pazakontë

zykaj-1280x725.jpg
Sej rie16:45 | 06/06/2019

Në seancën e radhës të gjyqit ndaj njeriut që vrau tetë vetë në Resulaj të Selenicës, nuk u paraqitën as dëshmitarë dhe as avokatë. Por Ritvan Zykaj bëri një kërkesë për të parë veten në televizor.

Kur askush nuk po dëshmon në sallën e gjyqit, i tmerrshmi Ritvan Zykaj ka një tjetër hall. Në seancën e radhës, gjatë së cilës nuk u paraqit asnjë dëshmitar, ai pyeti se kur do ta shikonte veten në televizor.

Kërkesën ai e bëri nga brenda kafazit të hekurt, pranë se cilit qëndronin tre policë. Vrasësi i tetë familjareve të tij në Resulaj të Selenicës po e përcjell gjyqin ndaj tij pa ndonjë pretendim ndaj akuzave.

Sytë nuk i tregojnë asnjë shenjë pendimi të dukshëm, kurse frymëmarrjen e ka të shpeshtë. Ai ngrihet e ulet korrekt sa herë i kërkohet prej trupit gjykues. Shfaq interes për ata që po e filmojnë dhe i shikon si i habitur.

Në këtë seance nuk u paraqit asnjë dëshmitar. Por as avokatët e tij të vendosur kryesisht. Gjyqtarët u njoftuan se ishin të zënë.

Në këto kushte, Gjykata e Vlorës caktoi datën 17 Qershor për seancën e radhës. Prokurori ka kërkuar burgim të përjetshëm, ndërsa pritet dhe përfundimi i procesit me dëshmitarët për t’u marrë vendimi.

Ngjarja në Selenicë të Vlorës, ku tetë pjesëtarë të fisit Zykaj, midis tyre dy fëmijë u vranë, është regjistruar nga ngjarjet më të frikshme dhe makabre. Gjithçka që ka thënë Ritvani 25-vjeçar, është dëshmia që vrau sepse e quanin hajdut pulash./ABC News Albania 24/7

12967366-6980853-image-a-1_1556732043866.jpg
Sej rie22:02 | 01/05/2019

Mbreti  i Tajlandës Maha Vajiralongkorn  është martuar me bashkëshorten e tij afatgjatë dhe i dha asaj titullin Mbretëresha Suthida. Fotografitë tregojnë Suthida Vajiralongkorn na Ayudhya, një ish-mjeke e punësuar në kompaninë ajrore Thai Airways, të shtrirë në dysheme ku ajo shikohet duke i dhënë dhurata mbreti gjatë ceremonisë së martesës. Ajo u martua me mbretin në përputhje me traditat mbretërore, u bë e ditur në një deklaratë të familjes mbretërore. Sipas CNN, në deklaratë thuhet se “ajo do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesë e familjes mbretërore”.

Traditat mbretërore tajlandeze diktojnë që mbreti sundues duhet të konsiderohet si i perëndishëm dhe gjysmë-hyjnor, dhe si rezultat, ai duhet të ulet më lart se të gjithë të tjerët, deri në atë pikë sa që gjatë ceremonive dhe fjalimeve zyrtare këmbët e tij duhet të jenë mbi kokat e të tjerëve. Por gjatë ceremonisë nusja është ulur pranë burrit të saj siç dhe duket nga fotot e dasmës./abcnews.al

 

106080479_gettyimages-1131477949.jpg
ent ela10:36 | 19/03/2019

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është zotuar se nuk do e përmendë kurrë emrin e e agresorit që sulmoi dy xhami në Christchurch.

Përveçse ndërmori menjëherë nismën për ndryshimin e ligjit të armëve, shefja e ekzekutivit mbajti përpara ligjvënësve në Parlament edhe një fjalim me një betim të pazakontë.

“Ai njeri mund të ketë kërkuar shumë gjëra nga akti i tij i terrorit. Një prej tyre ishte pikërisht fama. Për këtë arsye, unë nuk do t’ia përmend më kurrë emrin. Ai është një terrorist, një kriminel, një ekstremist, por nga sot do të jetë pa emër. Në vend të tij përmendni emrat e atyre që humbën jetën”, tha kryeministrja Ardern.

Nga sulmi i së premtes së kaluar në dy xhami mbetën të vrarë 50 dhe dhjetëra të plagosur. Australian Brenton Tarrant, 28 vjeç, një supremacist është i akuzuari i vetëm si agresori i masakrës./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono