Partizani

Luftetari-Tirana-Superiore.jpg
Veronik Istrefaj22:55 | 31/10/2019

Ermal Tahiri, drejtori i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi”, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC News. Tahiri analizoi Partizanin dhe Tiranën, si dhe renditjen në Superiore.

SUPERIORE – “Janë katër ekipe që morën pjesë në Kupat e Europës. Ata kanë rezultatet më të dobëta, por varet si e koncepton. Partizani i ka pasur ndeshjet e forta, tani ka ardhur Partizani i vjetshëm. Ka pasur shumë ndeshje jashtë, tani ka kalendar më të favorizuar. Këtë fazë, do të shkëputet nga ekipet e tjera. Partizanin e avantazhon në këtë moment kalendari dhe do e shohim që pas tre javësh, do të jetë e shkëputur në krye të tabelës.

Nuk e njoh renditjen, pasi skuadrat kanë vetëm një pikë diferencë. Unë e njoh renditjen se Partizani nuk është 8 pikë para. Partizani vjet ka pasur 22 pikë, ndërsa sot 17. Minus pesë pikë. Në të gjitha statistikat, del që Partizani dhe Bylisi kanë qenë ekipet më me shumë fat, pasi kanë shënuar me pak raste. Ekipet tjera kanë pasur raste shumë herë më shumë, por nuk kanë shënuar, madje kanë pësuar shumë gola se kanë qenë të pafat”.

TIRANA – “Tirana bëri merkaton dhe aty ku kishte pikat më të dobëta, në mbrojtje, nuk mori asnjë lojtar. Aty ka qenë problemi vjet, edhe sivjet. Nuk dua të hyj më në detaje. Osmani, Vangjeli dhe Lila janë 34 vjeç e lart. Dogjën Dokën, Kërçikun. Pse merr mbrojtës të djathtë kur ke problem qendrën e mbrojtjes? Merkato bëhet aty ku ka probleme. Nëse mbrojtja e Tiranës do të ishte solide, do të ishte në vend të parë e shkëputur. Pompimi i 100 vjetorit, që thuhet do dali kampion, është gabim, siç e shoh unë Tiranën”./abcnews.al

Femra-Volley-1280x981.jpg
Veronik Istrefaj19:21 | 31/10/2019

Ekipi i femrave të volejbollit të Partizanit nuk ia ka dalë të kualifikohet në fazën e grupeve në Champions League, që do të ishte një arritje historike për sportin shqiptar. Githçka e bë shumë e vështirë që pas ndeshjes së parë, që vajzat e Partizanit e humbën 3-0 përballë Vashash në Hungari.

Partizanit i duhej të fitonte me sete 3-0, ose 3-1 që do të shkonin në shtesa, por nuk ia dolën. Takimi i sotëm u mbyll me të njëjtin rezultat si në Hungari, me fitoren e Vashash 3-0 me sete (19-25, 17-25 dhe 16-25).

Në të dyja takimet, vajzat e Partizanit nuk arritën të fitonin asnjë set, përballë një rivali që ishte dukshëm favorit. Megjithatë, e gjithë Shqipëria është krenare me arritjen e ekipi të volejbollit të Partizanit, që drejtohet nga një trajner turk, Nexhat Sanxhak. Në tribuna për të mbështetur ekipin e volejbollit, ishin dhe trajneri i skuadrës së Partizanit, Franco Lerda dhe mbrojtësi Boldor.

telushi-1280x853.jpg
Vladimir Prenga15:08 | 31/10/2019

Partizani po mendon për ndeshjen e radhës ndaj Luftëtarit. “Demat” e kuq kanë nisur që dje përgatitjet, ndërkohë që ditën e sotme është shfaqur edhe Realdo Kalari. Ish-mbrojtësi i majtë, i cili deri më tani drejtonte Partizanin B, do të jetë pjesë e stafit të italianit Franco Lerda.

Vendin e Kalarit në ekipin e dytë e mori Dritan Mehmeti. Të kuqtë për ndeshjen e radhës do të kenë të gatshëm edhe mesfushorin Aristotelis Romero, i cili ishte i pezulluar me kartonë të verdhë dhe nuk mund të luante ndaj Kukësit.

Sytë janë edhe nga infermieria. Bruno Telushi do të shihet gjatë javës. Vlonjati për shkak dëmtimi nuk u aktivizua në fundjavë me verilindorët, ashtu sikurse sulmuesi Theophilus Solomon. / abcness.al

FOTO-SANXHAK-1280x720.jpg
Vladimir Prenga10:29 | 31/10/2019

Partizani do të synojë sot kualifikimin për në fazën e grupeve të Championsit në volejboll për femra. Kampionet e Shqipërisë shpresojnë në suksesin ndaj Vashashit të Hungarisë.

Mund të arrijnë diçka të madhe. Volejbollistet e Partizanit kanë sot mundësinë për t’u kualifikuar për në fazën e grupeve në Champions, diçka e paprecedentë në sportin shqiptar.

Të kuptohemi, flasim për epokën Champions, sepse Dinamo e dikurshme arrinte deri në finalen e Kupës së Kampionëve, por gjithsesi suksesi do të ishte i madh. Nën drejtimin e trajnerit turk, Nexhat Sanxhak, Partizani po përgatitet që, me nisje në orën 18:00, të përmbysë humbjen 0-3 pësuar në Hungari ndaj Vashashit të Budapestit.

“Na duhet të fitojmë 4 sete për t’u kualifikuar. Ne nuk jemi më të dobët sesa kundërshtari. Ne mendojmë se jemi të barabartë dhe do të përpiqemi të shfrytëzojmë faktorin fushë. Me ndihmën e tifozëve tanë, mund të arrijmë tek fitorja, gjë që do të ishte histori për volejbollin shqiptar dhe tifozët e Partizanit”.

Sanxhak tregon se përse ka besim tek suksesi.”Na duhet të fitojmë 4 sete për t’u kualifikuar. Ne nuk jemi më të dobët sesa kundërshtari. Ne mendojmë se jemi të barabartë dhe do të përpiqemi të shfrytëzojmë faktorin fushë. Me ndihmën e tifozëve tanë, mund të arrijmë tek fitorja, gjë që do të ishte histori për volejbollin shqiptar dhe tifozët e Partizanit”.

Trajneri vjen nga Turqia, ku volejbolli sot është shumë i zhvilluar, dhe Sanxhak jep një këshillë. “Gjëja më e rëndësishme është që ne kemi një numër të madh vajzash që luajnë volejboll, familjet në Turqi i nxisin vajzat që të merren me sport. Ne kemi një numër të madh trajnerësh të kualifikuar, po ashtu kemi investime të mëdha nga klubet, që në shkollë të mesme, në universitete, që mbështesin me bursa. Shteti në Turqi e ndihmon shumë volejbollin e femrave si një projekt social. Kompani të mëdha e mbështesin këtë sport dhe kjo ka sjellë sukses me klubet dhe me kombëtaren.

Partizani duhet të fitojë 3-0 ose 3-1 për t’i dhënë mundësi vetes të luajë setin vendimtar, apo setin e artë. Një fitore 3-2 dhe çdo humbje do të ishin eliminim. /ABC NEWS ALBANIA 24/7

MEhmeti-Lerda-1.png
Veronik Istrefaj20:49 | 30/10/2019

Partizani ka vendosur për të ardhmen e Dritan Mehmetit, me këtë të fundit që do të drejtojë skuadrën B të “Demave të Kuq”. Mehmeti ka qenë një ndër emrat më të përfolur në mediet sportive ditët e fundit, për shkak të një zënke me trajnerin e parë të Partizanit, Franco Lerda.

Ishte e qartë se te stoli i “Demave”, kishte vend vetëm për njërin nga të dy dhe Partizani ka vendosur të dalë sërish në krah të Lerdës, duke e konfirmuar Mehmetin si trajnerin e ekipit B. Ditën e hënë, menjëherë pas ndeshjes kundër Kukësit, Mehmeti dhe Lerda kanë pasur një konfrontim fizik, ku nuk mungoi as përdorimi i grushteve.

Mehmeti iu bashkua Partizanit në fillim të sezonit 2018/19, ku punoi në krah të Skënder Gegës, duke i shpallur “Demat” kampionë të Shqipërisë. Më parë, Mehmeti ka punuar edhe te Dinamo e Korabi.

Te Partizani u bë dhe një rokadë, pasi Kalari, që ishte trajner i Partizanit B, ka kaluar tashmë në stafin e Lerdës, si ndihmës trajner./abcnews.al

Lerda.png
Vladimir Prenga12:21 | 30/10/2019

Partizani kryeson Kategorinë Superiore pas 10 javësh kampionat, por pavarësisht kësaj në kampin e kuq kanë qenë disa problemet. Së fundmi pati një përplasje mes trajnerit Franco Lerda dhe ndihmësit të tij, Dritan Mehmeti.

Gjithccka kulmoi pas ndeshjes Partizani-Kukësi, kur u desh ndërhyrja e pjesëtarëve të klubit për të qetësuar gjakrat. Debati kishte nisur në pankinë, kur Lerda vendosi të aktivizojë Broën në vend të Jasir Asanit.

Ditën e sotme Mehmeti nuk është shfaqur në stërvitje dhe me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e “demave të kuq” në vazhdim. Gjithsesi te Partizani ende nuk kanë bërë asgjë zyrtare. Drejtori Olsi Rama u mundua ta zbuste atë që ndodhi mes trajnerëve, por ëshët e qartë se Lerda e Mehmeti nuk mund të punojnë më së bashku.

E SHKUARA – Italiani, i cili e ka treguar shpesh gjaknxehtësinë e tij, që në fillim tregoi se donte të besuarit e tij në staf. Corrado Sakone u largua, ndërkohë që edhe me Mehmetin Lerda kishte probleme. Gjithsesi palët vazhduan bashkëpunimin.

Një vendim i gabuar i klubit të Partizanit, që nuk e ka lexuar situatën drejt dhe të parandalonte situata të tillë. Mehmeti ishte vjet pjesë e stafit të Skënder Gegës dhe normalisht Lerda i ardhur nga Italia do të donte të besuarit e tij në staf. Gjithsesi tanimë duhet parë përpara në kampin e kuq. /abcnews.al

Lerda.png
Igli Nikolli13:42 | 29/10/2019

Tronditet atmosfera tek Partizani pas konfliktit mes trajnerit Lerda dhe ndihmësit të tij Mehmeti. Klubi e ka të vështirë të marrë një vendim për shkak të rrogës tepër të lartë të italianit.

Ishin minutat e fundit dhe u gjet preteksti. Një zëvendësim i zakonshëm besohet se krijoi shkëndijën e fundit të një konflikti që po dëmton Partizanin e këtij sezoni, atij mes trajnerit Franko Lerda dhe ndihmësit të tij, Dritan Mehmeti.

Në përfundim të ndeshjes me Kukësin në “Selman Stërmasi”, në dhomën e zhveshjes, të dy patën debat dhe gati sa nuk u përplasën fizikisht, pasi italiani kërkoi llogari se përse ndihmësi i tij nuk ishte dakord me zëvendësimin e Bardhit me Brown, por donte në fushë Asanin.

Drejtori sportiv, Olsi Rama, e minimizoi ngjarjen, duke u shprehur se kishte qenë dëshmitar okular, veçse burime në skuadër pohojnë për Abc News se atmosfera është e rëndë, madje tekniku ka kërcënuar të largohet nëse Mehmeti nuk përjashtohet.

Edhe vetë drejtuesit e Partizanit mësohet se janë të ndërgjegjshëm për situatën, veçse nuk e kanë të lehtë të marrin një vendim. Trajneri pranoi të merrte detyrën me kontratë të rregullt dhe në mënyrë jozyrtare mësohet se rroga e tij është tepër e lartë, 13 000 euro në muaj, gjë që ia bën klubit ta ketë të vështirë shkarkimin.

Ndihmësi Mehmeti është ndjerë I ofenduar nga sjellja e italianit që përpara ndeshjes me Kukësin, ndërsa mes tyre ka pasur përplasje që në korrik të këtij viti. Në atë rast, trajneri përjashtoi nga stërvitja ndihmësin si dhe përgatitësin atletik, Korrado Sakone, të cilin e zbritën në ekipin B. Nuk vlejti fakti që ai ka punuar për 8 vjet në një klub të madh si Napoli.

Lerda besohet se ka marrëdhënie të tensionuara me disa lojtarë dhe burime në ekip pohojnë se kjo ka penguar që të krijohet shkëputje në Superligë. Italiani ishte i nervozuar gjatë gjithë ndeshjes me Kukësin, aq sa u përplas me trajnerin e verilindorëve, Shpëtim Duro, duke lëshuar edhe batuta.

Arsyeja e protestave të Lerdës ishin vonesat e lojës. Vetë ai bëri këtë analizë për ndeshjen dhe përplasjen me Duron, por nuk foli për Mehmetin. Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, gjithashtu nuk komentoi sherret e brendshme. “Demat” mbeten në krye të Superligës pavarësisht tensioneve dhe një arsye madhore besohet se është korrektesa e presidentit, pasi burime në ekip bëjnë me dijë se nuk ka vonesa për rrogat. ABC NEWS ALBANIA 24/7

tole-1280x609.jpg
Vladimir Prenga22:39 | 28/10/2019

Afrim Tole, ish-lojtari i Tiranës dhe Partizanit, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, foli për renditjen e Superiores dhe për ndeshjen kryesore të kësaj jave, Partizani-Kukësi. “Në vitin 1996 ishte Tirana si Partizani sot”, tha fillimisht Tole, duke bërë një krahasim me kampionatin e shumë viteve përpara.

Më tej ai vijoi me analizën e tij: “Partizani e nisi keq, por e ka rregulluar situatën dhe është pretendenti kryesor. Pjesën e dytë Partizani luajti më mirë. Kishte raste me Malën dhe Trashin. Kukësi sulmoi veç me Abazajn, ndërsa Partizani i kishte marrë masat të mos pësonte Partizani”.

“Trajneri është i pari dhe nuk kritikohet. Në derbi dy më të mirët ishin Romero dhe Asani. Ata luanin topin në çdo aksion. Ndryshimet e shumta bëjnë që të ketë rezultate jo të mira. Normal lojtarët futen në presion kur nuk aktivizohen, sidomos kur vijnë pas ndeshjeve të mira dhe e shohin veten në stol. Partizani kishte mundësinë të shënonte në pjesën e dytë. Po të shohësh kalendarin, edhe një barazim është mirë. Plus edhe faktori fushë është në krahun e Partizanit”.

“Partizani mundi Skënderbeun dhe Vllazninë, këtë ndeshje nuk duhet ta humbte. Edhe në derbi vijon me ecurinë pozitive. Kurse Bylisit bravo i qoftë që ka ardhur deri këtu, kanë bërë ndërthurje brezash. Edhe Bicaj nuk e ka menduar që do jenë të parët”.

“Nuk është surprizë Laçi. Çdo vite ka konkurruar me dinjitet, ka mundur ekipe si Tirana e Paertizani që bëjnë diferencën. Ka një sulmues shumë të mirë, për të mos thënë më i miri”. /abcnews.al

starova-1-1280x612.jpg
Veronik Istrefaj22:18 | 28/10/2019

Trajneri i mirënjohur, Sulejman Starova, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin “Pressing”. Në fjalën e tij, Bobi u shpreh: “E kam thënë që Partizani bën pjesë nga ato skuadra që e avantazhon kalendari. Tirana tre ndeshje jashtë, Partizani brenda. Edhe Kukësi është favorit për titullin kampion.

Pati një ndryshim në rreshtim te Partizani, pasi Lerda e njeh mirë ekipin e Kukësit. Kukësi ka forcë në sulm dhe ndryshimet u bënë në mbrojtje, duke marrë masa. Për mendimin tim, ia arriti qëllimit. Është një nga ndeshjet ku Kukësi nuk arriti të krijojë raste.

Besoj se Lerda mori masa dhe kërkonte të dilte me kundërsulme të shpejta. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, pjesa e dytë më mirë Partizani. Në ndeshje të tilla, nuk mund të themi se skuadrat luajnë për barazim. Kishte shumë duele të forta dhe mendoj se ky barazim ishte i drejtë”./abcnews.al

IMG_2563-1280x853.jpg
Vladimir Prenga22:04 | 28/10/2019

Plas te Partizani. Trajneri Franco Lerda dhe ndihmësi i tij, Dritan Mehmeti, kanë pasur një përplasje fizike mes tyre pas ndeshjes Partizani-Kukësi. Mes të dyve ka pasur një debat gjatë ndeshjes dhe në përfundim nuk nervat nuk i kanë mbajtur.

Që në fillim italiani ka pasur probleme me stafin që ka qenë vjet me Skënder Gegën. Përgatitësi atletik,. Corrado Sakone, është larguar për shkak të fërkimeve që pati me Lerdën. Edhe me Mehmetin kishet pasur mosmarrëveshje dhe tanimë ishte kulmi.

Presidenti Gazment Demi duhet të marrë një vendim për situatën e krijuar, që normalisht sjell anomali edhe tek ekipi. E sigurt që njëri prej tyre do të largohet, pasi është e pamundur të bashkëpunojnë sërish në vijim. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono