parlament

JULI-ME-PREC-ZOGAJ.mpg_snapshot_19.08-1280x720.jpg
ent ela18:12 | 19/11/2019

Më shumë politike e ka konsideruar analisti Preç Zogaj përplasjen e fundit President-Parlament-Qeveri. Sipas tij kjo ka ardhur në kuadër të tranzicionit të reformës në drejtësi.

“Nuk jemi te drejtësia e re, por drejtësia tranzitore. Nganjëherë është më keq, kjo tranzitorja rezulton më e keqe dhe në këtë kuadër ka lindur ky konflikt i madh për të cilin unë nuk kam kompetencë të gjykoj, por mendoj se është rruga e duhur për t’i dhënë rrugë ligjore konflikteve”.

Përplasje juridike apo politike?

“I ka të dyja se reflektojnë njëra-tjetrën, por për mua është pak më shumë politike por me bazë juridike. Nuk jam dakord që kjo është prova historike se reforma në drejtësi nuk ka filluar akoma”.

Dhe në këtë kontekst Zogaj e sheh me optimizëm rezultatin e pritshëm të reformës në drejtësi, pasi sipas tij është bërë në bashkëautorësi të SHBA-së dhe Gjermanisë dhe është votuar me konsensus nga palët.

“Themelore është që kemi nën kuadër kushtetues të reformës në drejtësi që është votuar me konsesnus, është miratuar ka kaluar dy herë në komisionin e Venecias ka bashkaautorësi nga SHBA e Gjermaninë  po gjatë rrugës ka prodhuar firo e difekte po në zbatim e sipër mekanizmi është vënë në lëvizje, dhëmbëzat e këtij mekanizimi po fillojnë të rrotullohen, gjen dhe lecka që e ngadalësojnë po është i pandalshëm, do kemi SPAK , që nuk e kemi pas që do të jetë një institucion që do të asistohet fuqishëm nga Shba e Gjermania dhe përbëhet nga prokurorë që kanë kaluar një mori filtrash dhe nuk kanë më asnjë arsye për të mos qenë të pavarur. BKH e Gjykata Speciale do të ngrihet mbi këto principe”.

I pyetur për vendimin epresidnetit Meta për shpalljen non grata të ambasadorit të OSBE në Shqipëri Borchardt, Zogaj thotë se është një vendim i pavlerë pasi ai mund të rrijë në Shqipëri, ndërkohë i kujton presidenti që ne jemi një vend që njohim institucionin e faljes.

“E ka shpallur të padëshirueshëm në zyrën e tij. Është vendim, nuk ka vlerë, ai mund të rrijë në Shqipëri, nuk mund të shkojë përtej mjediseve të Presidencës se është vendim që kërkon t’i nxjerrë një nam të keq ambasadorit. Është gjesti i tij, ai ka kërkuar falje, ne jemi vend që e njohim institucionin e faljes.

OSBE është organizatë më e madhe se individi, e  ka shpjeguar që ka qenë me gruan e vet, pavarësisht kësaj, gjesti është i pajustifikueshëm. Reflekton një akumulim emocionesh politike në rritje, por nuk e ndryshojnë kursin e ngjarjeve, kursi është i programuar, Shqipëria do shkojë drejt drejtësisë së re, jo në kohën që pritej, por as në kohë të largët”. /abcnews.al

elisa-spiropali-parlament-1280x707.jpg
nev ila10:35 | 04/11/2019

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e deleguar nga kryeministri Rama, që është edhe Ministër i Jashtëm, për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës lidhur me interpelancën për cështjen e 11-vjeçarit shqiptar në Siri dhe të tjerëve, u shpreh se qeveria është duke bërë gjithcka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët.

Kas pasur shkëmbim informacione me partnerët për të shqiptarët që gjendeshin në atë zonë, por të gjithë jemi të vetëdigjshëm se përballja me këtë fenomen  kërkon para së gjithash ndërgjegjësim social, përvec komunikimit dhe ndërveprimit me partnerët. E bërë këtë përmbledhje për të gjithë ata në këtë sallë apo jashtë, që mendojnë se filluam të kujdesemi për këtë problem pas rastit të fundit. I kemi kushtuar vëmendje të vecantë luftëtarëve shqiptarë që kanë marrë pjesë në konflikt. Situata në Siri është tejet e komplikuar. Shqiptarët kanë kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme, ndërsa kanë ndryshuar edhe emrat, duke e bërë të vështirë identifikimin. Shqipëria është duke bërë gjithcka është e mundur për të kthyer fillimisht gratë dhe fëmijët. Hapat e ndërmarrë nuk mund të bëhen publike, pasi do të ishte e papërgjegjshme, pasi do të vinte në rrezik operacionin. Duke zbuluar identitetin e tyre i ekspozojmë përpara një rreziku vdekjeprurës. Për pasoja do u lutesha mos të kompromentojmë situatën dhe jetën e personave që po përpiqemi ti shpëtojmë. Ju garantojmë se institucionet e përfshirë po bëjnë detyrën me profesionalizëm pa zhurmë dhe bujë” tha ajo.

“Aktualisht një grup operacional po vendos kontaktet në terren për të mundësuar riatdhesimin e shtetasve shqiptarë. Në këtë situatë konflikti në tërren dua të theksoj rrezikun që kanoset nga publikimi i të dhënave të këtyre personave shpesh herë edhe me fytyra. Ka një komunikim me ta të vazhduar. Përpjekjet tona për të riatdhesuar Alvinin dhe të tjerë vazhdojnë edhe sot. Pra nuk mungon vullneti por kontekstoi i posaçëm që ata shtetas ndodhen”, tha Spiropali./abcenews.al

depuetet-britanike-1280x620.jpg
nev ila18:25 | 03/11/2019

Brexit ka shkaktuar dhe kaos në parlamentin britanik ndërkohë që Britania e Madhe dhe BE nuk kanë arritur akoma një marrëveshje për daljen nga Unioni. Kjo situatë ka shkaktuar tension në politikën britanike ndërkohë që kryeministri Johsnon refuzoi të bëjë marrëveshje me liderin e partisë së Brexit, Nigel Farage.

Tensionet në parlamentin britanik arritën kulmin në një debat ku deputetët nuk i kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa të tjerë u shtrinë në sallë. Kryetari i parlamentit, John Bercoë është detyruar që të ngrejë zërin që të mbajë qetësi gjatë seancës.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian ende nuk kanë arritur një marrëveshje për Brexit. Kjo situatë ka tensionuar dhe palët politike në Britani të cilët kërkojnë nga kryeministri, Boris Johnson, të mbajë premtimin që bëri kur mori këtë post.

Ndërkohë, Nigel Farage tha se nuk do të jetë kandidat për në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit. Farage I tha BBC-së se kishte vendosur se mund të shërbente më mirë duke mbështetur 600 kandidatët e partisë së tij në të gjithë Britaninë e Madhe.

Farage kritikoi marrëveshjen për Brexit të arritur nga kryeministri Boris Johson, duke thënë se ishte më keq sesa të ishin në BE.

Ndërkohë, kryeministri Johnson, ka refuzuar propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump se duhet të bashkëpunojë me partinë e Brexit-it të Nigel Farange në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Johnson theksoi se është “mirënjohës për këshillën”, por se nuk dëshiron të bëjë pakte parazgjedhore.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ditë më parë kishte thënë se Farage dhe Johnson do të ishin “një forcë e pandalshme”.

Në anën tjetër, Farage kishte kërkuar nga kryeministri Johnson që të tërhiqet nga marrëveshja për Brexit-in dhe të bashkohen në një aleancë të përbashkët të largimit.

Mbretëria e Bashkuar do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor, pas shtyrjes edhe një herë të afatit për largim nga Bashkimi Evropian deri më 31 janar 2020.

Johnson shpreson se do të fitojë shumicën e ulëseve, në mënyrë që të miratojë në Parlament marrëveshjen e arritur me BE-në, ndërkohë që Jeremy Corbyn i Partisë Laburiste ka premtuar se do të organizojë referendum të ri, nëse fiton pozitën e kryeministrit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë në ditën e shpalljes së zgjedhjeve se publiku duhet “të zgjedhë” për të ardhmen e Brexitit, por edhe të gjithë shtetit. Ndërkaq, lideri i laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn është zotuar për të “transformuar” Britaninë teksa ka nisur fushatën zgjedhore.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​/abcnews.al

 

 

rama-per-prokurorin-1280x709.jpg
nev ila13:01 | 09/10/2019

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar sërish akuza të forta në adresë të prokurorit të Durrësit dhe gjykatëses që lanë në burg drejtuesin e hipotekës Liridon Pula, duke i kërkuar Kuvendit, reagim me forcë ndaj këtyre prokurorëve, që i ka etiketuar si pjesë e grupit më të madh kriminal në vend ose “KÇK” (kap ça të kapësh).

“I them parlamentit se ka ardhur koha që të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetingun e dinë që nuk e kalojnë dhe kanë nxjerrë dhe një togfjalësh mes tyre, KÇK, kap ca të kapësh. Këtë grupim KÇK ky parlament duhet ta shpalli grup në kërkim, jo metaforikisht, e them në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ta shpalli në kërkim, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu të gjithë së bashku, është e kotë ti bëjmë njëri tjetrit predikime dhe e kotë që nga tryezat e opozitës të ngrihemi këtu e të fajësojmë qeverinë, apo nga qeveria të ngrihemi e të justifikojmë. Procesi i vetingut për të përfunduar do kërkojë disa vjet, e ne nuk lejojmë që prokurorë si ai i Durrësit, gjykatës si ajo apo plot të tjerë të bëjnë kërdinë mbi njerëzit, çdo ditë. Policia po ju them e do ju sjell prap, se janë thënë e stërthenë sa herë policia ka dështuar në përballjen me gjykatën për vrasës që pasi kanë dalë kanë rivrarë, për dhunues që pasi kanë dalë kanë ridhunuar, janë qindra. KÇK është grupi më i madh kriminal në Shqipëri, sot me fakte, prokurorë e gjykatës që e dinë se vetingun se kalojnë dot. Si mundet një prokuror të regjistroje tokë të dhuruar në emër të gruas, që paska qenë asistente a avokate e dikujt dhe ky dikushi regjistron tokën 500 metra dhe dhuron 50 mijë metra? E keni parë ndonjëherë që dhuruesi të dhurojë 100 fishin e gjësë që ka? Keni ju ndonjë krushk, ndonjë vjehrrë, ndonjë kunat kaq zemërgjerë sa t’ju dhurojë 100 fishin e asaj që ka?”, tha kryeministri.

KÇK, sipas kryeministrit Rama është grupi me i madh kriminal në vend duke iu referuar disa prej gjyqtarëve dhe prokurorëve./abcnews.al

parlamenti-itali-1280x710.jpg
nev ila11:51 | 08/10/2019

Parlamenti italian pritet të miratojë sot një projektligj për reduktimin e numrit të deputetëve dhe senatorëve nga 630 në 400. Projektligji është propozuar nga Lëvizja “Pesë yje” në qeveri.

Pritet të votohet në parlamentin e Italisë ligji për reduktimin e numrit të deputetëve. Nëse ligji do të miratohej, deputetët nga 630 do të bëhen 400 dhe senatorët nga 315 do të bëheshin 200. Një kursim për arkën e shtetit prej 100 milion eurosh në vit, 500 milion euro për legjislaturë.

Ministri i jashtëm njëkohësisht lider i Lëvizjes me pesë yje Luixhi di Maio u shpreh shumë i emocionuar për reduktimin e numrit të deputetëve. Ai theksoi se ishte i bindur që ligji do të miratohej me një shumicë të konsiderueshme vtash madje në mënyrë unanime. Lega e Mateo Salvinit, nëpërmjet zëdhënësit të saj konfirmoi mbështetjen për ligjin.

Edhe Forza Italia u shpreh pro këtij ligji duke shtuar se më pas do të ishte rradha e reformës së ligjit electoral. Ende nuk është i qartë qëndrimi i Fratelli d’Italia ndërsa Renzi dhe pse e konsideron si një kontribut demagogjik, konfirmoi mbështetjen e tij.

Sipas Di MAios kjo është një betejë që mbështetet nga 90 për qind e italianëve. Në këtë mënyrë sipas tij do të ketë më pak poltrona, më pak paga dhe burokraci pasi do të ketë më pak amendamente dhe modifikime ligjesh./ABC News Albania 24/7

BANKSY-PIKTURA.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela13:40 | 04/10/2019

Piktura e artistit britanik Benksi, ku në vend të deputetëve në parlamentin britanik janë ulur shimpanze, u shit në ankand për një vlerë rekord 11.1 milion euro. Në një reagim në Tëiter vetë autori shprehu keqardhjen, që piktura nuk i përkiste më atij.

Mjaftuan 13 minuta për të transformuar parlamentin e Britanisë së Madhe të mbushur me shimpanze në veprën rekord të artistit britanik Banksy. Piktura ku shfaqen shimpanze të ulur në poltronat e gjelbërta në vend të deputetëve britanikë, u kërkua nga 10 koleksionistë në një ankand i cili përfundoi me vlerën e 11.1 milion eurosh. Shtëpia e ankandeve Sotheby, dhe pse mbajti anonim emrin e blerësit konfirmoi shitjen e veprës së Benksit, identiteti i të cilit gjithashtu nuk dihet për publikun.

Shitja e kësaj pikture vjen pas disa javësh të tensionuara në Mbretërinë e Bashkuar, ku kryeministri urdhëroi fillimisht mbylljen e punimeve në parlament. Por vendimi i Xhonson u anulua nga Gjykata e lartë, në një kohë që vendi prêt daljen nga Bashkimi Europian në 31 tetor.

Piktura ka përmasa pothuajse gjigande, katër metër e gjysëm e gjerë dhe dy metra e gjysëm e lartë dhe së fundmi është pagëzuar me emrin :Parlamenti i pazhvilluar duke vënë theksin në regresin e politikës në vend. E realizuar dhjetë vjetë më parë, muzeu Bristol e ekspozoi për të shënuar ditën e Brexit. /ABC News Albania 24/7

KRONIKE-RAMA-NE-PARLAMENT.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela15:31 | 03/10/2019

Edi Rama ju propozoi sot deputetëve të opozitës parlamentare që të lënë mënjanë kushtet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe të bëhem patriotë për të miratuar brenda vitit reformën zgjedhore me rekomandimet e OSBE-së, për t’ia dërguar Gjermanisë si provë për plotësimin e kushteve për negociatat.

Edi Rama ju kërkoi deptuetëve të mos presin shumë nga Bashkimi Evropian në këto kushte kur vetë unioni është në krizë.

Krahasimin kryesministri e shtrim tek të gjitha vendet e BE-së.

Kreu i qeverisë sfidoi opozitën parlamentare, të tregojë që është patriote dhe të lërë mënjanë për momentin kushtin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Kryeministri propozon që reforma zgjedhore të miratohet brenda këtij viti, duke zbatuar vetëm rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Një mesazh se duhet të heqë dorë nga kushtet, ja dërgon dhe Lulzim Bashës.

Megjithë seriozitetin e çështjet, seanca nuk kaloi pa batuta, në një gricje të vazhdueshme të deputetit Kujtim Gjuzi me kryeministrin. /ABC News Albania 24/7

rudi-hajdari-1280x668.jpg
ad min20:39 | 18/09/2019

Një nga kushtet për çeljen e negociatave sipas deputetes Rudina Hajdari do të jetë ndëshkimi i të gjithë politikanëve të korruptuar dhe që kanë vjedhur vota. Gjatë një interviste në rubrikën “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori, deputetja e opozitës pohoi se kjo ka qenë një kërkesë e faktorit ndërkombëtar, sidomos palës gjermane, në takimet e vazhdueshme që janë kryer.

Rudina Hajdari: Mos harrojmë se krahas reformës zgjedhore, na ndan një muaj nga vendimi i çeljes së negociatave i cili do vijë me kushte të qarta. Ju e patë qartë sot, ishin nëntë kushte dhe një nga kushtet ishte shumë e qartë. Jo në mënyrën e nëntë kushteve pra të detajuara në atë lloj mënyre, por gjithë kohës, sidomos pala gjermane, kanë kërkuar që të ketë ndëshkime ndaj figurave politike që janë të korruptuar apo që janë akuzuar për vjedhje votash. Kanë kërkuar që të ketë ndjekje penale ndaj figurave të rëndësishme politike.

Mirela Milori: Do vendosen kushte për çeljen e negociatave për figura të rëndësishme do të kërkohet ndjekje penale? Në takimet që  keni pasur ky ka qenë konteksti?

Rudina Hajdari: Kanë kërkuar që të ketë ndjekje penale dhe ndëshkim të figurave në nivel më të lartë politik, jo vetëm në nivelet e mesme të administratës shtetërore.

Mirela Milori: Çfarë kuptoni me nivel të lartë politik?

Rudina Hajdari: Në funksionet më të larta.

Mirela Milori: Ministra?

Rudina Hajdari: Kjo është një gjë për t’u parë. Nëse rezultojnë të tillë persona të cilët kanë një precedent penal, atëherë patjetër që do ketë ndjekje penale dhe hetim të mëtejshëm në lidhje me këta persona.

Deputetja opozitare tha më tej se pala gjermane nuk ka përmendur emra dhe sipas saj për këtë çështje duhet shikuar vullneti i qeverisë. Sipas Rudina Hajdarit, çuarja përpara e reformës në drejtësi, që ka të bëjë me ngritjen e SPAK, BKH, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, është kusht më vete i ndërkombëtarëve.

Për sa i përket komisionit të reformës zgjedhore, deputetja tha se “është një nga betejat që do tregojë vlerësimin e opozitës brenda parlamentit. Mendoj me mënyrën se si do udhëheqim këtë betejë do krijojmë besueshmëri te publiku. Patjetër që është një betejë shumë e rëndësishme”./abcnews.al

deputeti.jpg
ad min20:27 | 03/09/2019

Dezertimi i një deputeti rebel nga radhët e konservatorëve në Britaninë e Madhe ka bërë që kryeministri Boris Johnson të humbasë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve. Ligjvënësi që ka braktisur partinë në pushtet ka bashkuar forcat me kolegët që kundërshtojnë një dalje pa marrëveshje nga BE-ja.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka humbur të martën mazhorancën numerike në Parlament. Shkak për këtë situatë, që e bën shumicën e tij jofunksionale, është bërë kalimi i një prej ligjvënësve rebelë të konservatorëve në radhët e opozitës.

Sipas BBC, ka qenë deputeti Philip Lee që ka dezertuar dhe ka bashkuar forcat me liberal-demokratët. Lee, ligjvënës që përfaqëson lokalitetin Breknell, u ul në stolat e opozitës teksa kryeministri mbante një fjalim në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai tha se qeveria po ndjek një rrugë të dëmshme për Breksit. Nga ana e tij, Johnson është zotuar se do ta nxjerrë vendin nga BE-ja më 31 Tetor me apo pa një marrëveshje, por një numër ligjvënësish që kundërshtojnë daljen pa marrëveshje janë bashkuar duke tejkaluar dallimet politike, në përpjekje për ta penguar një lëvizje të tillë.

Ata i kanë paraqitur një mocion për debat të jashtëzakonshëm kryetarit të Dhomës, John Bercow dhe nëse do të kenë sukses do të çojnë përpara një draft që detyron kryeministrin të kërkojë që Brexit të shtyhet deri më 31 Janar.

Duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve, Johnson tha se dëshiron një dalje të negociuar nga BE-ja dhe insistoi se ky është momenti i duhur që kjo të arrihet me Brukselin.

Por ai shtoi se lëvizjet e ligjvënësve, me qëllim kalimin e ligjit që bllokon opsionin “Now Deal” do të shkatërrojnë të gjitha shanset për të negociuar një akord të ri./ABC News Albania 24/7

SESIONI-PARLAMENTAR-MBULIM_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela12:20 | 02/09/2019

Sot pasdite pritet të nisë Sesioni i ri parlamentar.  Konferenca e kryetareve e mbledhur sot paradite ka miratuar kalendarin 3 javor të punimeve në seancë plenare.

Maxhoranca do t’i shpenzojë të gjithë energjitë e saj në nisje të këtij sesioni në luftën e ftohtë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Konferenca e Kryetarëve u mblodh paraditen e sotme dhe ka miratuar kalandarin 3 javor të punimeve të Parlamentit ku kryefjalë e punës së deputetëve të maxhorancës do të jetë ngritja e kartonit të kuq për dekretet e kreut të shtetit. Konferenca e Kryetarëve e drejtuar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi vendosi të rrëzojë brenda 2 seancave të shtatorit, 9 dekrete të Kreut të Shtetit, përmes të cilave ktheu për rishqyrtim në Kuvend disa ligje të rëndësishme.

Në seancën e 12 shtatorit shumica do të refuzojë të marrë parasysh sugjerimet dhe konstatimet e Kreut të Shtetit, duke rrëzuar njëri pas tjetrit dekret për projektligjin “Për rezervat materiale të shtetit”,  “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare”,. “Për vetëqeverisjen vendore” dhe projekltigjin për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

Ndërkohë që një seancë e nxehtë pritet të jetë ajo e 19 shtatorit, ku shumica do të rrëzojë 5 dekrete të tjera presidenciale. Ndryshimet në Kodin Penal për të cilin Presidenti Meta dhe kreu i grupit të PS, Balla shkëmbyen edhe replika në distancë do të miratohet i pandryshuar. I njëjti vendim është marrë edhe për Projekligjin për Akademinë e Shkencave dhe atë “Për koncensionet dhe partneritetin publik privat”. Socialistët do të miratojnë sërish dy kontratat koncensionare për rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Kjo do të jetë seanca e parë ku opozita tradicionale do të mungojë jo vetëm fizikisht, por edhe si pjesë e Parlamentit të Shqipërisë. Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë intensifikuar takimet me ndërkombëtarët ndërkohë që maxhoranca do të vijojë axhendën e saj politike duke refuzuar pranimin e faktit se vendi është në krizë politike. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono