pastrim

kukesfierza.jpg
gra moz14:45 | 18/04/2018

Edhe pse nuk futet në ato qytete me nivel të lartë ndotjeje problematika mjedisore në Kukës është shqetësuese. Akumulimi më i madh i mbetjeve të patrajtuara bëhet nga liqeni i Fierzës.

Në pikun e kuotës së tij, sipërfaqja është mbushur plot me mbetje ndërsa gjiret e bregut janë të tejmbushura nga shishe plastike e mbetje të tjera.

Në javën e mjedisit edhe në Kukës nisi aksioni për pastrimin e mbetjeve. Grupe punonjësish nga institucionet shtetërore e shoqata mjedisore do të punojnë përgjatë javës deri në datën 22 Prill./abcnews.al

kruja.jpg
gra moz15:51 | 17/04/2018

Forcat e Ushtrisë janë hedhur në aksion për pastrimin e lumit Gjola në Fushë Krujë. Prurjet e mbeturinave janë aq shumë saqë Ushtria bashkë me 30 efektivë ka vënë në dispozicion disa mjete të rënda. Në ndihmë të forcave të Ushtrisë kanë shkuar dhe punonjës të administratës. Ndotja e lumit Gjola është shtrirë përgjatë gjithë gjatësisë së tij deri në grykëderdhje. Mësohet se mbetjet do të depozitohen pranë fshatit Halil, aty ku ndodhet vendgrumbullimi i zonës./abcnews.al

pastrim.jpg
gra moz13:00 | 17/04/2018

Pastrojmë tokën që duam, ka startuar aksioni dhe në Vlorë. Pas urdhërit të ministrit Blendi Klosi për një Shqipëri më të pastër, autoritet të Inspektoriatit të Mjedisit, pyjeve dhe ujërave, por dhe të agjencisë rajonale të mjedisit kanë qenë bashkë në hyrje të fshatit Panaja, një zonë turistike e prekur nga ndotja e inerteve dhe mbetjeve urbane. Sipas drejtorit të Inspektoriatit të Mjedisit, Kreshnik Lilaj aksioni do të vazhdojë në të gjitha fshatrat. Në këtë operacion janë thirrur banorët, tregtarët pasi situata është alarmante./abcnews.al

lumi-drino.jpg
gra moz15:29 | 16/04/2018

Forcat e Ushtrisë kanë nisur pastrimin në shtratin e lumit Drino pranë urës së Kordhocës në Gjirokastë.

Aksioni do të vazhdojë për një javë rresht dhe do të shtrihet në të gjithë territorin.

Sipas prefektit të Gjirokastrës, Astrit Aliaj, ky aksion është domosdoshmëri në prag te sezonit turistik dhe ka kërkuar ndërgjegjësim qytetar.

Zonat më të ndotura janë ato përgjatë shtretërve të lumenjve Drino dhe Vjosë./abcnews.al

vlcsnap-error014-1280x720.jpg
us er16:28 | 05/01/2018

Thirrjes për pastrimin e Shqipërisë nuk i janë përgjigjur të gjithë qytetarët. Banorët e zonës Qesarakë në Dajt jo vetëm që nuk morën pjesë në pastrimin e lagjes së tyre, por kanë filluar të hedhin përsëri mbeturina.

Kështu nisi dita e parë e aksionit “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.
Ministri i Turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi së bashku me vullnetarët ia pastruan lagjen banorëve të Qesarakës pranë zonës së Dajtit.
Bëri dhe tthirrje që të ndërgjegjësohen për ta mbajtur pastër.

Pak kohë iu është dashur këtyre banorëve që të rikthejnë pamjen para aksionit të pastrimit.
Mbeturinat janë hedhur ngado, buzë rrugëve, por edhe poshtë pallateve.
Ndërkohë që ministria e turizmit dhe mjedisit po pastron cepat e tjerë të shqipërisë I duhet ti rikthehet dhe atyre që ka planifikuar t’i fshijë nga harta e zonave të ndotura. Një prej tyre është kjo zonë jo pak e frekuentuar edhe nga ata që e duan ajrin e pastër dhe sportin.

Duket se aksionin për të pastruar Shqipërinë e kanë kuptuar vetëm ata që veshin dorezat, sepse banorët jo vetëm nuk dinë ta mirëmbajnë, por ajo që bëjnë shumë mirë është ta ndotin ambientin jashtë derës së shtëpisë./abcnews.al

Gazetare e ABC News: Yllka Kamenica

Klosi-ne-durres.jpg
us er15:32 | 20/09/2017

Ministria e Mjedisit dhe e Territorit ka shpallur fushatën për pastrimin e territorit të vendit. Në një tryezë në Durrës me kryetarët e bashkive, ministri Klosi tha se kjo do të realizohet për 300 ditë.

Bashke me kryetaret bashkiake vendosi qe per 300 dite te pastroje plehrat. Pastrimi i territorit shqiptar eshte sfida kryesore e ministrisë së Mjedisit.
I ndare në disa faza, Ministri Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi lançoi nga Durrësi ne një tryeze me kryetaret e bashkive ne vend, fillimin e operacionit mbarëkombëtar.
I ngjashëm me mega operacionin e energjisë elektrike kunder vjedhjes persa i perket masave të ashpra penalizuese, Klosi foli per një mjedis të ndotur dhe aspak mikpritës për turistët.
Kreu i dikasterit tha se në katër vite është bere shumë, por pa arritur rezultatin e duhur, passi mbetjet urbane mbeten ende një nder problemet më te mprehta mjedisore.
Mjedisi nuk është zot pa mall, tha Klosi ndaj sot shpallim nismën e gjerë për një mjedis më të pastër, për tu shkëputur nga ndotja, si garanci për zhvillimin e turizmit
Aksioni do të zhvillohet në disa faza, duke perfshirë te gjithe territorin e vendit. Gjate zbatimit do te kete masa të ashpra penalizuese për të gjithe subjektet që shkaktojnë ndotje. Në këtë operacion mbarëkombetar në mbështetje të ministrisë së mjedisit dhe njësive vendore, do të jeni edhe një sërë institucione sic është ministri e Brendshme.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono