parku kombetar

blendi-klosiii.jpg
G. P.16:36 | 05/10/2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, nga Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta tha se Këshilli i Investitorëve Strategjikë e ka pezulluar çdo ndërtim në këtë zonë.

Klosi gjatë takimit me përfaqësues lokal dhe ekspert tha se janë parashikuar mbi 20 takime në të gjithë vendin, duke mos lënë jashtë vëmendjes asnjë zonë të mbrojtur nga Parqe Kombëtare deri te Monumentet e Natyrës.

“Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE do të vazhdojnë të rriten kërkesat për t’u mbrojtur më mirë dhe jo për t’u rikthyer prapa”, theksoi Klosi./ABC News Albania 24/7

tomorri.jpg
G. P.12:29 | 19/08/2019

Qeveria nuk do të tërhiqet! Malin e Tomorrit do ta rishpallë zonë të mbrojtur në një territor më të gjerë se sa ai që ishte përcaktuar 24 vite më parë. Kjo do të ndodhë para se të ankimojë vendimin e gjykatës, e cila riktheu në punë kompanitë që nxjerrin pllaka guri ndonëse Këshilli i Ministrave kishte vendosur ta rikthente në park kombëtar të gjithë zonën.

“Do të vazhdojmë mbledhjen e firmave nga të rinjtë e Beratit për një peticion drejtuar institucionit shtetëror. Do të marrim një vendim të shpejtë të KKRRT për të miratuar zgjerimin e hartës së Parkut Kombëtar të Tomorrit. Do të marrim një vendim qeverie për ta rishpallur Park Kombëtar malin e Tomorrit, pasi hilet e gjykatave për ta çuar në gjykatë, për të zgjatur me vite të tëra, do ta shkatërronte përfundimisht atë zonë duke e bërë të parikuperueshme. Ne do të vazhdojmë ankimimin gjyqësor për procesin e fundit të Gjykatës së Apelit Administrative të Tiranës”,  tha Klosi.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi e quajti korruptiv vendimin e gjykatës ndërsa tregoi se për të ka lobuar i njëjti grup biznesi, i cili në vitin 1995 ndikoi në vendimin e qeverisë për të rrudhur Parkun Kombëtar.

Pas këtij vendimi, të rinjtë e Beratit vijojnë mbledhjen e firmave për ta kundërshtuar ndërsa Ministria e Turizmit dhe Mjedisit  ka çelur një debat publik për të përcaktuar hartat e çdo zone të mbrojtur në vend.

/ABC News Albania 24/7

BORA-PARKU-SHEBENIK-JABLLANICE-1280x720.jpg
ent ela15:12 | 19/01/2019

Në janar një zonë turistike që po vizitohet shume sidomos nga të huajt është Parku Kombëtar Shebenik Jabllanicë në Librazhd. Rruga për të shkuar deri atje është e hapur megjithëse trashësia e dëborës në disa vende shkon mbi 2 metra.

Cilësohet si një nga zonat më të bukura të Librazhdit. Parku kombëtar Shëbenik Jabllanicë gjendet në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Bora ka veshur të gjithë pyjet.

Trashësia e saj në disa zona shkon mbi dy metra dhe temperaturat janë më të ulëta. Këtu është vështirë të mbërrish në janar por nuk janë të paktë njerëzit me shpirtin e aventurës që sfidojnë motin e ashpër.

Rruga është e hapur, po ashtu edhe qendra për vizitorët. Në malet e Librazhdit ekzistojnë sipërfaqe të mëdha që prej pak vitesh shfrytëzohen nga turistët si pista për ski.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura për Librazhdin, inxhinier Xhek Nezha thotë se çdo ditë bëhet një monitorim i situatës për gjuetinë e paligjshme dhe prerjen e pyjeve.

Në Fushë Studë qarkullimi  i mjeteve vijon normalisht. Po kështu edhe për banorët që duan të lëvizin drejt Peshkopisë. /abcnews.al

ZJARRI-NE-PRRENJAS-MBULIM-ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.08.jpg
G. P.13:18 | 06/11/2018

Zjarrët që përfshinë zonën e shpallur “Trashëgimi Botërore e UNESCOS” në Rrajce të Prrenjasit, dyshohet që janë të qëllimshme. Për këtë arsye policia ka ngritur një grup hetimi për të zbardhur ngjarjen. Disa persona janë marrë në pyetje, por më pas janë lënë të lirë. Bëhet fjalë për zjarret në vendin e quajtur Përroi i Peshkut, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë për shuarjen e të cilëve morën pjesë jo vetëm zjarrfikës të shumtë dhe punonjës të mbrojtjes së Mjedisit, por edhe shumë komando të Forcave të Armatosura. Aktualisht pas dy ditësh operacion vatra është në kontroll, por shtatë hektarë me dru ahu u shkrumbuan. Zjarre pati edhe në masivin pyjor midis Malit të Xhyrës dhe Malit të Dardhës, për të cilët thuhet se edhe ato janë vënë në kontroll./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono