pensionet

PENSIONET-E-EMIGRANTEVE.mpg_snapshot_01.31-1280x720.jpg
G. P.19:29 | 14/10/2018

Numri i emigrantëve shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë prej vitesh jashtë vendit tone është i shumtë në numër, por sa e lehtë apo e vështirë do të jetë për ta nohja e kontributit të pensioneve nga qeveria shqiptare. Kreu i ISSH bën të ditur vendet me të cilët kemi arritur marrëveshje reciproke dhe me ata që jemi në negociata.

Prej disa vitesh qeveria shqiptare ka zhvilluar dhe finalizuar marrëveshje me disa shtete të ndryshme për njohjen e kontributit të pensioneve të mijëra emigrantëve shqiptarë. Vetë kreu i Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado bën të ditur për ABC News se me cilat shtete kemi dakordësi për njohjen reciproke të kontributeve të pensioneve

Astrit Hado, kreu i ISSH: “Të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë një periudhë vjetërsie pune në Shqipëri dhe kanë emigruar e punojnë në vende të tjera, në qoftë se nuk plotësojnë 15 vjet vite pune në Shqipëri, hyn në lojë instrumenti i marrëveshjeve qeveritare. Ne aktualisht kemi marrëveshje me disa shtete: Turqi, Gjermani; Hungari; Rumani; Maqedoni; Luksemburg; Belgjikën, të cilat janë në fuqi. Më 1 dhjetor fillon dhe zbatohet dhe marrëveshja me Austrinë. Janë gati dhe dokumentat për tu nëndhkruar me marrëveshjen me Zvicrën, nga pikëpamja teknike është e realizuar e gjitha. Në të njëjtën situatë është dhe marrëveshja me Kanadanë.”

Nga ana tjetër kreu i ISSH tregoi se në çfarë faze jemi në lidhje me procesin për marrëveshjet me Greqinë dhe Italinë, vende në të cilat jeton pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë.

Astrit Hado, kreu i ISSH: “Për sa i përket fillimit të një marrëveshje me Greqinë dhe me Italinë gjërat janë pak më ndryshe. Me palën greke, për hir të së vërtetës nuk është se kemi një zhvillim të ri. Me palën italiane janë bërë disa takime të karakterit teknik për fillimin e negociatave, por jemi akoma në pritje të dakortësisë apo reagimit të palës italiane.”

Kreu i ISSH deklaroi se qeveria shqiptare pritet të zgjerojë gjithnjë e më shumë hartën e marrëveshjeve për njohjen e kontributeve ku jetojnë emigrantët shqiptarë kudo që ndodhen./abcnews.al

SHQIPERIA-EFEKTET-E-MOSHIMIT.mpg_snapshot_00.22-1280x720.jpg
G. P.16:45 | 26/09/2018

Shqipëria është një ndër shtetet e fundit në Europë që po përballon efektet e moshimit. Mosha mbi 65 vjeç përben 13% të popullsisë, ndërkohë që rreth 92 mijë persona të kësaj grupmoshe jetojnë të vetmuar. Rreth 50% e të moshuarve vuajnë nga sëmundje kronike, ndërkohë që 25% nuk kanë mundësi financiare të blejnë ilaçe.

Popullsia në Shqipëri po plaket me shpejtësi dhe vendi ka nisur të përjetojë efektet e moshimit. Nëse në vitet ’90 mosha mbi 65 vjeç përbënte rreth 3.5% të popullsisë, sot ka arritur në 13% e saj. Ndërkohë që sipas Rrjetit Shqiptar te Moshimit 1/3 e të moshuarve e konsiderojnë veten të varfër. Mbi 15% nuk kanë mundësi të shkojnë tek mjeku dhe rreth 25% nuk përballojnë dot financiarisht blerjen e ilaçeve, megjithëse 50% e të moshuarve vuajnë nga sëmundje kronike.

Alban Ylli, specialist, Rrjeti Shqiptar i të Moshuarve: “Duhet më shumë guxim për të vendosur prioritetet në Shqipëri në drejtim të adultëve të vjetër dhe të moshuarve. Po fillojmë të flasim për moshën e katërt në Shqipëri. Tradita e shërbimeve shëndetësore shqiptare është shumë e vogël në këtë drejtim. Për fat të keq nuk kemi nga e shkuara traditë shërbimesh për të moshuarit, shërbime geriartrikepo të tjera si këto.”

Ndërkohë, 92 mijë pensionistë jetojnë të vetmuar. 5% e të cilëve janë tërësisht të izoluar. Në këto kushte, sipas shoqatës së pensionistëve, shtëpitë e të moshuarve nuk janë zgjidhje. Kryetari i saj thotë se shteti duhet të paguaj kujdesatarë për të moshuarit.

Faik Xhani, Shoqata “Pensionistët e Shqipërisë”: “Për shembull ne kemi kapacitet gjithsej prej 800 veta në azil. Si do t’i përballojë këto të moshuar? Çdo njeri duhet të ketë sa pensioni social, rreth 10 mijë lekë të rinj. Ne i kemi sugjeruar qeverisë që nëse nuk janë mundësitë për rritje pensioni totalisht, atëhere le ta fillojmë nga ato pensione që janë më të vogla, për një sasi njerëzish të paktën për t’u afruar tek të tjerët. Konkretisht për pensionet minimale ne mendojmë që të paktën të rriten 10% dhe në tërësi 5% në total.”

Specialistët theksojnë se institucionet duhet të përgatiten për probleme të tilla. Integrimi i shërbimeve shëndetësore me ato sociale është një ndër sugjerimet e tyre./abcnews.al

SINKRON-AHMETAJ-PER-PENSIONISTET.mpg_snapshot_00.35-1280x720.jpg
G. P.12:10 | 04/09/2018

Se cila qeveri ka dhënë më shumë para për shtresat në nevojë dhe pensionistët i ka dhënë përgjigje ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke publikuar shifrat e ministrisë që drejton.

Po ta shikoni kam bërë një krahasim të qeverisjes 8 vjeçare të PD-së dhe qeverisjes 4-vjeçare të PS-së. Totali i qeverisjes së Partisë Demokratike ka qenë 10.5 miliardë në 8 vite. Po ta shikoni profilin e dhënies së bonusit gjatë qeverisjes së tyre është një herë në dy vjet gjatë viteve elektorale. Ndërsa po ta shikoni atë që kemi bërë në 4 vite është 11.3 miliardë.

Nuk i ka përballë deputetët e opozitës në mbledhjen e parë të Komisionit të Ekonomisë për këtë sesion të tretë parlamentar, por nëpërmjet medias i kërkon të mos e vazhdojnë më debatin për shtresat nën nevojë.

“Pra për qytetarët që duan të dëgjojnë kjo e mbyll atë debatin se kush ka dhënë më shumë, se kush ka pas vëmendje më shumë, kush ka tentuar të manipulojë financat publike në funksion të interesave elektorale.”

Me gjithë goditjen që ka dhënë kursi sërish balanca është e garantuar tha ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

 “Miratimi i një fondi në masën 3 miliardë lekë në shpërblimin e pensionistëve. Rreth 5 mijë lekë të reja në fund të vitit për pensionist për tu akorduar.”

Erjon Braçe: “Ma kujtuat juve, nuk do doja ta përmendja ne kemi premtuar 7 deri në 10 mijë lekë të reja për individ.Unë vazhdoj të insistoj qoftë tek pagat minimale qoftë tek pagat mesatare. Më lejoni t’jua ilustroj, kam marrë shifra prej jush. Shifra të xhiros vjetore dhe natyisht të fitimit të deklaruar gjatë viti që shkoi. Është e paimagjinueshme që një deputet i republikës së Shqipërisë të deklarojë fitim si aksioner, si pronar 10 milionë dollarë në vit, ndërkohë që ne diskutojmë 5 mijë lekëshin e pensionistëve”.

Në prezantimin e aktit normativ për buxhetin e vitit 2018, ministri Ahmetaj pasi renditi rekordet e arritura tregoi edhe goditjen e vetme që ka pësuar buxheti sipas tij.

“Për shkak të mbivlerësimit të lekut buxheti ka pësuar një goditje prej gati  miliardë lekë vetëm në kuadrin kohor brenda 8 muajve.”/abcnews.al

vlcsnap-error308-1280x720.jpg
ent ela12:05 | 24/02/2018

Një protestë historike është cilësuar ajo e pedagogëve të 64 universiteteve britanike, të cilët në kundërshtim me reformën e pensioneve kanë anuluar leksionet për 14 ditë. Por studentët në Oxford kërkojnë që t’iu kthehet pagesa e bërë në fillim të viti shkollor: 10 mijë euro.

Janë anuluar leksionet në auditoret e universitetit të Oxford në Britaninë e madhe, si pasojë e një proteste të pedagogëve. Këta të fundit janë kundër reformës së re të pensioneve. Por greva e tyre nuk ka prekur vetëm Oxford por dhe 63 universitete të tjera në të gjithë vendin. Janë plot 14 ditë që sallat e universiteteve do të jenë bosh. Por protesta e tyre nuk është mirëpritur nga studentët të cilët paguajnë një tarifë vjetore prej 10 mijë eurosh. Për këtë arsye 67 mijë prej tyre kanë firmosur një peticion me anë të cilit kërkojnë që të marrin përsëri paratë e paguara në fillim të vitit

Pedagogët kanë bërë të ditur se nuk do të kthehen në auditore për të rekuperuar leksionet e humbura. Reforma e pensioneve sipas qeverisë konservatore do të shërbejë për të ndihmuar universitetet. Por sindikata e profesorëve këmbëngul për të kundërtën duke thënë se do të reduktohen pensionet me rreth 10 mijë stërlina në vit. /abcnews.al

vlcsnap-error925-1280x720.jpg
ent ela15:09 | 12/01/2018

Shtetasit  shqiptarë të cilët kane 5 vite punë e kontribute sigurimesh në Itali, përfitojnë një pension pleqërie nga ky shtet.

Të jesh pensionist dhe i kënaqur. Eshtë rasti i disa pensionistëve shqiptarë të cilët e konsiderojnë veten me fat sepse falë punës së tyre në dy shtete, përfitojnë dy pensione.

Kjo është zonja Zdife Pulaj, 70 vjeçe e cila përfiton pension nga Shqipëria dhe Italia. Historia e saj është e thjeshtë, por mbreslënëse.

Fatmir Çekiri është një 68 vjecar që njëlloj si zonja Pulaj, ka nisur procedurat për përfitimin e pensionit nga Italia, vend ku ka punuar për 6 vite.

Këto pensione që sigurohen nga Italia janë një realitet deri tani për rreth 25 pensionistë.

Beskida Aliaj, specialiste në fushën e pensioneve, drejtuese e patronatit INAS CSL në Shqipëri,  na shpjegon proccedurat që duhet të ndjekin emigrantët për përfitimin e pensioneve të tyre.

Pensionistët emigrant mund të përfitojnë edhe një lloj tjetër pensioni, ku nuk është e domosdoshme heqja e rezidencës nga Italia.

Ndërkohë po punohet për nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale, e cila synon bashkimin e periudhave kontributive të fituara në shqipëri e itali.  Aktualisht vendi ynë ka një marrëveshje të tillë me Belgjikën, Luksemburgun, Turqin, Gjermanin, Ccekin, Rumaninë, Hungarinë Austrinë, Kanadanë dhe Maqedoninë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono