pasurinë

MBULIM-MBROJTJA-PER-BALILIN.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ad min15:30 | 14/06/2019

Ka dështuar seanca e radhës në Gjykatën për Krime të Rënda për pasurinë e shtetasve Klement Balili dhe Bashkim Balili. Shkak për shtyrje është bërë mungesa e mbrojtësit të Balilëve, Sokol Hazizaj. Në këto kushte, Bashkim Balili, i pranishëm në seancë dhe prokurori Eneid Nakuçi i kërkuan trupit gjykues shtyrjen e seancës në një datë tjetër. Séance e radhës, sikurse vendosi gjykata, do të zhvillohet më 20 qershor, në orën 09:00.

Klement Balili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Hetimi pasuror për Klemend Balilin ka nisur që përpara dy vitesh kur ai u shpall në kërkim nga organi i akuzës. Klemend Balili u shpall fajtor për trafikimin e 678 kg kanabis nga Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda ku u dënua më 10 vjet burg. Vendim të cilin Balili e ka ankimuar nëpërmjet avokatit të tij Theodhori Sollaku. Procesi në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda nuk ka nisur akoma./ABC News Albania 24/7

gRABITJA-rINAS-1280x721.jpg
ad min12:20 | 28/05/2019

Prokuroria e Krimeve të rënda nis hetimin pasuror për 6 të ndaluarit për grabitjen e 6 milionë eurove në Rinas më 9 prill të këtij viti. Bëhet fjalë për pasuritë e Ragip Hajdinit, Elton Piklit, Alkond Bengasit, Renaldo Sulajt, Oltjan Veselit dhe Saimir Celes.

ABC News mëson nga burime pranë grupit hetimor se ka një informacion se disa prej të arrestuarve dhe familjarëve të tyre posedojnë një sërë automjetesh luksoze, llogari bankare dhe prona te paluajtshme.

Për këtë arsye, Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka drejtuar një kërkesë Bankave, Hipotekës dhe drejtorisë së Transportit Rrugor për origjinën e këtyre pasurive.

Hetimet per dosjen e grabitjes së 9 prillit vazhdojnë, ndërsa dy persona janë në kërkim.

Donika-Prela-933x445.jpg
ent ela09:32 | 29/01/2019

Vendimit për kalimin e Vetting-ut të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela është shtyrë me një javë. Vendimi pritej të shpallej sot, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se për shkaqe të arsyeshme seanca do të shtyhet për të martën e ardhshme.

Gjatë seancës së mbajtur një javë më parë në shqyrtimin e pasurisë të Prelës u gjetën disa pasaktësi në të ardhurat e bashkëshortit të saj, që për një periudhë kohe ishte paguar në të zezë. Ndërsa për Partinë Demokratike ka prova se Prela është e lidhur edhe me Dosjen 339, pasi ka dalë në përgjime me grupin e Avdylajve të Shijakut./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono