Patozi

PATOZI-MUSTAFAJ-1280x623.jpg
ent ela15:12 | 29/04/2018

Asgjë të re nuk shohin nga Kuvendi i të dielës dy prej figurave të PD, Besnik Mustafaj dhe Astrit Patozi. Oponentët e Bashës thonë në një intervistë për ABC News se nën drejtimin e tij PD nuk ngjall besim. Por nga ana tjetër, nuk e shohin zgjidhjen as tek rikthimi i Berishës.

Ndryshimet në statutin e PD, nuk shikohen si mekanizmi që do garantojë besim për fuqizimin e partisë nën lidershipin e Lulzim Bashës. Megjithatë, në një intervistë për ABC News, Besnik Mustafaj dhe Astrit Patozi, ndahen për pikën më të nxehtë të debatit, dorëheqjen e kryetarit kur humb zgjedhjet, një propozim i oponentëve të Bashës, i rrëzuar me votim në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar.

Mustafaj: Në asnjë statut nuk ekziston kjo, por është një standard praktik dhe në këtë kuptim Berisha e vendosi, si Fatos Nano më parë tek PS, një standard që nuk duhet prishur, sepse prishja e këtij standardi rrezikon ekzistencën e partisë.

Patozi: Duhet të vendoste limitin e drejtimit të PD nga një kryetar që humbet, e kishim të domosdoshme se treguam se nuk mbahet përgjegjësi për një humbje dërrmuese, që të jepte garanci se kjo parti nuk do shkojë nga humbja në humbje e ta konsideronte fitore duhet ta kishte të shkruar që kryetari humbës jep dorëheqjen e që nuk do vazhdohej në këtë linjë…kjo nuk ndodhi e prandaj asgjë e re.

Ish nënkryetari i PD Astrit Patozi nuk pranon krahasimin me kohën kur PD drejtohej nga Berisha, kur statuti shkelej edhe në raste humbjesh. Ai kujton se humbja e zgjedhjeve të 2001, të çertifikuara edhe nga OSBE si të deformuara, nuk ishte e PD, për pasojë askush nuk i kërkoi dorëheqjen Berishës. Por krahasimin e bën me PD e 1997.

Patozi: Sali Berisha, që nga viti 1997 kur e rimorri partinë e deri në vitin 2001 e ngriti, pra grupi parlamentar i PD u dyfishua megjithë këtë llum që përmenda, kurse z.Basha çfarë ka bërë? E përgjysmoi grupin parlamentar në një farë mënyrë, pra mori një fond të caktuar dhe ne menduam që do ishte fundi i botës në vitin 2013, por ky fund na doli të kishte qenë më i këndshëm në raport me atë që ndodhi 4 vite më vonë, pra janë të pakrahasueshme situatat dhe kjo e bën z.Basha përgjegjësin e vetëm të kësaj katrahure që i ka ndodhur PD në këto vitet e fundit.

 

Edhe pse nuk kanë pritshmëri nga kuvendi kombëtar, të dy tregojnë se si mund të ringrihet PD.

Mustafaj: Unë kam qenë dhe mbetem i bindur se PD fillon ringritjen e saj vetëm po të hapë një garë të vërtetë të modelit që kanë primaret në Amerikë ku të gjithë kandidatët gjatë disa muajve të mund të ballafaqohen me demokratët, me elektoratin në përgjithësi dhe ne do shihnim aty, për këtë jam i bindur a propri, nuk bëj poezi në këtë rast, se do shfaqeshin personalitete shumë interesante, të cilët do të mund ta luanin atë rol, për të cilin ne demokratët kemi nevojë. Por me emërime nuk bëhet, në partitë e djathta, të emëruarit kanë qenë tranzitorë zakonisht.

Por nëse nuk e shohin zgjidhjen tek Lulzim Basha, të ardhmen nuk e shohin as nga Berisha

Patozi: Nuk më duket të jetë spektator Berisha, por më duket një aktor i dorës së dytë, por jo spektator, sepse është i pranishëm në zhvillime e përpiqet të ketë një lloj protagonizmi.

Mustafaj shkon edhe më tej, kur i quan të dëshpëruar ata që kërkojnë rikthimin e Berishës

Mustafaj Unë besoj se thirrja për rikthimin e Berishës buron nga dëshpërimi për paaftësinë e Bashës, pra nuk është se edhe këta që e thërrasin Berishën, si një faktor për ta ringjallur PD, e ftojnë dmth, nuk besoj se edhe këta e mendojnë se ai është vërtetë shpëtimtari, por në kushtet e një dëshpërimi që kanë shumë demokratë nuk shohin një njeri të përshtatshëm në skenë. /abcnews.al

 

 

 

PATOZI-PER-KUVENDIN-E-PD-1280x720.jpg
ent ela14:09 | 13/04/2018

As punimet e Kuvendit kombëtar duket se nuk do të sjellin një bashkëjetesë mes kreut demokrat Basha dhe grupit kundërshtar. Sipas ish-nënkryetarit të PD Astrit Patozi çarja brenda radhëve të partisë nuk mund të rikuperohet vetëm me diskutimet për ndryshimet në statut.

Ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi nuk e konsideron si zgjidhje të mosmarrëveshjeve brenda radhëve të demokratëve mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

“Përse i lodhni delegatët dhe i sillni dy ditë kot në Tiranë, për një gjë që nuk e ka kërkuar kush? Sepse “dashnorët” e statutit duhet ta dinë që askush prej nesh nuk e çon nëpër mend se kjo krizë dhe çarje e madhe në PD ka ardhur për shkak të librit të rregullave dhe as që mund të ndreqet vetëm prej tij. Sepse Lulzim Basha dhe kushdo tjetër, që qëndron pas tij, siç shpërfilli dhe nuk e respektoi kurrë të vjetrin, ashtu mund të hedhë në kosh edhe të riun”.

Ndërsa pritet që ky Kuvend, të sjellë një pajtim mes përfaqësuesve të selisë blu, në komentin e tij të publikuar në rrjetet sociale, Patozi jep një tjetër qasje.

“Mos i torturoni kot ata njerëz, duke i sjellë në një Kuvend të sajuar, sepse shumica e tyre mund të jenë dakord edhe që të mos ketë statut fare Partia Demokratike, mjafton që Luli dhe avokatët apo protektorët e tij të mos mërziten. Sa për ne të tjerët, merreni, zijeni dhe pijini lëngun atij statutit të ri, që do të miratojë Kongresi i vazhdimësisë, sepse ai nuk i duhet as dreqit”.

Kuvendi Kombëtar është thirrur të zhvillojë punimet fundjavën e ardhshme dhe pritet që diskutimet të jenë vetëm mbi statutin e Partisë Demokratike. Ndërsa mbledhjes së këtij forumi do t’i paraprijë një mbledhje e kryesisë së partisë, e parashikuar për t’u zhvilluar pasditen e nesërme. /abcnews.al

vlcsnap-error092-1-1280x720.jpg
ent ela11:30 | 13/02/2018

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi është i bindur se opozita e sotme nuk mund të fitojë nëse Kryetari i saj nuk ndryshon mënyrën e drejtimit. Në studion e ABC News, ish deputeti demokrat është shprehur se ka edhe pika që bashkojnë me Partinë Demokratike, një prej të cilave është qëndrimi ndaj reformës në drejtësi.

Vazhdon të jetë kritik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike. Pritshmëritë se opozita e sotme mund të përmbysë qeverinë i ka zero. Në studion e abc neës ish deputeti demokrat Astrit Patozi i kujton Lulzim Bashës se pritja nuk të sjell në pushtet.

 

Opozitës i mungojnë kauzat e vërteta për të sjellë ndryshimin e madh, mjafton edhe ta krahasosh me opozitat kur drejtoheshin nga Sali Berisha dhe Edi Rama tha Patozi.

 

Por ka edhe pika që e bashkojnë me Partinë Demokratike.Një prej tyre është dyshimi se drejtësia e re do të jetë selektive.

 

Nuk dëshiron të krijohen fraksione, por Astrit Patozi nuk mund të garantojë se do të presin përjetësisht përgjigjen e Lulzim Bashës për platformën që ka në tryezë për ringritjen e Partisë Demokratike./abcnews.al

vlcsnap-error617-2-1280x720.jpg
us er15:04 | 25/11/2017

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode me disa firmëtarë të tjerë shpallën që në fillim të tetorit pltaformën e tyre. Një ndër pikat kryesore ishte përfshirja e partisë në zgjedhje nga baza deri tek kryetari për nëj periudhë 9 mujore. Demokratët duhet të ishin në përfundim të analizës aktualisht, e cila nuk ka marrë vëmendje mediatike, për shkak të shpërthimit të çështjes Tahiri.

Në një intervistë për ABC News, Astrit Patozi, drejtues i Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, deklaroi se Edi Rama dhe Lulzim Basha ngjajnë si dy boksierë të lodhur. Fatkeqësia, sipas tij është se Partia Demokratike nuk po forcohet nga dobësia e qeverisë. Analizën në PD Patozi e konsideron farsë. Po ashtu sipas tij, partia bashkohet nga vota dhe jo nga cilësia e statutit.

Është kjo zyrë prej ku, Astrit Patozi ndjek zhvillimet vrullshme të muajve të fundit, zhvillime që e bëjnë ish-drejtuesin e lartë demokrat t’i përkufizojë si një depresion politik që do zgjasë, siçu shpreh ai në një intervistë për gazetaren e ABC News, Merita Haklaj.

“Shqipëria ndodhet në një depresion të madh politik, për shkak se qeveria, e cila u shfaq e relaksuar pas fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit, ka humbur shumë nga legjitimiteti i vet, për shkak të ngjarjeve të fundit. Në këtë situatë ka një përpjekje të sforcuar të kryeministrit për ta kapërcyer, duke shpikur ngjarje tjera, çështje tjera, që të sfumojë më të rëndësishmen, që është shërëthimi i dosjes Habilaj dhe ngjarjet që pasuan atë. Është ndoshta një shpresë e tij që si të gjitha çuditë në këtë botë, që zgjasin vetëm tre ditë, kjo të mund të harrohet. Më duket një përpjekje e pamjaftueshme, pavarësisht zotësisë së kryeministrit për të hapur tema tjera. Madje më duket njësoj sikur të mbyllësh një digë hidrocentrali me lopata dheu. Pra ,them që ky depresion do të vazhdojë për shkak se qeveria ka humbur shumë nga kredibiliteti i saj” thotë drejtuesi i Lëvizjes për Ringritjen e PD-së.

Sa po e mirëmenaxhon PD këtë situatë në të cilën ditë pas dite konfirmohen akuzat e saj katër vjeçare, sipas të cilave kultivimi i drogës u bë me mbështetje qeveritare dhe Policisë së Shtetit? Për Patozin Basha përsëri nuk po kapitalizon besim në PD.

Për fat të keq më duhet të them se Partia Demokratike nuk po e kapitalizon siç duhet këtë dhuratë, do thoja, sepse nuk është meritë e saj që kjo shpërtheu; është meritë e partnerëve që e hapën çështjen “Tahiri”, dosjen “Habilaj”. Opozita sot është i vetmi “aleat” i kryeministrit për të dalë nga gjendja, sepse ajo po tregon pafuqinë dhe paaftësinë e saj. Paaftësia e opozitës ka të bëjë me traumat dhe gabimet e rënda që kanë shoqëruar gjithë lidershipin e Bashës për të shkuar tek humbja katastrofike e zgjedhjeve të 25 qershorit. Pra janë pasoja të së shkuarës që e ka shumë të vështirë t’i kapërcejë, plus krizën e brendshme të PD-së. Kurse paaftësia është mënyra sesi i qaset zoti Basha kësaj çështjeje dhe se si herë pas herë shkon pas çështjeve që i hap zoti Rama në mënyrë artificiale. Mjafton të shikojmë seancën e shkuara në Parlament ku pati një duel të gjatë mes dy udhëheqsave. Dukej sikur Saimir Tahiri, policët dhe Vangjush Dako ishin të Partisë Demokratike dhe jo të Partisë Socialiste, sepse i tillë ishte disniveli i debatit”, është konstatimi i Patozit. Por çfarë priste? I rikthehet herë pas here disiplinave sportive për të krahasuar dy kundërshtarët politik, si p.sh përballaja  e tyre në ring.

“ Unë prisja që Partia Demokratike të bënte diferencën. Dhe këtu është i gjithë problemi, që ne sot përballë publikut ngjajmë si dy boksierë të lodhur që asnjëri nuk ka fuqi të godasë tjetrin, për shkak se publiku ende nuk është i bindur që Lulzim Basha dhe lidershipi i tij do të bëjnë një gjë ndryshe, nëse do të vijnë nesër në pushtet. Dhe ky është problemi që kemi në sot, prandaj dobësia e qeverisë nuk reflektohet në forcim të opozitës”, thotë ai.

E ndërsa cek krizën e brendshme në Partinë Demokratike, e cilëson farsë analizën në degë, një analizë që grupi i tij e pat kërkuar direkt pas humbjes së 25 qershorit.

Ky është një proces fallco, siç ishte fallco dhe zgjedhja e kryetarit të partisë. E ashtuquajtura analizë ka dhe një nonsens logjik sepse nuk mund të ketë analizë pas zjedhjeve për kreun, pra pas faktit. Analiza që të kishte kuptim duhej bërë para se të zgjidhej kryetari. Por duke qenë një proces fallco, Lulzim Basha ka marrë vendimin që të bëjë sikur po bën analizë dhe në fakt kjo po reflektohet… dhe unë e them me përgjegjësi të plotë, se e ashtuquajtura analizë në degët e Partisë Demokratike është një farsë. Shumica e njerëzvë që janë ngarkuar për të bërë këtë analizë nuk po paraqiten fare dhe në shumicën e takimeve nuk shkon as gjysma e atyre që do të duhej të ishin. Kjo është një lloj braktisjeje e farsës së analizës që po zhvillohet në Partinë Demokratike, ndërkohë që reformimi është nevojë jetike e saj”, deklaron Patozi. Ndërkohë, asnjë reagim zyrtar nuk ka për platformën e Levizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike. Ai deklaron se do dalin në bazë, gjithësesi nuk e kanë me ngut.

Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe do të jemi dhe në të ardhmen me të gjithë strukturat e Partisë Demokratike, me të gjithë demokratët që e mendojnë si ne, që PD duhet të bashkohet dhe duhet të ringrihet. Platforma është në fuqi, është në tryezën e Partisë Demokratike dhe Lulzim Basha sot ngjason me atë të sëmurin, i cili ka gjetur si zgjidhje që të mos shkojë tek doktori, se po shkoi, doktori do t’i thotë që, ti je keq. Por sëmundja ndërkohë vazhdon, shkon apo nuk shkon tek doktori. Pra, ai duhet të zgjidhë problemin me sëmundjen, duhet të shërojë sëmundjen. Është përgjegjësi kryesor. Ne nuk e kemi presionin e kohës. Pse? Ne kemi bërë tonën. Detyrimi jonë për t’u dalë përballë demokratëve ishte që ne të paraqisnim një zgjidhje, një alternativë që do të çonte në bashkimin, në ringritjen e Partisë Demokratike. Kemi bërë detyrën tonë. Lulzim Basha është përgjegjësi kryesor për çarjen e Partisë Demokratike dhe për rezultatatin katastrofik të saj dhe i takon që të jetë përgjegjësi për ta ndryshuar për mirë. Pra nën presionin e kohës është ai dhe nuk jemi ne. Sigurisht që ne nuk do të presim gjithë jetën Lulzim Bashën, por ne do të vazhdojmë aksionin tonë politik duke takuar dhe komunikuar me çdo demokrat, të cilët besoj janë shumë që mendojnë si ne”, deklaroi ai.

Astrit Patozi mohon të ketë humbur kohezioni i ditëve të verës mes kundërshtarëve të  Bashës, por sërish bie në pohim, kur thotë se vota është ajo që bashkon PD dhe jo cilësia e statutit.

“Unë nuk di që të mos kemi kohezion, por dhe në rast se dikush nuk pranon platformën ose mënyrën që ne kemi zgjedhur është i lirë të bëëj zgjedhjen e vet…”, tha ai.

Kur pyetet se pse është distante Jozefina Topalli. Edi Harxhi ka paraqitur projekt ndryshime për statutin, të cilat ju nuk është se i kanë mbështetur, Patozi thotë:

Unë kam respekt dhe vlerësim për çdo kontribut të çdo anëtari dhe çdo grupimi brenda Partisë Demokratike që synon ta shërojë këtë parti nga kjo sëmundje e gjatë. Por unë jam i detyuruar të them që nuk i shikoj ndryshimet në statut si mënyrën për zgjidhjen e problemit. Pse? Ne me Lulzim Bashën nuk ndahemi për nene statutore, nuk jemi ndarë pë nene statutore. Jemi ndarë për një koncept, mënyrën e drejtimit të Partisë Demokratike. Ai ka konceptin që Partia Demokratike është një ndërmarrje private, e cila drejtohet dhe në mënyrë tribale po të doni. Ne kemi konceptin tjetër, që një parti politike moderne drejtohet ndryshe. Kjo është ajo që na ndan dhe e vetmja mënyrë që mund të na bashkojë është vota. Ne nuk duam që të merremi vesh me Lulzim Bashën përmes një pazari. Së të biem dakord për ndryshime statutore është që t’i japim një amnisti atij dhe t’i japim një mundësi që pas 4 viteve, në rast se ai do t’i pëprmbahet statutit të rrimë në mëshirën e Lulzim Bashës. Ne nuk ia lejojmë vetes këtë sepse dhe nëse ne do kishim luksin ta prisnim 4 vjet të tjera, Lulzim Bashën, demokratët nuk i kanë asnjë borxh që ta presin. Se ne e kishim statutin dhe ai e shkeli. Atëherë si mund ta rregullojmë ne këtë marrëdhënie përmes ndryshimeve statutore, duke pasur parasysh se ai mund ta shkelë prapë. Ti mund të bësh statutin më të mire në botë të një partie politike të djathtë, moderne dhe ai ta shkelë prapë. Pra e vetmja mënyrë që të mund të riparohet ajo që ka ndodhur në PD është vota dhe vetëm ajo mund t’i bashkojë demokratët, sepse ajo është garancia që PD do të ikë larg drejtimit personal dhe larg keqmenaxhimit të saj”, tha ish-nënkryetari demokrat.

A po ndërtoni një strategji lidhur me këtë që po thoni, me disa hapa të caktuar deri në fund të vitit, kur, të paktën zyrtarisht janë zgjedhjet, apo do shkëputeni dhe do të krijoni një lëvizje tjetër?

Jo, jo. Për sa kohë nuk ka një përgjigje të prerë, megjithëse ka një përpjekje për ta injoruar dhe për ta lënë të ftohet platformën tonë, ne sigurisht që rezervohemi të ndërmarrim hapa radikalë apo hapa të mëtejshëm. Por, e ritheksoj që është Lulzim Basha në presionin e kohës dhe jo ne. Ne e dimë se cila është rruga që i bashkon demokratët dhe e dimë se cila është rruga për t’ju drejtuar publikut për të bërë diferencën me qeverinë. Lulzim Basha është defeçitar në të dyja këto momente dhe do të mbetej përgjegjësi e tij, në rast se kjo dorështrirje nuk do të pranohet” deklaroi ai.

Astrit Patozi dhe Ridvan Bode me disa firmëtarë të tjerë shpallën që në fillim të tetorit pltaformën e tyre. Një ndër pikat kryesore ishte përfshirja e partisë në zgjedhje nga baza deri tek kryetari për nëj periudhë 9 mujore. Demokratët duhet të ishin në përfundim të analizës aktualisht, e cila nuk ka marrë vëmendje mediatike, për shkak të shpërthimit të çështjes Tahiri./abcnews.al

 

 

vlcsnap-error437-1280x720.jpg
us er18:12 | 21/11/2017

Astrit Patozi, drejtues i Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike nuk beson se ajo që ai e cilëson dështim të kryetarit të PD Lulzim Basha, ka ardhur për shkak të dobësive të statutit. Ndaj, sipas Patozit, asgjë nuk mund të riparohet përmes ndryshimeve të tij. Ish-deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në facebook pasi Kulluri dhe Harxhi prezantuan projektin për ndryshime statutore. Patozi shkruan se nuk e ka lexuar tekstin, por nuk e paragjykon nismën, ndërsa thekson se është në një fazë më të avancuar pas shpalljes së platformës politike. Sipas Patozit, kjo platformë kërkon ndryshimin pozitiv dhe ringritjen e PD tani, kurse ndryshimet e mundshme statutore e shtyjnë atë pas 4 vjetësh. Po ashtu, ndryshimet ne statut “e lënë në vullnetin e Lulzim Bashës, nëse do t’i kthehet zakonit të vjetër si në marrëveshjen e 18 majit apo jo”- mbyll postimin e tij Astrit Patozi./abcnews.al

patozi-pd-degraduar.jpg
us er14:23 | 22/09/2017

Astrit Patozi ka komentuar mbledhjen e një dite më parë të kryesisë së Partisë Demokratike si dhe deklaratën e kreut të kësaj force politike Lulzim Bashën në përfundim të saj. Për Patozin, Basha nuk surprizoi të tregonte atë që ai e quajti “mentalitet Bolshevik” duke mos pranuar mendimin ndryshe brenda partisë së tij. Patozi shprehet se këtë mendim ndryshe do ia imponojë përmes forcës së anëtarësisë.

Edhe pse kryetari një ditë më parë i zgjati dorën e pajtimit, kritikët brenda Partisë Demokratike duket se nuk e kanë përqafuar atë.
Në debatet e krijuara gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike pasditen e së enjtes, Astrit Patozi problematike nuk sheh përplasjen, por cilësinë e saj.
Shprehet se nuk e zhgënjeu aspak qëndrimi i Lulzim Bashës.
Edhe pse fraksionet nuk ishin praktikë e demokratëve edhe nën lidershipin e Sali Berishës, Patozi në qëndrimin e kreut të selisë blu Basha, veccon si absurde dhe jo reale analizën e kërkuar.
E kur vjen momenti për të mbajtur qëndrim, ende nuk ka një formë konkrete.
Pasditen e së enjtes kryesia e Partisë Demokratike u mblodh rreth një analize të garës për kryetar gjatë të cilës Lulzim Basha ka pranuar ndryshimin e statutit të partisë dhe ka refuzuar lejimin e fraksioneve brenda Partisë Demokratike.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono