parashikimi

MOTI-TABELAT-2-3-KORRIK-1280x720.jpg
ent ela14:15 | 02/07/2018

Sipas MeteoAlb: Gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin përjashtuar orët e pasdites të cilat zhvillojnë vranësira lokale në ekstremet Veri – Verilindje ku priten shira të izoluar. Mbrëmja dhe orët e natës mbeten në kushtet e motit të kthjellët në gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rritje me 1 –2°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin në 34°C.
Era do fryjë e lehtë por mesatare në detin Jon, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-17-18-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela13:57 | 17/06/2018

Sipas MeteoAlb: Vijon paraditja me kthjellime e vranësira të shpeshta; më të dendura pas mesditës në zonat malore ku pritet ketë rrebeshe të përkohshme shiu. Por shira të izoluar do ketë në zonat Qendrore ndërsa thuajse i gjithë bregdeti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mbrëmje kur kthjellimet shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 13 – 32°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në det të krijohet dallgëzim 2 ballë. /abcnews.al

moti-8-qershor.jpg
G. P.15:32 | 08/06/2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të lehta kanë dominuar në zonat Perëndimore, ndërsa vranësira më të shpeshta ka patur gjatë orëve të mesditës në zonat malore, duke rrezikuar shira të izoluar.

Orët e mbrëmjes dhe gjatë natës fuqizojnë vranësirat duke sjellë shira në zonat perëndimore të vendit.

Temperaturat e ajrit kane pesuar rritje te lehtë gjatë mëngjesit, por rritje të ndjeshme ka sjell mesdita duke shënuar mbi 34°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

MOTI-TABELAT-7-8-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela15:40 | 07/06/2018

Sipas MeteoAlb: E gjithë dita është dominuar nga kthjellime e vranësira kalimtare në gjithë Shqipërinë, përjashtuar orët e pasdites në ekstremet Veri – Verilindje, ku vranësirat bëhen me të shpeshta duke sjellë shira të izoluar. Mbrëmja dhe në vijim mbeten kryesisht në kushtet e motit të kthjellët në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit jane rritur lehtë në mëngjes dhe mesditë në të gjithë territorin duke variuar nga 12 në 33 – 34°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare, me shpejtësi 32 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det dallgëzimi ngjitet mbi 2 ballë. /abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

MOTI-TABELAT-6-7-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela14:07 | 06/06/2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta kanë dominuar motin duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit por kryesisht në Veri dhe zonat Lindore. Gradualisht pasditja kalon në kushtet e kthjellimeve për pjesën më të madhe të vendit përjashtuar ekstremin Verior ku shira të izoluar mbeten prezent edhe në mbrëmje.

Temperaturat e ajrit kanë ruajtur vlera thuaje të pandryshuara gjatë mëngjesit, por rënie me 2°C sjell mesdita, kryesisht në Veri dhe Qendër.

Era ka fryrë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-5-6-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela15:22 | 05/06/2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta kanë ndikuar motin në territor duke sjellë shira të dobët në Veri dhe Qendër gjatë orëve të para të ditës. Edhe pasditja paraqitet me vranëira të shpeshta dhe shira të përkohshëm në Veri dhe zonat Qendrore, ndërsa mbrëmja, lokalizon vranësirat në Perëndim ku priten shira të izoluar gjatë natës.

Temperaturat e ajrit kanë ruajtur thuajse të njëtjat vlera gjatë mëngjesit, por rritje të lehtë ka shënuar mesdita duke u ngjitur mbi 32°C.

Era paraqitet e lehtë por mesatare në Verilindje, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-4-5-QERSHOR-1280x720.jpg
ent ela15:15 | 04/06/2018

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës kthjellimet kanë vijuar dominante në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa pasditja ka sjellë zhvillim të vranësirave lokale në ekstremin Verior duke gjeneruar shira afatshkurtër , ndërsa moti kryesisht i kthjellët vijon mbi pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit kanë ruajtur vlera termike thuajse konstante duke variuar nga 10 – 11 deri në 32°C, maksimumi në zonat e ulëta.

Era është paraqitur e lehtë në territor por deri mesatare në zonat Juglindore ku ka arritur shpejtësi 32 km/h; drejtimi i erës paraqitet kryesisht Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë. /abcnews.al

Ikonat_Shqiperi-2-qershor-2018.png
ent ela10:51 | 02/06/2018

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme dominojnë pjesën e parë të ditës. Por sërisht pasditja fuqizon përkohësisht vranësirat duke sjellë rrebeshe dhe stuhi të shkurtra ere në Veri – Verilindje ndërsa mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare pjesa më e madhe e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por një rënie të lehtë sjell mesdita, kryesisht në Veri dhe zonat Qendrore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulët në 1 ballë. /abcnews.al

MOTI-TABELAT-23-24-MAJ-1280x720.jpg
ent ela16:26 | 23/05/2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme kanë dominuar paraditen duke sjellë shira të dobët dhe të izoluar.

Ndërsa pasditja fuqizon vranësirat duke sjellë shira të përkohshëm thuajse në gjithë territorin, por më të konsiderueshëm në ekstremin verior dhe zonat juglindore të vendit.

Temperaturat e ajrit janë rritur lehtë në mëngjes por një rënie me 2°C ka shënuar mesdita duke ulur maksimumin territorial në 29°C.

Era ka fryrë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndrësa në det ka vijuar dallgëzimi 2 ballë. /abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 

 

MOTI-TABELAT-22-23-MAJ-1280x720.jpg
ent ela14:22 | 22/05/2018

Sipas MeteoAlb: Ka vijuar paraditja me kthjellime e vranësira kalimtare në territor; më të dukshme në Veri dhe zonat Lindore ku priten shira të dobët. Por mesdita fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra në Veri dhe zonat Lindore ndërsa shira të izoluar në pjesën tjetër të territorit shqiptar duke lënë me kthjellime zonat bregdetare Jugore.

Temperaturat e ajrit janë rritur me 1 – 2°C gjatë mëngjesit por mesdita ka ruajtur vlera termike konstante duke shënuar mbi 30°C.

Era ka fryrë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor ndërsa në det është krijuar dallgëzim i ulët. /abcnews.al

Prezantoi: Fioralba Dizdari

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono