parku

KLOSI-PARKU-SHEBENIK.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela14:31 | 26/05/2019

Me rastin e 11-vjetorit të parkut kombëtar të Shebenik-Jabllanicë, ministria e Mjedisit dhe Turizmit në bashkëpunim me Bashkinë e Librazhdit organizuan 1 nga 300 festat lokale të vendit. Ministri Blendi Klosi theksoi se ky park atraktiv është vizituar vitin e shkuar nga 28 mijë vizitorë dhe në objektiv mbetet dyfishimi i kësaj shifre.

1 nga 300 festat lokale, që ministria e Mjedisit dhe Turizmit po organizon në të gjithë Shqipërinë u mbajt në parkun kombëtar të “Shebenikë-Jabllanicë”.

Të pranishëm në festën lokale që përkon me 11-vjetorin e këtij parku në Elbasan, ishin ministri Klosi, deputeti Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë së Librazhdit, të cilët vizituan edhe qendrën e vizitorëve.

Në fjalën e tij ministri Klosi u shpreh se ka ardhur momenti që natyra të shfrytëzohet edhe për turizëm edhe për të kontribuar në biznes

“Siç ka djem e vajza tashmë që bëjnë guidë në malet dhe liqenet akullnajore që ka ky park, të cilët tregojnë specifikat e florës dhe faunës, janë njerëz që kanë kuptuar se me natyrën mund të jetohet shumë mirë, mund të bëhet një biznes shumë i mirë, mund të bëhet një aktivitet i shkëlqyer dhe me natyrën mund të prodhohet shumë më tepër turizëm. Në kuadër të politikave të MTM viti 2019 do të shënojë një projekt goxha ambicioz përsa i përket zonave të mbrojtura, ne do të ridimensionojmë kufijtë e zonave të mbrojtura për t’iu dhënë atyre vlerë”.

Edhe  deputeti Taulant Balla vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të parkut kombëtar të Shebenik-Jabllanicë.

 “Do ta quaja këtë 11-vjetor, fillimin e një historie të re për parkun Shebenikë-Jabllanicë, që është jo vetëm një nga zonat më të mirë konservuara në Shqipëri, por ka edhe një biodiversitet dhe faunë shumë të pasur, duke e bërë këtë zonë shumë të kërkuar për turizmin malor. Pjesë e këtij parku është edhe zona e Rrajcës, ku janë 2200 ha që janë pjesë e trashëgimisë botërore të ruajtuara nga UNESCO sepse janë pyje 2200 vjeçare, të paprekura”.

Sipas shifrave zyrtare të ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, ky park është nga më të vizituarit në Shqipëri, me 28 mijë vizitorë vitin e kaluar dhe objektivi është që numri të shumëfishohet nga ky vit dhe në vitet në vijim. /ABC news Albania 24/7

 

kasha-1280x853.jpg
G. P.14:12 | 28/04/2019

Parku i Kasharit do të ketë të standarde të njëjta me atë të Liqenit Artificial të Tiranës. Është ky projekti që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për këtë zonë gjatë mandatit të tij të dytë.

Ka parashikuar investime të tjera në Parkun e Liqenit të Kasharit kryebashkiaku Erion Veliaj nëse fiton një mandat të dytë.

“Fillimisht markuam territorin, duke e rrethuar me gjelbërim, pastaj siç vepruam në Farkë, filluam me rrugët pedonale. Jam i bindur se mandatin e dytë do të jetë padyshim një nga parqet e reja, me korsitë dhe me të gjithë shërbimet e tjera, vërtet për t’u patur zili, dhe për të rritur standardin”, tha Veliaj.

Në këtë mënyrë, pas Parkut të Liqenit, atij të Farkës dhe të Vaqarrit, Tirana do të bëhet edhe me një “mushkëri” tjetër.

“Kemi punuar në 4 parqe kryesore, liqenore: Parku i Liqenit të Tiranës, parku i Farkës, parku i Vaqarrit, ku kemi bërë mbjellje masive, dhe parku i katërt i Kasharit. Duam që secila zonë të shërbejë si një valvul shkarkimi, e një Tirane, që duam s’duam, me 1 milionë banorë dhe 200 mijë makina, ka nevojë të relaksohet, të merret me sport. Brenda mandatit tjetër, e gjithë zona e Njësisë 11, e Njësisë 7, e Njësisë Kashar, po këtu fus edhe jugun e Kombinatit, “Misto Mamen” dhe Yzberishtin, edhe Katundin e Ri, do të ketë një park që është më afër se sa parku i Liqenit”, tha ai.

Liqeni i Kasharit, i shfrytëzuar për shumë vite thjesht si një rezervuar për ujitjen e tokave në zonë, është shndërruar në një nga hapësirat më tërheqëse të Tiranës. Aksionit të Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja buzë liqenit iu bashkuan edhe punonjësit e Operatorit Shtetëror të Energjisë Eelektrike (OSHEE), të cilët kontribuan në shtimit e gjelbërimit në një zonë që po shfrytëzohet jo vetëm si mjedis çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve, por edhe nga turistët për aktivitete sportive./abcnews.al

Veliaj-Sattler4-1280x853.jpg
G. P.13:44 | 14/04/2019

Aksionit të mbjelljes së pemëve në kryeqytet i është bashkuar edhe ambasadori austriak në Tiranë, Johann Sattler, si dhe përfaqësues të ambasadës e të Bashkisë së Vjenës, të cilët i dhuruan kryeqytetit 40 pemë të ndryshme në Parkun e Liqenit Artificial.

Panje, frashër, likuidamber dhe bli janë dhurata që ka zgjedhur t’i bëjë bashkia e Vjenës, Parkut të Liqenit artificial. Falenderimet kryebashkiaku Erion Veliaj ia dha jo vetëm shqip.

“Dua fillimisht të them shumë faleminderit, jo vetëm për një bashkëpunim të shkëlqyer që kemi në përditshmërinë tonë. Pavarësisht nëse dikush është vizitor, diplomat ose do të jetojë tërë jetën këtu, secili bën sa mundet në vendin ku ka hedhur rrënjë”, tha ai.

Përgjegjësia sociale duhet të ekzistojë jo vetëm te ata që janë banorë të përhershëm të një qyteti, por edhe ata që janë rezident për një kohë të caktuar, siç është rasti edhe i përfaqësuesve diplomatik u shpreh kryetari i bashkisë së Tiranës.

“Në fund të ditës, bashkëpunimi mes qyteteve dhe shteteve është bashkëpunim mes njerëzish dhe kur njerëzit punojnë bashkë, qoftë edhe në gjëra simbolike si mbjellja e pemëve apo në projekte të mëdha infrastrukture, atëherë edhe kombet afrohen më shumë”, tha ai.

Ambasadori i Austrisë Johann Sattler vlerësoi transformimin që po ndodh në Tiranë, ndërsa nënvizoi punën që po bëhet kryesisht me gjelbërimin.

“Jo vetëm shpirtin e Vjenës, por edhe ca oksigjen për tironsit, siç i thoni ju. Mendoj se mund të jemi krenarë me atë çfarë po ndodh në Tiranë vitet e fundit, po gjelbërohet dita ditës, dhe mendoj se kjo është gjë mjaft e madhe. Në cilësinë e jetës, Vjena është numri një prej shumë vitesh, por Tirana po na arrin shumë shpejt, ndaj mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos na i kalojë”, u shpreh ambasadori.

40 pemët e dhuruara nga Bashkia e Vjenës janë pjesë e një kontributi prej 4500 pemësh që kanë të gjitha shtigjet e reja të Liqenit të Tiranës./abcnews.al

shebenik-jabllanice.jpg
G. P.16:16 | 20/02/2019

Dhjetëra gjimnazistë nga Elbasani kanë ndërmarrë një guidë krejt të veçantë në parkun Shebenik të Librazhdit. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte njohja me natyrën dhe me mënyrat e ruajtjes së saj.

Janë të rinj që përmes Shebenikut kërkojnë shpresë për të ardhmen. Te ardhur nga gjimanzet e Elbasanit, eksplorojnë një nga parqet më të bukura dhe më të mëdhenj midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

“Njohja me parkun më ka dhënë mundësinë që të njoh natyrën në jë dimension tjetër”.

Një udhëtim mes hapësirës së zbardhur nga bora, ata kërkojnë që të rinjtë të njohin rëndësinë e natyrës. Si të zhvillohet dhe si të mbrohet ajo.

“Gjatë këtyre gjashtë muajve, çdo muaj ne kemi zhvilluar tema të caktuara të cilat i njohën nxënësit me punën e administratës rajonale të zonave të mbrojtura, por gjithashtu edhe me një diapazon të ri dhe me një mundësi të tyre në të ardhmen”.

Nxënësit kanë marrë informacion mbi rolin e “Rangers”-ave në zonat e mbrojtura, pajisjet që përdorin gjatë punës mbi biodiversitetin e larmishëm. Si monitorohen kafshët e egra, lakuriqët e natës, llojet dhe mbrojtjen e tyre në nivel kombëtar.

Gudia në Parkun Kombëtar “Fushë-Sdute” në Stëbleve u afroi të rinjve njohjen mbi rregullat që ndiqen gjatë lëvizjes nëpër shtigje. Njohje me florën e faunën e këtij vendi të mrekullueshëm./abcnews.al

KRONIKE-VELIAJ-AMBASADORI-JAPONEZ.mpg_snapshot_00.28-1280x720.jpg
G. P.13:44 | 11/11/2018

Kryebashkiaku Erion Veliaj i shoqëruar nga ambasadori i Japonisë në vendin tonë ka deklaruar se Parku i Liqenit do të pastrohet me mjete moderne dhe ekologjike, duke përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve për kontribut në këtë drejtim.

Bashkia e Tiranës, mbështetur nga Ambasada Japoneze në Tiranë ka pajisur Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit me makineri dhe kosha që mundësojnë një pastrim më të shpejtë dhe efikas të Parkut të Liqenit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Makoto Ito, falenderoi këtë të fundit dhe i kërkoi qytetarëve ndihmë në mirëmbajtjen e ambientit.

“Tani na duhet shumë bashkëpunim nga qytetarët, duhet ta mirëmbajmë parkun, t’i hedhim mbeturinat atje ku duhet, të bëhemi pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve, të ulim lëvizjet me makinat private për distancat e vogla, që jo detyrimisht janë të nevojshme”.

Kto të fundit janë i vetmi burim i ndotjes në Tiranë sipas Veliajt ndaj përsëriti thirrjen për përdorimin e biçikletës dhe mbjelljen e pemëve në kryeqytet./abcnews.al

BUTRINT-1.mpg_snapshot_01.23-1280x720.jpg
ent ela20:39 | 22/08/2018

Për Edicionin Veror është gati e pashmangshme vizita edhe këtë vit në Butrint. Në këtë park arkeologjik me vlera historike dhe kulturore, i cili mbetet shumë i preferuar dhe i vizituar nga turistët.

U njohëm me vullnetarë të ndryshëm të cilët shoqërojnë grupe turistësh duke u treguar mrekullitë e këtij vendi. Amfiteatri i vizituar nga kamera jonë është zbuluar nga arkeologu Luigi Maria Ugolini.

E veçanta e tij është se një pjesë e shkallëve janë ndërtuar në shek. III p.e.s. me strukturë greke, ndërsa skena i përket shek.II e.s me strukturë romake. Ky miksim kulturash është pjesë e të gjithë parkut.

Monument i rëndësishëm i kësaj hapësire është Bazilika e Madhe e ndërtuar në shek.VI e.s, por që u përdor deri në fillim të shek XVIII me një strukturë të mirëruajtur./abcnews.al

4EC5F58400000578-6020693-image-a-135_1533237667149.jpg
G. P.18:07 | 03/08/2018

Në parkun Yellowstone të Wyoming në SHBA, një situatë komike dhe tepër e rrezikshme ka ndodhur ditën e djeshme. Teksa njerëzit po udhëtonin nëpër një nga rrugët e parkut, udha e tyre është ndërprerë nga një bizon gjigand qe i përkiste pyjeve aty pranë. Kjo gjë bëri të mundur që lëvizja të bllokohej dhe të krijohej trafik në lëvizjen e automjeteve.

Por kjo gjë ka nervozuar një nga udhëtarët, i cili nis të bëjë një veprim tepër kurajoz dhe të rrezikshëm. Pasi vuri rë se bizoni nuk kishte ndërmend të lëvizte, i riu vendos të përballet me të duke e nxitur që ta sulmojë.

Dy “luftëtarët” studiojnë mirë njëri-tjetrin dhe pas disa tentativash të lehta për sulm, bizoni heq dorë duke liruar dhe rrugën.
Veprimi i të riut nuk u përkrah nga njërëzit përreth, pasi situata mund të kishte pasur pasoja negative. Këtu duhet theksuar se një bizon i rritur arrin një peshë deri ne 900kg, duke e bërë kështu një kundërshtar shkatërrues përballë njeriut./abcnews,al

blendi-klosss-1.jpg
G. P.15:05 | 20/07/2018

Vetëm në vitin e fundit sektori i turizmit ka sjellë 30 milionë euro të ardhura më shumë në ekonominë shqiptare. Shifrën e bëri publike ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë prezantimit të 16 zonave të mbrojtura në vend.

Jo vetëm rekord në numrin në rritje të turistëve, por edhe shumë para në buxhetin e shtetit brenda një kohe të shkurtër. Lajmin e dha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

“Vetëm në 4-mujorin e parë të këtij vit ne kemi patur një rritje prej 9.1% krahasuar me një vit më parë, duke shënuar rreth 30 milionë euro më shumë në ekonominë shqiptare”, tha Klosi.

Një plan i ri është prezantuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit që këto të ardhura të shtohen.

16 zona të mbrojtura do të shndërrohen në zonat prioritare për zhvillimin e turizmit, sipas standardeve evropiane. Këtë qëllim ka ministria e Turizmit dhe Mjedisit, të cilin e sqaroi vetë ministri Blendi Klosi.

“Janë zona që me vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit do të bëhen zona të përcaktuara për investime të vërteta në fushën e turizmit”, tha ministri Klosi.

Përballë bizneseve, shoqatave për mbrojtjen e mjedisit e grupeve të interesit, ministri Blendi Klosi renditi 16 zonat që do t’i dërgohen qeverisë për vendimarrje.

Dy kilometra nga vija bregdetare Parku Natyror i Alpeve, Parku Natyror i Korabit, Parku i Belshit, liqeni i Ohrit dhe Prespa, liqeni i Ulzës, lugina e Vjosës,
Lugina e Zagorisë, Parku Natyror i Lurës, zona e Dajtit, pyjet e Sherbenik-Jabllanicë, mali i Moravës, zona e Rinasit duhet të shënohen si pika referimi për biznesin e turizmit. Për dy zonat e tjera të mbrojtura, mali i Tomorrit dhe Kanionet e Osumit, ministri Klosi u kujtoi se zhvillimi i sipërmarrjeve nuk do të bëhet në kurriz të mjedisit.

“Mali i shenjtë i Tomorrit, mal i cili po mbart mbi vete edhe këtë debatin nëse duam ekonomikë e guroreve që e shkatërron, apo ekonominë e turizmit që e gjeneron. Kanionet e Osumit, debat i vazhdueshëm në media për bukuritë e saj turistike por edhe tendencën për të bërë aty HEC-e, por ne nuk do t’i lejojmë”, tha ministri i Mjedisit dhe Turizmit.

Megjithatë ministri Klosi përsëriti edhe një herë se Shqipëria është shumë mbrapa me standardet e Bashkimit Evropian, sipas të cilit ky është hapi që duhet hedhur sot./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono