për

gjermani-1280x715.jpg
Sej rie21:00 | 16/08/2019

Ministri gjerman i Financave, Olaf Sholc ka bërë publik vendimin e tij për të kandiduar për kryetar të Partisë Social Demokrate gjermane. Sholc është politikani i dytë më i mbështetur për t’u bërë kancelar pas largimit të Angela Merkel.

Ministri gjerman i Financave, Olaf Sholc ka shprehur ambicien e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Partisë Social Demokrate. Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i tij, sipas të cilit Sholc është i interesuar t’i bashkohet garës për rikthimin e popullaritetit të SPD-së, i cunguar që kur partia bëri koalicion me konservatorët e Angela Merkel. Sipas mediave gjermane, një kurorëzim eventual i Sholc në krye të SPD-së do t’i sillte gjithashtu më shumë stabilitet koalicionit të lëkundur të Merkel, me të cilin bashkoi me ngurrim forcat në vitin 2017.

“Jam gati të garoj nëse ju mbështesni figurën time”, u ka thënë Sholc tre kryetarëve të përkohshëm të Social-Demokratëve, të cilët sipas revistës gjermane “Der Shpigel” nuk i kanë thënë jo ofertës së tij. Sholc është kandidati më i profilit të lartë që i bashkohet garës për kryetar dhe një sondazh i fundit e nxirrte atë si politikanin e dytë favorit për t’u bërë kancelar i ardhshëm.

Popullariteti i tij varet pjesërisht nga vendimi për t’u bazuar në një buxhet të balancuar, një rregull fiskal ky i prezantuar nga paraardhësi Volfgang Shojble 5 vjet më parë dhe i mbështetur nga votuesit gjermanë. Që kur u bashkua me konservatorët e Merkel SPD ka parë t’i përgjysmohet mbështetja në të paktën 12 për qind. Analistët thonë se, votuesit janë të ngopur me një parti që sipas tyre ka humbur rrugën nën lidershipin e kancelares dhe duan që SPD të shkëputet nga aleanca dhe të dalë në opozitë./ABC News Albania 24/7

PS-1280x724.jpg
Sej rie18:30 | 18/07/2019

Partia Socialiste është tërhequr nga penalizimi me 10 vjet ndalim-udhëtimi jashtë vendit për ata që prekin votat. Taulant Balla tha se janë politikanët dhe jo njerëzit e thjeshtë ata që kryejnë krime elektorale dhe ata i ndëshkon ligji për dekriminalizimin.

Meta akuzoi edhe presidentin Ilir Meta se është kthyer në institucionin e qarjes së halleve të opozitës.

E kanë ndërruar mendjen socialist pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

“Dua t’ju them se amendamenti i propozuar nga z.Bushati konsultuar edhe me deputetët e opozitës, lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në dhjetë vite të ndalimit të udhëtimit jashtë vendit, kemi menduar që ky amendament të mos votohet sot, por të jetë pjesë e një diskutimi më të gjerë të një politike të re penale që duhet të zhvillojmë në Shqipëri. Ndoshta nuk është vetëm burgu dënimi që i bën njerëzit ti thërrasin mendjes”.

Dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë thotë kryetari i grupit parlamentar socialist por politikanët e dështuar e për ta është ligji i dekriminalizimit që i ndëshkon.

“Ligji për dekriminalizimin e ka sanksionuar qartë se kush dënohet për krim zgjedhor nuk kandidon dot më. Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar se kush bën krime penale, nuk mund të jetë i zgjedhur nga populli”.
Ndryshimet e tjera të propozuar në Kodin Penal kanë të bëjnë me ashpërsimin e dënimeve për mbajtjen e armëve të cilat i sqaron Taulant Balla se cilat janë.

“Bëhet fjalë vetëm për ato bien në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe që kërkojnë leje paraprake të organeve kompetente. Nuk po flas për fishekzjarrët e fëmijëve të moshës së Lulzim Bashës”.

Dhuna nuk duhet të tolerohet as nga e majta e as nga e djathta sipas kreut të grupit parlamentar socialist, por opozita duhet ti fiksojë më mirë nga të gjithë pasojat e dhunës.

“Opozita ka gjithë të drejtën e saj të protestojë, por me këto ndryshime në Kod Penal, sa herë të vandalizohen institucionet, të shkatërrohet prona private që nuk e kemi bërë diskutim vlerën e dëmtimit, apo sa herë të goditen punonjësit e policisë, do të vazhdojë të ketë pasoja individuale, ligjore mbi të gjithë dhunuesit”.

Nuk ka dyshim Taulant Balla që këto ndryshime në Kodin Penal,  Presidenti i Republikës, z. Ilir Metaj  do ti i kthejë për ti rivotuar edhe njëherë në Kuvend në shtator. Por mazhoranca nuk ka shpreh lodhje ndaj një përsëritjes së një procedure.

“Ilir Meta ka vetëm sy e veshë për të dëgjuar se çfarë do Luli, Monika dhe Saliu. E ka kthyer Presidencën në institucionin e qarjes së halleve të Saliut, Lulit e Monikës. I kthen Ilir Meta këto ndryshime në Kodin Penal, aq na bën. Me të filluar sesioni i ri në shtator, këtu do jemi e do i votojmë përsëri”./ABC News Albania 24/7

bushati-1-1280x718.jpg
Sej rie17:30 | 17/04/2019

Hapja e negociatave të Shqiërisë me Bashkimin Evropian nuk rezikohet nga çështjet e brendshme të politikës holandeze. Kështu e kanë parë deputetët e mazhorancës vendimin e Parlamentit holandez për rikthimin e vizave me vendin tonë.

Duke iu rikthyer fjalimit të ministrit të Jashtëm të Holandës në vizitën që zhvilloi në vendin tonë, zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se qeveria shqiptare ka ulur shifrat e azilkërkuesëve dhe kriminalitetit.

Jo të gjithë deputetët pranuan të japin mendimin e tyre, një prej të cilëve është edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Pas votimit në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave lëvizja e rradhës i mbetet qeverisë holandeze nëse do t’ia dërgojë apo jo rezolutën Komisionit Evropian./abcnews.al

fatmir-mediu.jpg
Sej rie19:20 | 16/04/2019

Ka reaguar kreu republikan Fatmir Mediu që e konsideron vendimin e parlamentit holandez, lajmin më të keq pas vitit 2011, kur Shqipërisë iu hoqën vizat me Bashkimin Evropian.

“Ka një dhe vetëm një përgjegjës Edi Rama, i cili ka shkatërruar çdo element kushtetues të shtetit, ka ngritur krimin dhe korrupsionin në sistem, ndërtoi dhe mbështeti kartelët e drogës, të cilat janë tashmë rrezik për Evropën dhe SHBA.”

Rama cenoi çdo liri dhe shpresë të shqiptarëve shprehet Mediu dhe ka shkaktuar spastrimin më të madh të Shqipërisë nga qindra të rinj e intelektualë që rendin rrugëve të Evropës për një shpresë më të mirë./abcnews.al

MYNYR-KONI-ME-STUDENTET-1280x704.jpg
Sej rie16:15 | 15/04/2019

Pezullimi i Rektorit të universitetit të Tiranës Mynyr Koni është kundërshtuar nga Partia Demokratike. Në një prononcim për mediat, deputeti Luciano Boci është shprehur se ky vendim i ministrisë së Arsimit është në kundërshtim me ligjin në të cilin nuk parashikohet asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi pa fjalën e Presidentit. Partia Demokratike akuzon ministren e arsimit dhe kryeministrin se të tilla akte i ndërmarrin duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese./abcnews.al

basha-3-1280x722.jpg
Sej rie17:10 | 14/04/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për arrestimet ndaj protestuesve të kryera nga Policia e Shtetit. Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Basha, shprehet se opozita do të jetë në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë.

Reagimi:

“Ne jemi deri në fund në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë që, bashkë me krimin dhe oligarkët, ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor dhe po kërcënon të ardhmen europiane te Shqipërisë! Fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj! Krerët e kësaj bande i pret burgu që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm!”/abcnews.al

Haradinaj.jpeg
ent ela15:57 | 10/04/2019

Në 29 Prill Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohet në Berlin me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. Sipas kreut të shtetit serb, takimi është ndërmjetësuar dhe kërkuar nga Franca dhe Gjermania.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, gjatë një konference për shtyp në Beograd, konfirmoi se do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaxi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, në 29 Prill në Berlin.

Kreu i shtetit serb tha ndër të tjera se në takim do të marrë pjesë dhe kryeministrja Ana Brnabic. Mediat kosovare theksojnë se ky takim i Presidentit serb me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të ndodh për herë të parë në historinë e tyre si politikanë.

Vuçiç theksoi se ai kishte vendosur të pranonte ftesën e Francës dhe Gjermanisë të cilat sipas tij kanë organizuar dhe takimin.

Ndërkohë gjatë ditës mediat në Kosovë raportuan se në këtë takim do të jetë i pranishëm dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministri Rama.

Tema kryesore e takimit pritet të jetë pikërisht dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili është i bllokuar prej muajsh tashmë

Ndërkohë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin gjatë ditës me përfaqësues të serbëve në Veri të Kosovës, pasi Prishtina shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në Veri, Vuçiç u shpreh se për këtë dhe shumë shqetësime të tjera ka kërkuar një takim me Presidentin rus Vladimir Putin./abcnews.al

5c9ad6b2534a444d668b48b8.jpg
ent ela17:11 | 27/03/2019

Familja shqiptare Bulica, e cila që nga Dhjetori i vitit 2016 është vendosur në Frontenay-Rohan-Rohan, Francë, po përballet me kërkesën për dëbim. Por një ditë më parë avokati i familjes ka kundërshtuar këtë kërkesëë për dëbim në Gjykatën Administrative të Poitiers.

Natanael Ormillien ka këmbëngulur para trupit gjykues duke kërkuar që të hidhet poshtë vendimi i lëshuar nga Prefektura Deux-Sevres, e cila më datë 12 Dhjetor 2018 kishte lëshuar kërkesën ndaj familjes shqiptare për të lënë territorin francez, raporton media franceze lanouvellerepublique.fr. 

“Unë shpjegova se çfarë është integrimi në komunitet”, thotë avokati, i cili kujtoi se babai i familjes, Petriti gjithmonë kishte punuar në një kompani në Saint-Gelais.

Petriti bashkë me gruan e tij Kujtime dhe tre fëmijë, dy prej të cilëve janë në shkollë dhe fëmija më i vogli i familjes ka lindur në Francë, jetojnë ende në një qendër strehimi në Frontenay-Rohan-Rohan, e vënë në dispozicion nga ana e komunës. Që nga vera e vitit 2018, kur familjes iu refuzua kërkesa për azil, ka qenë vetëm komuna që e ka mbështetur.

Në atë kohë shumë shoqata, zyrtarë dhe individë u mobilizuan në mbështetje të familjes shqiptare duke kundërshtuar kërkesën e Prefekturës për depërtim.

Por dje më 26 Mars, 2019, avokati i familjes shqiptare ishte në seancën e parë e cila zgjati një orë e gjysmë, ku familja Bulica dhe mbështetësit e saj nuk ishin të pranishëm. Madje kjo seancë ishte mbajtur edhe larg syrit të medias.

Në një prononcim të shkurtër avokati tha: “Ishte një seancë e qetë dhe larg medias, pasi këto të fundit shpesh kanë dhënë informacione të pasakta për rastin. Ndërsa përfaqësues të Prefekturë Deux-Sèvres nuk kanë pranuar të komentojë. Prefektura pret vendimin përfundimtar të gjykatës, i cili pritet të dalë brenda dy javësh”./abcnews.al

0_Euro-2020-Qualifier-Group-D-Switzerland-v-Denmark.jpg
ent ela16:28 | 27/03/2019

Granit Xhaka nuk mjaftoi për fitoren e Zvicrës në eliminatoret e Evropianit, ndaj Danimarkës. Italia dhe Spanja arritën suksese të lehta. Mund të shënosh edhe bukur, mundet dhe të kryesosh dy apo tre me zero, por sërish të mos fitosh.

Kjo i ndodhi Zvicrës, së cilës nuk i mjaftoi goli për kopertinë nga kapiteni Granit Xhaka për të mundur Danimarkën, në eliminatoret e Evropianit. Edhe pse u luajt në shtëpi, në stadiumin “Sankt Jakob-Park” të Bazelit, zviceranët nuk ia dolën.

Habia e madhe ishte se kryesuan 3-0 deri në minutën e 84-ët, por danezëve u mjaftuan vetëm 9 minuta për të barazuar. Remo Frojler shënoi së pari për Zvicrën, pastaj Xhaka në pjesën e dytë, e më tej, Brel Embolo.

Mrekullia e Danimarkës, siç mund të quhet me plot gojën, nisi me rrjetën e realizuar nga Matias Jorgensen në të 84-ën. Kjo i dha zemër ekipit të drejtuar nga trajneri norvegjez Hareide, shënuan golin e dytë me autor Kristian Gytkjer, ndërsa barazimi erdhi në sekondat e fundit.

Ai u arrit nga Henrik Dalsgard, dhe ishte shpërblimi i merituar për Danimarkën që luftoi për shumë se vendasit, e gjuajti më shumë herë drejt portës e më shumë në kuadrat.

Nëse Zvicra gaboi, nuk mund të thuhet kjo për dy emra të mëdhenj. Spanja, ish-kampione e dyfishtë e Evropës, triumfoi 2-0 në fushën e Maltës, në një ndeshje jo shumë të vështirë.

Pozitive për trajnerin Luis Enrike, që nuk ishte në stol këtë herë për shkaqe familjare, ishte shënimi i të dy golave nga sulmuesi i Atletikos së Madridit, Alvaro Morata, pasi ky kishte nevojë për besim. Italia triumfoi më thellë, 6-0, ndaj Lihtenshtajnit, në një sfidë edhe më të lehtë.

Të besuarit e trajnerit Roberto Mançini e konkretizuan që në pjesën e parë epërsinë që patën në stadiumin “Enio Tardini” të Parmës. Katër herë shënuan para pushimit, me autorë Sensin, Verratin e dy herë Kualjarelën, që u bë shënuesi me moshën më të vjetër në kombëtaren italiane. Pas pushimit, realizuan të rinjtë Moize Kin dhe Leonardo Pavoleti./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono