partia

SPOTI-ASTRIT-PATOZI.mpg_snapshot_00.29-1280x720.jpg
ent ela14:07 | 23/04/2019

Astrit Patozi krijon partinë. Cili do të jetë pozicioni i partisë “Bindja Demokratike” përballë Ramës e Bashës? Pjesëmarrja në zgjedhjet e 30 qershorit dhe çfarë pritet të sjellë forca e re opozitare në vend. Përgjigjet e të gjitha pyetjeve i jep sot në orën 19:00 Astrit Patozi në ABC News përballë Mirela Milorit. /abcnews.al

rudina-hajdari-1-1-1280x707.jpg
ent ela12:31 | 22/04/2019

Rudina Hajdari mohon përpjekjet për krijimin e një partie të re. Përmes një postimi në Facebook shprehet se vetë nuk ka bërë asnjë deklaratë e nuk ka marrë një iniciativë të tillë, pavarësisht se është në kontakt me demokratë në mbarë vendin.

“Krijimin e çdo forumi të ri politik, e shikoj si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente që ka përfshirë vendin dhe gjithsecilit i uroj rrugëtim të mbarë dhe suksese në përpjekjet e tij.”

Deputetja shkruan se shqiptarët janë të lodhur e shqetësuar nga politika e dëmshme 28 vjeçare e për pasojë “krijimi i një alternative të re, të vërtetë dhe shpresëdhënëse që ka për qëllim interesin publik, përfaqësimin qytetar dhe një politik-bërje të re me standarde perëndimore do të ishte një iniciativë për t’u gëzuar.”

Hajdari risjell në vëmendje qëndrimin e shprehur pas krijimit të grupit parlamentar demokrat që kryeson dhe shprehet se “në rrugëtimin e nisur, prania e demokratëve të ndershëm dhe gjithë atyre që aspirojnë një demokraci të vërtetë, do të jenë mbështetja e jonë.”

Shqiptarëve u duhet “një elitë e re politike” shkruan Hajdari, duke përsëritur se synimi është nxjerrja jashtë  sistemit e të gjithë elementëve të korruptuar që vijnë nga bota e krimit, e që me drejtimin e mazhorancës qeverisëse, e kanë futur vendin në një drejtim pa shpresë dhe të ardhme. /abcnews.al

marine-le-pen.jpg
nev ila14:33 | 21/04/2019

Partia e francezes Marin Lë Pen ka hyrë me ide të qarta në zgjedhjet për parlamentin e ri europian. Dy nga objektivat kryesorë janë eliminimi i Komisionit Europian dhe reformimi  i vetë parlamentit.

Eliminimi i Komisionit Europian dhe reformimi i parlamentit janë disa nga propozimet e partisë së Marin Lë Pen që prezantoi në Strasburg manifestin e saj për zgjedhjet parlamentare europiane.

Lë Pen  u shpreh se dëshiron të çlirojë kombet nga një Bashkim Europian që i mbyt dhe i privon nga sovraniteti i tyre, dhe që seriozisht minon demokracinë.

Por ideja e mos pasjes së një krahu ekzekutiv dhe eliminimi i guardianit të traktatave konsiderohet si absurd nga eurodeputetët gjermanë. Nga rradhët e partisë së gjelbër shprehen se komisioni europian i shërben interesave të të gjithëve. Eliminimi do të thoshte shkatërrim, dështim i funksionimit të Bashkimit Europian.

Lë Pen kërkon që të jenë shtetet anëtare që të vendosin, në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet një reformimi të parlamentit europian që u shërben kombeve. Por një gjë e tillë do  të paralizonte funksionimin e Bashkimit europian sipas eurodeputetëve francezë.

Sipas tyre parlamenti europian është i përbërë nga deputetë kombëtarë, dhe kjo formulë ekziston që nga 1979. Europa është që tani shumë shpesh një shumë egoizmash kombëtarë.

Partia e Lë Pen kërkon dhe ndryshime Brenda bankës qendrore dhe në Fronteks, i cili merret me kufijtë. Sipas sondazheve partia është në të njëjtin nivel votash me grupimin politik të Emanuel Makron./abcnews.al

ERGOGAN-PERSERITJE-ZHGJEDHJESH-NE-STAMBOLL-1280x720.jpg
ent ela23:30 | 16/04/2019

Partia e Presidentit Erdogan kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Stambollit. Kërkesa është dorëzuar në Këshillin e Lartë zgjedhor, me argumentimin se kjo parti ka ende dyshime të pasqaruara mbi fitoren e kandidatit të opozitës.

Presidenti Erdogan ende nuk e pranon humbjen e partisë së tij në zgjedhjet për bashkinë e Stambollit. Partia e tij “Drejtësi dhe Zhvillimit”  I paraqiti një ankesë të jashtëzakonshme Këshillit të Lartë Zgjedhor duke kërkuar anullimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Stambollit.

Nënkryetari i partisë Ali Ihsan Javuz deklaroi se ne kemi dyshime të cilat nuk kemi qenë në gjendje t’I zgjidhim. Ai shtoi se vetëm këshilli i Lartë zgjedhor mund t’i zgjidhë ato dyshime. Sipas rezultateve jo zyrtare që i raporton agjensia e lajmeve Anadoll, kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu ka kryesuar garën me 48,79 për qind të votave para të të gjitha rinumërimeve, ndërsa kandidati I partisë së Erdogan ka marrë 48,51 për qind të votave. Edhe rinumërimi i votave u krye pasi partia e presidentit Erdoan kontestoi rezultatin duke folur për parregullsi të organizuara. /abcnews.al

erdogani.jpg
ent ela15:05 | 03/04/2019

Partia e presidentit turk Erdogan nuk pranon ti dorëzojë Stambollin opozitës, dhe pse në zgjedhjet e të dielës kandidati Social-Demokrat mori rreth 25 mijë vota më shumë se rivali i tij. Në fakt sipas vendimit të marrë nga komisioni elektoral, votat do të rinumërohen në të paktën 8 nga 39 minibashki

Fletëvotimet e shpallura si të pavlefshme në numërimin e parë në zgjedhjet vendore të së dielës së kaluar në Turqi, do të rivlerësohen sërish. Procesi do të nisë në të paktën 8 nga 39 minibashkitë e Stambollit.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të komisionit elektoral suprem turk, pas ankimimeve të dorëzuara nga partia e presidentit Erdogan.

Në fakt AKP, ka ankimuar në të gjitha minibashkitë e metropolit mbi Bosfor, kundër fitores së Social-Demokratit Ekrem Imamoglu. Ky i fundit u zgjodh kryebashkiak i Stambollit me 25 mijë vota më shumë se rivali i tij, nga 9 milion të tilla.

Kryetari i komisionit elektoral u shpreh se nuk bëhet fjalë për një vendim të paprecedentë./abcnews.al

 

MBULIM-PD-PER-IRANIANIN-ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ad min17:15 | 20/01/2019

Kur hartohet një listë me emra ka gjithmonë pakënaqësi nga radhët e atyre që nuk e gjejnë veten aty. Por më shumë se kjo, një kryesi partie është edhe përfaqësim i elektoratit në të gjithë vendin.

Ndër 15 emrat e votuar për anëtarë të kryesisë së Partisë Demokratike 10 vijnë nga radhët e deputetëve, të tjerët kanë mbajtur detyra brenda strukturave të selisë blu. Gjeografikisht duket se nuk është e gjithë Shqipëria brenda kësaj kryesie. Konkretisht, Tirana renditet qarku më i përfaqësuar me anëtarë të zgjedhur në kryesi.

Jorida Tabaku- Qarku Tiranë

Grida Duma- Qarku Tiranë

Oriola Pampuri- Qarku Tiranë

Pas kryeqytetit qarqet me më shumë të përfaqësuar janë ai i Durrësit dhe i Dibrës.

Nga qyteti bregdetar që ka humbur thellë dy zgjedhjet e fundit janë dy deputetë, kryesuesi i listës së deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Florjon Mima. Dibra përfaqësohet me kryesuesen e listës Dhurata Çupi dhe të deleguarin e kryesisë së mëparshme Kreshnik Çollaku.

Shkodra, Bastioni i PD ka si përfaqësuese deputeten Izmira Ulqinakun. Një tjetër zonë e djathtë Kukësi përfaqësohet me deputetin e vetëm të PD-së, Flamur Noka.

Elbasani, qarku ku kryedemokratik Lulzim Basha ka triumfuar në vitin 2009, ka si përfaqësues, deputetin e vet Endri Hasa. Një qark i madh si Fieri përfaqësohet nga kryesuesi i listës së deputetëve në këtë zonë: Enkelejd Alibeaj

Ndërsa Korça përfaqësohet me një anëtar të Këshillit Kombëtar që është Fatbardh Kadilli. Qarqet Gjirokastër, Berat  e Lezhë nuk e gjejnë asnjë deputet që t’i përfaqësojë. As midis emrave të kryetarë të komisioneve përkatës e sekretarëve të përzgjedhur.

Kryetari demokrat ka paralajmëruar stinë protestash në mbarë vendin. Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë ata që do të merren me organizimin e strukturave në degët e partisë në qarqet Gjirokastër Berat e Lezhë./abcnews.al

pd.jpg
ad min13:46 | 17/11/2018

“Kandidaturat për zgjedhjet në pushtetin vendor dhe Kuvendin e Shqipërisë përzgjidhen dhe seleksionohen në bashkëpunim dhe konsultim aktiv me anëtarët e Partisë Demokratike të SHqipërisë. Kryesia e PDSH-së miraton me udhëzim rregullat për realizimin e procedurës së përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidaturave, si dhe për realizimin e këtij procesi. Pas konsultimit me anëtarësinë, me propozimin e Kryetarit të Partisë, Kryesia e PDSH-së vendos listën përfundimtare të kandidaturave elektorale. Kjo listë i paraqitet për miratim Këshillit Kombëtar të PDSH-së.”

Është në zbatim të nenit 12 të statutit të Partisë Demokratike, ardhja e David Jones, kreut të komitetit të seleksionimit të kandidaturave për antarë të parlamentit britanik dhe Mathew Vickers, kandidatit për deputet nga konservatorët britanik, në selinë blu.

Po marrim përvojën më të mirë të seleksionimit të kandidaturave para se ti dërgohen antarësisë për gjykim.  David Jones ka bërë një prezantim për mënyrën si funksionon procesi dhe do na shoqërojë me këshillën dhe ekspertizën e tij të krijimit të komisionit të seleksionimit të kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme”.

Ky vetë-reformim politik i Partisë Demokratike, si e quan kryedemokrati Basha,  vjen si vijim i përpjekjeve të kësaj force politike për ndaljen e një problemi shkatërrimtar për demokracinë, sipas tij.

“Parlamenti është mbushur me persona që s’kanë lidhjes as me partitë politike që i kanë kandiduar. Në rilindje gjenden persona që kanë qenë pjesë e PS, janë biznesmenë me kredenciale të dyshimta”.

Në funksion të ksaj, thekson Basha, Partia Demokratike, në mandatin e parë në opozitë, arriti fitoren e parë në këtë drejtim përmes miratimit të Ligjit të dekriminalizimit.

“Faza e parë e të cilit ka larguar mbi 350 të zgjedhur për shkak të rekordeve kriminale”.

Një tjetër kontribut i demorkatëve me këtë qëllim primar sipas kryetarit të selisë blu, është edhe propozimi kushtetues i grupit të tij parlamentar për vettingun e politikanëve që synon largimin nga politika të të zgjedhurve që kanë lidhje me eksponentë të krimit të orgqanizuar dhe bandave kriminale./abcnews.al

PELESHI-PER-BUJQESINE-DHE-ARSIMIT.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ad min13:16 | 24/09/2018

Për të rinjtë më e rëndësishme është një teserë partie se të përzgjedhin një degë bujqësore në arsimin profesional. Është ky shqetësimi i Ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi që ngriti në seancën plenare të së enjtes.

Bujqësia është në rrezik nga indiferenca e të rinjve. Alarmin e ka dhënë vetë ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi.

Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: “Ngre alarmin që të rinjtë nuk shkojnë këto degët bujqsore. Edhe nëse shkojnë marrin thjeshtë një diplomë fiktive. Të rinjtë kanë idenë që rëndësi ka që të keshë një teserë partie”.

Ministri Peleshi kërkon ndihmën e deputetëve për të shtuar në fshat të ardhurat për agroturizmin.

“T’i japim mundësi fermerëvë që të shesin produktet e tyre me çmime më të mira. Kërkoj mbështetjen e këtij ligji. Kërkoj aleatë dhe ambasadorë për të shtuar të ardhurat në fshat me anë të agroturizimit. Drejtoritë e Bujqësisë janë duke u shpërbërë. Po krijojmë agjensitë veterinare dhe ato acesionit të fermerëve. Kjo sepse këto institucione i kemi futur në një çorodi insitucionale. Kemi nevojë për kapacitete”.

Nga foltorja e parlamentit Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, tha se për t’i dhënë këshillimin e nevojshëm fermerevë, TVSH do të ketë një kanal të posatshëm për fermerët./abcnews.al

Yanis-jacket-1280x773.jpg
ad min15:14 | 10/04/2018

Janis Varufakis, ish-ministri grek i Financës, konfirmoi vendimin e tij për të kandiduar si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme në vend. Në një intervistë për një televizion turk, ai theksoi se kjo është një punë e pisët, por dikush duhet ta bëjë.

Ish-ministri grek i Financave, Janis Varufakis, do të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme në Greqi. Ai konfirmoi vendimin gjatë një interviste për televizionin turk TRT.

“Diem25”, lëvizja progresiste pan–europiane e themeluar nga Varufakis, para pak kohësh ka hapur degën e saj greke me emër MeRA25, e cila do të përpiqet të anulojë politikat e shkurtimit të buxhetit, që kanë shkatërruar ekonominë dhe shoqërinë greke gjatë viteve të krizës ekonomike.

Varufakis u shpreh se mund të duket një ankth të jesh kryeministër i Greqisë. Dhe e vërteta, sipas tij, është se kjo është një punë e pisët, por që duhet bërë nga dikush. Ai theksoi se do të kishte dashur mos ta bënte, dhe të mbështeste kryeministrin aktual Tsipras, apo këdo që do të bënte gjënë e duhur për vendin. Por ekonomisti greko-australian, përfundoi duke thënë se ka momente që duhet kaluar nga fjalët tek veprat./abcnews.al

JEAN-MARIE-PARTIA-1280x720.jpg
ent ela13:45 | 13/03/2018

Jean-Marie Lë Pen, themeluesi dhe ish lideri i partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, kundërshtoi hapur vendimin e të bijës, aktualisht lidere e partisë, për t’i ndryshuar emrin partisë, duke e quajtur “Grumbullimi kombëtar”

“Është një vrasje e mirëfilltë politike – pak ditë pas kongresit të Frontit Nacional në Lil, themeluesi i partisë, Zhan Mari LE Pen, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të vajzës së tij Marine Le Pen, për ndryshimin e emrit të partisë së ekstremit të djathtë francez.

I pyetur gjatë intervistës për radio France Inter, se çfarë mendonte për emrin e ri të propozuar nga liderja aktuale: grumbullim kombëtar – patriarku i moshuar i cili prej kohësh nuk flet me të bijën, e ka cilësuar si një vrasje të mirëfilltë politike.

Për të, marka Fronti Kombëtar, mbetet një pikë referimi e paimitueshme dhe e domosdoshme, dhe vendimi për ta riemëruar Grumbullim kombëtar, sipas tij është një tragjedi. Militantëve të partisë iu është kërkuar që të miratojnë ose kundërshtojnë emrin e ri të propozuar nga Marine Lë Pen, me anë të një votimi  të brendshëm që do të mbahet verën e këtij viti./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono