pemet

ALARMI-BRUMBULLI-I-MAJIT-1280x720.jpg
ent ela17:10 | 27/06/2019

Në Kurbin fermerët po kalojnë një situatë të rëndë. Vreshtat po u shkatërrohen nga një insekt që quhet Brumbulli Majit.

Aq i shpifur është ky insekt saqë për pak minuta mund të shkatërrojë një vresht të tërë. Quhet Brumbulli i Majit. Turma sulmon çdo të mbjellë në këtë stine. Kryesisht në pemëtari.

Në Kurbin, Brumbulli i Majit po bën namin. Dëmet janë të mëdha dhe fermerët shumë të pafuqishëm për t’i mbrojtur.

“Jam lodhur me pompa, kam shpenzuar shumë dhe nuk kam mundur. Sivjet e kam lënë të bëjë qejf nuk kam ça bëj”.

Këtë vit nuk ka patur spërkatje të zonave ku rritet ky insekt. E për pasojë janë shumuar aq sa të fusin frikën.

“Është një insekt mjaft i dëmshëm, ha gjethen e pemës. Gjethja është mushkëria, i bën dëm, i pengon në zhvillim. Është njëlloj sikur t’i heqësh njeriut mushkërinë”.

Në këtë zonë fermerët po falimentojnë. Por kjo është pak, nëse ky insekt pasi të përfundojë me bimët e pemët, të të futet në shtëpi. /ABC News Albania 24/7

shkoder-1280x705.jpg
Sej rie15:30 | 14/05/2019

Në Shkodër qarkullimi mbetet një nga shqetësimet kryesore për banorët. Përveç mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve dhe këmbësoret, një tjetër shqetësim janë pemët dekorative që bllokojnë fushëpamjen në rrugë.

Këmbësoret këtu në Shkodër nuk duan t’ia dinë për makinat. As shoferet për ta. Kurse biçikletat as për këmbësoret e as për shoferët. Qarkullimi në këtë qytet është një sfidë më vete.

Mbase jo rastësisht prej kohesh është thënë;  shkodranët nuk dinë të ecin. Por problemeve të përhershme të lëvizjeve në Shkodër u janë shtuar edhe pemët dekorative.

Te pa-sistemuara apo mbjellë pa ndonjë projekt ekspertësh ato po bëhen pengesë. Një qytet pa pemë e gjelbërim do të ishte mallkim. Megjithatë shpërthimi i tyre në lulëzim saqë mbulojnë krejt pamjen e rrugës, ka tërhequr vëmendjen e banorëve të këtushëm.

Rruga dalëse nga Shkodra ku edhe frekuentimi është mjaft i lartë ka mjaft problematike.  E njëjta situatë edhe në qendër të qytetit. Pishat dhe selvitë kanë depërtuar jashtë sipërfaqe së tyre.

Në Shkodër u ndërtuan 2 unazat kryesore me qëllim shmangien e trafikut në qytet. Por në ditët me reshje lëvizja kthehet në kaos. Akoma më e rëndë është gjendja kur në qytetin verior kur vijnë emigrantët apo është sezon turistik.

SIMON SHKRELI

GAZETAR I ABCNEWS, SHKODËR

KLOSI-PER-GJELBERIMIN-E-SHKOLLAVE-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela17:06 | 22/02/2019

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit dhe ajo e Arsimit kanë lançuar nismën për gjelbërimin e shkollave.  Nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ministri Klosi u bëri thirrje qyetarëve të kontribuojnë për shtimin e hapësirave të gjelbra dhe të mbjellin pemë në ish-venddepozitimet e mbetjeve.

Një shkollë, një parcelë!

Kjo është nisma më e re ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit dhe ajo e Arsimit me qëllim ndërtimin e kurorës së gjelbër në institucionet arsimore. Nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u shpreh se kjo fushatë ka një qëllim më të madh se kaq.

“Ne na duhet që këtë ta kthejmë në një aksion shumë më të madh që ka të bëjë me mbrojtjen nga erozioni, me gjelbërimin e zonave që për vite e vite kanë qenë venddepozitime për mbetjet urbane, na duhet që ta kthejmë këtë në një aksion që pemët për komunitetin, sidomos për zonat rurale të shndërrohen në një fuqi ekonomike”.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit iu kërkoi drejtorëve të shkollave dhe atyre të drejtorive rajonale arsimore të përfshihen në fushatën “Krijo oksigjenin tënd” dhe të edukojnë brezat e rinj për të mbjellë sa më shumë pemë në datat 1 dhe 2 mars, në zona të mbrojtura, pranë lumenjve e kudo ku ka gjelbërim./abcnews.al

49512203_444220469444689_2555294005390737408_n-1280x853.jpg
ent ela14:58 | 06/01/2019

Në këtë fillim viti kreu i Bashkisë së Tiranës, i shoqëruar dhe nga personazhe publike, po vazhdon fushatën e mbjelljes së pemëve në kryeqytet.

Kreu i Bashkisë Tiranë ka vijuar fushatën e mbjelljes së pemëve edhe në këto ditë të ftohta janari. Nismës së kryebashkiakut iu bashkua profesori dhe përkthyesi i gjuhës frënge Ilia Lëngu.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, secili sipas mundësive, mbjellja e një fidani është e përballueshme për të gjithë. Pra, nëse secili prej nesh i dedikon një pemë fëmijëve të tij, prindërve, gjyshërve, një përvjetori ose një feste të veçantë, praktikisht ka hedhur rrënjë në qytet, jo vetëm në nivelin metaforik, por ka hedhur rrënjë fizike në këtë qytet nëpërmjet këtij kontributi”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu ambicien për mbjelljen e 2 milionë pemëve të reja në kryeqytet, deri në vitin 2030. /abcnews.al

UKRAINE-PEMET.mpg_snapshot_00.33-1280x768.jpg
G. P.19:58 | 21/12/2018

Ideja e një qyteti të Ukrainës për të vendosur pemët e Krishtlindjeve kokë poshtë, ka rezultuar shumë e suksesshme pasi banorët e kanë shpallur menjëherë si vend takimin e preferuar të të dashuruarve.

Në qytetin e Kmelinitski në Ukrainë, në vend të një numri të caktuar çadrash, të cilat qëndronin varur deri në nisjen e stinës së dimrit, janë vendosur pemët e krishtlindjeve. Pemë të stolisura si duhet dhe me drita e fjongo, por të vendosura kokë poshtë. Një ide e cila ka rezultuar shumë e suksesshme, pasi banorët kanë vlerësuar risinë, duke shëtitur poshtë tyre, duke bërë fotografi dhe duke e shpallur si vendtakimin e preferuar për të dashuruarit. Në total janë 130 pemët e Krishtlindjeve të vendosura kokë poshtë dhe çdo gjë ka kushtuar 700 euro. Pemët do të qëndrojnë në vendin e tyre për disa muaj, për t’u zëvendësuar në pranverë me çadrat shumëngjyrëshe./abcnews.al

47320876_1972492376151548_4537664056672124928_n-1280x853.jpg
ent ela15:08 | 02/12/2018

Në vijim të aksionit të Bashkisë së Tiranës për pyllëzimin e qytetit, Fakulteti i Shkencave të Natyrës i dhuron kryeqytetit disa drurë dekorativë të llojit Lofata, të cilët iu shtuan lulishtes “Qemal Stafa” pranë Presidencës. Në fjalën e tij kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se deri në 2030-ën do mbillen 200 milionë pemë.

Fushata e mbjelljes së pemëve e Bashkisë Tiranë duket se ka ndërgjegjësuar mjaft qytetarë si dhe institucione të ndryshme siç është edhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës i cili ka dhuruar drurë dekorativë për lulishten pranë Presidencës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj vlerësoi kontributin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës që iu bashkua nismës së Pyllit Orbital.

Erion Veliaj: Ky është parku i “lofatave”, pemë shumë të bukura të dhuruara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Për të gjithë ne këtu do të jetë një kënaqësi fantastike kur të kalojmë buzë këtij parku; do të themi unë isha aty ditën kur u mbollën këto pemë, e do t’i i shohim teksa rriten bashkë me ne, me familjet tona në qytetin e Tiranës.

Bashkia e Tiranës synon të vendosë një rekord në mbjelljen e pemëve të reja, si pjesë e Pyllit Orbital. “

Erion Veliaj: Ambicja jonë nisi dy vitet e para me nga 100 mijë pemë në vit. Duam që brenda 2030-s në Tiranë të jenë mbjellë 2 milionë pemë, si një mënyrë për të kompesuar 200 mijë makina që sot ka Tirana.

Edhe dekani dhe profesorët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës përgëzuan Bashkinë Tiranë për nismat dhe rëndësinë që po i kushton gjelbërimit të Tiranës. /abcnews.al

UNAZA-E-RE-E-PREMTE.mpg_snapshot_00.44-1280x720.jpg
G. P.14:25 | 30/11/2018

Në Unazën e Re në Tiranë vijon puna për heqjen e pemëve dhe ndriçuesve me qëllim nisjen e zgjerimit të rrugës. Ndërkohë drejtuesit e automjeteve përballen me trafik të rënduar.

Nëse ju duhet të kaloni me makinë nga Unaza e Re në Tiranë, nisuni më herët që të mbërrini në kohë në destinacion. Trafiku është rënduar ende pa nisur ndërhyrjet në rrugën kryesore. Ndërsa automjetet të ndodhura në këtë situtatë tentojnë të gjejnë një mënyre për shpëtuar prej tij.

Ndërkohë punonjësit e bashkisë vijojnë me heqjen e pemëve, ndriçimit e sinjalistikës rrugore në pjesën e mbetur të segmentit nga pallati me shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja”. Bimët dekorative dhe ndriçuesit e kësaj zone sipas bashkisë, do të vendosen në rrugë të tjera të kryeqytetit. Me mbylljen e këtij procesi dhe vlerësimin e të gjitha objekteve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të nise puna për zbatimin e projektit të Unazës së Madhe./abcnews.al

QETESI-NE-UNAZEN-E-RE.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
G. P.14:49 | 29/11/2018

Tensioni që dominoi protestën e banorëve të Unazës se Re në Tiranë mbrëmjen e shkuar, këtë paradite ia kishte lënë vendin qetësisë. Punonjësit e bashkisë kanë vijuar heqjen e pemëve anës rrugës, ndërsa për qarkullimin e automjeteve është vendosur sinjalistikë e re.

Banorët, pronat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe në Tiranë, po përfitojnë nga koha e mbetur për të nxjerrë të ardhurat e fundit para se tu shemben bizneset. Ndërkohë punonjësit e bashkisë po përfundojnë heqjen e pemëve për ti hapur rrugë punimeve për zgjerimin e këtij segmenti.

Në gati gjysmën e rrugës nga sheshi “Shqiponja” drejt shkollës Teknologjike dhe anasjelltas është vendosur sinjalistika e re për qarkullimin e makinave. Devijimi i lëvizjes ka sjellë trafik në të dy anët e këtij segmenti rrugor. Në kantierin e punimeve për zbatimin e projektit te Unazës së Madhe, kanë mbetur gjurmët e protesës së një nate më parë. Parditja e 29 nëntorit kaloi e qetë në Unazën e Re në Tiranë./abcnews.al

KRONIKE-VELIAJ-AMBASADORI-JAPONEZ.mpg_snapshot_00.28-1280x720.jpg
G. P.13:44 | 11/11/2018

Kryebashkiaku Erion Veliaj i shoqëruar nga ambasadori i Japonisë në vendin tonë ka deklaruar se Parku i Liqenit do të pastrohet me mjete moderne dhe ekologjike, duke përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve për kontribut në këtë drejtim.

Bashkia e Tiranës, mbështetur nga Ambasada Japoneze në Tiranë ka pajisur Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit me makineri dhe kosha që mundësojnë një pastrim më të shpejtë dhe efikas të Parkut të Liqenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Makoto Ito, falenderoi këtë të fundit dhe i kërkoi qytetarëve ndihmë në mirëmbajtjen e ambientit.

“Tani na duhet shumë bashkëpunim nga qytetarët, duhet ta mirëmbajmë parkun, t’i hedhim mbeturinat atje ku duhet, të bëhemi pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve, të ulim lëvizjet me makinat private për distancat e vogla, që jo detyrimisht janë të nevojshme”.

Kto të fundit janë i vetmi burim i ndotjes në Tiranë sipas Veliajt ndaj përsëriti thirrjen për përdorimin e biçikletës dhe mbjelljen e pemëve në kryeqytet./abcnews.al

KLOSI-FUSHATE-PER-PYLLEZIMIN-E-PEMEVE.mpg_snapshot_01.32-1280x720.jpg
G. P.15:25 | 10/10/2018

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi çeli fushatën e mbjelljeve të reja. Dy vitet në vijim synimi është shtimi i 20 milionë e 200 mijë pemëve të reja.

20 milionë 200 mijë pemë të reja deri në 2020. Ky është synimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të cilin e bëri të ditur ministri Blendi Klosi, ndërsa çeli sezonin e ri të mbjelljeve.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit dhe Turizmit: “Për ata që duan të kapen tek numri 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020, gjatë sezonit të kaluar e cila për mua padyshim kalon 4 milionë edhe falë detyrimeve që kanë pasur disa kompani të mëdhaja.”

Moratoriumi për pyjet ndërkohë, sipas ministrit te Mjedisit dhe Turizmit, i ka dhënë efektet pozitive.

“Moratoriumi ka bërë një gjë shumë të shkëqyer dhe ka shtuar shumë umrin e pemëve të rejad filizave të rinj kudo, por ama duhen ruajtur nga zjarri, nga menaxhimi dhe nga mosshfrytëzimi. Unë them prap se edhe pse kemi shumë probleme për sa i përket keqmenaxhimit. Ne kemi bërë një gjë të shkëlqyer që kemi prerë motosharrën. Dua të them që pyjet sot janë në një gjendje shumë më të mirë.”

Administrimi i pyjeve mbetetet problem sipas ministrit Klosi edhe pas kalimit tek pushtetit vendor.

“Prandaj na duhet shumë më shumë bashkëpunim me pushtetin lokal dhe sipërmarrjen që sot ka përgjegjësinë kryesore pasi duhet të kuptojmë shfrytëzimin më të mirë, shfrytëzimin pozitiv, pasi nuk jemi kundër biznesit, por jo të atij i cilit dëmton ekonominë e vendit, natyrën dhe mjedisin dhe turizmit shqiptar.”

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit kërkoi bashkëpunimin e specialistëve të fushës për të hartuar një strategji të qartë për ruajtjen e pyjeve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono