paris

vuciccc.jpg
ger ta18:54 | 13/11/2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi të mërkurën në Paris se iniciativa mini Schengen është e denjë për vëmendje, duke kujtuar vlerësimin e Bankës Botërore që zbatimi i saj do t’u kursente vendeve të Ballkanit Perëndimor 3.5 miliardë euro.

“Ekstremistët, si shqiptarë, ashtu edhe serbë, dhe çfarëdo që të doni, kundërshtojnë çdo gjë që i bashkon njerëzit, ata kundërshtojnë çdo gjë që sjell paqe, stabilitet dhe zhvillim. Ata dëshirojnë të shijojnë ujin e ndenjur dhe stanjacionin, ku nuk ka përparim”, u tha Vuçiç gazetarëve serbë në Paris.

Vuçiç vuri në dukje se gjëja tjetër, kur bëhet fjalë për iniciativën, është nëse të gjitha vendet do të jenë në gjendje t’i rezistojnë presionit.

“Ne nuk kemi linja të shpejta për kamionë, kështu që kamionët tanë kalojnë 100 orë në vendkalimet kufitare , duke pritur, dhe unë do t’ju kujtoj se Banka Botërore vlerësoi që vendet e Ballkanit Perëndimor (ËB6) do të kursenin 3.5 miliardë euro nëse do të ishim në gjendje ta zbatonim këtë iniciativë dhe ta bënin efektive”, u tha Vuçiç gazetarëve në Paris.

Presidenti serb tha se shprehte keqardhjen që nuk mund të fliste ose të arrinte rezultate serioze me njerëz që, siç tha ai, nuk kishin vizion, nuk kuptonin asgjë, dhe qëllimi kryesor i ekzistencës së tyre ishte të mallkonin, të godisnin apo të vizatonin grafite në ndërtesën e teatrit.

 

 

8.jpg
in a08:40 | 13/11/2019

Qindra studentë u mblodhën në Lyon, duke marshuar në të gjithë Francën kundër pakënaqësive dhe vështirësive financiare. Protestat u zhvilluan gjithashtu në Paris dhe Lille, ku ish-presidenti francez François Hollande u detyrua të anulojë një konferencë të planifikuar.

Një 22-vjeçar i vuri flakën vetes për shkak të vështirësive financiare, për të cilat fajësoi politikanët dhe Bashkimin Evropian. Ai pësoi djegie në 90% të trupit dhe tani është në spital në gjendje kritike.

Që nga incidenti në Lyon, hashtagu #laprécaritétue ose “pasiguria vret” është bërë virale në mediat sociale. Në mbështetje të 22-vjeçarit që u përpoq të bënte vetëvrasje, studentët marshuan nëpër qytete për të treguar solidaritet.

Studentët thanë se gjesti i tij i dëshpëruar përfaqëson pasigurinë aktuale me të cilën përballen të rinjtë në Francë.

Sindikatat studentore të SUD-Éducation and Solidaires kanë diskutuar për pasigurinë e jetës së studentëve. Ata thanë se përpjekja për vetëvrasje e studentit nuk mund të reduktohet vetëm tek dëshpërimi. 22-vjeçari i vuri flakën vetes para një restoranti universiteti në Lyon.

Disa orë ara se të realizonte tentativën për vetëvrasje ai publikoi një postim në Facebook duke treguar vështirësitë e tij financiare. Studenti fajësoi presidentin Emmanuel Macron, dy nga paraardhësit e tij, liderin e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe Bashkimin Evropian për aktin e tij.

Djali, i cili studion në Universitetin Lyon 2, shkroi në Facebook se nuk kishte më forcë të përballonte barrën financiare të jetesës prej 450 euro në muaj.

“Le të luftojmë kundër ngritjes së fashizmit, i cili vetëm na ndan dhe liberalizmit që krijon pabarazi,”- shkroi ai./abcnews.al

 

paris-islamofobia.jpg
ent ela12:12 | 11/11/2019

Më shumë se 10 mijë persona morën pjesë në Paris në marshimin e diskutueshëm kundër islamofobisë, që ditët e fundit ka krijuar përçarje tek e majta dhe shkaktoi shumë kritika dhe brenda qeverisë dhe së djathtës franceze.

“Po kritikimit të fesë, jo urrejtjes ndaj besimtarit”, “Mjaft me islamofobinë” janë disa nga parullat që manifestuesit mbanin në duar në korteun e organizuar nga disa personalitete dhe shoqata, si Kolektivi kundër Islamofobisë në Francë. Apeli për të marrë pjesë në manifestim u dha katër ditë pas sulmit në një xhami në Bajon, ndërkohë që në Francë janë ringjallur debatet për çështjen e përvitshme rreth të drejtës për të mbajtur shaminë islamike në vende publike nga ana e besimtareve femra.

Dhe bota politike është e përcarë për temën e islamofobisë dhe për rastin e manifestimit. Një pjesë e ekologjistëve nuk ka marrë pjesë në marshim, dhe as socialistët nuk u bënë pjesë e ftesës, duke pretenduar se në marshim morën pjesë dhe personazhe pranë vëllezërve myslimanë. /abcnews.al

evakuimi-paris-1280x688.jpg
nev ila13:29 | 07/11/2019

Rreth 1200 emigrantë janë evakuar në orët e para të së enjtes nga dy kampe në veri lindje të Parisit. Ata janë transferuar në palestra dhe në qendra pritje në kryeqytetin francez.

Policia franceze ndërmori në orët e para të mëngjesit të së enjtes një operacion evakuimi në dy kampe të mëdha refugjatësh në veri lindje të Parisit, ku mendohej se qëndronin rreth 1200 persona.

E perditshmja “Le Figaro” shkruan se në operacionin e paprecdentë morën pjesë rreth 600 agjentë policie, të cilët në orën 6 të mëngjesit të së enjtes shoqëruan emigrantët jashtë tendave.

Me anë të autobusëve ata u transferuan në palestra dhe qendraja pritjeje të kryeqytetit francez. Kreu i policisë pariziene Didier Lalemon u shpreh se tendat e emigrantëve ishin një rrezik jo vetëm pë rata që jetonin brenda tyre por dhe për shoferët.

Ai theksoi se operacioni u krye në koordinim me planet e qeverisë për cështjen e emigrantëve./abcnews.al

sulmi-paris.jpg
nev ila19:55 | 03/10/2019

Një ngjarje e rëndë tronditi të enjten mbarë Francën, pasi një zyrtar policie sulmoi dhe vrau me thikë 4 kolegë. Ngjarja ndodhi në Paris, një ditë pasi forcat e policisë protestuan kundër dhunës në rritje ndaj efektivëve të rendit.

Një funksionar policie në Francë ka sulmuar dhe vrarë me armë të ftohtë 4 kolegë.

Ngjarja ka ndodhur në selinë e Drejtorisë së Policisë së Parisit, ku agresori është ndalur nga një agjent i pranishëm që e ka qëlluar atë për vdekje me pistoletë.

Sulmi erdhi një ditë pasi policia franceze mbajti një grevë në mbarë vendin në shenjë proteste ndaj rritjes së dhunës ndaj efektivëve të forcave të rendit.

Autoritetet franceze nuk kanë dhënë një variant zyrtar mbi motivet e veprimit të funksionarit, por burime nga sindikata e policisë kanë sugjeruar se ai mund të ketë qenë i përfshirë në një përplasje me kolegët e tij.

Rreth orës 13 me orën lokale, agresori hyri në ndërtesë dhe më pas direkt në zyrën e tij, ku filloi të sulmonte kolegët me thikë.

Ai dhunoi tre persona brenda dy zyrave të ndryshme dhe dy gra nëpër shkallë, përpara se të qëllohej nga një oficer roje – bëjnë të ditur mediat franceze.

Në tërësi tre burra dhe një grua mbetën të vrarë, të gjithë oficerë ose anëtarë të administratës; ndërsa një person i pestë mbeti i plagosur.

Ndërtesa ku ndodhi ngjarja ndodhet pranë një prej zonave më turistike të Parisit, që përfshin edhe katedralen Notrë Damë.

Presidenti Emanuel Makron, kryeministri Eduard Filip dhe ministri i Brendshëm, Kristof Kastaner vizituan vendin e ngjarjes.

Sipas mediave franceze, autori ishte një specialist elektronike, 45 vjeç, që punonte për policinë e Parisit prej 16 vjetësh.

Më parë ai nuk kishte shmangur shenja agresiviteti dhe konsiderohej një punonjës model./ABC News Albania 24/7

MBULIM-PARIS-SULMI.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela14:46 | 03/10/2019

Një person ka plagosur me thike dy agjentë në komisariatin qendror të Parisit. Autori është një zyrtar i administratës, i cili punonte në komisariat ndërsa nuk dihen arsyet e ngjarjes. Sekretari i përgjithshëm i sindikatës së policisë tha se autori ka vepruar pas një moment zemërimi.

Edhe burime për radion publike France Info, konfirmojnë se autori i sulmit është një nëpunës i komisariatit, i cili pas plagosjes së dy kolegëve është vrarë nga agjentët. Komisariati ndodhet pikërisht përballë katedrales së Notre Damë. /ABC News Albania 24/7

chirac.jpg
ad min12:14 | 26/09/2019

Është ndarë nga jeta Jacques Chirac, ish-presidenti i Francës. Lajmi u konfirmua për mediat nga burime familjare. “Ish presidenti u nda nga jeta mëngjesin e të enjtes i rrethuar nga familjarët e tij”, u shpreh dhëndëri I tij. Presidenti i Francës në periudhën 1995 – 2007, ish-kryetar i bashkisë së Parisit, kryeministër dhe president i Këshillit Europian, Chirac ishte 86 vjec.

Ai u tërhoq para disa vitesh nga skena politike dhe jeta publike. Jetonte me bashkëshorten e tij Bernadet në shtëpinë e tij në Paris. Në vitin 2005 u godit nga një iktus dhe para se të largohej nga Elize u shtrua disa herë në spital. Kohët e fundit ai ishte shfaqur shumë rrallë në publik.

Themelues i dy partive kryesore të qendrës së djathtë franceze, Rigrupimit për Republikën dhe Unionit për një Lëvizje Popullore, Chirac ishte kryeministër në periudhën 1974 – 1976, dhe 1986 – 1988. Ndërsa kryebashkiak i Parisit, ai ishte në periudhën 1977 – 1995.

Në vitin 1995, ai u zgjodh presidenti i 22 i Republikës franceze. Në Marsin e vitit 2007, me anë të një mesazhi, Chirac deklaroi se nuk kishte ndërmend të kandidonte për një mandat të tretë presidencial duke bërë publike mbështetjen e tij për Nicola Sarkozy.

/abcnews.al

PARIS-PROTESTAT_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela13:40 | 21/09/2019

Sërish protesta në Francë në mbështetje të klimës dhe kundër reformës së pensioneve. Në Paris policia ka ndaluar 30 persona dhe ka kryer 596 kontrolle për të shmangur trazira të mundshme në rrugët e kryeqytetit.

Një e shtunë tjetër protestash në Francë, kundër teformave të pensioneve dhe në mbështetje  të klimës. Me mijëra persona kanë zbritur në rrugët kryesore të kryeqytetit francez, përreth insitucioneve dhe monumenteve në ditën e trashëgimisë. Ndërkohë në rrugët më të rrezikuara janë vendosur automjete të blinduara të forcave special. Apelet e jelekëve të verdhë në rrjetet sociale janë shumëfishuar nën moton: E gjithë Franca në Paris.

Prefektura e Parisit konfirmoi se janë ndaluar 30 persona, janë kryer 596 persona si dhe janë vendosur katër gjoba. Disa grupe personash morën pjesë në manifestime të paautorizuara. Në kryeqytetin francez janë tre manifestimet e organizuara njëkohësisht: për klimën,, kundër reformave të pensioneve dhe ajo e jelekëve të verdhë, të treja në ditën për Trashëgiminë.

Një grup I jelekëve të verdhë u mblodh për një manifestim të paautorizuar dhe policia i shpërndau duke hedhur gaz lotsjellës.

Sipas të përditshmes franceze Lë Parizien një grup tjetër protestuesish kërkonin dorëheqjen e presidentit Makron. /ABC News Albania 24/7

773x435_french-farmers-damage-more-offices-of-macron-mps-over-trade-deals.jpg
ad min23:59 | 16/09/2019

Presidenti francez Emmanuel Macron e ka filluar me “dhimbje koke” gjysmën e dytë të mandatit të tij. Shkak është bërë beteja për Bashkinë e Parisit, për të cilën nga partia e tij kanë dalë dy kandidatë. Për analistët, është koha që Macron të përballet për herë të parë me përçarjet dhe diversitetin politik.

Pas një sezoni veror të cilin e kaloi duke ekspozuar muskujt diplomatikë, fillimi i gjysmës së dytë të mandatit për presidentin Emmanuel Macron nuk ishte aspak pozitiv.

Me një akt sfide, deputeti më i spikatur i partisë La Republique On Marche, Sedrik Vilani’ shpalli kandidaturën e tij për bashkinë e Parisit, duke bërë edhe më të thella plagët e përçarjes në partinë qeverisëse të Macron dhe njëkohësisht duke rrezikuar seriozisht shanset e saj për të fituar zgjedhjet vendore.

Një sondazh i publikuar ditët e fundit tregon se dy kandidatët e LREM janë kokë më kokë prapa Anne Hidalgo, kryebashkiake në ikje e Partisë Socialiste. Më 10 korrik partia e Macron miratoi emrin e Benjamin Griveaux, një ish-zëdhënës i qeverisë dhe anëtar i këshillit bashkiak të Parisit, për zgjedhjet lokale të vitit 2020.

Por procesi i përzgjedhjes u cilësua me defekt nga Vilani’, një ligjvënës i LREM dhe matematicien i njohur. Griveaux i propozoi Vilani’ që t’i bashkohej fushatës së tij, por kolegu zgjodhi ta kalonte sezonin veror në qetësi dhe të shpallte kandidaturën e tij më 4 shtator.

Partia e Macron mori formë 3 vjet më parë në përpjekje për të sfiduar estabilishmentin politik dhe u tregua e aftë të tërhiqte tek vetja të djathtët dhe të majtët e moderuar me premtimin për një reformë dhe axhendë pro-europiane. Por tani në këtë subjekt po shihen përçarje dhe krijime fraksionesh, ndërkohë që më parë anëtarësia dukej shumë e qetë dhe e bashkuar.

“LREM është shumë e unifikuar në mbështetje të Macron për çështje si Europa dhe reformat që duhen bërë, por tani po zbulohet se si çdo parti politike tjetër duhet të përballet me diversitetin dhe pluralizmin e opinioneve”, deklaron Bruno Kutres, analist i çështjeve politike.

Për të konfirmuar përçarjen, mjafton të kujtohet se si në Mars, 50 deputetë të partisë në pushtet abstenuan në votimin për një projektligj kundër huliganëve, duke e cilësuar atë shumë të ashpër dhe madje duke mbajtur protesta./ABC News Albania 24/7

parisprotests0105a.jpg
ent ela17:50 | 13/09/2019

Kryeqyteti i Francës është përfshirë ditën e premte nga një paralizë e transportit publik. Punonjësit e metrove kanë bojkotuar punën në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve. Nismës së tyre pritet t’u bashkohen në ditët në vazhdim edhe punonjës të sektorëve të tjerë.

Kryeqyteti i Francës ka përjetuar të premten një paralizë për shkak të grevës së punëtorëve të transporteve, në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve. Të paktën 10 nga 16 linjat e metrosë së Parisit qëndruan të mbyllura, ndërsa në të tjerat shërbimi ka qenë me ndërprerje. Shumë punonjës të sektorëve të ndryshëm kanë shkuar në punë me biçikletë, në këmbë, ose kanë qëndruar në shtëpitë e tyre. Ndërsa të tjerë, sipas mediave franceze, kanë përdorur biçikletat elektronike të ofruara nga kompania Uber dhe motorë të vegjël. Greva, më e madhja që prej vitit 2007, është e para që kur presidenti Emanuel Makron prezantoi reformën e pensioneve. Ajo do të zëvendësojë skema të ndryshme pensioni për profesione të ndryshme. Punonjës të fushave të tjera si avokatët, ata të linjave ajrore dhe mjekësisë kanë bërë thirrje për më shumë greva duke filluar nga e hëna e ardhshme. Të premten, vetëm në rajonin e Parisit u krijuan radhë të gjata automjetesh, që në tërësi arrinin deri në 235 kilometra, më shumë se dyfishi i nivelit normal. Mediat lokale publikuan gjithashtu foto të platformave të metrove që punonin të mbushura me njerëz në pritje. Punonjësit e metrove deklarojnë se reforma e re e pensioneve do t’i detyrojë ata të punojnë më gjatë, duke u hequr mundësinë për të dalë në pension më herët, një e drejtë kjo e negociuar dekada më parë për të kompensuar orët e gjata të kaluara nën tokë. /ABC News Albania 24/7

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono