perdhunimi

rilindja.jpg
ger ta12:23 | 01/02/2020

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për 7 adoleshentet e arrestuar për përdhunimin e të miturës ne Kavajë.

Gjyakata ka vendosur t’i mbyllë në qeli adoleshentët e akuzuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një vit më parë.

Adoleshtentet e shantazhonin me video që e mitura të kryente marrëdhënie edhe me djem të tjetër, në mënyrë  që i dashuri i saj te mblinte lojra ne internet.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik nisi në fillim të muajit tetor të 2018-ës, në një kohë kur e mitura 13 vjecare, e cila më pas do të përjetonte disa muaj abuzim seksual dhe psikologjik, vendosi të ndihmonte shokun e shkollës për një detyrë.

Ajo i dërgoi përmes internetit një fotografi të detyrës që kishte punuar për të, por djali, i cili më pas do të bëhej edhe i dashuri i saj, duket se kishte plane të tjera. 14-vjeçari arriti ta bindë vajzën të lidhet me të, dhe në ditën e tij të lindjes, i kërkoi si dhuratë të kryenin marrëdhënie seskuale.

E gjitha kjo u filmua në një video që qarkulloi mes nxënësve të shkollës “Rilindja” në Kavajë. Në kë histori u përshinë 7 nxënës, të cilët  abuzuan seksualisht me 13-vjeçaren, duke e detyruar atë përmes shantazhit të videos së filmuar gjatë kohës kur ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj.

Vendimet:

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin L. M, për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 10 vjet burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 6 vjet e 8 muaj burgim.

Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit 01.03.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

  1. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin E. M, për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 7 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimi

3.  Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin F. M., për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 5 vjet burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet e 4 muaj burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

4. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin K. M. për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.
Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim. Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

5. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin Kleidi Karkini për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.

Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

6. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin Elion Hela për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.

Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

7. Deklarimin fajtor të të miturit në konflikt me ligjin Eqerem Arkaxhiu për kryerjen e veprës penale të “Marëdhenies ose homoseksuale me të mitur”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në zbatim te nenit 406/1 i KPP, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij përfundimisht me 3 vjet burgim.

Ky dënim do t’i filloj nga data e arrestimit të tij 02.02.2019 dhe do të vuhet në një burg për të mitur.

Shpenzimet proceduriale ne hetimet paraprake ne shumen 148.000 leke dhe ato gjyqsore në masën 200 (dyqind) lekë ne ngarkim të shtetit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim brënda 15 ditësh në Gjykatën e Apelit Durrës duke filluar ky afat nga e nësërmja e shpallje.

/abcews.al

dhune-1-780x439-933x445.jpg
nev ila20:33 | 20/01/2020

Një adoleshente dhe prindërit e saj kanë denoncuar në Policinë e Durrësit një 18-vjeçar me akuzën e abuzimit seksual.

I riu është arrestuar, por nuk e ka pranuar akuzën.

Vajza do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për t’u vërtetuar ose jo akuza e përdhunimit.

Burime pranë bluve të Durrësit kanë bërë të ditur se dy të rinjtë ishin njohur përmes instagramit, dhe kanë biseduar me njëri-tjetrin për disa kohë, deri sa kishin vendosur të takoheshin në një lokal.

Më pas, 18-vjeçari ka kërkuar që të shkonin në banesën e tij të vijonin bisedën, dhe aty dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e 16 vjeçares. /abcnews.al

arresti.jpg
Autor E15:43 | 11/01/2020

Policia arrestoi një numër të madh të kolegëve të tyre dy ditë më parë në Durrës për shkak se akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje në Manzë dhe zonat përreth kundrejt rryshfetit.

Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar Agim Osmani dhe Gani Dama, Sami Xhafa, Nikoll Marku, Ermand Petova, Besnik Domi, Dishir Dakoli, Petrit Neziri, Haxhi Shera, Ndriçim Shika, Astrit Nuri, Gjergj Gerco, Marius Shahini, Julian Kacadej si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë, ndaj të ndaluarëve Adem Lika, Qerim Doka, Gjon Zefi, Paulin Meta dhe Dritan Koçi, si të dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

EKSKLUZIVE/ “Rrini ju, Qerimi e mbaroi shtëpinë…”: Dalin përgjimet e policëve të arrestuar për ndërtimet pa leje

Abc News ka siguruar ekskluzivisht dosjen e prokurorisë me akuzat për secilin prej tyre ku duket se kemi të bëjmë edhe me fshehjen e një perdhunimi.

Sipas dosjes së siguruar nga Abc News, më datë 3 nëntor 2019 një zonjë nga zona e Ishmit në Durrës ka bërë kallëzim përdhunim ndaj S.H.

Sipas dëshmisë, ajo ishte duke shkuar në shtëpi kur S.H ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Pas padisë, nënkomisar Ermand Petova ka shkuar për kontroll në shtëpinë e të akuzuarit, por ka raportuar se nuk e ka gjetur aty, raporton abcnews.al.

Por, prokuroria ka zbuluar se i akuzuari ndodhej në shtëpi, ndërsa Petova nuk e ka kapur për shkak se kishte njohje me të.

Pjesë nga dosja e prokurorisë:

Më datë 05.11.2019, nga ana e specialistit të krimeve N/komisar Ermand Petova janë referuar materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S. H (emër i njohur për redaksinë), i datëlindjes 25.09.1987, banues në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës, me arsim 8 klasë, i pa punë, sepse me datë 03.11.2019, ka bërë kallëzim shtetësia V.H (emër i njohur për redaksinë), se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet kamë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Neni 102 i K. P. Nr. Unik 201911030081. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019 me kartelë ngjyrë “Rozë”, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Specialisti i krimeve Ermand Petova, ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese tek banesa e shtetasit S.H në Rrotull dhe nuk e ka gjetur atë në banesë. Më datë 06.11.2019, ora 12:57, datë 06.11.2019, ora 5:04:24 PM, datë 08.11.2019, ora 10:01:54 nga bisedat telefonike me personit në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për ta shoqëruar dhe kryer veprimet procedurale.

Më pas nën drejtimin e prokurorit u kërkua që të kryhen veprime procedurale për të provuar faktin, por për shkak të njohjes dhe marrëdhënies së OPGJ Erman Petova dhe të dyshuarit S.H, nuk pati rezultat për provuar veprën penale.

Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi e policisë P.H.

Lista e të arrestuarëve

‘Arrest në burg’ për Komisar Besnik Domi me detyrë Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Arrest në burg’ për Nënkomisar Sami Xhafa, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Arrest në burg’ për Nënkomisar Ermand Petova, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Arrest në burg’ për Nënkomisar Nikoll Marku,me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Arrest në burg’ për Inspektor Agim Osmani me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
‘Arrest në burg’ për Inspektor Dishir Dakoli, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Arrest në burg’ për Inspektor Gani Dama, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, person i shpallur në kërkim;
– ‘Arrest në burg’ për Inspektor Haxhi Shera me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Arrest në burg’ për Inspektor Petrit Neziri, me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Arrest në burg’ për Inspektor Ndriçim Shika me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Arrest në burg’ për shtetasin Gjergj Gerco me detyrë Sekretar i Njësisë Administrative Sukth, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Arrest në burg’ për shtetasin Julian Kacadej me detyrë specialist në IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Arrest në burg’ për shtetasin Marius Shahini, me detyrë Kryeinspektor i IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’;
– ‘Pezullim nga detyra’ për shtetasin Astrit Nuri me detyrë specialist i Armatimit në DVP Durrës, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’.
– ‘Arrest në burg’ për shtetasin Dritan Koçi posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;
– ‘Arrest në burg’ për shtetasit Paulin Meta posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;
– ‘Arrest në burg’ për shtetasin Gjon Zefi posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;
– ‘Arrest në burg’ për shtetasin Adem Lika posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’;
– ‘Arrest në burg’ për shtetasin Qerim Doka, posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’; /abcnews.al

demi-ok.png
R D13:10 | 11/12/2019

Duke folur për dhunën ndaj grave, e veçanërisht rastet e përdhunimeve në Shqipëri, gazetari Enkel Demi bëri një deklaratë të pazakontë në studion e emisionit të drejtuar prej tij “ABC e mengjesit”.

“O sa keq më qenë shqiptar, është masakër me qenë shqiptar!”- tha Demi, në një moment kur në vemendje riktheu për shikuesin rastin e dy motra me aftësi të kufizuara, të cilat abuzoheshin seksualisht prej vitesh nga banorët e një fshati në Krujë.

Ky shpërthim i moderatorit që njihet për qetësinë dhe ekuilibrin në drejtimin e emisioneve të drejtuara prej tij, erdhi edhe pasi më heret e ftuara në studion e emisionit “ABC e mëngjesit”, Alba Agolli, pjesë e strukturave të UN Ëomen, bëri publike shifrat tronditëse të dhunës ndaj grave në familjes. Sipas saj, një ndër dy gra dhunohet, ndërsa 1 në pothuajse 5 femra dhunohet fizikisht ose përdhunohet. E çka është më e keqja, sipas statistikave, përdhunimet vetëm në një masë prej 3.3 përqind kryehen nga të panjohur, pasi abuzuesit e tyre janë kryesisht shokët e shkollës (15 %), mësuesit (7.1%); miqtë / të njohurit (5.4%); babai/njerku (5.2%); nëna/njerka (4.4%).

“Të abuzosh kaq shumë me fatin e tjetrit, do të thotë se ke një problem në gen. Na rroftë që bertasim o sa mirë me qenë shqiptar! O sa keq me qenë shqiptar! Është masakër me qenë shqiptar.” – tha mes të tjerave gazetari Enkel Demi.

ebbzxtslxdsu58k4zskk-1280x720.jpg
nev ila11:19 | 22/06/2019

 

Gazetarja amerikane Xhin Keroll akuzon presidentin amerikan Donald Tramp se e ka përdhunuar në vitin 1993. Kreu i shtëpisë së bardhë reagoi menjëherë dike thënë se këto janë akuza të rreme në mënyrë që ajo të shesë sa më shumë kopje të librit të saj.

Akuza të reja për ngacmime seksuale ndaj Donald Trump. Gazetarja amerikane Xhin Keroll, e njohur pasi ka qenë një nga opinionistet më të famshme, dhe pse është marrë që nga viti 1993 me rubrikën e postës së zemrës për revistën ‘Elle”, akuzonkreun e shtëpisë së bardhë se e ka ngacmuar dhe më pas e ka përdhunuar.

Sipas saj ngjarja ndodhi në një dhomë provash në “Bergdorf and Goodman”, magazine e madhe luksoze shumë pranë lullës Tramp. Episodi i treguar sot nga 75 vjecarja Keroll në një libër të shkruar nga ajo, ka ndodhur 23 vjet më parë. Reagimi i presidenti tamerikan Tramp ka qenë i menjëhershëm.

Ai këmbëngul se nuk e ka takuar asnjëherë – me anë të një deklarate për media të publikuar nga Shtëpia e Bardhë. Sipas tij janë vetëm akuza të rreme në mënyrë që gazetarja të ketë më shumë koje të shitura të librit të saj./ABC News Albania 24/7

neymar-1.jpg
nev ila22:45 | 07/06/2019

Futbollisti Brazilian Neymar ka dëshmuar në polici në lidhje me publikimin e disa imazheve të pautorizuara nga modelja Najila Trindade. Akuzat për përdhunim kanë ndikuar edhe tek kontratat sponsorizuese te futbollistit.

Momente delikate me stres dhe të vështira për brazilianin Neymar pas videove të fundit të bëra publike dhe që rëndojnë në reputacionin e tij, por edhe në përballjet me drejtësinë. Kështu, 27-vjeçarit iu desh të dëshmonte, për skandalin që ka shpërthyer së fundmi, teksa është akuzuar nga modelja Najila Trindade për përdhunim.

Futbollisti i PSG-së mësohet se ka lënë spitalin, pas dëmtimit në ndeshjen miqësore ndaj Katarit, teksa është nisur menjëherë drejt policisë, ku ka dëshmuar në lidhje me publikimin e disa imazheve të pautorizuar. Kjo gjë në Brazil konsiderohet një krim.

Neymar është marrë dy orë në pyetje, duke dëshmuar gjithçka. Sa i përket akuzave për përdhunim, kjo gjë mund t’i kushtojë shtrenjtë yllit brazilian, teksa mediat e huaja raportojnë se sponsorët që i garantojnë atij 40 milionë euro në vit kanë filluar të “firojnë”, duke projektuar edhe tërheqjen e publiciteteve, por edhe kontratave që kishin një pikë të lartë marketimi.

Një markë e njohur e kartës së krediti anuloi një fushatë reklamuese për shkak të këtij skandali, gjithashtu edhe kompania presigjioze “Nike” është i “shqetësuar” dhe do të ndjekë me kujdes këtë çështje, por nuk ka marrë asnjë vendim për momentin në lidhje me ecurinë e bashkëpunimit me Neymar, pavarësisht faktit se mes tij dhe kompanisë ka një kontratë bashkëpunimi që kërkon respektim nga palët./ABC News Albania 24/7

gjykata-738x445.jpeg
ent ela10:22 | 06/10/2018

Një shqiptar është dënuar me 8 vite burg, pas mbi të rëndon akuza e përdhunimit. Besnik Hoxha me profesion taksist ka përdhunuar dy vajza italiane mes Korrikut 2016 dhe Nëntorit 2017. Sipas mediave italiane, ai ka abuzuar seksualisht me dy vajza, 20 dhe 25 vjeçe, teksa i merret me taksi nga diskoteka, drejt banesave të tyre.

Pas përfundimit të hetimeve dhe dëshmive të vajzave, Hoxha i kishte joshur dhe më pas kishte abuzuar me ato seksualisht. Ngjarja e parë ka ndodhur në 24 Korrikt të vitit 2016, ndërsa abuzimi i dytë ka ndodhur në 11 Nëntor të vitit 2017.

Edhe pse prokuroria kishte kërkuar 15 vite burg, gjykata e Milanos vendosi dënimin me 8 vite.

Besnik Hoxha u arrestua në janar të këtij viti falë një videoje të filmuar nga një prej viktimave./tvklan.al

MBULIM-BASHA-NE-FB-PER-RRAJEN.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela16:50 | 02/10/2018

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar në rrjetin social Facebook për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili sipas tij para se të kthehej në përdhunues dhe torturues vajzash, ai ishte një dhunues zgjedhjesh. Lulzim Basha shkruan se ishte Rexhep Rraja dhe kriminelët e tij ata që sollën në pushtet Edi Ramën, ndaj ky i fundit i mbrojti nga dalja para drejtësisë për vjedhjen e votave ashtu si po e mbron sot nga akuza e përdhunimit.

Sipas kryedemokratit ishte denoncimi dhe presioni i shoqërisë dhe opozitës ajo që çuan në sallën e gjyqit Rexhepin, ndaj ky i fundit, thekson Basha, është i habitur që ndodhet atje dhe kërcënon se do hakmerret kundër opozitës duke vjedhur prapë zgjedhjet. Ndaj duhet që Edi Rama të mos ketë më pushtet përfundon kreu i selisë blu./abcnews.al

SINKRON-GRIDA-DUMA.mpg_snapshot_00.37-1280x720.jpg
ad min14:03 | 28/09/2018

Demokratët vijojnë denoncimin e heshtjes së kryeministrit për rastin e Xheisila Malokut, vajzës nga fshati Nikël i Krujës e përfshirë në skandalin për të cilin akuzohet djali i deputetit socialist Rrahman Raja. Për deputetn Grida Duma, fakti që vajza nuk ka ende një urdhër mbrojtje dhe kryeministri hesht për rastin e saj, janë prova të qarta të një qeverie që të dhunon me pushtet.

Grida Duma: “Në 48 orët e fundit shqiptarët po ndjekin se si një jetë njerëzore mund të shkelet, dhunohet, coptohet dhe të vritet natën e të vajtohet ditën nga pushteti. Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish sipas dëshmisë së saj poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë. Propaganda shkon më tej, pas dhunimit e përdhunimit po përdoret si klloun për të dëshmuar që “tani është pajtuar me përdhunuesin e madje fajin e ka pasur ajo”. Vetëm me bekimin e Edi Ramës mund të fshihet ky krim makabër, vetëm me bekimin e Edi Ramës bëhet e mundur që:
– djali dhunues i deputetit sot nuk arrestohet dhe është në gjendje të lirë,
– viktima, vajza e përdhunuar është në mëshirë të presionit pa urdhër mbrotje ndërsa jeton në Nikël vetëm me të ëmën me babain e vdekur dhe pa asnjë mbrojtje familjare.
Heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij. Heshtja e Edi Ramës buçet vetëm në veshët e shqiptarëve me thirrje të fortë që shpëtimi I tyre është rrëzimi i këtij pushteti dhunues mbytës e çnjerëzor”./abcnews.al

protests-held-across-spain-after-five-men-cleared-of-pamplona-gang-rape-136426703633802601-180426215038-1280x720.jpg
ent ela12:11 | 27/04/2018

Qindra persona kanë protestuar në Spanjë për një vendim të Gjykatës së Navarrës. Drejtësia e këtij qyteti vendosi që të dënojë 5 të rinj për abuzim seksual dhe jo për përdhunim të një 18-vjeçareje në 2016. Ky vendim shkaktoi dhe zemërimin e popullatës.

5 meshkuj janë dënuar në Spanjë për “abuzim seksual” por jo për përdhunim, pasi kanë dhunuar një 18-vjeçare me 7 korrik të 2016 në festivalin e San Firminos në Pamplona. Vendimi ka shkaktuar protestave massive, ku qindra persona u mblodhën para Gjykatës së Navarrës, në veri të vendit, të cilët thërrisnin: “Është përdhunim dhe jo abuzim”. Me origjinë nga Sevilja, me moshë mes 27 dhe 29 vjeç, të rinjtë ishin shprehur në një grup në Uatsap për gjestin e tyre. Ata janë shpallur fajtorë për “abuzim seksual” ndaj adoleshentes madrilene, dhe janë dënuar me 9 vite burg, ndërsa prokuroria kërkonte 20.

Njëri nga pesë të dënuarit ishte anëtarë I Gardës Civilë, aktualisht i pezulluar nga detyra, një tjetër i ushtrisë dhe të tjerët ishin ultras të ekipit të futbollit të Sevijas. Gjithashtu Gjykata vendosi që asnjëri nga të 5-të nuk duhet t’I afrohen viktimës më pak se 500 metra dhe as ta kontaktojnë për 15 vite. Si dhe duhet t’I paguajnë asaj një shumë dëmshpërblimi prej 50 mijë eurove.

Për këtë vendim, drejtësia spanjolle është bazuar në disa pamje filmike të regjistruara me celular dhe të shpërndara në grupin e të dënuarve. Gjykata thotë se në video nuk shikohet se vajza e dhunuar të bëjë rezistencë. Madje janë marrë dhe disa dëshmitarë, që raportuan se adoleshentja nuk ishte e tronditur pas sulmit që pësoi. Por ky version i dëshmitarëve është hedhur poshtë nga viktima, e cila pretendon se pas asaj që ndodhi kishte mbetur e shokuar dhe gjysëm e zhveshur në rrugë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono