parë

basha-dhe-aleatet-1280x639.jpg
Sej rie11:00 | 05/08/2019

Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste paraqiten zyrtarisht kërkesat në KQZ për tu regjistruar si subjekte pjesëmarrëse në zgjedhjet e 13 Tetorit. Pak orë para skadimit te afatit PD nuk ka dorëzuar asnjë kërkese. Sipas Bashës, zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh.

Anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e injoruan kërkesën e aleatëve të PD për të nisur punën për zgjedhjet e 13 tetorit, sipas një dekreti të Presidentit të Republikës. Por  kjo nuk e pengoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Republikane dhe Partinë Agrare Ambientaliste të regjistrohen si subjekte për të marrë pjesë në këtë proces për zgjedhjet vendore.

Tre subjektet që i kërkuan KQZ të braktisë pushimet dhe të organizojë zgjedhjet e reja vendore, shprehën edhe zyrtarisht vullnetin për të garuar në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti Meta.

Endrit Braimllari në pozitat e nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dorëzoi në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje duke sqaruar se për forcën e tij politike 13 tetori është një datë e ligjshme dhe me dekret presidencial.

Por vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit s’ka qenë i unifikuar edhe brenda vetë radhëve të opozitës. Në protokollin e KQZ nuk mbërriti një kërkesë nga LZHK e Dashamir Shehit dhe PDK e Nard Ndokës. Të kontaktuar nga ABC News të dy aleatët e Bashës pranuan se nuk do të regjistrohen në zgjedhje pa zgjidhur më parë krizën politike. Në KQZ mungoi edhe kërkesa e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike. Por në një qëndrim zyrtar selia blu përsëriti kërkesën dhe kujtesën drejtuar KQZ, se e ka detyrim ligjor organizimin e zgjedhjeve të 13 Tetorit

“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër. PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.

Në një takim që zhvilloi me strukturat në Krujë, Lulzim Basha duke iu referuar zgjedhjeve të 13 Tetorit deklaroi se zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh dhe  se beteja për zgjedhje të lira nuk është kauzë partiake, por është betejë e çdo shqiptari./ABC News Albania 24/7

qeveria-1280x709.jpg
Sej rie12:20 | 09/07/2019

Anëtarët e qeverisë së re të Greqisë janë betuar para presidentit të Republikës Prokopis Pavlopulos dhe kryeministrit Qiriakos Micotaqis, në presidencë,, në ceremoni ishte i pranishëm dhe Arqipeshkvi i Athinës dhe Greqisë Jeronimos.

Pjesa më e madhe e ministrave ishin të shoqëruar nga familja e tyre dhe të afërmit. 51 anëtarët e rinj të qeverisë u betuan dhe më pas firmosën protokollin./ABC News Albania 24/7

190630034107-trump-dmz-16-exlarge-169.jpg
Sej rie10:13 | 30/06/2019

Për herë të parë në histori, një president amerikan shkel në territorin e Koresë së Veriut. Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump është takuar me Kim Jong Un në zonën jo ushtarake mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.

Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me liderin koreanoverior Kim Jong Un në zonën jo ushtarake që ndan dy koretë, i shoqëruar dhe nga homologu i tij koreano jugor Moon Jae-in. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se nuk ka asnjë nxitim për sa i përket çështjes së sanksioneve. Kjo është hera e parë në histori që një president amerikan shkel në territorin e Koresë së Veriut. Shtrëngimi i duarve mes të dyve ndodhi në Korenë e Veriut.

“Marrëdhënia mes dy vendeve tona është e jashtëzakonshme deklaroi Kim Jong Un duke folur me Trump. “Ishte një veprim i guximshëm dhe I vendosur shtoi ai duke lavdëruar homologun amerikan për faktin se ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shkel në Korenë e Veriut”.

Pasi kaloi i vetëm kufirin mes dy koreve Trump pohoi se ndihej shumë mirë dhe se ishte një kënaqësi të takohej me liderin koreano-verior. Ndërsa Kim Jong Un theksoi se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të takoheshin në atë vend

Duke deklaruar se iniciativa ishte në drejtimin e duhur, presidenti amerikan vizitoi dhe kullën e vëzhgimit në pjesën jugore, e cila inspektohet tradicionalisht nga liderët amerikanë.

Në zonën kufitare mes Koresë së Jugut dhe asaj  të veriut, dikur kishte konflikt dhe vdekje, ishte një vend shumë i rrezikshëm u shpreh Trump. Ndërsa tani çdo gjë ka ndryshuar, ka paqe, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë para se të kalonte kufirin së bashku me Kim Jong Un.

Takimi përfaqëson një tjetër moment historik në marrëdhënien mes dy vendeve, si dhe përballjen e parë dhe pse të shkurtër mes dy liderëve pas dështimit të samitit të Vietnamit në shkurt.

Presidenti i Koresë së Jugut lavdëroi të dy liderët për faktin se u treguan të guximshëm duke pranuar të takoheshin: “Shpresoj që Presidenti Trump të hyjë në histori si presidenti që arriti paqen në gadishullin Korean”, përfundoi ai. /ABC News Albania 24/7

shahini-1280x713.jpg
Sej rie15:40 | 27/06/2019

Presidenti Ilir Meta pas takimeve që pati sot me krerët e partive opozitare dhe ambasadorët e huaj në vendin tonë, doli dhe bëri një deklaratë për media ku caktoi 13 Tetorin si datë të re të zgjedhjeve lokale.

Në studion e ABC News përballë gazetares Bruna Çifligu, ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini është shprehur se ka mbetur e zhgënjyer nga Presidenti Meta.

“Unë jam e zhgënjyer nga Presidenti, i cili u është bashkangjitur atyre dhe ne nuk mund ta tolerojmë. Ne duhet të respektojmë institucionin e zgjedhjeve dhe të shkojnë më zgjedhje më 30 Qershor”.

Më tej ministrja u shpreh se ajo do jetë votuese për herë të parë në vendin tonë dhe nuk e fsheh emocionin.

“Në vazhdën e vendimeve që ka marrë Presidenti kohët e fundit nuk më habit as ky vendim dhe është i pavlefshëm, natyrisht. Unë si votuese për herë të parë e mirëpres datën 30 Qershor dhe do dal të votoj. Gjatë kësaj kohe kemi marrë pjesë edhe nëpër fushata për t’i sensibilizuar njerëzit që të dalin dhe të votojnë. Ne duhet t’i respektojmë institucionet tona. Nuk ka më mandat një kryetar bashkie përtej 30 Qershorit. Ideja se do të presim deri në Tetor , Nëntor ose Dhjetor, pra kurdo që të vendosin ish-deputetët e vetëpërjashtua nga Parlamenti të përjashtuar nga zgjedhjet lokale, kjo nuk ka kuptim dhe nuk mund të jemi peng i ideve të njerëzve që kanë vendosur të vetëpërjashtohen nga politika”./abcnews.al  

albania-1280x706.jpg
Sej rie23:20 | 01/06/2019

Albanian College Tirana zhvilloi një ceremoni madhështore me rastin e diplomimit të studentëve të saj të parë për 2019. Stafi i këtij kolegji i konsideron të rinjtë si pionierë dhe ambasadorë të cilët kanë mundësinë të studiojnë në universitetet më të mëdha ndërkombëtare.

Studentët e Albanian College Tirana finalizuan vitet e tyre të studimit me një ceremoni diplomimi madhështore, ku të pranishëm ishin stafi i këtij kolegji, prindër dhe miq të shumtë.

Sipas dr. Richard Swann, drejtor i Albanian College Tirana dhe Sean Mailey, drejtues i gjimnazit ACT, këta studentë të sapo-diplomuar janë pionierët dhe ambasadorët e parë të kolegjit.

Dr. Richard Swann. Drejtor i Albanian College Tirana: “Sapo finalizuam diplomimin e studentëve të parë të Albanian College Tirana dhe mund të them se ishte një eksperiencë dhe aventurë fantastike. Shumica prej studentëve tanë përjetuan për herë të parë një edukim të këtij lloji, çka bën që ata të jenë pionieret e parë te këtij kolegji. Studentët tanë së bashku me prindërit iu bashkuan një udhëtimi krejtësisht të veçantë sa i përket programeve studimore. Ne jemi shumë krenarë që studentët arritën të finalizonin studimet pranë Albanian College Tirana duke arritur rezultate të shkëlqyera dhe duke u larguar si ambasadorët e parë të kolegjit tonë”.

Sean Mailey, drejtues i gjimnazit ACT: “Ishte një ceremoni fantastike diplomimi për të diplomuarit e parë pranë Albanian College Tirana, pas një pune të madhe sa i përket edukimit cilësor dhe njëkohësisht viteve të bukura të studentëve tanë. Jam shumë i lumtur për arritjet e studentëve të Albanian College Tirana që u diplomuan sot”.

Edhe vetë studentët e diplomuar pranë Albanian College Tirana dhe prindërit thonë se ky kolegj është një mundësi e mirë për çdo të ri shqiptar

Diplomimi pranë Albanian College Tirana, u jep mundësinë dhe ju hap shumë dyer të gjithë të rinjve për të studiuar në universitetet më të mira në botë./ABC News Albania 24/7

img_0142-1280x720.jpg
Sej rie11:00 | 27/05/2019

Shqiptarja Arba Kokalari ka fituar garën për Parlamentin Evropian. Ajo ka origjinë shqiptare, por përfaqëson Suedinë në Parlamentin Evropian.

32-vjeçarja mori mbështetjen e suedezëve në këto zgjedhje, ndërsa përfaqësonte partinë e Moderatëve suedezë, pjesë e Partisë Popullore. Kjo parti arriti të sigurojë në rezultat prej 17.6 % në këto zgjedhje, duke futur kështu në Parlamentin Evropian 4 deputete.

Në një mesazh ne rrjetet sociale 32 vjecarja Arba Kokalari, njëherësh mbesa e intelektuales dhe atdhetares se njohur Musine Kokalari, falënderon gjithë mbështetësit e saj.

Arba Kokalari ka premtuar se do të jetë një zë i fortë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe kryetari PD Basha kane uruar Kokalarin për këtë fitore./ABC News Albania 24/7

nba-2-1280x714.jpg
Sej rie12:50 | 15/05/2019

Golden Stejti fitoi finalen e parë të Konferencës Perëndimore në basketbollin amerikan, duke mundur thellë Portlendin. Stefën Kërri triumfoi në duelin ndaj vëllait të tij binjak.

Nuk ishte e lehtë për prindërit të vendosin se kë do të mbështesnin.

Dell dhe Sonia Kërri e zgjidhën duke hedhur short me një monedhë, përpara finales së parë të Konferencës Perëndimore në NBA, mes Golden Stejtit e Portlendit, ndërsa përballë do të ishin dy djemtë e tyre binjakë.

Stefën Kërri i Golden Stejtit dhe Seth Kërri i Portlendit ishin rasti i parë në histori, kur dy binjakë bëheshin kundërshtarë në finalet e Perëndimit.

Siç edhe pritej, fitoi Stefi, vëllai më i madh vetëm për 5 minuta, në udhëheqje të kampionëve të fuqi, Uorriors, me shifrat e thella 116-94.

Në mungesë të Kevin Durantit dhe të yllit tjetër, Demarkus Kouzins, Kërri u kthye në versionin e dikurshëm, kur fitonte tituj në NBA në krah të Klej Tompsonit dhe Drejmond Grinit.

Shënoi 36 pikë, duke qenë më I miri në fushë, si dhe shtoi 6 topa në tabela e 7 pasime për kosh.

Numri 30 shkëlqeu në specialitetin e tij, gjuajtjet për tri pikë, duke realizuar 9 të tilla.

Kapiteni Tompson pati 26 pikë nga ana e tij, ndërsa Drejmond Grin ishte i gjithanshëm me 12 pikë, 10 topa në tabela, 5 pasime për kosh, 2 vjedhje topi e 3 bllokime gjuajtjesh.

Damien Lilard ishte më i miri për Portlendin, por u mbulua fort dhe arriti të shënonte vetëm 19 pikë, pak për standardet e tij.

Të tjerët, si Mekkallëm, Hud apo Kanter, u paraqitën edhe më dobët.

Finalja e dytë e Perëndimit luhet po në fushën e Golden Stejtit, në Oklend, të premten herët në mëngjes, ndërsa për në finalen e madhe të NBA-së kualifikohet ajo skuadër që fiton e para katër ndeshje./ABC News Albania 24/7

ansi-agolli.jpg
Sej rie20:01 | 11/04/2019

Ish-kapiteni i ekipit përfaqësues, Ansi Agolli, jep intervistën e parë në Amerikë. Mbrojtësi veteran vlerësoi ekipin e tij të ri, Nju Jork Kozmosin, dhe foli për karrierën.

Maksimumin e arriti me kombëtaren, por emocionet kanë qenë të forta kudo. Ansi Agolli, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, tashmë ka nisur një aventurë të re në karrierë, tek Nju Jork Kozmosi në Amerikë, besohet etapa e fundit e 36-vjeçarit. Pa humbur kohë, mbrojtësi shqiptar dha intervistën e parë për klubin.

“Amerika është një kapitull i ri për mua. Ndihem shumë mirë në skuadër. Në dhomën e zhveshjes jemi si një familje, dhe unë mezi po pres që të nis të luaj dhe që të marr rezultate”.

Agolli vlerëson Kozmosin, por edhe veten si ish-kapiten i Shqipërisë.

 “Në Shqipëri, të gjithë e ndjekin futbollin. Kur thua Amerikë, Kozmosi është skuadra e parë që të vjen në mendje. Është klub tradite dhe do të bëj çmos që ta ndihmoj që të vazhdojë këtë traditë. Jam i nderuar për këtë mundësi, si dhe për faktin se kam qenë kapiten i Kombëtares shqiptare, madje edhe në Europian. Ishte përgjegjësi e madhe dhe jam krenar për atë që kam bërë me fanellën e kombëtares”.

Më pas, ai flet për dy dashuritë e tjera të mëdha të jetës, së pari për Tiranën.

 “Kam lindur dhe jam rritur në Tiranë. Kam luajtur me akademinë e Tiranës dhe me skuadrën e parë. Është klubi që ka më shumë trofe në Shqipëri, si dhe klubi që më dha dorën që të futesha në futbollin e madh, që më injektoi mentalitetin fitues”.

Nuk mund të harronte Karabakun e Azerbajxhanit.

 “Kam luajtur shumë vite me Karabakun, dhe e quaj si masterin e karrierës sime, sepse mësova shumë gjëra, sidomos nga njerëzit. U nisëm nga zero dhe më pas arritëm majat. Këtë histori e kujtoj sa herë e shoh veten në vështirësi. Patëm gjëra shumë të bukura, që nga titulli i parë e deri te grupet e Ligës së Europës, ndërsa qershia mbi tortë ishte kur hymë në grupet e Ligës së Kampionëve, ku luajtëm me Çelsin apo Atletikon, me të cilën barazuam”.

Trajneri i Kozmosit, Karlos Mendez, e vlerëson lart shqiptarin, duke thënë se :”Ansi është një lojtar i nivelit më të lartë, e kam ndjekur dhe më ka bërë përshtypje sidomos mentaliteti i tij”. Mendez thotë se Agolli është një djalë që punon shumë, lufton mjaft dhe zotëron përvojë të madhe”.

Agolli shpreson që edhe te Kozmosi të bëjë atë që bëri tek Tirana dhe Karabaku, pra të fitojë trofe./abcnews.al

Haradinaj.jpeg
ent ela15:57 | 10/04/2019

Në 29 Prill Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohet në Berlin me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. Sipas kreut të shtetit serb, takimi është ndërmjetësuar dhe kërkuar nga Franca dhe Gjermania.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, gjatë një konference për shtyp në Beograd, konfirmoi se do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaxi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, në 29 Prill në Berlin.

Kreu i shtetit serb tha ndër të tjera se në takim do të marrë pjesë dhe kryeministrja Ana Brnabic. Mediat kosovare theksojnë se ky takim i Presidentit serb me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të ndodh për herë të parë në historinë e tyre si politikanë.

Vuçiç theksoi se ai kishte vendosur të pranonte ftesën e Francës dhe Gjermanisë të cilat sipas tij kanë organizuar dhe takimin.

Ndërkohë gjatë ditës mediat në Kosovë raportuan se në këtë takim do të jetë i pranishëm dhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe Kryeministri Rama.

Tema kryesore e takimit pritet të jetë pikërisht dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili është i bllokuar prej muajsh tashmë

Ndërkohë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin gjatë ditës me përfaqësues të serbëve në Veri të Kosovës, pasi Prishtina shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat në Veri, Vuçiç u shpreh se për këtë dhe shumë shqetësime të tjera ka kërkuar një takim me Presidentin rus Vladimir Putin./abcnews.al

http___com.ft_.imagepublish.upp-prod-eu.s3.amazonaws.jpg
ent ela22:00 | 31/03/2019

Volodimir Zelensky, një figurë e re politike në Ukrainë, fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë të dielën dhe do të përballet me Petro Poroshenkon më 21 Prill, sipas një sondazhi të dielën në daljen e qendrave të votimit.

Zelensky mori më shumë se 30% të votave kundër gati 18% për presidentin Poroshenko, pasuar nga ish-kryeministri Yulia Timoshko (14%), sipas sondazhit të kryer nga konsorciumi “Exit sondazhi kombëtar”, i cili ka bërë së bashku tre institute studimesh./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono