Peleshi

PELESHI-NENSHKRUAN-ME-IPARD-1280x720.jpg
ent ela13:05 | 03/07/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi nënshkroi në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, “Marrëveshjen e Bashkëpunimit” për të lehtësuar kredimarrjen e gjithë aplikuesve, që do të dalin fitues nga programi IPARD II. “Thirrja e parë” do të jetë në fillim të vjeshtës.

Për ministrin Peleshi, programi IPARD II, është sfida më e madhe që i parashtrohet bujqësisë shqiptare, dhe vështirësia qëndron në përthithjen e fondeve të këtij programi, gjë që kërkon kapacitete njerëzore dhe mjete financimi. /abcnews.al

 

 

PELESHI-VLAHUTIN-LOGO-EDUA-1280x720.jpg
ent ela14:29 | 02/07/2018

Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi sëbashku me ambasadoren e Bashkimit Europian Romana Vlahutin nga Puka njoftuan hapjen e konkursit për logon promocionale të prodhimeve të zonave malore, të cilat pritet të shpërndahen në rrjetin e dyqaneve “E Dua”.

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian hapin konkursin për logon promocionale me qëllim promovimin e produkteve shqiptare të prodhuar në zona malore. Konkursin me natyrë grafike e shpalli ministri Niko Peleshi gjatë një takimi me gratë e fshatit Qelëz në Pukë ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë Romana Vlahutin.

“Ka qenë një ide e përbashkët, një iniciativë e përbashkët. Dua ta falenderoj përsëri Ambasadoren, sepse ka mundësuar dhe financimin, e një logoje, pra e një etiketeje, të një emërtimi, të një logoje dalluese të prodhimeve të zonave malore. nuk është as një logo origjine, as një logo e cilësisë, në kuptimin e mirëfilltë ligjor të fjalës, por një logo marketingu. Një logo promocionale. Natyrisht nuk tregtohen dot kudo, sepse psh, në qoftë se kjo shkon në një dyqan apo supermarket, do të duhet të ketë datën e skandencës etj, e cila është e vështirë të përcaktohet. Por, këto prodhime tipike do të tregtohen në dyqanet “Edua” në gjithë Shqipërinë dhe padyshim pranë zonave që prodhohen”.

Për Ambasadoren Vlahutin mjete të tilla promovimi janë rruga më e mirë e zhvillimit të zonave të tilla të thella malore, por kjo kërkon edhe një mobilizim të të gjithë aktorëve në terren.

“Ne dëshirojmë që t’ju nxjerrim nga kjo situatë, në të cilën ju shisni një kavanoz një fqinji, apo duke improvizuar dyqane apo tregje në rrugë. Ju bëni gjëra, të cilat në fund, nuk ju kthejnë mbrapsh, të gjitha ato që jepni. Pra, ne dëshirojmë t’ju ndihmojnë të rriteni pak nga pak, ku produktet e prodhuara në zonat malore, nga gratë e këtyre zonave malore të jenë të identifikueshme.”

Në skemën kombëtare të mbështetjes financiare u parashikua një mbështetje për rrjetin e dyqaneve të produkteve tipike, “EDUA” deri 2 milionë lekë, dyqane të cilat po ngihen me shpejtësi në Shqipëri sipas njoftimit të ministrisë. /abcnews.al

PELESHI-PER-SHFRYTEZIMIN-E-LUMENJVE-1280x720.jpg
ent ela15:43 | 22/06/2018

Një agjenci e posaçme është ngritur për menaxhimin e ujërave. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e bëri të ditur, ndërsa tha se lejet e dhëna për rehabilitmin e lumenjve do të anulohen pasi janë në shkelje të ligjit. Ndërkohë katër drejtues të këshillave të baseneve ujore janë dërguar për ndjekje penale.

42 lejet e dheëna me argumentin e rehabilitimit të lumenjve në fakt ishin për shfrytëzimin e tyre.  Rezultatet e auditimit të nisur muaj më parë i publikoi ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi. Ministri gjithashtu deklaroi se është kërkuar anulimi i tyre, ndërkohë që katër drejtues të këshillave të baseneve janë dërguar për ndjekje penale.

“Për këtë arsye kemi dërguar për ndjekje penale 4 drejtuesit e këshillave të baseneve ndërkohë shfrytëzoj këtë komunikim publik  për t’iu kërkuar qoftë nga prokuroria qoftë nga policia që të veprohet me shumë forcë duke pasur parasysh se auditimi e ka nxjerrur nga e zeza në të bardhë shkeljen flagrante.

Të gjitha lejet e dhëna për shfrytëzimin e lumenjve, ato 42 leje që përmenda unë  janë në kundërshtim me ligjin, është vendosur dhe në Këshillin Kombëtar të Ujrave që t’u kërkohet këshillave të Baseneve që të anullohen këto leje sepse janë ato që japin këto leje. Semani dhe Shkumbini si këshilla të Baseneve e kanë zbatuar natyrisht ligjin, kanë anulluar lejet. Ndërkohë, Këshilli I Baseneve të Matit dua ta denoncoj publikisht  në fakt, nuk mjafton vetëm kaq, natyrisht ky është një apel dhe për të gjithë institucionet, ka votuar kundër prishjes së këtyre lejeve që janë në kundërshtim flagrant me ligjin“.

Ndërkohë që tashmë për administrimin e ujërave nuk do të jetë me përgjegjëse Ministria e Bujqësisë, por Agjencia e Menaxhimit të Ujërave.

“Unë jam i bindur që inspektoriati i ri që është krijuar i mjedisit dhe ujrave por dhe agjensia e baseneve por dhe shtuar këtu edhe institucionet e tjera që po bëjnë punët e tyre siç është drejtoria e policisë që është në krye të detyrës, në krye të aksionit, por unë do të apeloja më shumë forcë në zbatimin e ligjit sepse mesa duket ka akoma guximtar, siç është përshëmbull rasti i anëtarëve të këshillit të baseneve të Matit, të cilët ndonëse duhet të zbatonin ligjin dhe të anullonin lejet e shfrytëzimit të lumenjve kanë votuar kundër, pra kanë marrë guximin kundër ligjit”.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i kërkoi prokurorisë dhe organeve të tjera ligjzbatuese të verprojnë për të ndëshkuar paligjshmërinë. /abcnews.al

PELESHI-PER-SHERBIMIN-VETERINAR-1280x720.jpg
ent ela12:02 | 08/06/2018

Nga fshati Shëngjergj i qarkut të Tiranës, ministri i Bujqësisë shë Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka bërë të qartë se reforma e nisur në shërbimin veterinar është shumë e domosdoshme, veçanërisht tani në këtë fazë, pasi ajo do të japë mundësinë e funksionimit të sistemit të zinxhirit të sigurisë ushqimore, nga ferma në tavolinat e shqiptarëve.

Mbivendosja e veterinerëve të institucioneve të ndryshme, ka sjellë deri tani një çoroditje, duke shkatuar një handikap në këtë sektor. Kjo reformë i con të gjitha kompetencat e kontrollit tek  Agjencia Kombëtare e Ushqimit dhe shërbimit veterinary tha ministri Peleshi, sipas të cilit bashkitë nuk do të merren më me shërbimin veterinar, duke ia lënë këtë kompetencë drejtorisë së re të shërbimit veterinar, e cila do të merret me shëndetin e kafshëve. /abcnews.al

GJIKNURI-1280x720.jpg
ent ela13:33 | 23/05/2018

Në vijim të turit të llogaridhënies ministrant Gjinkuri dhe Peleshi ndaluan në Tepelenë ku folën për projektet ekzistuese por edhe ato të ardhshme. Investimet në infrastrukturë pritet të vijojnë në qarkun e Gjirokastrës ashtu si mbështetja për fermerët.

Llogaridhënien publike ministri i energjitikës Damian Gjiknuri dhe ai i bujqësisë Niko Peleshi e vijuan nga Tepelena. Drejtuesi i dikasterit të infrastrukturës Damian Gjiknuri me banorët foli për projektet e investimeve rrugore.

“Kemi hapur një procedurë edhe për të zgjidhur bypassin e Tepelenës, do jetë një investim goxha i madh që do krijojë mundësi edhe për punë këtu në zonën e Tepelenës. Janë 18 milion euro investim për këtë vepër. Shumë shpejt do të fillojmë edhe rrugën Kardhiq-Delvinë”.

Për ministrin e bujqësisë Niko Peleshi ecuria e skemave të mbështetjes për fermerët e qarkut gjirokastër tregon optimizëm.

“Nga qarku i Gjirokastrës, me përjashtim të ujitjes me pika ku ne pamë se kishte një interes jashtëzakonisht të madh dhe herën tjetër do ti rrisim fondet, në të gjithë skemat e tjera fituan të gjithë ata që aplikuan”.

Peleshi foli edhe për një projektligj të përgatitur për ta kaluar ën Parlament në muajin korrik që synon reformimin e shërbimit veterinar duke përcaktuar qartë funksionimin dhe përgjegjësitë e atyre që ofrojnë këto shërbime, duke ja hequr bashkive për ta centralizuar në një institucion të vetëm, Autoritetin e Kombëtar të Ushqimit. /abcnews.al

PELESHI-NE-KOLONJE-1280x720.jpg
ent ela11:41 | 21/05/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Niko Peleshi, deputetë të zonës dhe përfaqësues të ndryshëm lokale, u bene pjese e festes lokale te zhvilluar ne Rehove te Kolonjes . Të tilla festa janë potenciale të mirëfillta zhvillimi rural dhe agroturistik u shpreh Ministri Peleshi.

Rehova në Kolonjë është pjese e programit 100 fshatrat. Është përzgjedhur për potencialet që ka në zhvillimin rural dhe agroturistik duke u bazuar më tepër në traditat, dhe në atë që vlerësohet më shumë, në bashkëveprimim midis vetë komunitetit.

Festa e Rehovës është një shembull i pastër i këtij bashkëveprimi ka thënë ministri I bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi sipas të cilit aktivitete të tilla janë pjesë e një modeli të ri të një zhvillimi rural që shteti shqiptar po ndjek, që do thotë një politikë e thjeshtë e drejtëpërdrejtë dhe jo ajo e fjalëve të mëdha.

“Ky aktivitet shumë interesant, që në fakt bën pjesë në një politikë të re, që ne duam të fillojmë përsa i përket zhvillimit rural. Pra, jo një politikë me fjalë të mëdha por një politikë të ngjarje të vogla si kjo, por që sjellin shumë energji, krijojnë energji, sjellin trafik, pra sjellin vizitor dhe rrisin të ardhurat lokale. Rehova, edhe pse e meriton, hyri në gjerdanin prioritar për zhvillim pra, në 100 fshatrat.”

Në fjalën e saj deputetja e zonës, Elisa Spiropali u shpreh shumë e lumtur që zona që ajo përfaqëson është pjesë e projektit të përbashkët të katër ministrive “100 fshtatrat” dhe se sigurisht ky besim dhe mundësia që iu dha kësaj zone dhe këtyre banorëve, duhet të shoqërohet me një punë të madhe, sepse zhvillimi rural dhe fuqizimi i ekonomisë në përgjithësi kërkon sakrifica dhe dëshirë për të punuar.

“Falenderoj nga zemra Nikon, ministrin e Bujqësisë për përfshirjen e Rehovës në një nga 100 fshatrat e Shqipërisë  për t’u zhvilluar. Sigurisht me punë duke aplikuar, duke e merituar dhe duke bërë të mundur që një pjesë e njerëzve të jetojnë edhe më mirë më punët e tyre.”./abcnews.al

 

PELESHI-NE-KORCE-1280x720.jpg
ent ela13:20 | 12/05/2018

Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit Rural Niko Peleshi gjatë turit të llogaridhënies në qarkun e Korçës bashkëbisedoi me banorët e zonës, të cilët i informoi mbi programet e reja të financimit dhe i ftoi të aplikojnë në thirrjen e parë e cila pritet të hapet së shpejti.

Nga Korça, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi turin e takimeve të llogaridhënies publike e vijoi në zonën e Drenovës ku gjatë nëj bashkëisedimi me qytetarët informoi banorët e Drenovës mbi thirrjen e parë të programit të financimit IPARD për të cilën ftoi agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e bujqësisë ta shohin si mundësi reale për zhvillimin e potencialit të tyre.

“Kini me shumë besim të aplikoni më tepër, sepse mundësitë janë dhe tani është “kthyer pllaka”. Tani nuk ankohemi më, për burime financiare, tani përpiqemi si t’i përthithim këto burime financiare. Paratë i kemi, por duhet të gjendet rruga, si të shkojme tek fermeri, tek investitorët, tek agropërpunimi etj.”

Qëllimi i këtyre takimeve, që ministri Peleshi parashikon të arrijnë në 400 në gjithë Shqipërinë, është diskutimi dhe informimi ballë për ballë me banorët e çdo njësie administrative. /abcnews.al

PELESHI-PER-KULLIMIN-1280x720.jpg
ent ela11:23 | 27/04/2018

Qeveria do të nisë brenda vitit zbatimin e dy projekteve që kanë të bëjnë me ujitjen dhe kullimin. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi është ndalur në qarkun e Fierit, ku ka folur konkretisht edhe për skemat e shpëtimit të tokave nga përmbytjet.

Dy projekte të rëndësishme do të nisin brenda këtij viti në sektorin e bujqësisë. Lajmin e bëri publik ministri Niko Peleshi gjatë një vizite në qarkun e Fierit.

“Do fillojmë dy projekte të mëdha, të fuqishme, brenda këtij viti. Një projekt që ka të bëjë me rehabilitimin e dy skemave, dy degëve që furnizohen nga dega e Krutjes, rezervuari i Thanës. Njëra prej tyre furnizon zonën e Libofshës me ujë, dhe vendos nën ujë 1300 ha, ndërsa dega tjetër furnizon një zonë prej 300 mijë ha në Divjakë, ndërkohë me projektin shtesë të Bankës Botërore, që për pak kohë, brenda majit shpresoj do të ratifikohet në Parlament, një program prej 23 milionë euro, një pjesë e mirë e të cilit, përfitohet nga kjo zonë, nga qarku i Fierit dhe një pjesë në zonën e Konispolit.  Nga ai projekt ne do të shtojmë dhe 12 mijë ha të tjera”.

Në qarkun e Fierit janë financuar më shumë se 20 projekte të ujitjes dhe kullimit. Argument, i cili vazhdon të mbetet ende i mprehtë është ai i përmbytjeve.

“Ndërkohë, sfida tjetër, veç kullimit dhe ujitjes, është dhe ajo nga përmbytja. Kur kemi probleme të mëdha, me Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit kemi bërë disa ndërhyrje, brenda mundësive buxhetore që kemi, por ndërkohë kemi analizuar të gjitha pikat e nxehta, që rezultuan edhe pas dy përmbytjeve qe kemi patur në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të vitit aktual”.

Këto ditë , një grup prej 10 ekspertësh nga Agjencia Kombëtare e Ujit e Turqisë, mundësuar nga qeveria turke, është duke inspektuar të gjitha hotspotet e Shqipërisë dhe  pritet që ti japë shtysë realizimit të projekteve të qeverisë. /abcnews.al

 

PELESHI-IPARD-1280x720.jpg
ent ela13:57 | 22/04/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit rural Niko Peleshi gjatë vizitës në një fabrikë të përpunimit të peshkut dhe akuakulturës, informoi lidhur me programin e zhvillimit agrikulturor dhe rural të mbështëtur nga Bashkimi Europian.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhillimit rural Niko Peleshi në Vlorë vizitoi një punishte të përpunimit të peshkut dhe akuakulturës, i zhvilluar në kuadër të strategjisë së orientimit dhe informimit të biznesit, shoqatave dhe dhomave të tregtive, fermerëve dhe agropërpunuesve për skemën e komisionit europian të zhvillimit agrikulturor dhe rural IPARD, i cili gjatë muajit maj hap dy fonde financimi.

“Masa e parë janë investime në fermë, që mbështeten nga 50 -70 %, për investime maksimalisht 500 mijë euro. Masa e dytë janë investime në përpunim, agropërpunim, përpunimin e peshkut, akuakulturës, meqënëse jemi dhe këtu tek Muharremi. Mbështeten investimet deri në vlerën 2 milionë euro, me 50 – 60 % të masës së investimit në grant”.

Një masë e tretë do të shpallet në muajin shtator, shpjegoi ministri i cili thekson mundësinë e kombinimit të tyre me fondin e garancisë.

“Masa e tretë është diversifikimi i ekonomisë, ku futet agroturizmi, përpunimi i bimëve medicinale, edhe disa proçese të tjera, ato mbështeten për investime deri në 400 mijë euro, me 50 apo 60 % të vlerës së investimit. Për kreditë kemi një fond, që quhet Fondi i Garancisë, ku janë tri, katër banka. ……. Në këto katër banka, janë pjesë e marrëveshjes me qeverinë dhe me BERZH-in, ne mbështesin riskun, që do të thotë që këto banka janë më të prirura dhe më “dorëlëshuar” për dhënien e kredive me interesa të më mira, dhe pa shumë kushte, kolateral etj.” /abcnews.al

 

PELESHI-INFORMON-FERMERET-1280x720.jpg
ent ela15:50 | 14/04/2018

Pas skemës kombëtare të granteve për bujqësinë fermerët kanë mundësi të përfitojnë edhe nga fondet e BE-së.  Për këtë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi bisedoi me fermerët në fshatin Laknas të Tiranës.

Aplikimet për të përfituar mbështjeje financiare nga programi i Bashkimit Europian për bujqësinë çelen në muajin maj.

Rrugën që duhet të ndjekin për të perfituar subvncione fermerëve të fshatit Laknas në Tiranës ua tregoi vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi.

“Rruga nga dëshira dhe deri tek përfitimi, kalon së pari, nga qartësimi i idesë, pastaj kthimi i kësaj ideje në projekt, pastaj plotësimi i projektit me gjithë të dhënat që kërkon programi i IPARD-it, aplikimi dhe padyshim, pastaj proçesi i vlerësimit. Është detyra jonë, që të jetë edhe më transparent edhe më i shpejtë, edhe më i mbrojtur nga fenomenet, të cilat nuk kanë munguar në të kaluarën. Unë besoj se kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës, madje në skemën kombëtare, që tani është akoma në proçes, mbyllen në datën 27 prill aplikimet për skemën kombëtare të granteve dhe subvencioneve, ne e çuam në zero burokracinë, për subvencionet, për pagesat direkte.”

Në këtë takim ministri Peleshi ka bërë të njohur dhe incentivën që pritet të miratohet nga qeveria për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor. Ashtu si fermerët e vegjël dhe ato do të përjashtohen nga TVSH-ja. /abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono