. Këtë e vendosi Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Përdoruesit duhet të bien dakord.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka bërë operatorët e faqeve të internetit, që kanë të integruara një buton të integruar “pëlqej”, përgjegjës për mbledhjen e të dhënave. Gjykatësit vendosën që operatorët t’i informojnë përdoruesit e faqeve të tyre për mbledhjen e të dhënave, për shembull për synimin e mbledhjes.

Megjithatë, vendimi prek vetëm mbledhjen dhe transmetimin e të dhënave. Për përpunimin pasues të të dhënave nga Facebook-u, operatori nuk mund të bëhet përgjegjës.

Kur ngarkohet faqja, butoni transmeton adresën IP, identifikuesin e shfletuesit të internetit dhe datën dhe orën e shfrytëzimit të faqes – edhe nëse kur nuk e klikon fare butonin “pëlqej” nuk është klikuar dhe përdoruesi nuk ka llogari në Facebook. Në rastin konkret, qendra e konsumatorëve të Landit Renani Veriore-Vestfali kishte ngritur padi kundër ofertës në internet të një shitësi mallrash të modës në Dusseldorf.

Transmetimi i të dhënave pa pëlqimin e përdoruesit dhe informatat korresponduese është i paligjshëm, parashtruan mbrojtësit e konsumatorit. Në faqen e internetit në fjalë tani është integruar një kuti shtesë, në të cilën përdoruesit mund të aktivizojnë shprehimisht mediat sociale.

Nga ky vendim, krahas butonit “pëlqej” mendohet se preken edhe funksione të tjera të ngjashme, për shembull, të ofruesve të reklamave. Përdoruesit e internetit me këtë vendim mund t’i presë një klikim tjetër për të dhënë miratim. /DW

facebook-instagram-whatsapp-1-780x439.jpg
ad min17:30 | 03/07/2019

Rrjetet sociale Facebook, Instagram, Twitter dhe WhatsApp kanë shfaqur sot probleme teknike dhe mijëra përdorues nuk mund të kenë akses si normalisht.

Mos funksionimi i tyre ka ndodhur që prej orës 15:00 të mesditës së sotme, duke vështirësuar komunikimin mes përdoruesve.

Fillimisht ishin dy aplikacionet më të përdorura, Facebook dhe What’sApp që hasën probleme duke mos u mundësuar përdoruesve aksesin në këto rrjete sociale apo dhe shkëmbimin e mesazheve përmes tyre, kryesisht postimet me fotografi.

Në What’sApp për momentin është e pamundur të dërgosh apo të marrësh foto, video dhe mesazhe me zë.

I njëjti problem ekziston edhe me messenger-in e “Facebook”.

Së fundi, edhe Instagrami ka ndaluar së punuari, me fotografitë që është e pamundur të ngarkohen.

Ndërkaq, sipas mediave ndërkombëtare, më së shumti janë prekur shtetet e Evropës, Britania dhe SHBA-ja.

Por, probleme ka edhe në Australi, Brazil, Kolumbi, Japoni, Meksikë, Filipine, Rusi, Singapor, Afrikë të Jugut e Uruguai./abcnews.al

GJIMNAZISTET-PER-LENDET-NARKOTIKE.mpg_snapshot_00.52-1280x720.jpg
ent ela16:00 | 21/05/2019

Shifrat e Institutit Shtetëror të statistikave flasin për përdorim të drogave nga adoleshentët, të cilëve produkti i jashtëligjshëm u ofrohet edhe pranë mjediseve shkollore. ABC News ka bërë një vëzhgim, duke folur me gjimnazistë të kryeqytetit.

Jo pak adoleshentë shqiptarë kanë provuar bimët narkotike. Gjimnazistët mbeten target grupi që bien shumë lehtë pre e shpërndarësve të kanabisit, jashtë ambienteve të shkollave.

Vetë të rinjtë stepen nga prania e kamerës për të dhënë një përgjigje sa i përket konsumimit të lëndëve narkotike nga bashkëmoshatarët e tyre.

Pavarësisht kësaj, ka nga ata që japin një përgjigje në lidhje me këtë fenomen që thonë se nuk kanë konstatuar konsumim të lëndëve narkotike pranë shkollave.

“Jo unë nuk e bëj shkollën te “Partizani”, jam te “Çajupi” po nuk kam parë”.

“Jo nuk kam parë”.

Të rinjtë më guximtarë pranojnë para kameras se ka bashkëmoshatarë të tyre që kanë përdorur lëndë narkotike në zonat pranë gjimnazeve.

“Po në disa raste, ky është një problem që vazhdon”.

“Kam parë bashkëmoshatarë të mi, por mendoj që ekzsiton në çdo shkollë ky fenomen”.

“Sado ta mohojnë ekziston ky fenomen”.

Sipas një studimi të ISHP-së të 2018, drogat u janë ofruar më shumë se 8 % të të rinjve në mjedise të shkollës, 5,4% e personave të moshës 14-18 vjeç kanë eksperimentuar me kanabis, rreth 4% e tyre me ekstazi, mbi 1.4% heroinë dhe rreth 1.6% e te rinjve kanë eksperimentuar me kokainë./ABC News Albania 24/7

 

11484574-6852553-image-a-1_1553618787534-933x445-1.jpg
ent ela09:13 | 27/03/2019

Ford Fiesta është një nga modelet më të shitura në Europë, dhe më e shitura në Britani të Madhe prej të paktën 1 dekade. Ford ka vendosur që ky model të funksionojë edhe me elektricitet. Një ditë më parë kompania njoftoi se do të nxjerrë modelet e reja të Ford Fiesta dhe Ford Focus me versionin “hybrid”.

Ato nuk do të jenë plotësisht elektrike, por do të ulin konsumin e karburantit dhe do të kenë më shumë fuqi, thonë prodhuesit. Këto modele të reja do të kenë një motor elektrik që do të ndihmojë për t’i dhënë fuqi automjetit, së bashku me një motor benzine.

Por ndryshe nga një makinë tërësisht hibride, sikurse është Toyota Prius, bateria në modelet Fiesta dhe Focus nuk do të jetë në gjendje që të mbajë e vetme në funksionim motorin, madje as për distanca të shkurtra. Për këtë arsye, këto makina do të quhen “hibrid i butë”.

Aktualisht, vetëm Ford Mondeo është i vetmi model i kësaj kompanie që ka motor hibrid. Fiesta e re dhe Focus EcoBoost Hybrid do të prezantohen vitin e ardhshëm. /tvklan.al

facebook-logo-1280x720.jpg
ad min17:30 | 06/09/2018

Rrjeti social Facebook gjithnjë e më shumë në rënie. Sipas të dhënava të fundit, një në katër persona në SHBA ka fshirë aplikacionin me arsyetimin se nuk ka më besim në sigurinë që jep Facebook.

Një amerikan në katër ka fshirë aplikimin e Facebook nga aparati i tij i telefonit. 54 për qind e tyre deklarojnë se kanë modifikuar parametrat për privatësinë dhe 42 për qind kanë zgjedhur të shkëputen për disa javë nga ky aplikacion. Peu Research Center ka intervistuar gati 4600 amerikanë të moshës madhore në periudhën maj-qershor të këtij viti.

Sipas mediave amerikane çdo gjë është pasojë e skandalit të shpërthyer në mes të muajit mars ku u zbulua se një agjenci këshillimi me emrin “Cambridge Analytica” kishte mbledhur të dhëna për dhjetra milionë përdorues të Facebook pa lejen e tyre. Ky lajm i kushtoi themeluesit të rjetit social një humbje prej disa milliardë dollarësh në bursë. 44% e atyre që kanë fshirë aplikacionin janë të moshës 18 deri në 29 vjeç, ndërsa 12 për qind janë më shumë se 65 vjeç./abcnews.al

facebook.jpg
ent ela15:18 | 08/06/2018

Facebook ka pranuar se është goditur nga një virus nga 18 deri në 27 maj. Në këtë kohë, janë bërë publike të gjitha postimet e përdoruesve. Në këtë ngjarjen janë përfshirë deri në 14 milionë përdorues të Facebook.

Facebook ka njoftuar se për shkak të një virusi që ndikon në softuer, disa postime të publikuara nga përdoruesit me disa kufizime të privatësisë, në fakt janë bërë publike ose të dukshme për të gjithë. Problemi ndodhi gjatë disa ditëve në maj dhe përfshiu deri në 14 milionë përdorues. Kompania thotë se problemi është zgjidhur. Në këtë mënyrë, Facebook vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pas skandalit të autorizimit të dhënë për Cambridge Analytica për përpunimin e të dhënave private për 87 milionë përdorues të rrjetit social.

Gabimi i ri ndodhi ndërsa platforma po punonte në një mënyrë të re për të ndarë disa elementë të profilit të përdoruesit, siç janë fotot. Problemi ka goditur rrjetin social në përgjithësi nga 18 dhe 27 maji, por Facebook ka arritur që të heqë virusin që prej 22 majit. Megjithatë ka pasur nevoje për 5 ditë më shumë që t’i bëjë të gjitha mesazhet private, ose që të shikoheshin vetëm nga miqtë.

“Kemi zgjidhur këtë problem dhe do të informojmë të gjithë personat e përfshirë duke i kërkuar që të rishikojnë cdo postim të bërë në atë periudhë kohe”, shkruhet në një shënim të shefit të privatësisë së Facebook, Erin Egan. Ky i fundit ka konfirmuar se virusi nuk ka përfshirë asnjë përmbajtje të shpërndarë përpara kohës kur ka prekur rrjetin social. /abcnews.al

 

bmndzutgoqifoc8amymh.jpg
ent ela14:40 | 26/02/2018

Kompania Apple është detyruar që të dorëzohet përpara presionit të Kinës lidhur me të dhënat e përdoruesve në territorin e këtij shteti. Organizatat për Lirinë e Shprehjes dyshojnë se kjo është një lëvizje e qeverisë së Pekinit për të përndjekur disidentët.

Apple dorëzohet para Kinës: kompania e njohur e teknologjisë në fund të muajit do t’i dorëzojë qeverisë të dhënat e përdoruesve kinezë që përdorin shërbimin iCloud. Ky zhvillim përcaktohet në ligjet lokale për nevojën e informimit lidhur me sigurinë kibernetike. Në bazë të tij, komapnia Kaliforniane është e detyruar të transferojë të dhënat që mban në serverat amerikanë dhe në server të tjerë që gjenden në Republikën Popullore të Kinës.

Apple nuk mund të veprojë ndryshe nëse dëshiron që të operojë në tregun më të rëndësishëm botëror. Megjithatë vendimi i fundit ka ngritur shqetësimet e aktivistëve dhe shoqatave që merren me të drejtat e njeriut. Ata dyshojnë se kjo është një nismë e qeverisë së Kinës për të përgjuar disidentët.

Ndërkohë, dy javë më parë, Observatori Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit i kanë bërë thirrje gazetarëve dhe blogerve që gjenden në Kinë që të mos përdorin sismetin e Apple, “iCloud”. Sipas organizatës kjo është një masë që do të pengonte qeverinë e Pekinit të zbulojë të dhëna lidhur me jetën e tyre. /abcnews.al

vlcsnap-error251-1280x720.jpg
ad min15:33 | 08/01/2018

Rrjetet sociale marrin kohën e shumë të rinjve në vendin tonë. Sipas një vëzhgimi të ABC News këta përdorues të internetit shpënzojnë deri në 15 orë në botën virtuale.

Zgjohen nga gjumi hapin internetin.

Shkojnë në tualet përsëri hapin internetin.

E deri sa të dalin nga shtëpia kanë informuar të gjithë shoqërinë në rrjetet sociale se ç’kanë bërë, kuptohet me gjithçka të kuruar.

Varësia nga interneti e veçanërisht nga rrjetet sociale reflektohet edhe në statistikat e publikuara nga Autoriteti Shqiptar i Komunikimeve Elektronike dhe Postare sipas të cilit  rrjetet e internetit mobile 3G dhe 4G aktualisht përdoren nga 2.16 milionë përdorues.

Të rinjtë që shpenzojnë nga dy deri në 15 orë në faqje të ndryshme të internetit.

Ata që shpenzojnë më pak kohë në internet thonë se janë të angazhuar në punë ndërsa të rinjtë që qëndrojnë më gjatë pjesën tjetër të kohës e kanë përsëri të lirë.

Interneti në Shqipëri ka hyrë për herë të parë në vitin 1991. Por shpërndarja masive e këtij shërbimi erdhi në vitin 1998. 20 vjet më pas duket se ka ikur moda e hapjes së sallave të internetit pothuajse cdo 10 metra.

Statistikat zyrtare tregojnë se vëtëm nëb tremujorin e tretë të vitit të kaluar numri I përdoruesëve të internetit celular është rritur me 18. 4 përqind. Shtim ka pësuar edhe kategoria e njerëzve të cilët paguajnë për shërbime të integruara të internetit (televizion, shërbime telefonike dhe interneti në një paketë). Këta përdorues kanë  kanë arritur në 98,000, duke u rritur me 23% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016.

Sot celulari është shndërruar në mjetin që ka krijuar vartësit më të shumtë edhe në Shqipëri./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono