pasaporta

policia-1.jpg
ent ela14:44 | 02/04/2019

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas arab, i cili në bashkëpunim me disa shqiptarë, u premtonte të huajve me kombësi egjiptiane pasaporta në këmbim të një shume prej 20 mijë eurosh. Aktivitetin e paligjshëm, Talal Ahmad abu Mayba, 41-vjeç, i lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, e kryente duke u kamufluar si investitor.

Sipas Policisë së Tiranës, nuk është vërtetuar deri tani që të jenë falsifikuar pasaporta apo leje qëndrimi për shkak të rregullave dhe dokumenteve strikte që kërkoheshin nga zyra e kufirit dhe migracionit në vendin tonë.

Në kuadër të operacionit “Përshpejtimi” u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shqiptarë, si edhe u sekuestruan kompjutera dhe dokumente të ndryshme që i përkisnin personave të huaj./abcnews.al

MBULIM-HUMBIN-PASAPORTAT-NE-GREQI-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela22:03 | 22/02/2019

100 pasaporta të reja që ishin dërguar nga Ministria jonë e Jashtme për emigrantët shqiptarë atje kanë humbur në Greqi gjatë transportit. Pasaportat fillimisht janë bllokuar nga dogana greke në Kakavijë për shkak se transporti ishte në shkelje të procedurave. Në një deklaratë për mediat, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, thotë se me datë 13 shkurt, pasaportat e prodhuara nga kompania ALEAT po transportoheshin drejt Greqisë të ambalazhuara jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike.

Pakot me pasaportat shqiptare u zhbllokua pas verifikimit dhe dërgesa i është dorëzuar përfaqësuesve diplomatikë të Konsullatës së Janinës. Gjatë transportimit të tyre në një nga ndalesat e bëra për në Ambasadën tonë, pikërisht në rrugët e Athinës,  automjeti me targa diplomatike u sulmua. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me kompaninë ALEAT, kanë marrë masat për nxjerrjen jashtë përdorimi dhe shpalljen e pavlefshme të këtyre pasaportave, si dhe angazhimin për të përshpejtuar procedurat e riprodhimit dhe zëvendësimin e tyre. /abcnews.al

LIROHET-LULZIM-KULLA-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
G. P.10:37 | 28/11/2018

Biznesmeni shkodran Lulzim Kulla është lënë i lirë nga Gjykata e Gjirokastrës. Ai ishte kapur në Kakavijë në tentativë për të hyrë në shtetin grek me pasaportë fallso. Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë avokati Detar Hysi. 43-vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër.

Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës. Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit./abcnews.al

EKSPOZITA-E-SHEN-TEREZES.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
G. P.17:30 | 05/09/2018

Në Muzeun Historik çelet Ekspozita “Jeta përmes kujtimeve” me rastin e 2-vjetorit të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut – Shën Tereza. Në këtë ekspozitë prezantohen për herë të parë disa dokumenta personale të Shën Terezës dhe letërkëmbimi me familjarët, në nomentetet kur i ndahet nga jeta e ëma, Dranja.

2 vjetori  i shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut,  Shën Terezës nxjerr në dritë disa dokumenta dhe objekte personale të saj përmes ekspozitës “Jeta përmes kujtimeve”.

Kjo është pasaporta e vitit 1927,  një vit përpara se të ikte për mision në Kalkutë, si dhe korrespondenca e letrave ilegale me familjarët, të cilat bëhen publike për herë të parë shpejgon  Skender Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

Ndërkohë që në fondin e Muzeut Historik Kombëtar ndodhen rreth 20 objekte personale të Shën Terezës,  si  kryqi  dhuruar në vitin 1991  at Zef Pëllumbit në vizitën e dytë të saj në Shqipëri, apo objekte dhuruar nga familja ku qëndroi Nënë Tereza.

Ndërkohë që  Asani  përmes  librit “6 fëmijët katolikë” në Shkup nxjerr në pah edhe kontributin, e Kolë Bojaxhiut, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në hapjen e shkollave shqipe në Shkup.

Ekspozita e çelur në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe qendrën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve vjen pas New York-ut në kishën e Zojës së Shkodrës dhe në Prishinë me rastin e ditëlindjes.

/abcnews.al

pasaporta.jpg
G. P.15:54 | 30/08/2018

Mediat amerikane denoncojnë raste kur administrata federale u ka mohuar qytetarëve amerikanë të lindur në kufirin me Meksikën, të drejtën për tu pajisur me pasaportë. Kjo sjellje e qeverisë së SHBA-ve, vjen si pasojë e dyshimeve se këta shtetas kanë marrë certifikatë lindjeje të rreme.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara mohon pasaportat për qytetarët amerikanë të lindur përgjatë kufirit me Meksikën, duke vendosur në dyshim shtetësinë e tyre. Kështu raporton Uashington Post duke cituar rastin e Juan, i lindur 40 vite më parë në Broënsville në Teksas. Personi në fjalë ka kaluar jetën e tij duke veshur uniformat amerikane: fillimisht në ushtri, më pas në Patrullën e Kufirit dhe tani në një burg shtetëror. Në muajt e kaluar ka kërkuar rinovimin e pasaportës, por i është refuzuar.

Departamenti i Shtetit ka shfaqur dyshime për faktin që Juan është apo jo shtetas amerikan.

“Është njëri prej atyre që ka një certifikatë lindjeje amerikane, por të cilit i është mohuar pasaporta. Administrata e Donald Trump po akuzon dhjetëra dhe mijëra hispanikë në kufi se përdorin certifikata lindjeje të rreme që kur ishin fëmijë”, shkruan e përditshmja amerikane.

Departamenti i Shtetit replikoi duke shpjeguar që praktikat për pasaportat nuk kanë ndryshuar, por kufiri midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës është “një zonë ku ka ende një numër të konsiderueshëm të mashtrimit në shtetësi”./abcnews.al

34557743_1697576270296203_4327025133760806912_n-1280x853.jpg
ent ela08:49 | 06/06/2018

Dhjetra qytetarë të Elbasanit kanë rënë pre e mashtrimit nga dy falsifikatorë. Këta të fundit u premtonin njerëzve të ndryshëm që kundrejt parave do t’i dërgonin në Angli , Gjermani e vende të tjera të Europës. Shumat që merrnin varionin nga 10-16 mije euro për person.

Në një operacion të policisë së Elbasanit dhe Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit janë ndaluar Musa Rama, 60 vjeç me banim në Tiranë dhe Arben Hako me banim në Durrës. Të dy rezultojnë që janë dënuar më parë.

Aktiviteti kriminale kryhej prej disa kohësh në territorin e Shqipërisë.

Nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose metodave të tjera  Rama dhe Hako arrinin që të kalonin persona të ndryshem në vende të Europës.

Nga kontrolli në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një automjet, shtatë  telefona, 14 pasaporta biometrike, 80 dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 çertifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 çertifikata shkolle dhe trajnimesh , dhe si dhe 850 euro .

Çështja për këtë aktivitet kriminal ende vazhdon, pasi dyshohet se në grupin e tyre janë të përfshirë edhe bashkëpunëtorë të tjerë./abcnews.al

Gazetar: Fatos Salliu

 

 

2018-01-11-22_43_28-Haradinaj-flet-për-vizën-amerikane-dhe-pasaportën-shqiptare-–-TV-KLAN.jpg
G. P.22:44 | 11/01/2018

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka ardhur në Shqipëri ku ka takuar Presidentin Meta e Kryeministrin Rama, ndërsa takimet nuk janë publikuar nga pala shqiptare. Vetë Haradinaj ka folur për TV Klan mbi vizën e munguar amerikane dhe për qëndrimin mbi Gjykatën Speciale.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka vizituar Tiranën ku ka takuar Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Vetë Haradinaj ka postuar në profilin e tij në FB fotot nga këto takime, të bëra sipas tij në një vizitë pune,edhe pse nuk ka një informacion i tillë nuk është publikuar as nga Presidenca e Republikës e as nga kryeministria.

Shefi i qeverisë së Kosovës ka treguar për TV Klan për lajmin e mediave kosovare se ambasada amerikane ne Prishtinë i ka refuzuar vizën, për shkak të qëndrimit të tij kundër ngritjes së gjykatës special në Kosovë. Haradinaj evidenton faktin se ka një pasaportë shqiptare pasi shtetësia iu dha në 24 prill të vitit të kaluar kur ai ishte i arrestuar në Kolmar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia

“Mediave ju mungon viza, per mua jo. Une do ta kem së shpejti vizen amerikane, njëkohësisht kam edhe pasaportën shqiptare dhe këtë e quaj për nder”.

Haradinaj, partia e të cilit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka votuar kundër ngritjes së Gjykatës Speciale, thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

“Pozicioni im dhe i subjektit që udhëheq, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kemi votuar kundër, kemi qenë kundër atëherë, jemi kundër sot dhe jemi kundër çdo herë, është një veprim i padrejtë ndaj Kosvës. Sido që të jetë Kosva ka marrë obligime për këtë gjykatë nga parlamenti dhe nëse parlamenti voton ndryshe e respektojmë, nësë mbetet ajo që ka votuar e respektojmë”.

44 deputetë të parlamentit të Kosovës kanë ndërmarrë një nismë për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, me argumentin se ajo nuk do të targetojë Ushtrine Çlirimtare te Kosovës. Vetë departamenti amerikan i shtetit./abcnews/al

vlcsnap-error037-1.jpg
us er15:58 | 26/12/2017

Apeli i Krimeve të Rënda i kthen pasaportën e bllokuar ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Përmes një vendimarrje të së martës, Apeli vendosi të shfuqizojë vendimin e Shkallës së Parë të datës 9 dhe 13 dhjetor 2017 për caktimin e masës së sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj tij. Ish-ministri nuk dha asnjë koment mbi vendimin.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri fitoi një betejë në luftën e tij me drejtësinë. Të martën ai mundi të lirohet nga “ngujimi” disa ditor brenda territorit shqiptar, urdhëruar nga një vendim i Gjykatës për Krimet e Rënda. Ishte Apeli i kësaj gjykate që pranoi kërkesën e ish-ministrit për shfuqizim e masës së sigurisë “ndalim i daljes jashtë shtetit”. I njëjti vendim rrëzoi edhe urdhrin për sekuestrimin e pasaportës dhe kartës së tij të identitetit. Në përfundim të seancës ish-ministri nuk e fshehu buzëqeshjen. Ai nuk komentoi vendimin, ndërsa interesit të gazetarëve iu përgjigj me një urim.

Avokati Maks Haxhia theksoi se paraqiti argumente të reja në gjykatë.

“Nuk ka më nevojë të zbatimit dhe qëndrimit të kësaj mase”.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, përfaqsuesi i prokurorisë ka kërkuar vazhdimin e masës shtërnguese. Kundër këtij pretendimi është shfaqur ish-ministrit dhe avokatit, të cilët kanë bindur treshen gjykuese se nuk ishte e nevojshme zbatimi i kësaj mase sigurie.
Ish-ministri Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”. Bazuar në disa akte të përcjella përmes letërporosive nga autoritetet italiane, prokuroria pretendon se Tahiri ka favorizuar anëtarë të grupit kriminal të Habilajve në trafikun e kanabisit./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Armand Bajrami

vlcsnap-error283.jpg
us er16:01 | 18/12/2017

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i kërkon Apelit të Krimeve të Rënda të shfuqizojë vendimin e Shkallës së Parë për ndalimin e lëvizjes së tij jashtë vendit. Ankimi për masën e sigurisë u depozitua këtë të hënë tek Krimet nga avokati i tij Maksim Haxhia. Në materialin e ankimit, avokati Haxhia pretendon se prokuroria nuk ka pasur asnjë provë të re për të kërkuar bllokimin e pasaportës së Tahirit dhe se ish-ministri nuk paraqet asnjë rrezik për t’iu fshehur hetimit. Gjykata e Krimeve të Rënda konfirmoi të premten masën e dhënë për ish-ministrin në 9 dhjetor. Gjatë seancës Tahiri tha se ishte i interesuar në hetimin e plotë të çështjes. Prokuroria po heton ish-ministrin për dy vepra penale, bazuar në disa akte të përcjella nga Prokuroria e Katanias, Itali./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono