pastrim parash

arlind-gjokutaj-1280x653.jpg
G. P.15:32 | 26/03/2018

Gjatë vitit 2017 janë sekuestruar 9 milionë euro dhe janë nxjerrë 52 urdhëra bllokimi kryesisht llogari bankare. Të dhënat u bënë publike nga drejtori i Përgjithshëm i Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë./abcnews.al

Arlind Gjokutaj: Gjatë vitit 2017 kemi referuar gjithsej 401 raste të dyshuara për pastrim parash, nga të cilat 270 janë dërguar në Policinë e Shtetit. Gjithashtu po gjatë vitit 2017 janë nxjerrë 52 urdhra bllokimi të përkohshëm, kryesisht për llogari bankare, për një vlerë totale 11.2 milionë euro, prej të cilave janë sekuestruar rreth 9 milionë euro. Në gjykimin tonë vijon të mbetet problem mungesa e një sistemi të mirëfilltë dhe funksional për menaxhimin e pasurive të sekuestruara apo konfiskuara në procesin penal. Dhe kjo mangësi sjell impakt të paktën në gjurmueshmërinë e rasteve dhe vlerësimit tërësor të sistemit në lidhje me veprimin e privimin e pasurisë ndaj krimit”./abcnews.al

vlcsnap-error702-1-1280x720.jpg
G. P.19:48 | 28/02/2018

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka përsëritur pretendimin se sektori i ndërtimit, e sidomos ai në Tiranë, në bashkëpunim me koncesionet korruptive të Partneritetit Publik-Privat, janë skema korruptive e pastrimit të parave të pista të vjela në mandatin e kaluar nga kjo qeveri, për t’u investuar sot në ekonomi.

Rritja me 80% e lejeve të ndërtimit për banesa, apo me 200% për ndërtesat mbi 3 kate dhe rritja e vlerës së këtyre të fundit me 260%, ndërkohë që bankat kanë dhënë vetëm 0.6% kredi më shumë, janë tregues të qartë për kreun e opozitës se ekonomia po kriminalizohet. Në konferencë për media, shpalosi shifrat në mbështetje të argumentit të tij.

Lulzim Basha: “Fakti që jemi përpara një katastrofe ekonomike me pasoja për dekada të tëra. Nuk ka sektor ku duket me qartë se në ndërtim. Bashkia e Tiranës është kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të pista, ndërtimet e larta s’kanë kuptim ekonomik as kuptim për strehim. 2016 viti rekord për drogë ndërsa 2017 viti për lejet e ndërtimit”.

Tirana ka mjaftueshëm apartamente boshe, sipas Lulzim Bashës, ndaj nuk ka asnjë logjikë racionale të shpjegojë këtë financim në ndërtim në kryeqytet.

Lulzim Basha: “Aspekti 2 është PPP 1 miliard dollarë, i shpallur nga Edi rama dhe i denoncuar nga ne si pastrimi i parave të pista”.

Këtu situata bëhet edhe më keq sipas Lulzim Bashës sepse në lojë futen edhe paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Lulzim Basha: “Privati investon per inceneratore por në fakt do e paguajë qytetari me taksa. Nese ndërtesat bëhen me para droge, inceneratorët po marrin dhe taksa shqiptarësh.”

Borxh të fshehur e quan ai dhe njëkohësisht një nga rreziqet më të mëdha të shkatërrimit të ekonomisë në afatgjatë, kjo, pasi kontratat koncesionare janë të shtrira në kohë 15-30 vjeçare dhe në fund janë para që do paguhen nga buxheti i shtetit, çdo vit.

Ky borxh do të vijojë të rëndojë në xhepat e shqiptarëve, pabarazia mes të cilëve është rritur, sipas selisë blu, ku 90% e shqiptarëve kanë parë një rritje të të ardhurave 14.4% më të ulët se 10% më i pasur i tyre.

Mungesa e rritjes së pagës minimale në vend, e shoqëruar me rritjen e numrit të të punësuarve vetëm për moshat 64 vjeç e sipër, absurd ky sipas selisë blu, i gërshetuar me % drastike të të rinjve që po largohen nga vendi, japin alarmin e plakjes së popullsisë./abcnews.al

gjyqi.jpg
G. P.21:36 | 19/02/2018

Një proces gjyqësor kundër një organizate të mafias ruse është mbajtur në Spanjë. Në bankën e të akuzuarve janë shfaqur 18 të pandehur, mes të cilëve një deputet i partisë së presidentit rus, Vladimir Putin.

Të paktën 18 të dyshuar si anëtarë të mafias ruse, mes të cilëve një deputet i Parlamentit rus, janë shfaqur këtë të hënë në një proces gjyqësor në Spanjë, i konsideruar ndër më të mëdhenjtë kundër krimit të organizuar.

Grupi akuzohet për pastrim të shumave të mëdha të parave në shtetin hiberik, si dhe për transferimin e pasurive përmes Spanjës drejt llogarive “offshore”.

Prokurorët kanë kërkuar dënime me 1 vit e gjysmë burg dhe gjoba deri në 100 milionë euro për shumicën e të pandehurve, mes të cilëve janë edhe 5 shtetas spanjollë, të akuzuar se kanë ndihmuar rusët në aferat e tyre. Mes të akuzuarve është edhe Vladislav Reznik, deputet dhe ish-kryetar i komisionit parlamentar të ekonomisë në Rusi.

Përpara togave të zeza, Reznik, anëtar i partisë putiniane, Rusia e Bashkuar, ka kërkuar pafajësi me pretendimin se ishte vetëdorëzuar në polici për të sqaruar rrethanat. Procesi daton që prej vitit 2008, kur policia spanjolle ekzekutoi operacionin e koduar “Trojka”, ku prangosi rreth 20 të dyshuar si anëtarë të mafias ruse. Krerët e organizatës, Gennady Petrov dhe Alexander Malyshev, janë në arrati dhe dyshohet se fshihen në Rusi, ku gëzojnë mbështetje politike.

Organizata Tambovskaja-Malishevskaja në Rusi konsiderohet aktive në një sërë aktivitetesh kriminale, si vrasje me pagesë, trafik armësh, droge, zhvatje dhe falsifikime. Në Spanjë, pastrimi i parave nga grupet kriminale ruse ka nisur në vitet ‘90, kur pasanikë rusë filluan të blinin vila luksoze në Kosta del Sol dhe ishujt Balearik./abcnews.al

image-1.jpg
us er18:30 | 22/12/2017

Policia e Vlorës ka bllokuar dy llogari bankare të një 57 vjeçareje në Vlorë pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Shuma totale e sekuestruar është 298.324 euro dhe janë të depozituara në llogaritë në emrin e shtetases me iniciale T.B, banuesë në Vlorë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Mësohet se 57 vjeçarja nuk ka asnjë biznes privat apo aktivitet tjetër që të justifikojë shumën e derdhur në bankë. Ajo ka treguar në polici se lekët ja ka sjellë i biri i cili ndodhet jashtë shtetit./abcnews.al

vlcsnap-error870.jpg
us er16:29 | 01/11/2017

Një kërkesë e avokatit të ish-deputetit Mark Frroku u bë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore ndaj tij në Apelin e Tiranës. Në këtë gjykatë pritej të niste sot shqyrtimi i ankimit të Frrokut kundër dënimit të tij me 7 vjet burg për tre vepra penale. Avokati i Frrokut kërkoi kohë për t’u njohur me ankimin e Prokurorisë. Kërkesa u konsiderua e drejtë nga gjykata, e cila vendosi shtyrjen e seancës për në 15 nëntor. Ish-deputeti Frroku po vuan një dënim me 7 vjet e 6 muaj burg për akuzën “fshehje e pasurisë”, “pastrim parash” dhe “ndërtim i paligjshëm”. Ai fitoi pafajësi vetëm për akuzën e “vrasjes”. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Mark Frrokun u shpall më 21 prill 2017.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono