parashikimi i motit

shiuu.jpg
G. P.14:59 | 23/09/2019

Duket se tekat e motit do të na shoqërojnë edhe gjatë së hënës dhe të martës, pasi sipas sinoptikanëve pritet të ketë mot të paqëndrueshëm dhe me shtrëngata shiu në pjesën qendrore dhe veriperëndimore të vendit. Fundjava pritet të sjellë një përmirësim gradual të motit dhe me temperatura në rritje.

Stina e shirave nis zyrtarisht që këtë të hënë. Sinoptikanët parashikojnë mot të paqëndrueshëm dhe herë-herë edhe me shtrëngata në dy ditët e para të javës. Dendësia më e madhe e reshjeve do të jetë kryesisht në pjesën qendrore dhe veriperëndimore të vendit.

Përveç reshjeve, pritet të ketë edhe erëra të forta kryesisht në brigjet e Detit Adriatik në orët në vijim. Fundjava sipas sinoptikanëve të Meteoalb pritet të sjellë pakësim të reshjeve, mot të qëndrueshëm dhe me temperatura në rritje./ABC News Albania 24/7

moti-23-shtator.jpg
G. P.08:18 | 23/09/2019

Sipas MeteoAlb, moti i vranët mbizotëron gjatë orëve të para të ditës, por gradualisht vranësirat zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu si fillim në zonat veriperëndimore dhe qendrore ku herë pas here shirat do të jenë deri mesatar. Edhe gjatë natës, shirat do të mbeten prezent duke përfshirë të gjithë territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe mesditë e duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C mesdita. Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./abcnews.al

parashikimi-i-motit-moti.jpg
G. P.09:18 | 22/09/2019

Sipas MeteoAlb mbetemi në ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, më të dukshme vranësira do të paraqiten në zonat veri-verilindore. Kjo situatë e motit me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet shtim i vranësirave në vend.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në mëngjes duke lënë të pandryshueshme vlerat e mesditës duke u luhatur nga 9°C deri në 31°C mesdita. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

moti-parashikimi.jpg
G. P.16:58 | 20/09/2019

Gjatë fundjavës, moti do të jetë sërish me diell dhe temperatura të larta. E hëna dhe e marta pritet të sjellin reshje pothuajse në të gjithë vendin, por moti i kthjellët e i ngrohtë, do të rikthehet sërish në ditët e fundit të Shtatorit.

Pas reshjeve të ditës së enjte, temperaturat pritet të pësojnë sërish rritje këtë fundjavë. Sipas sinoptikanëve edhe pse me temperatura disi më të ulëta, e shtuna dhe e diela do të jenë ditë me mot të qëndrueshëm dhe me diell.

Por a do të kemi ndryshime të kushteve meteorologjike gjatë javës së ardhshme? Sipas MeteoALB, fillimi i javës do të na bëje të marrim sërish çadrat me vete. Ditët e fundit të Shtatorit pritet që moti të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura të larta për stinën në të cilën ndodhemi./ABC News Albania 24/7

e-shtune-14-shtator.jpg
G. P.09:11 | 14/09/2019

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe  vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta paraqiten zonat malore. Parashikohet që pasditja duke përfshirë dhe natën të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 13°C deri në 34°C. Era do fryjë mesatare ne toke dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./ABC News Albania 24/7

moti-13-Shtator.jpg
G. P.08:18 | 13/09/2019

Sipas MeteoAlb, moti karakterizohet nga kthjellime dhe  vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e pasdites kur pritet shtim i vranësirave në zonat malore, por pa shi. Edhe nata parashikohet të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 11°C deri në 32-33°C. Era do fryjë mesatare dhe deri fortë duke arritur shpejtësinë 65 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë./abcnews.al

motiii.jpg
G. P.08:18 | 11/09/2019

Sipas MeteoAlb, në të gjithë territorin shqiptar vranësirat sot do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditës, ku më të theksuara paraqiten në zonat Qendrore-Lindore dhe pjesërisht ato Jugore duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu. Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferikë të mbeten prezente deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i motit.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshueshme në mesditë duke u luhatur nga 11-12° C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

moti-10-shtator.jpg
G. P.08:17 | 10/09/2019

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës mbizotërohen nga kthjellime dhe vranësira, të cilat pas mesditës do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira të përkohshëm në jug dhe zonat lindore. Mbrëmja dhe nata rikthejnë motin e kthjellët në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit ulen më 2°C në mëngjes, por mesdita sjell rritje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

moti-9-shtator-1280x708.jpg
G. P.08:05 | 09/09/2019

Sipas MeteoAlb: Vendi jonë gjatë gjithë ditës së nesërme mbetet me vranësira të shpeshta, për pasojë shirat do të jenë të pranishme në të gjithë zonën malore. Parashikohet përmirësim gradual i motit vetëm në orët e vona të mbrëmjes duke i zhvendosur shirat drejt ekstremit verior.

Temperaturat e ajrit do të kenë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./abcnews.al

moti-8-shtator.jpg
G. P.09:11 | 08/09/2019

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbeten në të gjithë territorin e vendit deri pasdite kur pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë zonën lindore, herë pas here në formë shtrëngatash. Orët e natës do të sjellin zhvillim të vranësirave në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të lehtë në mëngjes por mesdita sjellë rritje të tyre duke u luhatur nga 11°C deri në 32°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono