parma

Caicedo.jpg
Veronik Istrefaj20:12 | 09/02/2020

Lazio ka arritur të triumfojë me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertë kundër Parmës. Kjo parashikohej një sfidë e vështirë për lacialët dhe kështu rezultoi, pasi vendasit kishin disa raste për të mos dalë pa pikë nga ky takim.

Ishte Caicedo ai që shënoi për Lazion në minutën e 41-të të sfidës, duke përfituar nga një pasiguri në mbrojtjen e Parmës. Luis Alberto kroson nga e djathta dhe Immobile shkakton panik në zonë. Pas një devijimi, topi shkon në këmbët e Caicedos, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë nga një distancë e afërt.

Me këtë fitore të vështirë, Lazio ngjitet provizorisht në vend të dytë, në kuotën e 53 pikëve, një më pak se Juventusi kryesues dhe një më shumë se Interi, që luan kundër Milanit në San Siro./abcnews.al

Serie A, java 23

Parma – Lazio  0-1
Caicedo 41′

Dermaku-e1578674438584.png
Igli Nikolli19:27 | 26/01/2020

Parma po mendon të afrojë një tjetër lojtar shqiptar pas Kastriot Dermakut. Ideja e fundit e klubit emilian është Adnan Januzaj, i cili po negocion transferimin te Roma.

Mediet italiane raportojnë se Parma është gati të bëjë ofertën e saj për 24-vjeçarin dhe Real Sociedad, që ka të bëjë me huazim me të drejtë blerje për një shumë që duhet të përcaktohet bashkë me klubin bask.

Për Januzajn u përfol edhe Milani si opsion, por kuqezinjtë po shohin alternativa të tjera. Gjithsesi, një gjë është e sigurt dhe lojtari me origjinë shqiptare do të vijojë karrierën në Serie A. /abcnews.al

 

Adnan Januzaj
Verona.jpg
Igli Nikolli16:58 | 26/01/2020

Verona vijon momentin pozitiv dhe sot siguroi fitoren e radhës. Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani u aktivizuan si titullarë në sfidën shtëpiake që ekipi i tyre fitoi 3-0 kundër Lecces. Pawel Dawidowicz dhe Matteo Pessina shënuan në pjesën e parë me kokë, ndërsa Pazzini vulosi fitoren me “tris” në minutat e fundit.

Ndeshja e pestë pa humbje për Veronën që ngjitet në vend të nëntë me 29 pikë, teksa reparti i mbrojtjes vazhdon me paraqitje fantastike dhe është defensiva e tretë më e mirë në Serie A.

Feston edhe Parma e Kastriot Dermakut. Ekipi emilian mposhti në fushën e vet 2-0 Udinesen falë golave të Gagliolos dhe Kulusevskit, ndërsa mbrojtësi i kombëtares shqiptare u hodh në fushë në minutën e 73-të nga trajneri D’Aversa.

Pa gola u mbyll sfida tjetër mes Sampdorias dhe Sassuolos. Miqtë luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 26-të, por djemtë e Ranierit nuk e shfrytëzuan këtë mundësi dhe morën vetëm një pikë. /abcnews.al

Ronaldo-Juventus-1.jpg
Veronik Istrefaj22:10 | 19/01/2020

Parma ka arritur të barazojë shifrat në takimin kundër Juventusit. Cristiano Ronaldo i dha avantazhin “Zonjës së Vjetër” në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillimin e së dytës, Cornelius ka barazuar gjithçka.

Në minutën e 53-të, bomberi i Parmës kërcen më lart se të gjithë dhe shënon një gol shumë të bukur me kokë. Megjithatë, festa e Parmës nuk do të zgjaste shumë, pasi 2 minuta më vonë, Cristiano Ronaldo do të shënonte sërish./.abcnews.al

Serie A, java 20

Juventus – Parma  2-1
Ronaldo 43′ 55′ / Cornelius 53′

Ronaldo-v-Parma.jpg
Veronik Istrefaj21:36 | 19/01/2020

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, po kalon një formë të shkëlqyer. Edhe në takimin e sotëm kundër Parmës, CR7 arriti të gjejë golin. Juventusit i duhej të priste plot 43 minuta që të çante mbrojtjen e Parmës dhe kush tjetër veç Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez merr një top nga Matuidi në krahun e majtë dhe pasi driblon dy futbollistë brenda zonës, gjuan fort me të djathtën. Goditja e tij devijohet nga një mbrojtës dhe shkon në rrjetë. Ky është goli i 15-të i Ronaldos në Serie A, që ngjitet i dyti./abcnews.al

Serie A, java 20

Juventus – Parma  1-0
Ronaldo 43′

Roma-Pellegrini-e1579210203980.jpg
Igli Nikolli22:26 | 16/01/2020

Parma dhe Roma po përballen mes tyre për një vend në çerekfinalet e Kupës së Italisë, teksa fituesi i këtij çifti do të ndeshet me Juventusin. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa 45 minutat e dyta kanë nisur me gol.

Miqtë nga kryeqyteti kanë kaluar në avantazh në minutën e 50-të. Lorenzo Pellegrini është autori i golit. Aksioni i bukur i Romës është finalizuar me rrjetën e mesfushorit. Për Parmën e ka nisur si titullar sfidën Kastriot Dermaku, mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

Dermaku-e1578674438584.png
Igli Nikolli17:26 | 10/01/2020

Kastrioti Dermaku mund të ndërrojë ekip. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u transferua te Parma në verë dhe deri tani ia ka dalë të aktivizohet në 9 ndeshje mes Serie A dhe Kupës së Italisë.

Mediet italine raportojnë se për 27-vjeçarin po interesohet klubi i Lecces. Këta të fundit renditen në vend të katërt nga fundi dhe po luftojnë fort për të qëndruar në elitë. Trajneri i ekipit, Fabio Liverani kërkon një përforcim në mbrojtje dhe drejtuesit mund t’i sjellin lojtarin dardan.

Fakti që nuk ia ka dalë të fitojë një post fiks te Parma mund të shtyjnë Dermakun të pranojë kalimin te Lecce, aty ku do të aktivizohej si titullar, por më parë duhet arritur akordi midis dy klubeve. /abcnews.al

Inter-Tifoze-e1579435281926.png
Klejdi Kaimi20:37 | 07/01/2020

Inter duket se ka arritur një marëveshje me mbrojtësin e Parmës, Matteo Darmian. Sipas raportimit të ‘Calciomercato’, zikaltrit e kanë bindur italianin për tu transferuar në Milano.

Të besuarit e Contes kanë kohë që po kërkojnë një mbrojtës të majtë. Emra si Marcos Alonsov, Sead Kolasinac apo dhe Marcos Acuna janë lidhur me një transferim tek Interi por, mesa duket bordi drejtues beson tek Darmian.

30-vjeçari vjen pas aventurës në Premier League me Manchester United dhe këtë sezon ai është aktivizuar me Parmën. Darmian numëron 9 paraqitje në Seria A dhe duket se aventura e tij e rradhës do të jetë në ‘San Siro’. /abcnews.al

Dermaku-e1578674438584.png
Vladimir Prenga14:56 | 07/01/2020

Kastriot Dermaku mund të ndryshojë skuadër këtë muaj. Mbrojtësi qendror i kombëtares, sipas asaj që raporton “Tuttosport”, pëlqehet shumë nga klubi i Salernitana, në Serie B. Aty për Dermakun do të kishte hapësira, por Parma është klubi që vendos për të ardhmen e shtatlartit.

Dermaku po zhvillon sezonit e tij të parë në Serie A dhe deri më tani është aktivizuar në 7 ndeshje. Sigurisht ai do të donte të luante më shumë, por është stafi teknik që vendos diçka të tillë.

Në të shkuarën Dermaku është aktivizuar në ligat inferiore në Itali, ndërkohë që kulmin e kishte dy sezonet e fundit me Cosenza. Më shumë se 70 takime në Serie C dhe B, çka bindën Parmën t’i ofronin në verë një kontratë dhe të provonte elitën e futbollit italian. / abcnews.al

Ibra-1-e1578326310112.jpg
Igli Nikolli16:57 | 06/01/2020

Të gjithë tifozët shpresonin që viti i ri të niste me një fitore, por Milani vazhdon të jetë në krizë. Kuqezinjtë u frenuan në shtëpi nga Sampdoria në një barazim pa gola. Pjesa e parë ishte e dobët, ndërsa ritmi u rrit në të dytën me futjen e Zlatan Ibrahimovic.

Rastet nuk munguan, por Leao dhe Ibra nuk ia dolën të shënonin golin e fitores. Ndeshja e katërt radhazi pa fitore në “San Siro” për ekipin e Piolit, që renditet në vend të 12-të me 22 pikë.

Atalanta e nis vitin 2020 në të njëjtën mënyrë se si mbylli vitin e kaluar. Sërish fitore 5-0, kësaj radhe ndaj Parmës së Dermakut, i cili e ndoqi humbjen e shokëve të tij nga pankina.

Te pestë golat ishin shumë të bukur, teksa Gomez, Freuler dhe Gosens vulosën fitoren që në pjesën e parë. Slloveni Ilicic shënoi një dygolësh në pjesën e dytë për të vulosur triumfin me “manita”.

Kjo fitore e dërgon Atalantën në kuotën e 34 pikë dhe vendi i katërt është vetëm një pikë larg. Ekipi i Berat Gjimshitit, i cili u aktivizua si titullar, është sulmi më i mirë në Serie A me 48 gola, teksa ndiqet nga Lazio me tetë gola më pak.

Milan-Sampdoria 0-0
Atalanta-Parma 5-0
(Gomez 11′, Freuler 34′, Gosens 43′, Ilicic 60′, 71′)

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono