PD-së

glover-2-1280x714.jpg
ad min12:30 | 09/07/2019

 

Nuk ishin në palë në zgjedhjet e 30 Qershorit, por vazhdojnë të jenë në vëmendjen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it. Një ditë pas protestës së 10 kombëtare shefja e këtij misioni Audrey Glover është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Burime nga selia blu bëjnë të ditur se temë kryesore e këtij takimi kanë qenë denoncimet e opozitës. Kryedemokrati ka nënvizuar se procesi është manipuluar që nga mbushja e kutive deri tek vjedhja e votave.

Videot e publikuara nga Partia Demokratike kanë qenë në fokus të bisedës së shefes së misionit të OSBE/ODIHR me kreun e opozitës.

Dhjetëra raste në Tiranë e mbarë vendin,por dhe manipulimi i pjesëmarrjes në Elbasan me dy rezultate false që prodhohen nga zyra e Partisë Socialiste sipas kryedemokratit provojnë se për sa kohë Kryeministri Rama është në atë detyrë, në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

Të gjitha janë mbajtur shënim nga kryesuesja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it e cila fjalën e saj të fundit do ta thotë pas afro dy muajsh./ABC News Albania 24/7

ervin-1280x714.jpg
ad min21:45 | 05/07/2019

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri i ftuar në “Provokacija” është shprehur se PD ka ngelur në pikën ku Basha nuk mund ta dërgojë dot përpara.

“Ajo që i mungon PD-së është një zvetënim i mendimit mbi vlerat. Pra një mungesë e projektit politik. Ajo që është më keq akoma është që edhe pjesa kritike ndaj kësaj nuk ka qartësi se ku do ta çojnë PD-në, me apo pa Bashën. Ajo që më shqetëson  më shumë sidomos pas kësaj që ndodhi në 30 Qershor që për mua është katastrofike për demokracinë në këtë vend dhe për PD-në si protagoniste e kësaj që ndodhi. Le të themi atë që është. Ky ka qenë një vendim i PD-së për të mos hyrë në zgjedhje. Ndaj unë nuk e kuptoj në një masë të madhe këtë triumfalizmin për bojkot masiv, sepse ky ka qenë vendimi jonë. Këtu kemi arritur në një pikë sot që nuk ka vend më për të kritikuar se çfarë bën Basha. Unë personalisht mendoj se sot partia nuk përfaqëson më shumicën e shqiptarëve dhe nuk përfaqëson më as shumicën e demokratëve. Çështja është se çfarë do bëjmë? Sot kemi ngecur në një pikë që Basha nuk e çon dot më PD-në përpara”, tha ai.

Më tej Kulluri është shprehur se do ushte fatale nëse Basha dogji mandatet për të qëndruar kryetar partie.

“Këtë vendim e ka marrë Basha dhe nuk e ka marrë kryemadhi. Të jemi të qatrat sepse Basha e ka thënë vetë se unë kam marrë vendim për të djegur mandatet. Nëse këtë vendim e ka marrë që zoti Basha të qëndrojë ende kryetar partie, që dyshoj kjo pastaj do të ishte fatale”, u shpreh Kulluri./abcnews.al 

shanooo-1280x709.jpg
ad min21:15 | 02/07/2019

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Dritan Shano duke folur për situatë politike në vend shpreson që ngritja e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese t’i vijë në ndihmë interesave të vendit. Ndërsa propozimet bërë sot nga Presidenti Meta për 13 Tetorin, tha se janë nevojë e tij dhe jo e shqiptarëve.

“E para një herë unë mendoj se Shqipëria do të marrë një shok elektrik, të vogël, të madh nuk e di se çfarë përmase do të marri me kompletimin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese, kur këta të ndodhin. Sepse ka një tendencë për ta mbivendosur tek PD-ja arsyen se përse këta janë vonuar, por kjo nuk është e vërtetë. Janë të tjera institucione ata që duhet t’u kishin dhënë një akselerim këtyre gjërave. Kjo është ajo që pres unë të ndodhi. Këto të tjerat që po ndodhin aktualisht mua nuk më krijojnë absolutisht asnjë problem. As edhe propozimi i Presidenti që tha se në datën 13 Tetor do bëjmë edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe lokale edhe zgjedhje për presidentin, sepse ajo dukshëm është më shumë një nevojë e tij sesa e shqiptarëve. Këto pres unë që të ndodhin. Çfarë do duhet të ndodhin është që modelet e suksesi me shpresë të Zotit dhe me ndihmën e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese. Kur them modelet e suksesit nuk kam para sysh njerëz sepse nuk merret Dritan Shano me njerëz merrem me kulturën që ata kanë krijuar. Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re, një Kushtetutë të re një Kod Zgjedhor të ri që i pajton shqiptarët dhe jo që i ndan dhe i acaron shqiptarët. Për këtë duhet që njerëzit shqiptarë të ulen në tavolinë dhe ta diskutojnë. Lidershipet e deri sotme nuk mund të jetë ato sepse ata janë shkaktarët e problemit dhe nuk mund të jenë zgjidhësit e problemit. Ky është sinjali i madhe që u mor nga këto ditë dhe këtë kërkojnë shqiptarët”./abcnews.al

kodheli-1-1280x716.jpg
ad min20:45 | 17/06/2019

Në kohën kur ka qenë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, deputetja e PS-së Mimi Kodheli  ka dërguar 36 dosje ndaj zyrtarëve të PD-së në Prokurori. Sipas saj ata akuzohen për një zërë veprash të rënda. Ajo është shprehur se dosjet në atë kohë janë mbyllur, por shpreson shumë që ata do të hapen një dita pasi beson shumë tek drejtësia e re.

Mimi Kodheli: Ju me prezantuat mua si ish-ministre të Mbrojtjes. Unë di t’iu them një gjë. Unë personalisht kam çuar në Prokurori 36 dosje kur isha në  Ministri, të cilat përmbajnë shkelje të rënda të Kushtetutës, shkelje të renda të shumë ligjeve. Dosjet janë mbyllu. Disa përgjigje janë për pamundësi dhe për paaftësi për t’i hulumtuar.

Mirela Milori: Dosjet janë atje?

Mimi Kodheli: Patjetër që janë. Çfarë të them unë tani? Të dal dhe të them që këto janë bërë enkas kështu sepse njerëzit që janë çuar aso kohë në Prokurori janë njerëz që kanë qenë më pushtet, janë njerëz që kanë qenë të PD-së. Nuk janë një e dy, por janë 36 dosje për vepra të rënda penale, për tradhti ndaj atdheut, shkelje të Kushtetutës sepse flisnin për Forcat e Armatosura dhe fjalët janë shumë të mëdha në këtë rast. Janë atje dhe janë të mbyllura. A duhen rihapur? Po patjetër. Do të vijë koha që do të rihapen dhe kjo është e sigurt sepse nëse nuk e kam këtë besim,  nuk bëj dot këtë punë që bëj.

Mirela Milori: Sa e qetë jeni ju që keni bindjen kur shiko njerëz që kanë bërë qoftë tradhti ndaj atdheut, apo abuzime të mëdha monetare, të cilët jo vetëm që shëtisin të lirë, por mund të jenë edhe njerëz përfaqësues në politikë dhe në vendimmarrjen e këtij vendi?

Mimi Kodheli: Po patjetër janë njerëz që i thirrini edhe nëpër tryeza ju dhe që shpalosin këtu gjithfarë opinionesh.

Mirela Milori: Sa e qetë jeni ju?

Mimi Kodheli: Unë nuk jam e qentë, por kjo më nxit që të punoj më fort dhe të luftoj më shumë për të drejtën.

Mirela Milori: Dhe ju besoni prek Prokuroria që iu ka mbyllur 36 dosje?

Mimi Kodheli: Unë besoj tek institucioni dhe nuk besoj tek ata njerëzit që kanë punuar deri dje, që kanë qenë të politizuar që nuk është dashur të rrinin atje sepse shumica e tyre kishin bërë vetëm 6 muaj shkollë, ndërsa ne të tjerëve na ka rënë kurrizi me vite për të marrë një diplomë. Besoj tek fryma dhe besoj rek besimi që duhet t’i japim. Besoj tek ky procesi i vettingut. Besoj tek drejtësia e re./abcnews.al

eskorta-1280x709.jpg
ad min09:30 | 14/06/2019

Kryetari i PD-së në Librazhdit Bujar Vreto dhe ish- deputeti i PD Aurel Bylykbashi janë ndaluar nga policia pas protestës së djeshme në kohën kur Kryeministri Edi Rama po udhëtonte për fushatë në Përrenjas. Bashkë me Vreton dhe Bylykbashin janë ndaluar edhe pesë persona të tjerë, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 23 protestues. Të enjten pasdite, dhjetëra banorë dolën në rrugë dhe tentuan të pengojnë eskortën e kreut të qeverisë. Aty ndërhynë forcat speciale por turma nuk kontrollohej dhe në drejtim të eskortës janë hedhur kapsolla. /ABC News Albania 24/7

protesta-5.jpg
ad min16:10 | 28/05/2019

6 ish-deputetë të Partisë Demokratike do të ndiqen penalisht pasi tentuan të futen më dhunë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Hetimi ka nisur menjëherë pas përfundimit të protestës së 16 shkurtit. Në pamjet e publikuara në media shikohen se si ish-deputetët përplasën me punonjësin e policisë dhe sillen ndaj tij në mënyrë të dhunshme. Nën hetim janë Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj.  Në lidhje me këtë rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 të Kodit Penal”. Ish-deputetët e Partisë Demokratike, u futën me forcë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku mbaheshin të shoqëruar disa protestues, dhe më pas nisin të përplasen fizikisht me efektivët e policisë./ABC News Albania 24/7

alibeja-1280x732.jpg
ad min18:45 | 02/04/2019

Opozita është mosbesuese rreth këtij qëndrimi të socialisteve për reformën zgjedhore. Pas deklaratës së kryetarit të Komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri, ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha në studion e ABC News, se problemin nuk e zgjidh reforma. Prioritet i opozitës sipas Alibeajt është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme.

Mirela Milori: PS në Komisionin për Reformën Zgjedhore ju jep një avantazh dhe iu thotë eja të ulemi në tryezën e bisedimeve që të keni të njëjtin status si deputetët e mandatar dhe të kenë edhe të drejtën të vendosin veton, për aq kohë sa OSBE thotë janë dakord me propozimet e tyre. Do ta vlerësoni këtë ftesë?

Enkelejd Alibeaj: Nuk e fsheh që ka njëlloj lëshimi njëlloj çedimi nga pozitat e tyre të forta dhe kokëfortë në fakt. Ne e patëm për një vit e gjysmë mos më tepër Komisionin e Reformës Zgjedhore kur opozita ishte në Parlament. Ne i paraqitem shumë më herët se cilat ishin kërkesat për një proces teknikisht të rregullt. Në fakt ajo çka është kërkesa jonë tani nuk është një kërkesë  që përjashton ato çfarë ne kemi thënë kohë më parë por kërkesa ka evoluar jo thjesht si një dëshirë e jona. Por kërkesa ka evoluar për shkak të atyre që kanë ndodhur të paktën nga 2017 e këtej. Dhe teksa dëgjoj në fakt ato çfarë thotë zotëria që sapo dëgjova tha në fakt më shkon në mëndje një gjë fare e thjeshtë: Thënë kjo nga Damian Gjiknuri, është njeriu i cili organizoi ato zgjedhje të Dibrës të cilat tashmë janë të fshehura ne dosjen 184. Dhe çështja nuk është se do të rregullonin Komisionin e qendrës së votimit i cili realisht mund të bëhet edhe me njerëz apolitik. /abcnews.al 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono