perdorimi

gent-sejko.jpg
nev ila22:10 | 01/10/2019

Kostoja e përdorimit të parave Cash në ekonominë shqiptare sipas llogaritjeve të Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore arrin më shumë se 1% të prodhimit të brendshëm kombëtar, duke i korresponduar një vlere prej 175 milion dollarësh.

Guvernatori i bankës qendrore Gent Sejko tha se për të rritur përdorimin e shërbimeve bankare, së shpejti do të miratohet ligji për shërbimet e pagesave, i cili do të zhdukë barrierat dhe do të ulë ndjeshëm  kostot e transaksioneve me vlerë të vogël.

 “Në terma konkretë, ky projektligj vlerësohet të nxisë ndjeshëm konkurrencën në treg, duke dhënë një kontribut thelbësor për krijimin e shërbimeve financiare me kosto të ulëta dhe lehtësisht të aksesueshme nga publiku i gjerë”, tha Sejko.

Ministrja e Financave Anila Denaj tha se përdorimi i parasë cash në ekonomi krijon vështirësi edhe në punën e administratës tatimore dhe luftën kundër informalitetit.

Përveç nismës së fiskalimizimit, qeveria do të zhvillojë një projekt i cili do të sigurojë informacion nga transaksionet e biznesit në kohë reale, pa qenë nevoja që të jetë prania fizike e inspektorit te ndërmarrja private.

 “Aktualisht nëpërmjet këtij formati ne synojmë që transaksionet që vijnë në kohë reale të kenë mundësinë të përpunohen në mënyrë më inteligjente dhe procesi të shoqërohet me një trajnim të vazhdueshëm për 1 vit e gjysëm të të gjithë inspektorëve të rinj në formë që ata të bëjnë të mundur zbulimin e evazionit pa qenë nevoja për të vizituar biznesin”, tha Denaj.

Mbledhja e Komitetit të Sistemit të Pagesave diskutoi edhe nismën e qeverisë të njohur si fiskalizimi, e cila krijon faturën elektronike dhe mundëson raportimin e biznesit në kohë reale, por edhe vendos limite të parave cash që mban një biznes./ABC News Albania 24/7

MONOLOGU-1280x720.jpg
ent ela20:15 | 02/07/2019

Ajo që tërhoqi vëmendjen e gazetarit Mustafa Nano në zgjedhjet e 30 Qershorit në fjalimin e Kryeministrit Rama, ishte falënderimi në fund i pjestarëve të familjes së tij dhe Zahos. Në këndvështrimin e tij Nano thotë se kjo qe një marrëzi që Kryeministri Rama nuk do të duhej ta bënte, pasi kjo ndodh vetëm me familjet mbretërore.

“Menjëherë pas zgjedhjeve në 30 Qershor ai mbajti një fjalim dhe në fund ai falenderoi pjestarët e familjes së tij se nuk e kuptoj se ç’lidhje kanë më zgjedhjet. Nuk arsye pse duhet t’i di unë emrat, po ja që i di dhe në fund Zahon dhe iu referua Zahos edhe për një shprehje që Zaho paska thënë. Kjo për mua është marrëzi. Kryeminsitri nuk do duhej ta bënte këtë nuk ka pse ta përdorë fëmijën e vet në funksion të PR të tij. Ndodh vetëm me familjet mbrëtërore dhe satrapat dhe mbretërit. Rama mbret nuk është”.

Sipas Nanos kjo gjë ndodh vetëm me familjet mbretërore, pasi ata një ditë ata mund të bëhen mbretër dhe me këtë shpjegohet dhe interesi.

“Familja mbretërore dhe gjithë Britania i di emrat e fëmijëve të familjes Mbretërore, të Dukës e Dukeshës. E e ka ditur që në momentin e parë. Kjo është traditë e njohur në Britaninë e Madhe sepse britanikët janë të interesur të dinë çdo gjë se një ditë ata mund të bëhen mbretër dhe me këtë shpjegohet dhe interesi. Britanikët duan dhe meritojnë të jenë të informuar me pinjollët e familjes mbretërore, ndërsa burrat e shtetit ruajnë privatësinë e fënmijës së tyre”. /abcnews.al

1038238618.jpg
ent ela23:46 | 21/01/2019

Brukseli vendos sansione për katër oficerë të shërbimit sekret rus, për helmimet me agjent nervor të ndodhura vitin e kaluar në Angli. Ata nuk lejohen të hyjnë në vendet e BE, ndërsa do ngrihen asetet e tyre në këto vende.

Bashkimi Europian ka vendosur të hënën një seri sanksionesh ndaj disa oficerëve të lartë të shërbimit sekret ushtarak rus në lidhje me helmimet me gaz nervor të ndodhura vitin e kaluar në Angli. Bëhet fjalë për 4 oficerë, përfshirë drejtorin e njësisë GRU, nëndrejtorin dhe dy agjentë që mendohet se kryen personalisht sulmin. Sanksionet u ndalojnë oficerë të udhëtojnë në vendet e BE-së dhe ngrijnë asetet e tyre në Europë. Gjithashtu, ato ndalojnë çdo kompani europiane t’u ofrojë asistencë financiare personave në fjalë.

Kjo është hera e parë që BE përdor kompetenca të reja për të sanksionuar personat e lidhur me prodhimin dhe përdorimin e armëve kimike, të cilat u miratuan tetorin e kaluar. Të katër oficerët ndodhen aktualisht në Rusi dhe nuk ka asnjë shans që ata të ekstradohen për t’u përballur me akuzat. Agresioni me gazin Noviçok në Sallisbëri të Anglisë helmoi vitin e kaluar katër persona dhe i mori jetën njërit prej tyre.

Objektivi i sulmit, ish-spiuni rus Sergei Skripal mbijetoi pavarësisht se u helmua rëndë dhe po ashtu vajza e tij Julia. Pak kohë më vonë një grua humbi jetën pasi partneri i saj gjeti në ambjentet e shtëpisë një shishe që përmbante substancën nervore. Dyshohet se ena ishte braktisur pas sulmit të kryer nga dy agjentët rusë, sanksionimi i të cilëve vjen pas muajsh të tërë insistimi nga Moska se nuk ka asnjë provë që të tregojë përgjegjësinë e tyre./abcnews.al

MBULIM-INTERNETI-RUSI.mpg_snapshot_00.23-2-1280x685.jpg
ent ela13:07 | 15/11/2018

Sipas një sondazhi të kryer nga një qendër publike studimesh, 24% e popullatës ruse në moshë të rritur nuk ka përdorur kurrë internet. Në vitet e fundit përqindja tregon një tendencë në zbritje. Ishte 30% në 2015 dhe 27% dy vite më pas. Grupi kryesor që është më aktiv në internet është ai i të rinjve. Ndërsa një e katërta e 50-vjeçarëve lidhen çdo ditë. Kjo shifër disa vite më parë ishte vetëm 10%. Më shumë se gjysma e të intervistuarve lidhen çdo ditë në rrjetin e internetit në Rusi. /abcnews.al

NDALOHEN-AUTOMJETET-MBI-10-VJET-TE-PERDORURA.mpg_snapshot_00.41-1280x720.jpg
G. P.14:57 | 28/10/2018

Do të ndalohet importi i automjeteve që janë mbi 10 vjet të përdorura. Ky vendim i miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave nuk prek automjetet që qarkullojnë sot në Shqipëri të cilat rezultojnë të regjistruara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Automjetet që janë të përdorura mbi 10 vjet nuk do të lejohen të importohen. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë i cili hyn në fuqi 30 ditë pas miratimit në Fletoren Zyrtare.
Se cilat mjete do të ndalohen të hyjnë në Shqipëri e ka sqaruar më herët ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në një takim me grupet e interesit.

Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit: “Nuk do të kërkojmë heqjen e makinave që janë sot në qarkullim, por do të kërkojmë kufizmin e futjes s ëmakinave të reja më të reja se 10 vjet. Duke mos shqetësuar njerëzit për makinat që kanë, por duke u kërkuar të gjithëve që të kemi një mirëkuptim më të drejtë. Një kuptim më të pastër të të gjithë kësaj filozofie dhe një kuptim për njerëzit e thjeshtë.”

Ndërsa mjetet motorike të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën EURO 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri. Vendimi i qeverisë përcakton gjithashtu se automjetet të cilat kanë hyrë në territorin shqiptar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 1 mars 2019, për kryerjen e procedurave të nevojshme. Ky vendim nuk zbatohet për importin e automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi./abcnews.al

cannabis-1458000_960_720.630x360.jpg
ent ela23:41 | 04/09/2018

Njerëzit më të prekur nga kjo gjendje psikiatrike janë gjithashtu më të prirur ndaj përdorimit të marijuanës: kombinimi – kompleks ka dalë nga një studim i madh gjenetik.

Disa nga gjenet që lidhen me përdorimin e rregullt të kanabisit janë gjithashtu të lidhura me ndjeshmërinë më të madhe ndaj skizofrenisë dhe kushteve të tjera psikiatrike. Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në “Nature Neuroscience”, puna më e gjerë gjenetike e përqendruar deri tani në përdorimin e marijuanës. Kombinimi mes përdorimit të kanabisit dhe një predispozite më të lartë ndaj  skizofrenisë kishte dalë tashmë në disa studime, por marrëdhënia midis përdorimit të drogës dhe sëmundjeve psikiatrike është gjithmonë komplekse, dhe studimi thjesht shton një pjesë në një puzzle që është ende konfuze.

Studimi duket se sugjeron se ata që janë gjenetikisht më afër zhvillimit të skizofrenisë janë gjithashtu më të prirur ndaj përdorimit të kanabisit, por nuk mund të përjashtohen mundësitë e një marrëdhënieje të kundërt dhe sensit shkaktar, domethënë që konsumi i rregullt i marijuanës mund të degjenerohet në atë që është i predispozuar nga manifestimi i kushteve psikiatrike.

Studiuesit në Universitetin Radboud në Holandë, kanë studiuar të dhënat për 180 mijë njerëz në bazat e të dhënave të ndryshme gjenetike (të tilla si UK Biobank) dhe studime kolektive, për të identifikuar 35 variante gjenetike që lidhen me përdorimin e rregullt të kanabisit. Kombinimi më i dukshëm është parë me gjenin CADM2, i njohur tashmë për të qenë i lidhur me tendencën ndaj sjelljeve të rrezikshme dhe konsumit të alkoolit.

Përveç këtyre elementeve, hulumtimi i kryer mbi mbi një milion variante gjenetike zbuloi 8 ndryshime të vetme në sekuencat e mureve themelorë që përbëjnë ADN-në (nukleotidet) të lidhura me konsumin e kanabisit të vazhdueshëm. Të marra të gjitha së bashku, variacionet e gjetura japin arsye për 11% të diferencës në predispozicionin për të pirë marijuanë.

Studimi theksoi mbivendosjet gjenetike midis përdorimit të kanabisit dhe alkoolit dhe konsumit të duhanit, një tendencë ndaj sjelljes së rrezikshme dhe një rreziku të skizofrenisë. Kombinimi i fundit ishte studiuar edhe në vitin 2014, por këtë herë kampioni nga i cili janë nxjerrë të dhënat është shumë më i gjerë.

Një marrëdhënie shkakësore është gjetur midis skizofrenisë dhe rritjes së konsumit të kanabisit. Studiuesit supozojnë, se në fazat e hershme të sëmundjes marijuana përdoret si një formë e vetë-mjekimit, por edhe në këtë rast bëhet fjalë vetëm për një hipotezë. /abcnews.al

KLOSI-ME-PRODHUESIT-DHE-RICIKLUESIT-E-PLASTIKES-1280x720.jpg
ent ela16:15 | 14/07/2018

Kontrolli dhe fushata e ndërgjegjësimit të ndalimit të prodhimit, importit dhe përdorimit të qeseve plastike po vijon ne te gjithe vendin. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit takoi prodhuesit dhe ricikluesit e plasitikes me te cilet bisedoi per plotesimin e detajeve per zbatimin e ligjit.

Bizneseve që deri tani prodhonin qese të holla plastike ju janë lënë disa muaj kohë për të përshtatur teknologjinë.

Ndërkohë një udhëzim i Ministrit të Mjedisit dhe Turizmit që saktëson zbatimin e ligjit që ndalon përdorimin e qeseve në vendin tonë, procesin e biodegradimit dhe atë të riciklimit të tyre po bëhet gati.

Por sipas Blendi Klosit diçka është e panegociueshme.

“Ajo që nuk negocionet është ndalimi njëherë e përgjithmonë i përdorimit të plastikës së pa riciklueshme në vend”

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit ua bëri të ditur prodhuesve dhe ricikluesve të plastikës, të cilëve iu kujtoi edhe gjobat për shkelje të ligjit.

“Nga 1 milion – deri në 1.5 milionë lekë të reja për kë vijon të hedhë në përdorim këtë produkt. “

Përfaqësuesit e bisnesit të plastikës sipas ministrit do të jenë pjesë e hartimit të këtij udhëzimi. Ndërkohë Ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrollove nga ana e inspektoriateve në zona të caktuara me qëllim reduktimin e shpejtë të këtij ndotësi të mjedisit.

Capture-1.jpg
ent ela23:45 | 10/07/2018

Teprohet me përdorimin e ilaçeve që rrisin përqëndrimin për të shkëlqyer më tepër në studim apo punë. Tendenca është shtuar shumë jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.

Përdorimi i ilaçeve si drogëra të lehta po bëhet shqetësuese dhe në një sondazh të kryer mbi mijëra persona në 15 vende të ndryshme, rezulton se 14% prej tyre i kanë konsumuar.

Studiuesit thonë se nga viti 2015 rritja e përdorimit të “drogës inteligjente”, kështu është pagëzuar përdorimi i këtyre lloj ilaçesh, është rritur me 24%, kryesisht në Britani. Studimi është publikuar në revistën ndërkombëtare ‘Drug Policy’ dhe ‘Nature’.

Ilaçet për të cilat bëhet fjalë, janë kryesisht ato që mërren për trajtimin e defiçitit të vëmendjes dhe hipearktivitetit, ilaçe për çrregullimin e gjumit, e të tilla të ngjashme. Specialistët shprehen të alarmuar dhe e argumentojnë këtë rritje të përdorimit të medikamenteve të këtij spektri me stilin e jetës në epokën bashkëkohore. Kërkohet me ngulm fuqizimi i kapaciteteve mendore edhe nga personat që janë plotësisht të shëndetshëm. Kjo ngre shqetësime etike, përtej atyre shëndetësore pasi jeta frenetike po ndryshon perceptimet.

Klan Plus

FACEBOOK-SHBA-1280x720.jpg
ent ela17:29 | 02/06/2018

Adoleshentët amerikanë gjithnjë e më pak përdorin rrjetin social të Facebook. Sipas sondazheve të fundit numri i tyre është përgjysmuar duke i lënë më shumë terren përdorimit të You tube dhe Instagram

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, Facebook nuk i tërheq më të rinjtë dhe duket se përdoret më shumë nga fëmijët e familjeve me nivel më të ulët jetese. Shifrat konfirmohen nga një analizë e Peu Risërç Senter me titullin: Adoleshentët, mediat sociale dhe teknologjia në vitin 2018. Sondazhi më i fundit për këtë temë i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i përqendruar tek adoleshentët është bërë në vitin 2015.

Në përgjithësi celularët përdoren nga 95 për qind e të rinjve, dhe 45 për qind e tyre deklarojnë se janë gjithë kohës on line.

Ndërsa sot pothuajse gjysma, pra 51 për qind e adoleshentëve amerikanë në moshat 13 deri në 17 vjec, pranon se përdor Facebook. Shumë më pak në krahasim me ata që përdorin YouTube  – 85%, Instagram – 72% e Snapchat –  69%. Dy platformat e fundit kanë treguar rritje duke i marrë më shumë hapësirë rrjetit social të Zukerberg.

Sipas analizës vajzat janë ato që përdorin më shumë Snapchat në krahasim me djemtë, ndërsa këta të fundit në masë të madhe preferojnë Youtube. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono