partia republikane

sanford.jpg
G. P.08:56 | 09/09/2019

Një tjetër republikan në Shtetet e Bashkuara ka vendosur të sfidojë Donald Trump në nominimet për president. Ish-guvernatori i Karolinës së Jugut, Mark Senford ka bërë të ditur se shumë shpejt do të shpallë kandidaturën.

Ish-kongresmeni i Karolinës së Jugut, Mark Senford do të sfidojë Donald Trump në zgjedhjet e Partisë Republikanë për nominimet presidenciale.

“Jam këtu për t’ju thënë se do të hyj në garë”, ka thënë Senford në një intervistë për Fox News, ku ka shtuar se do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij në ditët e ardhshme.

Senford bëhet kështu republikani i tretë që hyn në garë për të sfiduar Trump, i cili mbetet shumë popullor në radhët e republikanëve. Ish-guvernatori i Masaçusets, Bill Uelld dhe ish-kongresmeni nga Illinois, Xhoi Uolsh kanë nisur gjithashtu fushatat, por asnjë prej tyre nuk ka mundur të tërheqë elektoratin.

Senford, 59 vjeç, kritik i njohur i presidentit Trump, humbi postin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve vitin e kaluar, pasi u sfidua nga një mbështetës i Trump në zgjedhjet republikane.

Në intervistën për Fox News ai tha se dëshiron të garojë për t’u ofruar republikanëve një alternativë ndaj Trump, me eksperiencë ekzekutive dhe për të rikthyer partinë në parimet e saj.

“Mendoj se si Parti Republikane ne kemi humbur rrugën tonë”, tha Senford./ABC News Albania 24/7

metaa.jpg
G. P.14:38 | 30/04/2019

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kryetarët e 5 partive aleate të demokratëve. Ata i kanë kërkuar kreut të shtetit organizimin e një tryeze dialogu mes mazhorancës dhe opozitës, kërkesë, e cila ka gjetur mbështetjen e presidentit.

Kur ora shënoi 11 pa tre minuta, pesë krerët e Grupimit të Qendrës së Djathtë kaluan portën e godinës presidenicale.

Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule, në tryezën e kreut të shtetit artikuluan kërkesën e zyrtarizuar në pikën një të platformës së propozuar prej tyre për arritjen e një marrëveshje kushtetuese në zgjidhje të krizës politike.

Presidenti mësohet të ketë theksuar se ka paralajmëruar domosdoshmërinë e vendosjes urgjente të dialoguar për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit.

“Mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend. nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit”.

Për këtë kreu i shtetit meta ka konfirmuar vijimin e kontributit të tij me të gjitha format dhe mundësitë, për të kërkuar reflektimin e të gjithëve. Ky ishte edhe mesazhi që morën aleatët.

Takimi vjen pas mos regjistrimit të partive opozitare në zgjedhjet e 30 qershorit dhe skadimit të afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor për partitë politike./abcnews.al

king-1280x720.jpg
G. P.13:02 | 15/01/2019

Liderët republikanë të kongresit amerikan vendosën të shkarkojnë nga çdo post në komisionet parlamentare, deputetin Stiv King. Ky i fundit ka qenë në qendër të kritikave, për shkak të disa deklaratave që u konsideruan raciste.

Në një intervistë për New York Times, King ishte shprehur: “Supremacistë të bardhë, nacionalistë të bardhë, si është e mundur që një gjë e tillë konsiderohet ofenduese?”. Një gafë e cila nuk u prit aspak mirë, nga drejtuesit e partisë së tij./abcnews.al

fatmir-mediu1.jpg
G. P.14:30 | 12/01/2019

Edi Paloka: Ne kishim deklaruar se ligji që ishte paraqitur si projektligj prej nesh për Vettingun e politikanëve do të kishte një rezultat pozitiv atëherë sigurisht që marrëdhënia jonë me parlamentin do të ndryshonte. Në këtë rast, kur Rama e ka refuzuar me të gjitha format këtë projektligj dhe në fund e ka hedhur poshtë dhe në parlament sigurisht që vendimet tona do të jenë në përputhje me këtë pozicion të mazhorancës. Do të merret një vendim i të gjithë opozitës, por mendoj që vendimi pak a shumë është përvijuar. Nuk mund të kthehemi në një parlament që mban brenda hajdutë, kriminelë duke filluar nga kryeministri.

Nuk e mendon kështu aleati republikan i demokratëve, Fatmir Mediu, sipas të cilit, kauza e opozitës nuk është Vettingu në politikë, por ndërtimi i një shteti funksional politik dhe demokracie parlamentare.

Fatmir Mediu: Dhe roli i opozitës është i padiskutueshëm, atje ku është vendi i qytetarëve dhe në një demokraci qytetare vendi i qytetarëve është parlamenti. Prezenca jonë në parlament nuk ka të bëjë si sillet mazhoranca, por me marrëdhëniet që ne duhet të krijojmë me qytetarët shqiptarë. Kjo është bindja ime.

Përfaqësimi i këtyre të fundit në strukturat ligjvënëse të Kvendit e përtej është detyrë, por edhe pasqyrë e opozitës thekson Mediu.

Puna jonë në parlament duhet të synojë përfaqësim të interesave kombëtare si në komisione, si në parlament si dhe në delegacionet ndërkombëtare sepse në tërësinë e tyre formojnë profilin e identitetin të opozitës. Profili dhe identiteti i opozitës nuk formohet duke pritur që mazhoranca të votojë ato që i themi ne.

Një nga arenat kryesore të debatit parlamentar ku mazhoranca dhe opozita duhet të zhvillojnë, edhe në pritshmëritë e ndërkombëtarëve, është pikërisht reforma zgjedhore.

Problemi më i madh i shtuar edhe nga OSBE/ODHIR është blerja masive e votave nga grupe kriminale të lidhura me qeverinë. Si do ta zgjidhim këtë çështje? Ne jemi Republikë bananesh, nuk kemi gjyqësor, nuk kemi prokurori kemi vetëm një njeri që quhet Edi Rama që kontrollon çdo gjë. As fashizmi s’ka pasur diferencë në raport me këtë situatë. Pra jemi në një sistem të kontrolluar. Si duhet të kemi demokraci parlamentare? Këtë duhet ta gjykojmë me njëri -tjetrin dhe mendoj se sistemi me lista të hapura i jep më tepër frymëmarrje demokracisë, i jep më tepër rotacionit të figurave politike në Shqipëri dhe debatit real në interes të qytetarëve.

Vetëm kështu mund t’i kthehet parlamenti qytetarëve dhe efektiviteti garës dhe vetë parlamentit, thekson kreu i Partisë Republikane, e këtë opozita nuk mund ta bëjë nga jashtë mureve të Kuvendit./abcnews.al

 

mediu1.jpg
G. P.16:29 | 05/12/2018

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu mori pjesë në homazhet e zhvilluara në Kongresin amerikan në Uashington për presidentin George Herbert Walker Bush.

Kreu i republikanëve ka lënë edhe një shënim në librin e ngushëllimeve dhe ka shprehur mirënjohjen e shqiptarëve për presidentin që mbështeti luftën kundër komunizmit dhe vendosjen e demokracisë në Europën juglindore e në Shqipëri. Për herë të parë, presidenti Bush priti në Shtëpinë e Bardhë një president shqiptar, Sali Berishën.

Po ashtu Presidenti Bush i vendosi vijën e kuqe, Slobodan Milosheviçit në lidhje me Kosovën, ndërsa i biri, Xhorxh Ë. Bush mbështeti si President pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ishte reflektimi i kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në homazhet për presidentin Xhorxh Herbert Walker Bush./abcnews.al

pr.jpg
G. P.11:42 | 28/06/2018

Partia Republikane e cilëson lajm të keq për  vendimin e vendeve të Bashkimit Europian për negociatat me Shqipërinë. Sipas Partisë Republikane, negociatat u shtynë se qeveria nuk plotësoi detyrat e lëna nga BE.

“Vendimmarrja për Shqipërinë u shty për në Qershor të vitit 2019. Partia Republikane vlerëson se për Shqipërinë dhe për shqiptarët ky është një lajm jashtëzakonisht negativ. Shqipërisë do t’i duhet sërish të plotësojë një sërë kushtesh që lidhen ngushtë me zbatimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar. Vende të ndryshme të BE-së për më shumë se një muaj treguan skepticizëm karshi qeverisë shqiptare në lidhje me arritjen e reformave nga kjo e fundit. PR vlerëson të papranueshme dhe ofenduese për shqiptarët shfaqjen e djeshme të qeverisë për t’i shitur shqiptarëve lajme të rreme dhe fakte të rreme se negociatat janë hapur për Shqipërinë”./abcnews.al

vlcsnap-error168-1-1280x720.jpg
G. P.18:32 | 24/01/2018

Në Asamblenë e Partisë Republikane, kreu i saj Fatmir Mediu foli për protestën e 27 Janarit, mungesën e ligjshmërisë në vend, sigurinë dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Partia Republikane mblodhi Asamblenë gjatë të cilës, kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu, i thirri republikanët t’i bashkohen protestës së opozitës të paralajmëruar për 27 Janar.

Fatmir Mediu: “Pse duhet të protestojë dhe se duhet të protestojnë shqiptarët. Bile disa me naivitet, disa me djalëzi thonë të mos protestojmë tani, por më vonë se do të na marrë zët Europa si njerëz të bezdisshëm dhe pse pa ligj, pa Kushtetutë pa qytetarë, të cilët largohen çdo ditë nga Shqipëria, me varfëri, me papunësi, me krim dhe korrupsion mjafton të ulim kokën pas Ramës dhe ne mund të bëhemi europianë të denjë, vetëm duke ndenjur urtë. Të tjerë foltarë qeveritarë thonë se edhe pas 4 vitesh “Rilindje” fajin e keni përsëri ju që qeverisët vitet e mëparshme, paçka se ishim në që liberalizuam vizat dhe bëmë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Europian dhe këta e kanë bërë anëtare të miqësisë shqiptaro-serbe të klubit të trafikut rajonal. Paçka se ne ndërtuam infrastrukturën rrugore dhe ata ndërtuan infrastrukturën e drogës dhe të kanabisit. Kjo propagandë bajate është më shumë se e neveritshme pas 27 vitesh pluralizëm ka vetëm një mënyrë që e keqja e “Rilindjes” të triumfojë në Shqipëri. Njerëzit e mirë të këtij kombi të heshtin dhe të largohen nga Shqipëria”.

Ndërtimi i një besimi më të madh mes opozitës dhe qytetarëve, një gërshetim i brezave dhe rikthim i kontribuesve dhe themeluesve të së djathtës, si dhe dhënia e shembullit të historive të suksesit duke qënë krenar për ç’ka është arritur, por duke mësuar nga gabimet ishin këshillat e republikanit Fatmir Mediu. Si i ftuar nderi, por edhe figurë historike e Partisë Demokratike, edhe Besnik Mustafaj foli për riorganizimin e spektrit të djathtë në Shqipëri.

Besniku Mustafaj: “Do ta mbyll këtë fjalë përveç falenderimit edhe me shpresën se do të fillojë realisht në Shqipëri, sipas një pikëpamje moderne do të fillojë një riorganizim i të djathtës në mënyrë që e djathta shqiptare, në të gjithë nuaancat e veta të vitalizohet dhe të ripërtërihet dhe të bëhet e tillë që të mbledhë në gjirin e vet atë pjesë të shoqërisë që ë shtë e djathtë sepse vetëm e djathta mund ta nxjerrë Shqipërinë nga ky kolaps i madh, ku gjendet sot. Unë do të jem në protest, shpresoj se ju do të jeni të shumëfishuar në protestë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono