Partizani

Asani-AIK.jpg
Vladimir Prenga13:19 | 25/01/2020

Jasir Asani nuk e harron Partizanin. Sulmuesi anësor, kampion vjet me demat e kuq, karikon shokët e ish-skuadrës së tij para ndeshjes me Kukësin kryesues. Vjet në Shkodër ai shënoi një gol me shumë vlera dhe festoi para tribunës VIP.

Shenja “hesht” që bëri u komentua ashpër nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ndërkohë që Asani duket se nuk e ka harruar dhe dëshiron shumë që Partizani të fitojë sërish.

“Ju gjithmonë ua keni treguar atyre se kush janë kampionët. Tregojuani sërish nesër!”  shkruan Asani në postimin e tij në Instagram. / abcnews.al

Postimi i Jasir Asanit
sormani-2.jpg
Vladimir Prenga12:37 | 25/01/2020

Adolfo Sormani, trajneri i Partizanit, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për situatën në skuadrën e tij dhe për sfidën e radhës me Kukësin, që të kuqtë tentojnë ta fitojnë. Italiani nuk dëshiron të flasë për arbitrat dhe thekson se detyra e tij është që të rritë skuadrën e Partizanit. Atij i rikujtohet humbja e tre viteve më parë me Kukësin dhe nuk e sheh si një sfidë hakmarrjeje.

MUNGESAT NË MESFUSHË – “Do e zgjidh me lojtarët që kam në dispozicion, janë përgatitur mirë dhe me intensitet. Jemi përgatitur për të zhvilluar një ndeshje pa i menduar mungesat që kemi në këtë përballje me Kukësin”.

SHQETËSIMI – “Në çfarë sensi e keni pyetjen se çfarë më shqetëson? Jam prej pak kohësh në krye të Partizanit. Me kalimin e kohës do të rritemi si skuadër, do përmirësohemi fizikisht, në aspektin e mentalitet dhe psikologjikisht. Sa më shumë kohë të kemi, aq më tepër skuadra do i afrohet gjendjes që unë kërkoj”.

NDRYSHIMET NË FORMACION – “Ndryshimet janë të nevojshme për shkak të mungesave që kemi prej skualifikimeve. Skuadra duhet të jetë e përgatitur në aspektin psikologjik. Ata që do të zbresin në fushë do të marrin të gjithë të njëjtin mesazh, që të jenë sa më të përgatitur psikologjikisht”.

MENDIMI PËR SUPERIOREN – “Është një kampionat shumë i ekuilibruar. Nuk ka një skuadër që është superiore nga të tjerët. Këtë e kam edhe për skuadrat që mund të konsiderohen të vogla, pasi edhe ato të vënë në vështirësi. I rikthehem edhe njëherë idesë time, se si do të përballohen ndeshjet në aspektin psikologjik”.

 

Sormani dhe Kalari

ARBITRIMI – “Çfarë duhet të them për arbitrin unë? Unë jam këtu për të gjykuar skuadrën time dhe për ta përmirësuar atë. Për t’u kthyer te ndeshja, bëmë një ndeshje të mirë për 40 minuta dhe me pak fat edhe mund ta kishim fituar atë. Për këtë arsye nuk kam çfarë them për arbitrin”.

MUNGESA MË E RËNDËSISHME  – “Jam praktik. Mendoj për ata që kam, jo për ata që nuk i kam”.

DEKLARATA E STAROVËS – “E respektoj mendimin e një trajneri.  Ajo që dua të them që është se në 40 minutat e para me Skënderbeun nuk morëm asnjë goditje në portë. Mendoj se nuk kemi pasur probleme ekuilibri. Në pjesën e dytë ishim me një lojtar më pak dhe tentuam të shënonim gol dhe aty mund të kemi pasur disa hapësira prapa”.

OBJEKTIVI NDAJ KUKËSIT – “Pres gjithmonë të fitoj, pavarësisht lojtarëve që kam në dispozicion. Skuadra do të bëjë të më mirën për të fituar. Unë njoh vetëm një tip futboll, ai që të luajmë si një skuadër e vërtetë. Nëse luhet me intensitet, me agresivitet, mund të vësh në vështirësi çdo ekip”.

HAKMARRJA PËR HUMBJEN E PARA TRE VITEVE – “Nuk e shoh si një ndeshje hakmarrjeje. Në atë ndeshje ne vinim pas dy muajsh intensiv në kupat e Europës, ku kishin zhvilluar ndeshje shumë të mira. Vinim pas ndeshjeve me Salzburg e Krasnodar, kundërshtarë shumë të fortë. E kisha menduar që do kishim rënie fizike në fillim të kampionatit, pasi kishim shpenzuar shumë energji”. /abcnews.al

tifozet-ne-kukes.jpg
Vladimir Prenga09:24 | 25/01/2020

Kukësi përballet nesër me Partizanin në “Air Albania Stadium”, në një ndeshje që pritet të nisë prej orës 19:00. Në kampin verilindor prej ditësh po bëjnë thirrje për një prani sa më të madhe të tifozëve, pasi ndihma e tyre do të ishte e rëndësishme në një sfidë si kjo.

“Ishim bashkë kur fituam titullin kampion. Sërish duhet të jemi bashkë për ta rikthyer titullin në Kukës. Prezenca juaj në ‘Air Albania’ do të ishte një motiv për futbollistët. Ejani, ta kthejmë në festë. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”, thuhet në thirrjen e fundit të klubit të Kukësit.

Klubi verilindor ka vendosur për tifozët që jetojnë në Kukës dy autobusë për të udhëtuar falas drejt kryeqytetit. Sigurisht nuk do të mungojnë ata që jetojnë në Tiranë dhe Durrës, që shpesh janë shfaqur në mbështetje të skuadrës në momente të caktuara. /abcnews.al

🔊🔊🔊 Sound ON 🔊🔊🔊Së bashku, ne jemi më të fortë! Forca e Kukësit jeni ju, motivi për të lënë shpirtin në fushë jeni ju! Ejani në "Air Albania" ta kthejmë në festë.

Gepostet von F.K Kukësi Albania am Freitag, 24. Januar 2020

IMG-20200124-WA0048.jpg
Vladimir Prenga23:10 | 24/01/2020

Partizani vijon të afrojë të rinj. Tedi Cara pritet të nënshkruajë së shpejti, teksa “demat e kuq” kanë arritur marrëveshjen me klubin e Besës. Formula është huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që nuk dihet shifra për të cilën klubet kanë rënë dakord mes tyre.

Të kuqtë kanë menduar nga ana tjetër ta ndihmojnë klubin verdhezi, duke i çuar një sulmues tjetër anësor. Dionis Çikani, i cili është produkt i Tiranës, do të veshë fanellën e Besës deri në fund të sezonit. Në verë ai do të kalojë te Partizani.

Çikani në verë u kthye në Shqipëri, pasi ishte pjesë e Torre Levante në Spanjë. Te Tirana nuk u aktivizua, pasi klubi bardheblu nuk u bind të paguante taksën e formimit për dy vite që sulmuesi ishte pjesë e spanjollëve. /abcnews.al

FB_IMG_1579859554425.jpg
Vladimir Prenga11:01 | 24/01/2020

Partizani nuk i ndahet të rinjve dhe një nga arsyet pse presidenti Gazment Demi zgjodhi Adolfo Sormanin për pankinën është pikërisht që të evidentohen sa më shumë lojtarë premtues dhe të zhvillohen. Kjo ndodh duke i aktivizuar dhe italiani e ka dhënë sinjalin e parë

Kundër Skënderbeut nga minuta e parë u aktivizua mesfushori Besnik Ferati, të cilin në klubin e kuq as që e kishin federuar në pjesën e parë të sezonit. Lëvizja e fundit është afrimi i një tjetër lojtari premtues, i cili sivjet po paraqitet shumë mirë në Kategorinë e Parë.

Bëhet fjalë për sulmuesin Tedi Cara, i cili është pjesë e klubit të Besës. Futbollisti që mbush 20 vjeç në muajin prill është vënë në urdhrat e Sormanit dhe ky i fundit do ta shohë me vëmendje këto ditë.

Cara mund të luajë në krahët e sulmit dhe si sulmues i dytë dhe është pjesë e Shqipërisë U20. Këtë sezon me Besën ka shënuar tetë gola në Kategorinë e Parë dhe më mirë se ai ka bërë vetëm Mikel Canka. /abcnews.al

presing-8.jpg
Igli Nikolli23:09 | 23/01/2020

Ish-futbollisti sot në rolin e opinionistit, Ermal Tahiri ka analizuar ekipet e Partizanit dhe Skënderbeut në emisionin “Pressing” në ABC News.

Futbolli është lojë gabimesh. Kush ekip gabion më pak, fiton. Detajet bëjnë ndryshimin. Partizani ndryshoi trajnerin, duhet të kishte një psikologji tjetër. Kishte mungesa, kishte problem anën ofensive, nuk shënonte gol. Nuk them që humbi ndeshjen prej të kuqes. Vendosja mbrapa duhet të ishte më e mirë pas 0-1.

Skënderbeu është ekipi i surprizave. Me të gjitha ekipet e forta është i balancuar dhe ka dalë me fitore. I ka lojtarët, të rinj dhe me eksperiencë. Goli i Bregut ishte spektakolar“, thekson Tahiri. /abcnews.al

reginaldo-kaysare-prove.jpg
Vladimir Prenga13:19 | 23/01/2020

Reginaldo mbetet një emër i lakuar për klubet e Superiores, madje është raportuar se Partizani kishte arritur një akord me sulmuesin nga Mozambiku. Gjithsesi e ardhmja e tij është larg të kuqve dhe klubeve shqiptare, pasi ai synon ta vijojë karrierën në Kazakistan.

Vjet ai ishte pjesë e Shakhtor Karagangy, ndërkohë tani po tenton të bindë FC Kaysar t’i ofrojë një kontratë. Sulmuesi nga Mozambiku ka pranuar të testohet te skuadra kazake dhe ka luajtur si titullar në miqësoret që po zhvillon në Turqi.

Klubi i Kaysar, që me datë 10 janar ka bërë me dije se Reginaldo do të vëzhgohet nga stafi teknik, ndërkohë që ka publikuar edhe një foto të sulmuesit në webin zyrtar. /abcnews.al

 

Njoftimi i FC Kaysar
sormani-kalari-1280x853.jpg
Vladimir Prenga09:45 | 22/01/2020

Kritikat për Partizanin, pas humbjes me Skënderbeun, kanë qenë të shumta. Tifozët kanë vërshuar në rrjetet sociale dhe kanë lënë komente nga më të ndryshmet. Trajneri dhe lojtarët kanë qenë në shënjestër.

Kjo situatë e shton edhe më shumë presionin në kampin e kuq. Tifozët kërkojnë sërish titullin kampion dhe nuk do të jetë aspak e lehtë, nisur nga luhatjet që Partizani ka treguar në këtë sezon futbollistik.

Ndeshja e radhës është ajo kundër Kukësit dhe në kampin e kuq e kanë detyrim të paktën të mos humbasin. Fitorja në fakt do të ishte autokritika e duhur dhe mundësi e mirë për të mos e lënë skuadrën verilindore të shkëputet.

Nuk do të jetë e lehtë, sidomos kur bën llogaritë dhe mendon se trajneri Sormani nuk do të ketë në dispozicion dy titullarë të mesfushës. Rron Broja u ndëshkua me karton të kuq dhe duhet të shlyejë pezullimin, ndërkohë që edhe Bruno Telushi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Dy mungesa të rëndësishme në mesfushën e Partizanit, ndërkohë që këtë javë nuk mund të luajnë sërish edhe Deian Boldor e William Cordeiro, të dënuar me pesë ndeshje nga Komisioni i Disiplinës pas përplasjeve që patën me lojtarët e Teutës në muajin dhjetor. Ata kanë shlyer dy prej ndeshjeve dhe ende nuk mund ta shlyejnë me gjobë pezullimin. /abcnews.al

dosti.jpg
Vladimir Prenga20:12 | 21/01/2020

Adolfo Sormani e nisi keq vitin, pasi u mposht në Korçë nga Skënderbeu me rezultatin 3-2. Broja u ndëshkua me karton të kuq në fund të pjesës së parë dhe “demat” luajtën shumicën e kohës me një lojtar më pak.

Humbja nuk është pritur mirë nga tifozët, që nuk i kanë kursyer kritikat në rrjetet sociale. Nuk shpëtojnë dot sulmuesit e Partizanit, të cilët nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës. Ish-sulmuesi, Edmond Dosti, kampion dhe golashënues i kampionatit në vitin 1993, kritikon hapur.

“Një Partizan që luajti mirë 30 minuta, por me daljen me të kuqe m’u duk sikur Partizanit ju prishën ekulibrat. Deri këtu “OK”, por a mundet kush të më thotë sa gjuajte bënë në portë sulmuesit tanë që fitojnë jo pak dhe si mundet të fitosh ndeshjet? Jo, jo, kështu jo!”, shkruan Dosti në llogarinë e tij në” Facebook”. /abcnews.al

Sormani-Partizani.jpg
Igli Nikolli19:12 | 21/01/2020

Adolfo Sormani debutoi me humbje në stolin e Partizanit. Trajneri italian analizoi ndeshjen në deklaratën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku flet për paraqitjen e ekipit, debutimin e Feratit dhe rivalitetin e madh në Superiore.

NDESHJA – “Besoj se luajtëm mirë gjatë gjithë ndeshjes, jo vetëm 40 minuta. Nëse realizonim penalltinë e dytë, mund ta fitonim ndeshjen. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, por rezultati nuk e tregon këtë. Skuadra më ka pëlqyer gjithsesi”.

MERKATO – “Mendoj të stërvit lojtarët që janë. Nuk është momenti për merkato, por të flasim për ndeshjen, për zemrën që djemtë vunë në fushë, për rastet që humbëm dhe për atë që mund të bëjmë më mirë”.

ARBITRI – “Nuk flas për arbitrin. Mund të tregoni çdo episod, por nuk do ankohem kurrë për gjykimin”.

LOJTARËT E RINJ – “Komplimente Feratit, bëri një ndeshje të mirë si debutues. U konsumua dhe vendosa të fus Romeron. Në pjesën e parë duhet të kishim mbyllur ndeshjen me rastet që patëm. Duhet të ishim më cinikë dhe më pas duhet të mendonim për ekuilibrin e ekipit”.

SUPERIORJA – “Kampionatin e tregon renditja, është shumë i ekuilibruar. Nuk e meritonim humbjen, luajtëm mirë dhe meritonim më shumë. Ndeshjet janë të gjitha të ekuilibruara, kjo është pjesë e futbollit modern. Duhet të jesh konstant dhe të jesh i përqendruar gjatë gjithë 90 minutave për të fituar”. /acbnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono