partia demokratike

KRONIKE-REFORMA-ZGJEDHORE-BASHA-ABC-M-4-T-2-HD.mpg_snapshot_01.52-1280x720.jpg
G. P.16:33 | 09/10/2018

Nuk është Partia Demokratike ajo që po saboton reformën zgjedhore, por është vetë mazhoranca dhe lëvizjet e saj të njëanshme ajo që për Lulzim Bashën po zhbën konsensusin e arritur derimë tani. Deklarata erdhi nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ndërsa komisioni i reformës zgjedhore diskutonte amendamentet e propozuara nga socialistët për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në mungesë të palës opozitare. Kreu i demokratëve refuzoi ta quante atë një mbledhje të mirfilltë të komisionit dhe mungesën e deputetëve të tij bojkot të reformës zgjedhore.

Lulzim Basha: “Ajo nuk është mbledhje komisioni ata propozuan amendamnte të nëjanshme të ekspertëve socialistë, ne dinim ta bënim por nuk është punë ajo. Nuk do të ketë bojkot të reformës zgjedhore”.

Por në realitet, për Lulzim Bashën situata sidoqoftë përjashton çdo mundësi që ai apo forca e tij politike të japë konsensusin, të nevojshëm për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor, kjo pasi pala tjetër përfaqëson jo më ata që duhet të zgjedhin.

“Duhet të jemi dhe realistë, konsensusi duhet nërpjet palëve politike. S’mund të ketë konsensus ndërmjet meje dhe Rexhep Rrahman Rrajës. Tani për momentin Edi Rama është një tellal, një dordolec i Rrahman Rrajës, i Ergys Çyrbjes, i Taulant Ballës. Aty e ka olian ai jo tek gjetja e një konsensusi për zgjedhjet. Kryetari i kësaj pale politike ka një tjetër axhendë dhe ka caktuar të tjetë të merren me zgjedhjet.”

Partia Demokratike nuk e kushtëzon reformën zgjedhore me ndryshimet kushtetutese të propozuara për vettingun e politikanëve, theksoi shefi i demokratëve duke këmbëngulur se partia Demokratike nuk do të bojkotojë reformën zgjedhore./abcnews.al

BASHA-PER-VOA-ABC-1280x720.jpg
G. P.23:44 | 01/10/2018

Pas deklaratave të Malokut ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike. Për Bashën, ato janë deklaratat mohuese të një të mbijetuare nga dhuna.

“Xhisiela e di shumë mirë se çfarë kriminelësh gjakftohtë dhe të pamëshirshëm janë ata, ai që e përdhunoi dhe ata që e mbrojnë përdhunuesin, ndaj ajo bëri sot atë që bën çdo njeri i tmerruar që kërkon të mbijetojë: mbrojti veten dhe familjen e saj”, shkruan kryetari i PD që thotë se në Shqipëri nuk ka më as polici, as prokurori, as drejtësi as parlament, ndërsa bandat sundojnë./abcnews.al

albana-vokshi.jpg
G. P.12:23 | 04/08/2018

Partia Demokratike ka reaguar sot për shifrat e raportit të INSTAT. Kryetarja e komisionit të edukimit, Albana Vokshi, tha se shifrat janë dramatike, por edhe reflektim i mungesës së shpresës që ka sjellë qeveria Rama për të ardhmen në Shqipëri.

“Braktisja e shkollave nga 133 mijë të rinj në 4 vjet është këmbanë alarmi për rininë se sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, as punë nuk do të ketë për ta, as profesionistë nuk do të bëhen dot. 1 në 6 nxënës dhe studentë i kanë braktisur shkollat, sepse Edi Rama nuk ka prioritet arsimin dhe rininë. Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar. Braktisja e shkollave në 4 vjet nga 133 mijë nxënës e studentë është tregues se si varfëria e thelluar këto 4 vjet është kthyer në armiken kryesore të arsimit”./abcnews.al

mirelaa-kumbaro.jpg
G. P.13:30 | 24/06/2018

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, nuk do të marrë pjesë në Komisionin Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ditën e hënë.

Deputetët e Partisë Demokratike e kishin thirrur në seancë dëgjimore për projektligjin për Teatrin Kombëtar. Ministrja Kumbaro i shkruan kryetares së komisioni, Albana Vokshi, se për shkak të axhendës së angazhuar më parë e ka të pamundur të paraqitet ditën e kërkuar.

Partia Demokratike thotë se ministrja e Kulturës “për të disatën herë po refuzon Parlamentin për të bërë transparencën mbi projekligjin korruptiv të shembjes së Teatrit Kombëtar për të ngritur atje kullat e klientëve të Ramës dhe Veliajt”.

Ministrja Kumbaro, sipas opozitës, është nismëtare e këtij projekligji, por ende nuk ka dhënë asnjë llogari për të. Herën e fundit ministrja e Kulturës vendosi të shoqërojë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, dhe të braktisë seancën dëgjimore për ligjin e posaçëm për Teatrin Kombëtar./abcnews.al

balla-2.jpg
G. P.16:39 | 22/05/2018

Në ditët në vijim priten të dalin të dhëa të reja mbi lidhjet e personave me 613 kilogramëve kokainë. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se me këtë ngjarje janë implikuar persona të rangjeve më të larta të Partisë Demokratike.

Pas akuzës që kryeministri Edi Rama bëri në ABC News se pas 613 kilogramëve kokainë të kapur në Durrës fshihen zyrtarë të lartë të PD-së është kryetari i grupit parlamentar socialist që bën paralajmërimin e radhës.

Taulant Balla: “Ne e dimë mirë që Basha në këtë aventurë të rrezikshme është futur nga Berisha për një arsye që ka të bëjë me 613 kilogramë kokainë. Prisni e duroni, ditët në vijim do jenë shumë të rëndësishme për lidhjet e personave të akuzuar për 613 kilogramë kokainë me persona të rangjeve më të larta të PD”. 

Taulant Balla vazhdon t’i qëndrojë deklaratave se audiopërgjimi i publikuar nga Partia Demokratike është një kasetë e stisur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Taulant Balla: “Loja e ka kush e ka për autorin e përgjimit që Luli thotë e ka Babalja, ky thotë e ka gazetari dhe gazetari thotë se përgjegjësin e ka PD. Autorësia e përgjimit të ngelet jetim në prehrin e Saliut dhe me këtë histori Saliu po na del me tre djem, Shkëlzenin, Lulin dhe Babalen. Basha është i futur në një aventurë Don Kishoteske nga vetë Saliu për një përgjim, i cili duket ditën për diell që është një kasetë e stisur e një bisede që nuk ka ndodhur kurrë mes Babales dhe vëllait të ministrit”.
Për t’i shkuar deri në fund historisë, kreu i grupit parlamentar socialist i kërkon prokurorisë që ta zbardhë.

Taulant Balla: “Thirrja ime është ndaj Prokurorisë, që në mënyrë sa më të shpejtë dhe në kohë të shkurtër nga çdo laborator i çdo vendi partner të Shqipërisë, të bëjë ekspertizën dhe të nxjerrë përfundimin cilido qoftë ai. Historia e përgjimit po dëmton Shqipërinë në rrugën drejt integrimit. Kjo nuk i bën mirë Shqipërisë”./abcnews.al

albana-vokshi.jpg
G. P.17:16 | 21/05/2018

Deputetja e Patisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë një konference për shtyp theksoi se Komisioneri për të Drejtat e Njeriut ka bllokuar vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetësisë për mbledhjen e të dhënave personale, por përsëri kjo gjë nuk është reflektuar nga instancat përkatëse.

Albana Vokshi: “Kjo që kam në duar është përgjigja zyrtare nga Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili thekson se ka nisur procesin e hetimit administrativ për Ministrinë e Arsimit. Nëpërmjet këtij urdhëri, Komisioneri ka bllokuar përpunimin e të dhënave personale deri në momentin e përfundimit të hetimit nga zyra e komisioneri”./abcnews.al

qazim-sejdini.jpg
G. P.15:31 | 21/05/2018

Në Elbasan, kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini,  është bashkuar për herë të parë me këshilltarët e djathtë, të cilët kanë kërkuar që prokuroria të ndëshkojë ndotësit e mjedisit.

Këshilltari i PD-së, Blendi Himçi, kërkoi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që porkuroria dhe policia, të nisin çështje penale për operatorët, që ushtrojnë aktivitete të paligjshme dhe që janë bërë shkaktarë për rritjen e nivelit të ndotjes në mjedis.

Në të njëjtën linjë, edhe kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, deklaroi se “ne kërkojmë mbylljen e objekteve, deri në vendosjen e filtrave. Jemi bashkë kundër ndotësve”, tha ai./abcnews.al

xhafaj-2-1280x720.jpg
ent ela18:50 | 16/05/2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dalë sot pasdite para mediave për të konfirmuar se në asnjë rast, nuk i ka siguruar imunitet vëllait të tij. Xhafaj i ka konsideruar sharlatanë politikë akuzuesit, që sipas tij kanë bashkuar interesat me grupe kriminale.  Ai tha se nuk është i shantazhueshëm e nuk e ka menduar ndonjëherë dorëheqjen për akuzat që i bëhen.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk do të japë dorëheqjen lidhur me akuzat e Partisë Demokratike për përfshirjen e vëllait të tij Agron Xhafaj në trafik droge. Ai i konsideroi akuzat një mashtrim, ndërsa audio përgjimin manipulim.

“Kryeministri nuk më ka kërkuar dorëheqjen dhe nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen”.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i konsideroi qesharake akuzat e Partisë Demokratike se ka falsifikuar kodin e procedurës penale për të shpëtuar nga burgu vëllain e tij Agron Xhafaj.

“Lidhur me falsifikimin e kodit të procedurës penale është akuza më qesharake që kam dëgjuar për veten time. E kam të vështirë ta besoj që edhe pse nuk kam asnjë simpati politke për ata, si mund të shpallet njeriu kaq injorant. Qesharak komplet këta lloj njerëzish. Nuk ka asnjë kontribut timin teknik në këtë çështje, por e mbroj fort atë si një nen në përputhje me Konventën. Së dyti, kjo e pikë e nenit 491 është një standard ndërkombëtar, nuk e kemi shpikur ne. E treta, ky rregullim i ri në kodin e procedurës nuk ka lidhje fare me rastin e vëllait tim. Është mashtrim i rëndë publik, mbrohen vetëm ata që janë dënuar në mungesë. Në rastin konkret, im vëlla ka qenë i përfaqësuar nga një mbrojtës i caktuar jo kryesisht.”

Në konferencë për shtyp, ministri i Brendshëm sqaroi akuzat e Partisë Demokratike në lidhje me vëllain e tij Agron Xhafaj.

“Lidhur me vëllain tim Agron Xhafa siç është e njohur, vëllai im ka marrë një vendim në Itali. Disa herë kam bërë deklarime publie për këtë çështje. Kushdo që do të verifikojë koherencën në vite mund ta bëjë lehtësisht.

Ngjarja ka ndodhur në 2002, vëllai im ishte 25 vjeç. Autoritet e kanë dënuar një muaj dhe e kanë larguar nga Italia. Në atë kohë isha në qeverinë Majko

I kam kërkuar kryeministrit Majko dorëheqjen në lidhje me këtë ngjarje. Kryeministri Majko nuk e pranoi doreheqjen time.

Vëllaim im nuk ju fsheh hetimit, por ka kërkuar të gjykohet në të gjitha nivelet e gjykimit. Ai nuk ju fsheh autoriteteve.

Asnjë veprim i imi nuk ka krijuar imunitet apo favor kundrejt ekzekutimit penal ndaj tij.

Si një vëlla i përgjegjshëm unë kam bërë gjithë çkam patur në dorë që im vëlla të kthehej në vlerat e familejs sonë. Im vëlla shumë shpejt iu kthye normalitetit, krijoi familje, ndërtoi familjen e vet bazuar në mundin e djersën e vet. Ai nuk kërkoi favore apo privilegje në shkeje të ligjit.

Sot unë e familja ime jemi të goditur shpirterisht, sepse fajin po e vuan një Agron që nuk ka lidhje me atë të 16 viteve me parë”.

Siaps tij e gjitha kjo është një orkestrim i opozitës për interesat e saj meskine, ndërsa theksoi se Opozita ka rënë në batakun e arrogantëve e shantazhuesve të rëndomtë.

“E gjitha çfarë ka ndodhur ka orkestrim me qëllim ligësia politike e njerëzore e opozitës dhe interesat meskine me interesat e grupeve kriminale janë bërë bashkë brenda sistemit të kalbur të drejtësisë.

Opozita ka rënë në batakun e arrogantëve e shantazhuesve të rëndomtë, pavarësisht dëmit që mund t’i shkaktojnë Shqipërisë”.

“Kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh, duhet të marrë përgjigje. Ne do t’i kërkojmë sot publikisht Prokurorisë veprime të shpejta për gjetjen e gjithë atyre që janë përfshirë në këtë aferë kriminale dhe dënimin në mënyrën më të merituar. Unë nuk kam frikë. Askush nuk mundet të më shantazhojë, apo të më pengojë në arritjen e qëllimeve të larta në atë që kam marrë përsipër të bëj, luftë pa kompromis me krimin”.

 

PD-GRUP-PER-PROTESTEN-1280x720.jpg
G. P.15:52 | 14/05/2018

Në dy ditët e ardhshme, grupi parlamentar i PD-së do të marrë pjesë rregullisht në mbledhjet e komisioneve të parlamentit, me të cilin opozita ka vendosur një marrëdhënie të kushtëzuar.

Mësohet se nesër e pasnesër, deputetët e PD-së do marrin pjesë në të gjithë komisionet parlamentare për të denoncuar faktet, sipas tyre, të rënda që po publikohen ditët e fundit nga selia blu.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, të thirrur sot në orën 14.00 mësohet se kryetari Basha ka bërë një përmbledhje të denoncimeve të bëra deri tani, lidhur me Agron Xhafajn dhe mbrojtjen, sipas tij, nga ministri i Brendshëm, vëllai i tij Fatmir Xhafaj. Sipas burimeve, Basha është shprehur se do të vazhdojë publikimi i fakteve të tjera lidhur me këtë çështje.

Basha mësohet të jetë shprehur në mbledhjen e grupit se nesër dhe pasnesër ligjvënësit e PD-së do të shkojnë në komisionet parlamentare për të treguar se nuk do të ketë normalitet në vend, ndërsa vendimet e mëdha të opozitës do të merren hap pas hapi./abcnews.al

bashkepunetoriiii-1280x698.jpg
G. P.11:54 | 14/05/2018

Pas priti për 24 orë nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, të shprehej nëse vëllai i tij Agron Xhafaj merret apo jo me trafik droge, PD i dha vetë përgjigje sot kësaj pyetjeje. Selia blu publikoi për mediat një audiopërgjim të një bisede telefonike, sipas PD, mes Agron Xhafajt dhe një personi tjetër, të cilit Xhafaj i mundëson tëmerret me trafik droge.

A vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës? 

Ministri Fatmir Xhafaj nuk i dha përgjigje pyetjes së Partisë Demokratike. 24 orë më pas, demokratët ia japin vetë.

Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi kanë publikuar një përgjim audio, mes vëllait të ministrit të Brendshëm dhe një personi të quajtur “Bashkëpunëtori X”.

Sipas Partisë Demokratike biseda zhvillohet në makinë. “Bashkëpunëtori X” i cili sipas demokratëve më herët ka bashkëpunuar me Agron Xhafajn u dënua në Itali. Gjatë kohës së burgimit vëllai i ministrit Xhafaj nuk u interesua më për të. Pasi vuajti dënimin “Bashkëpuntori X” kthehet në Shqipëri dhe i kërkon Agron Xhafajt t’i sigurojë ngarjesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie sepse ka mbetur pa para.

Sipas audio përgjimit, Agron Xhafaj i kërkon që kjo të jetë hera e fundit pasi ndjehet i rrezikuar nga sulmet.

Po sipas demokratëve, “Bashkëpunëtori X” ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj. Bleu kanabisin dhe vazhdoi i qetë pa ndjekjen e policisë. Kjo për Partinë Demokratike jo vetëm i jep përgjigje pyetjes: A vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal të trafikut të drogës? – por vërteton edhe strehën mbrojtëse që i ka krijuar ministri i Brendshëm të vëllait.

Ervin Salianji: Kjo që dëgjuam është e vërteta dhe realiteti. Agron Xhafaj është bos i drogës në Shqipëri, por i pa prekshëm përsa kohë është vëllai i Ministrit të Brendshëm. Fatmir Xhafaj është mbrojtja e Agron Xhafajt. Fatmir Xhafaj i siguron vëllait trafikant droge mbështetjen e Policisë së Shtetit. Ky është realiteti i qeverisjes së Edi Ramës. Ministrat e tij të brendshëm mbështesin dhe lehtësojnë trafikun e drogës. Pushteti i Edi Ramës e ka lidhur fatin e vet me atë të krimit të organizuar”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono