pavarësia

pendarovski-meta.jpg
G. P.11:47 | 08/09/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, uroi të dielën Presidentin Stevo Pendarovski me rastin e 28-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“28-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, më jep kënaqësinë e veçantë që të përcjell, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet e përshëndetjet më të ngrohta, të përzemërta e vëllazërore për Ju dhe të gjithë qytetarët TuajShpreh bindjen time se, falë edhe vullnetit, eksperiencës dhe vizionit Tuaj, marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë e të bashkëpunimit, që ekzistojnë ndërmjet vendeve dhe popujve tanë, do të forcohen më tej në të ardhmen”, tha Meta.

Për kreun e shtetit, ndikim për forcimin e marrëdhënieve mes dy vende ka luajtur dhe luan adresimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike.

“Jemi krenarë për kontributin jetik që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut japin për stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit. Jam i bindur se komuniteti maqedonas në vendin tonë do të vijojë të jetë një urë e fortë miqësie dhe bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, tha Meta.

Presidenti Meta, përgëzon Pendarovskin për vizionin dhe guximin në arritjen e Marrëveshjes historike të Prespës.

“Një shembull për gjithë rajonin – që jo vetëm do të forcojë perspektivën euroatlantike të vendit Tuaj, por do ta bëjë rajonin tonë edhe më të sigurtë. Jam i bindur se vendet tona do të bashkëpunojnë ngushtësisht në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut, si dhe në rrugëtimin e përbashkët drejt Bashkimit Evropian”, thotë Meta./abcnews.al

Ilir-Meta.jpg
nev ila17:41 | 22/07/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka rikujtuar kohën e 9 viteve më parë, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fund pretendimit serb, për paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Presidenti shprehet se ndjehet krenar për kohën kur ishte ministër i jashtëm, kohë kur Kosovës i është njohur sovraniteti nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Meta shkruan se qeveria e asaj kohe, kur ai ishte ministër i jashtëm, bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës🇽🇰, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës🇽🇰 në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. 
Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës🇽🇰, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë europianët e tjerë. 
Ishtë kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës🇽🇰
Kosova🇽🇰 si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë“, shkruan Meta./abcnews.al

trump-1.jpg
G. P.12:30 | 05/07/2019

Protesta dhe përplasje të dhunshme para Shtëpisë së Bardhë ndërkohë që presidenti amerikan Trump i drejtohej kombit me rastin e 4 korrikut. Manifestuesit kanë djegur dhe flamurin amerikan ndërsa dy prej tyre janë arrestuar.

Presidenti amerikan Donald Trump në fjalimin e tij para kombit në kuadër të 4 Korrikut, shmangu temën e politikës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë lavdëroi ushtarët dhe heronjtë amerikanë të dy shekujve të fundit, me anë të një fjalimi  të gjatë patriotik në Uashington.

Pavarësisht se fjalimi i tij, sipas traditës, qëndroi jashtë propagandës politike, nuk munguan protesta dhe përplasje. Manifestues anti-Trump, dogjën një flamur amerikan para Shtëpisë së Bardhë dhe më pas u përplasën me mbështetësit e presidentit pak para fillimit të fjalimit.

Protestat, sipas raportimeve të CNN, u transformuan në përplasje të dhunshme pranë turmës e cila ishte mbledhur për të dëgjuar fjalimin e 4 Korrikut dhe fishekzjarreve në National Mall.

Të drejtuar nga aktivisti Joy Johnson, një grup i Partisë Komuniste Revolucionare dogji flamurin amerikan duke kënduar Amerika nuk ka qenë asnjëherë e madhe. Ndërkohë që shërbimet sekrete u përpoqën të shuanin zjarrin. Në përfundim të trazirave policia arrestoi dy persona./ABC News Albania 24/7

478986.jpg
Sej rie09:45 | 08/05/2019

 

Në prag të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, presidenti serb Aleksandër Vucic sërish i është rikthyer çështjes së Kosovës. Në një intervistë për Tanjug ai theksoi se asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se askush nuk mund ta detyrojë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas samitit të Berlinit, ai e konsideron të dështuar përpjekjen e tij për zgjidhjen e çështjes se Kosovës.  Në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror serb, Vuçiç  thotë qartë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai i është drejtuar faktorit ndërkombëtar duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëj këtë gjë.

 “Mund të më vrisni, por kjo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj. Më godisni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”

Mesazhi i presidentit serb iu adresua  Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe si mbështetësit kryesorë të Pavarësisë së Kosovës, por edhe kundërshtarëve më të ashpër të idesë së ndryshimit të kufijve.

“Ideja e krijimit të një kufiri, që do të përcaktonte një ndarje të drejtë dhe të qartë mes serbëve dhe shqiptarëve u refuzua. Të gjithë po flasin për kufijtë, por kufijtë nuk i di askush. Kemi një vijë kufitare që njeh Kushtetuta e Serbisë dhe një tjetër që e pranojnë vetëm disa vende”.

Pyetjes nëse ka një plan B për të zbatuar për çështjen e Kosovës, Vuçiç i përgjigjet.

“Mënyra më e lehtë për ne është që meqë shqiptarët janë çmendur, me të drejtë do të çmendemi edhe ne. Tashmë të dyja palët do të jemi të lumtur”.

Kosova dhe Serbia nuk arritën asnjë marrëveshje në Samitin e Brukselit, ndërsa më 1 korrik do të mbahet takimi i radhës në Paris, ku ky qëndrim i presidentit Vuçiç pritet të paraqitet si qëndrim i Serbisë./ABC News Albania 24/7

fsk.jpg
G. P.15:06 | 17/02/2019

Sot në Kosovë kremtohet 11-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Ky përvjetor e gjen Kosovën me Ushtrinë e saj dhe me synimin e politikës së Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ky është parakalimi i parë i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës që pas shndërrimit të saj në ushtri. Manifestimi në qendër të Prishtinës zhvillohet në ditën e festës së Pavarësisë së Kosovës.

Trupat ushtarake të shtetit më të ri në Ballkan po demonstrojne forcën, përgjegjësinë, përkushtimin dhe atdhetarinë në këtë parakalim solemn.

Nga tribuna i ndiqnin drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe mysafirë nga Shqipëria, kryeministri Edi Rama.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tha se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë dëshmia më e mirë e suksesit dhe përparimit të Kosovës.

Hashim Thaçi: “Vetëm 11 vjet më parë kemi filluar së bashku rrugën e konsolidimit të Republikës së Pavarësisë së Kosovës. Para nesh sot kemi ushtri profesionale, multietnike e cila është në shërbim dhe në mbrojtje të shtetit më të ri të Evropës. E mirëpresim ditën kur ushtarët e Kosovës bashkë me ushtarët e rajonit do të shërbejnë për ndërtimin e paqes në çdo kënd të planetit”.

Në këtë ditë të Pavarësisë, kreu i shtetit të Kosovës, i shtriu sërish Beogradit dorën e bashkëpunimit në emër të  arritjes së një marrëveshjeje për fqinjësinë e mirë. Por siç u shpreh Thaçi, genocidi serb në Kosovë nuk do të harrohet kurrë.

Hashim Thaçi: “Edhe mund të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë. Por një gjë nuk duhet harruar. Kurrë nuk do të harrojmë spastrimin etnik, genocidin e serbëve në Kosovë. 13.500 civilë shqiptarë të vrarë, 400 masakra dhe rreth 20 mijë gra të dhunuara nga shteti i Serbisë që edhe sot nuk kanë marrë dënimin e merituar”.

Duke falenderuar të gjitha shtetet që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, Thaçi tha se Kosova nderon dhe ruan raportet me partnerët strategjikë dhe vendet mike.

Hashim Thaçi: “Synimi ynë është integrimi në Nato dhe në Be. Të ruajmë partneritetin special me SHBA-të dhe të punojmë për paqen dhe zhvillimin në vendin tonë”.

Nga SHBA, miku i Kosovës dhe ish-ambasadori William Walker ishtë i pranishëm në këtë ceremoni, për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës./abcnews.al

 

kosovaa.jpg
G. P.14:12 | 17/02/2019

Në këtë ditë të shënuar për Kosovën, ABC News ishte në Prizren, aty ku mbizotëron një atmosferë festive. U takua me banorë e mysafirë që kishin shkuar posaçërisht për 11-vjetorin e pavarësisë. Të shumtë ishin ata që festonin, por më i madh ishte  numri i personave që nxitonin për në punë.

Prizreni është zbukuar për këtë festë. Pak freskët dhe njerëzit nëpër rrugë janë të paktë. 11 vite nga shpallja e Pavarësisë. Por për shumë banorë të këtij qyteti të bukur është ditë pune.

Pyetje: Si është Kosova sot në këtë 11-vjetor të Pavarësisë?

Qytetari: Kurrgjo s’është arrit. Katastrofë.

Pyetje: Pse?

Qytetari: Duhet të shkoj se jam për punë.

Pyetje: Edhe sot punon që është dita e Pavarësisë?

Qytetari: Po.

Për brezin që i kanë kaluar të 50-at sigurisht janë kohë më të mira, por me vështirësi ekonomike.

“Ne i takojmë pak gjeneratës më të vjetër dhe jemi mësuar me pas punë tamam. Tash na mungojnë pak ato”.

Në Prizren gjen shumë edhe qytetarë të Shqipërisë. Bora në Brezovicë i ka joshuar të qëndrojnë në këtë territor. Kosova pas 11 vitesh ka arritur të marrë njohjen e 108 shteteve të botës, por ende 4 shtete të Bashkimit Europian nuk e kanë njohur.

I duhen akoma njohje për t’u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara, por ka arritur të bëhet anëtare e disa organizmave ndërkombëtare duke u përfaqësuar si shtet në shumë aktivitete ndërkombëtare kulturore e sportive./abcnews.al

vetvendosja.jpg
G. P.13:27 | 17/02/2019

Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur ta përkujtojë në mënyrë kritike 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet një posteri  të publikuar në Facebook, theksohet më shumë pjesa e fjalës “varësi”, ndërsa më poshtë, renditen të gjitha ato fenomene që sipas Lëvizjes Vetëvendosje, kanë ndodhur gjatë dekadës së fundit.

“11 vjet varësi, 11 vjet pa punë, pa mirëqenie, pa shëndetësi, pa drejtësi, pa barazi pa zhvillim, siguri, arsim, kulturë, pa viza e pa perspektivë”, shkruhet në posterin e publikuar nga lëvizja Vetëvendosje./abcnews.al

kosova-3.jpg
G. P.11:58 | 17/02/2019

Edhe autoritetet më të larta të shtetit dhe politikës në Tiranë kanë përcjellë mesazhet e urimit për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në ditën e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, politika shqiptare ka shprehur urimet e saj të rastit. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një kujtim të veçantë, dy fotografi të shkrepura në zyrën e kongresmenit Eliot Engel, kryetar i komisionit për politikën e jashtme në kongresin amerikan.

Në njërën nga fotot shfaqet kreu i shtetit shqiptar, teksa sheh një kopje të deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në murin e zyrës se kongresmenit amerikan. “Kujtim të paharrueshëm”, e quan presidenti momentin e kapur në foto.

Kreu i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, mesazhin e tij të mëngjesit e nisi me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, duke i uruar të gjithëve një të djelë të bukur.

Ministri për Diasporën, ish-kryeministër i Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës, Pandeli Majko, ka uruar gjithashtu 11-vjetorin e Pavarësisë së shtetit kosovar, me foton e heroit kombëtar Adem Jashari dhe mesazhin, “Të gjithë dhanë diçka, por dikush i dha të gjitha”.

Një urim 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ia dedikoi edhe kryeopozitari Lulzim Basha, i cili e quan atë arritjen më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve.

Sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada punuan dhe sakrifikuan për këtë arritje – shkruan Basha – si amanet që me vendosmëri të vijojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtjen dhe fuqizimin e pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave të së ardhmes euro-atlantike të Kosovës.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, Pavarësia e Kosovës, vepër e gjeniut politik të kombit, Ibrahim Rugova, komandantit Adem Jashari dhe aleatëve me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fton shqiptarët të përulen me nderimin më të thellë përpara qindra mijëra bijëve dhe bijave që vendosën në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, jetën dhe rininë e tyre.

“Por sot – shkruan Berisha – pas 11 vitesh liri dhe pavarësi, Kosova përballet me rrezikun e coptimit të trojeve të saj nga ata që kanë marrë në dorë flamurin e serbisë së madhe dhe tregtojnë territoret e saj”.

Ky qëndrim, antikombëtar për ish-kryeministrin, është një kushtrim për çdo shqiptar për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Kosovës prej tyre./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono