pbb

sheshi-skenderbej.jpg
G. P.13:06 | 07/04/2019

Konfederata e Industrive jep alarmin se rritja ekonomike në vitin 2019 rrezikon të mos kalojë pragun e 3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndjeshëm më ulët sesa parashikimet buxhetore të qeverisë shqiptare dhe institucioneve kryesore financiare si FMN dhe BB.

Në një deklaratë për mediat, administratori i përgjithshëm i Konfidustrisë del në përfundimin, se në tërësi viti financiar 2019 do të jetë i vështirë për ekonominë shqiptare.

Sipas Gjergj Buxhukut, pjesë të madhe të përgjegjësive për rënien e rendimentit fiskal dhe problematikave të thella ekonomike, krahas vendimmarrjes politike shqiptare, ka edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar me marrëveshjen e përbashkët të vitit 2014./abcnews.al

 

instat.jpg
G. P.15:09 | 29/03/2019

Sipas të dhënave të publikuara gjatë së premtes nga INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2018 vlerësohet me rritje prej 3.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në raport me tremujorët e mëparshëm, rritja është shumë më e ulët. Për gjithë vitin 2018, rritja ekonomike është rritur me 4.06%, duke u përshpejtuar në raport me vitin e mëparshëm, kur zgjerimi ishte 3.84%.

Delina Ibrahimaj: Në tremujorin e katërt të vitit 2018, PBB shfaqet me rritje me 3.1 për qind në krahasim me tremujorin e katërt me vitin 2017. Kontributin kryesor e dhanë degët industria, energjia dhe uji me 1.1 për qind; tregti transport akomodim dhe shërbim ushqimor, dhe taksat neto mbi produktet që njëkohësisht kontribuuan me 0.58 për qind./abcnews.al

selami-xhepa.jpg
G. P.18:33 | 20/11/2018

Detyrimet që vijnë nga projektet mes Partneritetit Publik Privat, sipas ekonomistëve duhet të reflektohen në buxhet. Selami Xhepa mendon se në një periudhë afatgjatë ato mund të bëhen pengesë për zhvillimin e vendit.

Me një lojë me hile i ngjason ekonomistëve strategjia e qeverisë për të reduktuar borxhin publik pa njohur në buxhet detyrimet që vijnë nga projektet mes Partneritetit Publik Privat. Selami Xhepa mendon se vakumin që krijon në ekonomi përmbushja e detyrimit për të ulur borxhin nën 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, qeveria po tenton ta mbushë me kontratat koncesionare.

“Nga një anë duket sikur kemi një përmirësim të borxhit publik, por në fakt në financat publike do të ketë përkeqësim.  2.2 miliardë euro për t’u koncesionuar do të bëjnë barrë për buxhetin.  Jo vetëm që nuk i shërbejnë qëllimi të ligjit për reduktimin e borxhit,  por po krijojmë një problem pa precedent.  Vendet e tjera kanë treguar se shuma është më e madhe nga projektimi, kosto në financat publike do të krijojë ngërç serioz. Çdo borxh i kontraktuar duhet të reflektohet  në shifrën e principalit në momentin e regjistrimit”.

Ndërkohë eksperti i ekonomisë mendon se konsolidimi financiar  duhet të orientohet drejt të ardhurave pasi mbetemi vendi me nivelin më të ulët të mbledhjes së tyre në rajon dhe të mos prekë programet sociale dhe ato të zhvillimit të vendit. Ndërkohë sipas Xhepës, qeveria po ndjek tjetër trajektore.

“Nëse shohim indikatorët thelbësorë janë në renie. Të ardhurat nën 28%  e Prodhimit Brendshëm Kombëtar, shpenzimet publike nga rreth 30% pritet të bien 28% të PPB. Angazhimi i qeverisë në shoqëri do të jetë më i vogël. Investimet në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale kanë një rënie në kuptimin nominal, por dhe relativ.”

Xhepa mbështet nxitjen e konsumit përmes politikave të rritjes së pagave dhe në këtë këndvështrim përkrah qëndrimin e qeverisë ndonëse mendon se vjen e sforcuar.

“Ka pesë vite që nuk bëhet. Është pozitive, vjen pak e sforcuar në buxhet, shpresoj mos jetë elektorale”.

Për vitin që vjen qeveria ka parashikuar rritje pensionesh dhe pagash në sistemin shëndetësor dhe atë arsimor./abcnews.al

PRODHIMET-SHQIPTARE-ME-TE-MIRAT.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
G. P.12:35 | 28/10/2018

Frutat dhe perimet shqiptare, sipas ministrit të Bujqesisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, janë më të kërkuarat në rajon. Kjo pasi sipas tij, për shkak të cilësisë që ofrojnë.

Ky është një ndër vitet më të mira të prodhimit të fruta-perimeve në vend dhe eksportit të tyre. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, e bëri të ditur nga Lushnja ku vizitoi disa ferma dhe pika grumbullimi.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: “Produktet shqiptare janë siç e thashë, gjithmonë e më të kërkuara në rajon. Prodhimet tona sot gjenden në vendet e Bashkimit Evropian, në Suedi, në Çeki, në Itali, në Rumani, Bullgari, Greqi, Zvicër dhe shumë vende të tjera.”

Ministri zgjodhi këtë kompani e cila sipas tij eksporton 10 deri në 12 mijë ton në vit produkte bujqësore dhe bashkëpunon me 40 firma në Ballkan dhe vendet e Bashkimit Europian për të dhënë mesazhin se cilësia e produkteve shqiptare është e garantuar.

“Shkalla e reklamimit është pothuasje e papërfillshme, pra kthimi i prodhimeve tona pothuasje nuk është fare si fenomen, ç’ka do të thotë, se kur një produkt konsumohet në tregjet me standarde shumë të larta, siç janë tregjet e Bashkimit Evropian, padyshim që duhet të konsiderohet i sigurt dhe i garatuar dhe për konsumatorin shqiptar.”

Ministri pranoi se ka edhe fermerë që përdorim pa kriter pesticide dhe kimikate, por sipas tij nuk përgjithësojnë situatën.

“Dua të them, të përmend dhe një fakt tjetër, do t’i ftoja, do t’ju përulesha të gjithë mediave, që jo të mbyllin sytë dhe veshët, para fenomeneve që padyshim ekzistojnë, negative. Të spekullimit të fermerëve të papërgjegjshëm lidhur me trajtimin apo me përdorimin ndonjëherë dhe pa kriter të kimikateve dhe pesticideve, por do t’ju lutesha që t’i bëjmë jehonë lajmit pozitiv.”

Në vendin tonë prodhimi bujqësor jep 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono