peng

kamza-1280x720.jpg
So Nila10:39 | 18/01/2020

Vijon të mbahet peng 49 vjeçari Jak Prenga, i cili u mor pa dëshirë nga dy persona të maskuar dhe u fut në makinë.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e autorëve të kësaj ngjarje dhe shkaqet e pengmarrjes.

Sipas policisë 49 vjeçari para se të merrej peng është dhunuar fizikisht nga dy autorët dhe më pas është marrë në makinë dhe janë larguar nga vendi.

Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës, ku dëshmitarët u kanë treguar shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar.

Gjithashtu bëhet me dije se nga pamjet e kamerave të sigurisë është bëri i mundur zbulimi i pengamarrësit por jo i autorëve. Ndërkohë uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje të një makine, e identifikuar nga kamerat e sigurisë, por të paktën deri në orët e mbrëmjes nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhjes së autorëve ./abcnews.al

kukes-lumas-1280x716.jpg
nev ila17:22 | 03/11/2019

Mungesa e një rruge automobilistike mban peng zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në Fshat të Kukësit.  Përmirësimi i infrastrukturës është e vetmja kërkesë e banorëve të kësaj zone me një potencial të madh për zhvillimin e turizmit malor.

Hasan Karanxha, është më i moshuari në këtë zonë. Mban mbi supe 85 vite e për asnjë çast nuk ka hequr veshjen tradicionale të krahinës së Lumës. 85 vjeçari ka lindur dhe jeton në Fshat të Kukësit. 1100 metra mbi nivelin e detit. Një ndër zonat më të vështira për të jetuar në Kukës .

Shtëpitë vitet e fundit thuajse janë boshatisur. Nga 170 familje vetëm 50 kanë zgjedhur ta vijojnë jetesën në Fshat. Hatixhe Desa na tregon se pse nuk është larguar.

Banorët  nuk heqin dorë nga blegtoria. Kryesisht merren me mbarështimin e deles. Ndonëse në  fshat përllogariten më shumë se 1 mijë krerë nuk ka baxho. Banorët qumështin e deleve e dërgojnë për ta përpunuar në Kala të Dodës në Dibër.

Zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë në këtë zonë po e pengon mungesa e infrastrukturës. Më shumë se 8 kilometra rrugë ndan fshatin Fshat nga rruga Kukës- Peshkopi.

Në fshat kurrë më parë nuk janë mbledhur kështu.  Shkolla është rikonstruktuar dhe ka zgjidhur njërin prej problemeve. Ndërsa kryebashkiaku Safet Gjici thotë se projektet infrastrukturore do ti shohë me prioritet.

Natyra, blegtoria, bujqësia, bimët mjekësore favorizojnë zhvillimin e turizmit malor në zonë ndërsa banorët që kanë zgjedhur të jetojnë këtu kanë vetëm një kërkesë, ndërtimin e rrugës automobilistike./abcnews.al

Thaci-berisha.jpg
ad min13:00 | 31/05/2019

Ish-presidenti Sali Berisha dhe ai aktual i Kosovës, Hashim Thaçi nga dy ekrane të ndryshme kanë hedhur akuza të ndërsjellat për njëri-tjetrin, për përfshirje apo njohuri në ekzekutime politike të kohës së pasluftës.

Nga dy studio të ndryshme, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë drejtuar akuza të ndërsjellat në drejtim të njëri- tjetrit.

Për RTV Dukagjini, Thaçi akuzoi ish-kryeministri Berisha se ka lidhje me vrasjen e gazetarit Ali Uka më 30 korrik të 1997-ës.

Thaçi: “Është e vërtetët se Ali Uka ato ditë pretendonte se kishte zbuluar dhe donte të botonte në shtyp të vedetën e vrasjes së atdhetarit Remzi Hoxha. Sipas Aliut kishte bërë takime dhe bisedime të fshehta në Ohër mes Sali Ramë Berishës, Sllobadan Millosheviçit dhe Kiro Gligorovit. Rrëfimi i Aliut të çonte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës. Dhe pretendimi i dytë i gazetarit Ali Uka ishte se kishte zbuluar tërë skenën e qëndrimit të Arkanit në Shqipëri. Aty Aliu fliste me fakte se Sali Ramë Berisha ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të Arkanit dhe Legias në Fushë-Krujë dhe Shkodër”.  

Nga një tjetër ekran i Kosovës, edhe ish-presidenti Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Thaçit, i cili sipas tij është peng i dosjeve të Beogradit.

Berisha: “Di që janë rreth 200 dosje për 200 anëtarë dhe drejtues lokalë dhe qendrorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ekzekutuar për qëllime politike. Nuk janë llogaritur ata që janë vrarë gjatë luftës pëor pasi ëhstë futur NATO në Kosovë”.

Acarimi i retorikës mes ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ndodhi rreth një vit më parë, pas artikulimit nga ky i fundit të tezës për korrigjimin e kufijve të Kosovës./ABC News Albania 24/7

berisha.jpg
ad min23:27 | 30/05/2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se rreth 200 eksponentë të politikës kosovare janë ekzekutuar në periudhën e pasluftës. I ftuar në emisionin “Pressing”, Berisha ka nënvizuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dijeni për këto vrasje dhe është peng i dosjeve të Beogradit.

“Janë rreth 200 dosje për drejtues dhe anëtarë të LDK-së të ekzekutuar për qëllime politike. Këto janë ato që unë di. Këtu nuk janë llogaritur ata që janë vrarë gjatë luftës, por pasi është futur NATO në Kosovë. Në këtë kontekst është jashtë çdo dyshimi se “argati” është peng i dosjeve të tij. Kur një njeri, përfaqësues i vendit dhe kombit të tij shkon për të shitur territore e troje, të gjitha këto e kanë bazën tek dosjet e Vukçeviçit. Unë nuk di asnjë krim konkret të këtij apo atij, por di se je në konflikt interesi, ndaj largohu nga dialogu me Serbinë”, tha Berisha./ABC News Albania 24/7

 

policia-9-1280x737.jpg
ent ela15:36 | 28/02/2019

Tre shqiptarë dhe dy marokenë janë arrestuar nga policia italiane në Komo, si pjesë e një bande që ka mbajtur peng dhe ka abuzar me katër minorene. Dy prej tyre akuzohen dhe për shpërndarje marijuane.

Pesë të rinj, tre maxhorenë dhe dy minorenë, mes tyre tre shqiptarë, janë arrestuar nga policia italiane në Komo me akuzën se kanë sekuestruar katër adoleshente, duke i mbajtur mbyllur për orë të tëra në një dhomë, dhe duke abuzuar me të paktën njërën prej tyre, një 16 vjecare. Të pestë, sipas hetuesve kanë vepruar si një bandë ndaj vajzave.

Episodi që coi në pranga pesë të rinjtë ka ndodhur disa kohë më parë në apartamentin e njërit prej të arrestuarve, ku pesë shokët, tre shqiptarë dhe dy marokenë të moshës nga 17 deri 19-vjeç, kishin ftuar katër vajzat, të gjitha italiane dhe minorene.

Sipas akuzës, djemtë në gjendje  të dehur dhe nën efektin e drogës, i kanë mbyllur në një dhomë duke i mbajtur për më shumë se tre orë duke i kërcënuar se do i hidhnin nga dritarja. Dy minorenët 17-vjeçarë akuzohen dhe për posedim dhe shpërndarje droge të llojit marijuanë./abcnews.al

policaaaa.jpg
ad min12:11 | 26/06/2018

Gjykata e Beratit e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Admir Duros, dhe vendosi ndaj tij masën e “arrestit me burg”.  Gjykata vendosi të njëjtën masë që kërkoi prokurori Olgert Rumnici ndonëse pala mbrojtëse kërkoi caktimin e një mase më të lehtë sigurie për shkak të gjendjes së tij të rëndë të shëndetit mendor.

Por kjo nuk u mor parasysh nga kryetari i trupit gjykues, Durim Hasa. Dhe në sallën e gjyqit Duro ka shfaqur probleme me shëndetin mendor, por për shkak të mos kryerjes së vizitave mjekësore nuk ka pasur prova për t’u paraqitur në gjykatë që dëshmojnë problemet e tij mendore.

Ngjarja për të cilën akuzohet Duro ndodhi tre ditë më parë në lagjen “30 Vjetori”, ku 42 vjeçari mbajti peng për orë të tëra djalin e tij 17-vjeçar nga frika mos e braktiste. Më pas, ai hipi në soletën e pallatit, ku për më shumë se tre orë kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë./abcnews.al

admir-duro.jpg
ad min14:04 | 24/06/2018

17-vjeçari Albert Duro tregon versionin e tij për ngjarjen e një dite më parë për të cilën u tha se po mbahej peng nga babai i tij. Ai kundërshton këtë version duke dhënë detaje të tjera. Ndërkohë, policia e ka arrestuar Admir Duron, i cili përveç pengmarrjes akuzohet edhe për dhunë ndaj policisë.

U raportua zyrtarisht se 43-vjeçari Admir Duro në Berat, të shtunën kishte marrë peng djalin e tij 17-vjeçar të cilin e linte pa ushqim. Por një ditë pas ngjarjes, i riu hedh dritë për një tjetër version.

Adoleshenti Albert Duro thotë se nuk ishte peng i babait. Por çdo gjë ndodhi pasi telefonoi policinë për ta trembur sepse po debatonin. Kur policia i ra derës me forcë,  babai u irritua dhe nuk pranoi ta hapte, thotë ai pa treguar fytyrën.

Albert Duro: “Thjeshtë mora policinë për një moment sepse nuk po më linte të dilja, kishte merak edhe njoftova policinë vetëm për ta trembur. Më pas, ata erdhën nga dera, po godisnin. Dola nga çatia për t’i thënë ndaloni, mos i bini më se u nervozua shumë”.

Në të vërtetë orët e negociimit midis policisë dhe 43-vjeçarit morën përmasa të frikshme për shkak se personi njihej me probleme mendore. Banorët thonë se në rrugë, Duro ishte i qetë, por në shtëpi ishte ndryshe. Ata tregojnë se dy vjet më parë ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës.

“Njeri agresiv ishte për vetveten ai. Vetëm bërtet në shhtëpi, presioni që i bënte të birit”.

“Këtu jo e jo, po brenda në shtëpi. Çdo shtëpi ka halle”.

17-vjeçari është djalë i vetëm dhe jetonte me të atin që prej moshes 1 vjeç, kohë kur ndodhi divorci i prindërve të tij. Në njoftimin zyrtar të Policisë së Beratit, Admir Duro, akuzohet për pengmarrje dhe dhunë psikologjike ndaj djalit të tij. Ai u arrestua dhe akuzohet edhe për kundërshtim dhe dhunë ndaj policisë. Kjo, me kohën kur ai nga çatia e shtëpisë qëllonte tjegulla e sëpatë./abcnews.al

vlcsnap-error777-2-1280x720.jpg
ad min10:52 | 24/12/2017

Një taksist është marrë peng dhe është dhunuar nga persona që ende nuk janë identifikuar. Sipas policisë, Bujar Elezi 48 vjeç nga Durrësi, mori në taksinë e tij dy pasagjerë durrsakë për ti çuar në Vlorë. Por në afërsi të rrugës Levan-Fier ata e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë futur në bagazh të mjetit. Autorët e kanë zbritur dhe lënë në rrugë midis fshatrave të Kërkovës dhe Bunavisë dhe janë larguar bashkë me mjetin tip Benz. Bujar Elezi u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Prej mbrëmjes së djeshme janë organizuar shërbimet policore dhe janë ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve./abcnews.al

vlcsnap-error131.jpg
ad min12:05 | 06/11/2017

Banditët shqiptarë të drogës rrëmbejnë të afërmit e moshuar të rivalëve të tyre, për borxhe të vogla deri 200 paund. Një taktikë e përdorur shpesh nga grupet kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe, e që ka bërë bujë në mediat vendase.

Në disa dëshmi të tyre, zyrtarë të lartë të policisë britanike thonë se banditët shqiptare marrin peng prindërit dhe gjyshërit e pjesëtarëve të bandave rivale të narkotrafikut. Në këmbim të lirimit të tyre, u kërkojnë para, drogë ose territor për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

E përditshmja britanike Daily Mail shkruan se kriminelët e këtij shteti të vogël – siç e përshkruajnë Shqipërinë – janë kaq të dhunshëm dhe të pamëshirshëm, saqë kanë bërë zap edhe grupet kriminale tradicionale në Angli.

Ju nuk mund ta imagjinoni se sa të pamëshirshëm janë ata -Disa prej bandave tradicionale janë shkrirë përballë brutaliteti absolut të shqiptarëve. Këto janë pa dyshim bandat më të këqija që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë – shkruhet në një letër të policisë së Berkfordshajërit drejtuar mediave të interesuara për këto raste.

Policia britanike ka zbuluar edhe disa raste kur banditët shqiptarë modifikojnë  automjete lluksoze dhe i përshtasin për të fshehur paratë e fituara nga aktivitetet kriminale, për ti dërguar më pas në vendlindje. Përmendet rasti i një viti më parë kur Vladimir Cahani dhe bashkëshortja e tij Ardita u kapën në përpjkeje për të kontrabanduar 130 mijë euro me makinë e tyre.

Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe shifrat e fundit tregojnë se vetëm 32 mijë shqiptarë jetojnë në Britani, nga këto 572 prej tyre janë në burg.

 

22854841_10212549777198375_1530511060_n.jpg
ad min15:10 | 26/10/2017

Politikanët gjermanë tregojnë se çështja e emigracionit dhe klimës po mbajnë peng formimin e koalicionit qeverisës. Ekspertët shprehen se do duhen muaj, para se të formohet një qeveri e re, duke lënë kështu Gjermaninë të dobësuar politikisht. Në Gjermani vazhdojnë bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeverisës pas zgjedhjeve federale. Politikanët e 3 partive në negociata sinjalizojnë se është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje mes palëve në çështje si emigracioni dhe politika për klimën. Kancelarja Angela Merkel po përpiqet të bashkojë aleancën e përçarë me konservatorët, të cilët pësuan një disfatë të rëndë në zgjedhjt e muajit të kaluar. Ndërsa po bisedon dhe me dy parti të tjera që nuk kanë eksperiencë në nivel federal. Politikanët shprehen se do duhen muaj për të formuar koalicionin, duke lënë kështu një Gjermani të dobët politikisht ndërsa Bashkimi Europian e shikon si vendin më të pasur për udhëheqje në reformën e qeverisjes brenda bllokut. Në raundin e parë të bisedimeve, Unioni Kristiandemokrat CDU dhe ai Kristiansocial CSU, partia Demokratët e Lirë FDP dhe të Gjelbrit gjetën baza thelbësore të përbashkëta në politikën fiskale. Por nga ana tjetër të gjitha partitë e përfshira në negociata kundërshtojnë me forcë politikën e Merkel për kufinj të hapur ndaj emigrantëve. Me konkretisht CSU e akuzon kancelaren si shkaktaren kryesore të humbjes në zgjedhje dhe të forcimit të partisë ekremiste Alaternativa për Gjermaninë që arriti të hyjë në parlement për herë të parë në histori. Emigrantët dhe klima Këto janë çështjet që pengojnë formimin e koalicionit qeverisës në Gjermani Politikanët gjermanë tregojnë se çështja e emigracionit dhe klimës po mbajnë peng formimin e koalicionit qeverisës. Ekspertët shprehen se do duhen muaj, para se të formohet një qeveri e re, duke lënë kështu Gjermaninë të dobësuar politikisht. Në Gjermani vazhdojnë bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeverisës pas zgjedhjeve federale. Politikanët e 3 partive në negociata sinjalizojnë se është shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje mes palëve në çështje si emigracioni dhe politika për klimën. Kancelarja Angela Merkel po përpiqet të bashkojë aleancën e përçarë me konservatorët, të cilët pësuan një disfatë të rëndë në zgjedhjt e muajit të kaluar. Ndërsa po bisedon dhe me dy parti të tjera që nuk kanë eksperiencë në nivel federal. Politikanët shprehen se do duhen muaj për të formuar koalicionin, duke lënë kështu një Gjermani të dobët politikisht ndërsa Bashkimi Europian e shikon si vendin më të pasur për udhëheqje në reformën e qeverisjes brenda bllokut. Në raundin e parë të bisedimeve, Unioni Kristiandemokrat CDU dhe ai Kristiansocial CSU, partia Demokratët e Lirë FDP dhe të Gjelbrit gjetën baza thelbësore të përbashkëta në politikën fiskale. Por nga ana tjetër të gjitha partitë e përfshira në negociata kundërshtojnë me forcë politikën e Merkel për kufinj të hapur ndaj emigrantëve. Me konkretisht CSU e akuzon kancelaren si shkaktaren kryesore të humbjes në zgjedhje dhe të forcimit të partisë ekremiste Alaternativa për Gjermaninë që arriti të hyjë në parlement për herë të parë në histori.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono