Peleshi

vlcsnap-error584-1-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 16/02/2018

Ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Niko Peleshi kanë mbjellë shegë në një prej zonave të Divjakës që deri dje ishte e shkretë. Ata kanë apeluar për pjesëmarrje të të gjithëve në këtë aksion në kuadër edhe të muajit të mjedisit.

Është kohë mbjelljesh.

Shega është prej drurëve frutorë që ka shndrruar  Bedatin, ne Divjake, nga një zone të shkrete ne nje plantaciontë madh të mbjelljes së këtyre pemëve frutorë.

Kjo është arritur nga sipërmarrësi privat pas përfitimit të grandeve të qeverisë shqiptare.

Ndërsa  ministri Klosi i ka kujtuar se në datat 23-24 mars do të jenë ditët ndërkombëtare të mbjelljes së pemëve, në kuadër të muajit të mjedisit.

Ndërsa deputeti i zonës Erjon Braçe dhe investitori i plantacionit të shegëve në Bedat, përveç kthimit të tokës nga tokë djerrë në tokë prodhuese  janë shprehur se investimi i sotëm është edhe një mundësi punësimi për të paktën 1000 banore te zones.

Në këtë zonë janë mbjellë 100 mijë rrënjë shege në një sipërfaqje prej 70 ha./abcnews.al

 

vlcsnap-error514-1280x720.jpg
ent ela16:17 | 13/02/2018

Fermerët nuk do të paguajnë para për matrikullimin e bagëtive. Është shteti që do të paguajë për çdo lindje dhe regjistrim të ri. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në një prej fermave të Bashkisë Durrës.

Është  dita e matrikullimit të bagëtive në një prej fermave të Bashkisë Durrës.

Mesazhi që kryeministri ka për fermërët janë paratë që do tu qëndrojnëë në xhep për matrikullimin e bagëtive, sepse është shteti që do të paguajë për cdo lindje dhe regjistrim të ri.

Kreu i qeverisë këshillon që skemat e reja të mbështetjes financiare të fermerëve dhe agropërpunuesve duhet të shihen si një paketë mundësish të reja për fuqizimin e bujqësisë e blegtorisë./abcnews.al

vlcsnap-error981-1280x720.jpg
ent ela12:13 | 05/02/2018

Çdo investim i ri në vreshtari do të përfitojë deri në 500 mijë lekë për hektar financim nga qeveria. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ftoi fermerët të përfitojnë nga këto skema mbështetëse.

Qeveria shqiptare do të mbështesë me financime fermerët që kultivojnë vreshtarinë. Duke vizituar një fermë me vreshta në zonën e Mamurrasit, ministri i bujqësisë Niko Peleshi, shpjegoi për gjithë fermerët dhe agropërpunuesit, mundësitë e përfitimit nga këto skema financimi.

“Ne në skemën kombëtare kemi parashikuar 3 milionë lekë, e them me të vjetra, që të duken më shumë kuptohet, në fakt nuk janë pak, pra 3 milionë lekë për hektarë për vreshtat, 3 milionë e gjysëm për hektarë për rrushin autokton, 2 milionë për hektarë për vaditjen me pika, pra një vresht me rrush industrial apo tavoline dhe vaditja me pika në total merr rreth 5 milionë lekë për hektarë për investimet e reja. Pikat e grumbullimit,  e përsëris dhe njëherë, magazinat, pikat e grumbullimit, pikat frigoriferike, agropërpunimi deri në 200 millionë nga Skema kombëtare dhe deri në 2 milionë euro për ata më të mëdhenjtë që duan të rriten apo të investojnë në këtë fushë”.

Duke promovuar skemën e mbështetjes financiare për bujqësinë, ministri Peleshi e cilësoi ate si më të madhen dhe më të mirën, gjatë këtyre 27 viteve.

Ai theksoi edhe një marrëveshje me Universitetin Bujqësor të Tiranës, për trajnimin dhe kualifikimin e agronomëve, që do të këshillojnë fermerët./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error286-1280x720.jpg
ent ela12:31 | 01/02/2018

Reforma e Shërbimeve Publike ka qenë tema që ka vënë përballë dy ministra të kabinetit qeveritar me grupet e interesit. Në thelb të kësaj reforme është ulja ndjeshëm e burokracive që rendojnë mbi qytetarin dhe sipërmarrjen.

Shmangia e ecejakeve të qytetarëve me dokumente në duar që duhet të firmosen nga intitucione të ndryshme shtetërore e ka një burim frymëzimi.

Arritjen e këtyre tre objektivave Ministra e Bujqësisë dhe Ministria e Turizmit ka nisur ta konkretizojë me reduktimin e burokracive.

 

E ardhmja është zbatimi online i të gjitha këtyre procedurave. Ministria e turizmit do të paraqesë brenda shkurtit platformën që lejet mjedisore të plotësohen online. Qëllimi pas të gjitha këtyre ndërmarrjeve është një dhe i përbashkët për të gjitha strukturat e shtetit./abcnews.al

vlcsnap-error704-1-1280x720.jpg
ent ela15:55 | 30/01/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, nxit të rinjtë të merren me bujqësi. Sipas tij qeveria do t’u ofrojë mbështetje financiare. Detajet e skemës kombëtare që do të aplikohet, i shpjegoi nga Pogradeci.

Nëse je nën 35 vjeç dhe dëshiron të nisësh një sipërmarrje në bujqësi, blegtori, peshkim e agroturizëm, apo të zgjerosh atë ekzistuese mund të aplikosh për të përfituar mbështetje nga skema financiare e qeverisë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi shpjegoi detajet nga Pogradeci.

“Bizneset e të rinjve, qofshi këtu biznese fillestare, pra start up–e, apo zgjerime të bizneseve ekzistuese. Në qoftë se aplikojnë të rinjtë dhe për konvencion kemi vendosur moshën 35 vjeç, pra nga 22 deri në 35 vjeç, masa e përfitimit rritet me 25 %.

Sapo është marrë miratimi, për pak muaj do të shpallet thirrja për aplikim dhe ndërtimi i strukturave të agroturizmit është pjesë e masave të përfitimit nga ky program. Pra, një mundësi tjetër biznesi do të ishte, që një i ri apo grup të rinjsh në fshatin e tyre, apo në zonën e tyre të ndërtojnë një bujtinë të vogël, së paku me 6 dhoma, një restorant, të marrë një sipërfaqe toke bujqësore, deri në 1 hektar me qira, apo ta blejnë. Të shërbejnë në këtë strukturë agroturistike. Ne mbështesim deri në 20 milionë lekë të reja apo 200 mijë lekë të vjetra këto struktura“.

Nderkohe qeveria ka miratuar hartën e “100 fshatrave” me potencial zhvillimi ku mbështet çdo lloj aktiviteti të hapur nga të rinjtë. Dy prej të cileve janë Lini dhe Tushemishti në Pogradec.

Në këto fshatra mbështetet çdo lloji aktiviteti i të rinjve, biznesi i vogël, çdo lloji biznesi, jo domosdoshmërisht nga fusha e bujqësisë, gjithçka tjetër, që zhvillohet në fshat me një grant prej 5 milionë lekë të vjetra.  Pra, ka shumë rëndësi për ata që duan të punojnë, ka shumë mbështetje financiare për ata që duan të punojnë në fushën e bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit. Vetëm, duhet të keni vullnet dhe të besoni, që nuk të vjen suksesi, as ekonomik, dhe as profesional, duke pritur dhe duke u ankuar.

Për vreshtarinë mbeshtetja nga skema e subvencionit, do të jetë për mbjellje vreshti (mbjellje të reja), me kultivarë për rrush tavoline në vlerën 300 000 (treqind mijë) lekë/ha dhe per vreshta me kultivarë autokton do të arrijë vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha./abcnews.al

vlcsnap-error484-2-1280x720.jpg
ent ela12:16 | 26/01/2018

Ministria e Bujqësisë po nxit fermerët shqiptarë të orientohen drejt 15 kulturave të reja, të përzgjedhura si potenciale shumë të fuqishme për eksportin shqiptar. Sipas ministrit Niko Peleshi, bujqesia komerçiale duhet të dale mbi bujqësine e mbijetesës. Qeveria nga ana e saj është e gatshme të afrojë fermerin me grumbulluesin dhe t’i mbështesë me subvencione 50 % të vlerës së fidanëve.

Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë: Ja  ku kemi një investitor të gatshëm, të partnerizojë me fermerët. Zotëria është fermer në fushën e bostanëve, të shalqirit, ka rreth 20 hektarë që punon. Është i gatshëm ta modernizoje fermën, ta zgjeroje atë, të marrë toka të tjera, por natyrisht janë problemet, që unë thashë pak më lart. Duke i bërë bashkë grumbulluesin dhe fermerin dhe pas tyre, shtetin me subvencionet, me skemën e subvencioneve, që do të fillojmë këtë vit, me IPARD-in që fillon nga mesi i vitit, duke mbështetur 50 % të vlerës të fidanëve për grumbulluesin, duke mbështetur si në rastin e shalqirit psh, 3 milionë lekë të vjetra për hektare, mbjelljet e reja.

Sipas ministrit Peleshi, përmes kesaj formule te quajtur “bujqësia me kontratë” , do të vazhdojnë të shtohen fermat komerciale. Ministri i bëri deklaratat në një sipërmarrje për grumbullimin dhe eksportin e gështenjave, një kulturë bujqësore e renditur nga qeveria mes 15 të tillave, të kërkuara për eksport./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error849-1280x720.jpg
ent ela15:21 | 23/01/2018

94 milionë euro do të lëvrohen për të mbështetur bujqësinë shqiptare. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural deklaroi se Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe përfitoi financime nga program IPARD i Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare.

 

Bashkimi Europian i ka çelur dritën jeshile bujqësise shqiptare. Vendi yne ka përfituar fonde nga programi IPARD një bashkëpunim i BE-së me qeverinë.  Financimi shkon në 94 milionë euro ku Bashkimi Europian lëvron 71 milionë dhe buxheti i shtetit 23 milionë.

Kemi një dritare financimi ndoshta më të madhe sesa kapacitetet tona institucionale por edhe të sektorit.

IPARD mbështet me 34 milionë euro investimet në fermë. Masa e financimit fillon nga 10 mijë euro në 500 mijë.

Në zonat malore 70 për qind të investimit në fermë, pra që mbulohet nga granti. Ndërkohë 5 për qind më tepër jo 60 por 65 për qind marrin fermerët e rinj nën 40 vjeç që shkon në një linjë me skemën e mbështetjes së bujqësisë.

Investimet në industrinë e përpunimit të qumështit, mishit apo fruta –perimeve do të mbështeten me 26 milionë euro.

Në këtë kategori dhe financohet 50 për qind e investimit dhe deri në 2 milionë euro.

Financimet do të shkojnë edhe për të mbeshtetur ekonomitë e tjera jobujqësore në fshat dhe për asistencë teknike.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi deklaroi se çelja e parë e aplikimeve do te jetë në pranverë, ndërsa i bëri thirrje fermerëve dhe agropërpunuesve të bëjnë gati projektet sëbashku me planet e biznesit për të perfituar nga këto fonde./abcnews.al

vlcsnap-error367-1280x720.jpg
us er13:35 | 10/01/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Niko Peleshi ka paralajmëruar nisjen e aksionit për përmbushjen e standardeve në sektorin e qumështit dhe nënprodukteve të tij. Në takimin që zhvilloi me fermerët e Fierit Ministri Peleshi ka nënvizuar investimet dhe subvencionimet që do të jepen për qumështin e cilësisë së parë.

Është radha e qumështit në axhendën e Ministrisë së Bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Nisjen e aksionit për përmbushjen e standardeve në këtë sektor e ka njoftuar ministri Niko Peleshi, gjatë një takimi me fermerët e Fierit.

“Do të disiplinojmë një produkt shumë të rëndësishëm, të përditshëm ushqimor, që është qumështi dhe nënproduktet e tij, në një kohë të shpejtë, duke kërkuar mbështetje dhe mirëkuptim nga të gjithë.”

Gjatë takimit me përfaqësuesit e fabrikave të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, Ministri Peleshi ka bërë publike skemën mbështetëse për përmirësimin e zinxhirit të sigurisë ushqimore të produkteve blegtorale.

Për krerë të lindur të matrikulluar, për fermat me mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi do të jepet shuma në vlerën 500 (pesëqind) lekë/krerë dhe për fermat me mbi 10 krerë lopë do të jepet shuma në vlerën 2 000 (dymijë) lekë/krerë.

“Duke siguruar matrikullimin dhe regjistrimin… pastaj kemi bërë hapin e parë për ta ndjekur në gjithë zinxhirin e vet, se çfarë bëhet qoftë me kafshën, qoftë me mishin, qoftë me qumështin. Pra i regjistrojmë, i kemi të evidentuar dhe pastaj krijojmë bazën për gjurmëshmërinë dhe për sigurinë ushqimore. “

“Për enët e çertifikuara për transportin e qumështit, nga ferma në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, ne japim deri në 70 % të vlerës, maksimumi 25 mijë lekë të vjetra për njësi.”

Mbështetje do të jepet edhe për dorëzimin e qumështit.

Lënda e parë që plotëson standardet në fuqi në vlerën 10 lekë për litër, 100 lekë të vjetra për litër, në pikat e përpunimit, në fermat me mbi 15 krerë lopë kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe raport-analizës laboratorike përkatëse. Pra në qoftë se qumështi del cilësia e parë, do të thotë me atë ndotjes mikrobike më pak se 100 mijë do të marrë 100 lekë për litër. Kushti është të jetë cilësia e parë, kushti i parë, dhe kushti i dytë është të ketë mbi 15 krerë lopë.”

Për pajisjen me makineri dhe për modernizimin e proçeseve të punës në fermat blegtorale me jo më pak se 10 lopë dhe jo më pak se 100 të imëta, mbështetja do të jetë 50% e vlerës totale të faturave tatimore.

“U japim deri në 30 milionë lekë, natyrisht që një pjesë duhet ta investojnë dhe nga xhepi, për të ndërtuar një pikë grumbullimi, që në zonën, ku deri dje përpunonin qumështin, tani ta mbledhin qumështin dhe t’jua sheshin fabrikave më të mëdha.”

Ministri është shprehur qartë që tashmë nuk do lejohet asnjë subjekt të transportojë qumështin në kushte primiteve dhe jo higjenike por vetëm me  çisterna inoksi./abcnews.al

vlcsnap-error525-1280x720.jpg
us er14:36 | 03/12/2017

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, mbas takimit të mbrëmshëm me shtabin lokal të emergjencave në Korçë, këtë paradite shkoi për të parë nga afër pasojat e rreshjeve të dy ditëve të fundit. Situata në përgjithësi në qarkun e Korçës rezulton se ka kaluar pa probleme të mëdha, ndërsa rezulton e dëmtuar ura që lidh Bashkinë e Pustecit me fushën e Korçës, e cila ka pësuar rrëshkitje të një këmbë, ç’ka e bën të pakalueshme./abcnews.al

vlcsnap-error074-1280x720.jpg
us er16:41 | 26/11/2017

Qeveria, sipas ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, po angazhohet të heqë TVSH-në për imputet bujqësore për fermerët. Peleshi e bëri këtë deklaratë nga Korça, ku vizitoi një pikë tregtimi.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vizitoi një nga pikat e tregtimit të imputeve bujqësore ku u njoh me problematika qe ka ky biznes, ndersa u shpreh për mbështetje.

“Jemi angazhuar për heqjen dalëngadalë të TVSH-së, së imputeve bujqësore për fermerët, pra për të ulur me pothuajse 20 % koston fillestare të prodhimit, por ndërkohë imputetet bujqësore janë të rëndësishme edhe nga pikëpamja cilësore. Pra, cilësia e imputeve është një nga shqetësimet e fermerëve, shqetësimet tona, për të garantuar sigurinë ushqimore, por edhe produktivitetin, rritjen e produktivitetit të bujqësisë.”

Ministri ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimt midis biznesit privat dhe mekanizmave shtetërore.

“Ne kemi një bashkëpunim kohët e fundit dhe me shoqatën AFADA, por edhe me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, jemi duke shqyrtuar gjithë kuadrin tonë ligjor, për të lehtësuar burokracinë. Burokracia është një nga çështjet që kjo Qeveri, po e adreson me shpejtësi në të gjithë sektorët. Edhe në këtë sektor, mesa dëgjuam sot, burokracia është një nga pengesat. Ne do të merremi edhe deri në përmirësime ligjore, ndaj jemi me komisionin, shumë afër, në mënyrë që këtij biznesi t’i krijohen kushte për të bashkëpunuar. Nga ana tjetër, kërkesa jonë, kontrolli i shtetit do të rritet për cilësinë e imputeve, për të zhdukur informalitetin në këtë fushë, për të mbrojtur fermerin shqiptar nga imputet.”

Ministri Peleshi ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, përsa i përket sigurisë ushqimore:

“Siguria ushqimimore, unë e kam kërkuar dhe vazhdoj ta kërkoj, të jetë një pakt bipartizan, për sigurinë ushqimore, nuk do të ndalet, derisa konsumatori shqiptar të jetë i sigurt për atë që konsumon”, mbylli fjalen e tij Peleshi./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono