paralajmërimi

COLLAKU-1280x720.jpg
ent ela16:30 | 03/05/2019

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u miratuan 6 vendime të cilat lidhen me administrimin, dhënien, përdorimin apo lënien me qira të pronave publike në Tiranë. Kryetari i këshilltarëve demokratë Kreshnik Çollaku akuzoi kreun e Bahskisë Erion Veliaj dhe Kryeministrin Edi Rama se për këto vendime nuk ka pasur dijeni asnjë këshillltar dhe se ata i miratuan në fshehtësi për të favorizuar klientë të tyre.

Çollaku paralajmëroi se do të ketë rezistencë dhe protesta deri në largimin përfundimtar të kryetarit të bashkisë dhe kryeministrit. /abcnews.al

106516876_hi053333236.jpg
Sej rie10:26 | 24/04/2019

Filipine mund t’i shpallë luftë Kanadasë. Është ky paralajmërimi i presidentit të vendit Duterte i cili i kërkoi Kanadasë të largojë menjëherë mbeturinat e grumbulluara në Manila. Në rast të kundërt ai do të shpallë luftë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte paralajmëroi se do t’i shpallë “luftë” Kanadasë nëse ajo nuk heq tonelatet me mbeturina që janë dërguar në Manila. Në një deklaratë për mediat në vend Duterte u shpreh se do i dërgojë javën e ardhshme në formë zyrtare këtë paralajmërim qeverisë kanadeze.

“Unë do të deklaroj luftë kundër tyre. Mbeturinat e Kanadasë janë në rrugë. Përgatituni, pasi mbeturinat tuaja po vijnë përsëri në shtëpinë tuaj”, shtoi ai.

Mbeturinat janë disa mbetje elektronike. Ato janë dërguar me anije nga Kanadaja gjatë viteve 2013 dhe 2014 dhe në vitet që pasuan kërkuan nga shteti aziatik që ti hedhë ato.

Kur kryeministri kanadez Justin Trudo vizitoi kryeqytetin filipinas Manila në vitin 2015 premtoi një zgjidhje nga ana e Kanadasë, si dhe premtoi që një rast i tillë nuk do të përsëritej më./abcnews.al

ISIS-1280x825.jpg
ent ela12:34 | 18/03/2019

ISIS paralajmëron hakmarrje për atë që ndodhi të premten në Zelandën e re duke bërë apel që të sulmohen kisha. Ndërkohë autori i masakrës, 28-vjeçari australian Brenton Tarant, ka marrë kërcënime me vdekje në burg.

Xhihad kërcënon me hakmarrje për masakrën e xhamive në Kristçërc. Në një postim që daton në 15 mars të publikuar në Telegram grupe të lidhura me Al Kaedën flasin për masakrën në Zelandën e re si një kryqëzatë kundër myslimanëve dhe premtojnë të përgjigjen me gjuhën e gjakut. Në kanalin Telegram fillon ISIS, apeli është për të derdhur gjakun e të krishterëve, ndërsa thirrje të tjera janë dhe për sulme ndaj kishave.

I vetëshpalluri shtet islamik premtoi të hakmerret për masakrën e xhamive, ndërsa në Zelandën e re, niveli i alarmit mbetet i lartë.

Dy ditë pas masakrës të kryer nga Brenton Tarant, ekstremistit Australian 28 vjeçar që të premten hapi zjarr duke postuar çdo gjë në “Facebook”, në bankën e të akuzuarve janë dhe rrjetet sociale. “Facebook” ka ndërhyrë për të fshirë 1.5 milion video të sulmi, nga të cilat 1.2 milion u bllokuan ende pa u ngarkuar plotësisht në faqe. Por Kryeministrja e vendit është në pritje të shpjegimeve dhe përgjigjeve nga rrjetet sociale, për përhapjen e pamjeve, në video duken viktimat që qëllohen nga afër teksa po përpiqen të largohen.

Disa banda kriminale të Kristçërç kanë kërcënuar Brenton Tarant në qeli, duke u shprehur se ajo që ka bërë ai është e gabuar nga çdo këndvështrim i mundshëm./abcnews.al

KFOR-PARALAJMERIMI.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela21:45 | 23/02/2019

Deklaratat e forta të politikanëve në Kosovë mund të shkaktojnë incidente në vend. Është ky paralajmërimi i komandantit të KFOR në Kosovë, i cili shtoi se gjithësesi nuk ka ndonjë të dhënë se incidente të tilla mund të ndodhin.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Lorenzo D’Addario, u bëri apel politikanëve që të shmangin retorikën nxitëse duke paralajmëruar se edhe deklarata më e vogël mund të shkaktojë incidente. Në një intervistë për median serbe gjenerali D’Addario gjithësesi shtoi se aktualisht nuk ka të dhëna se mund të ndodhin incidente, por deklaratat e të dyja palëve mbeten shqetësuese.

I pyetur për deklaratat e kryetarit të Mitrovicës jugore, Bahtiri, i cili u shpreh ditë më parë se qyteti do të bashkohej dhe me dhunë, dhe paralajmërimin e Haradinaj se nëse dikush provon ndarjen ose korrigjimin e kufijve të Kosovës, do të ketë reagim të armatosur, komandanti i KFOR-it, tha se misioni i KFOR-it është për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë.

Ai rikujtoi se KFOR shpesh kryen stërvitje në tërë territorin e Kosovës, duke shtuar se dëshiron të jetë gjithmonë i gatshëm për t’iu përgjigjur çfarëdo sfide. /abcnews.al

KUKESI-REZHINALDO-SHURTAJ-1280x720.jpg
ent ela15:41 | 06/01/2019

Konkurrenca në sulm pritet të jetë e madhe te Kukësi, pas afrimit të Shkurtajt nga Luftëtari. Sulmuesi Rezhinaldo menjëherë ka lëshuar një mesazh për trajnerin Cungu.

Optimizmi është padyshim i madh, ashtu si edhe përgjegjësia.

Kukësi stërvitet në Antalia, së bashku me dy përforcimet e janarit, sulmuesin Shkurtaj dhe mesfushorin Rrocaj, veçse trajneri Cungu duket se do të ketë dhimbje koke të dyfishtë.

Nga njëra anë kërkesa ultimative e presidentit Gjici për të fituar titullin me patjetër, dhe nga ana tjetër nga një mesazh i Rezhinaldos që duket se është pikërisht për trajnerin.

Sulmuesi nga Mozambiku postoi në Instagram një mesazh me dy kuptime, ku shkruhej se “thjesht në stol, vetëm në shtëpinë time, apo jo!”, por duke përdorur fjalën stol, jo karrige.

Nënkuptimi ishte i qartë: “Në stol vetëm në shtëpinë time, apo jo!”

Rezhinaldo ka qenë sulmuesi kryesor i Kukësit këtë sezon, deri tani, duke shënuar gola e duke siguruar fitore, por Shkurtaj po ashtu ka qenë vendimtar për Luftëtarin.

Sulmuesi vlonjat është cilësuar si më i miri në rolin e tij në fazën e parë të kampionatit, ndaj për Rezhinaldon nuk do të jetë e lehtë.

Rrezik jo I vogël është edhe marrëdhënia me trajnerin, pasi disa herë ka pasur përplasje me Cungun, ndonëse në fund gjithçka është mbyllur.

Nga ana tjetër, tekniku shkodran e pëlqen lojën ofensive por skemat e futbollit të sotëm shpesh janë me një sulmues kryesor, dhe me lojtarë krahu prapa tij.

Gjithsesi, Cungu është I kënaqur me ekipin që ka dhe problemi kryesor është të realizojë objektivin e vendosur nga klubi, fitimin e titullit kampion, ndërsa për momentin Kukësi është në vend të dytë, tri pikë prapa Partizanit. /abcnews.al

edi-rama-2-1280x718.png
ent ela12:41 | 14/10/2018

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të padisë ish-kryeminsitrin Sali Berisha, pas publikimit të një statusi të këtij të fundit në rrjetet sociale nga qytetari dixhital, se kreu i qeverisë ka blerë një këmishë 23 mijë dollarëshe në Nju Jork. Përmes një postimi në tuiter, Rama shprehet se çdo përhapësi i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi.

“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital,po në çdo vend demokratik(+në ligjin shqiptar)çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi!Kjo shpifje do shkojë në gjyq.Hugo Bossi im quhet Arjan,qepja si në NjuJork çmimi si në Tiranë; Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti”- shkruan Rama. /abcnews.al

IVO-VAJGELL-1280x720.jpg
ent ela22:37 | 10/10/2018

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgëll i ka bërë thirrje elitave politike në Shkup që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Në një intervistë ekskluzive për Klan Maqedonia, Vajgëll ka paralajmëruar se në të kundërt perspektiva euro-atlantike e vendit do të jetë e paparashikueshme.

Eurodeputeti Ivo Vajgëll fillimisht ka komentuar thelbin e raportit të tij, i cili u mbështet nga një shumicë e gjerë të eurodeputetëve në Komisionin e Punëve të Jashtme.

 “Ne nënvizojmë disa pika që mbeten ende të hapura dhe që do dëshironim që të kishte më shumë përputhshmëri me legjislacionin dhe standardet europiane që kanë të bëjnë me gjyqësorin, lirinë e medias, respektimin dhe mbrojtjen e të drejatve të njeriut. Përveç kësaj, ne do të dëshironim që të shihnim më shumë kohezion lidhur me çështjet politike të lidhura ngushtë me të ardhmen e vendit. Eshtë e vështirë që të kuptosh pse parti të mëdha si VMRO-DPMNE-ja nuk e mbështet marrëveshjen e Prespës, që përbën shansin e madh të vendit për të ecur përpara. Nuk besoj,se do ketë një tjetër shans të tillë për vendin. Nëse nuk do të arrihet të respektohet marrëveshja, perspektiva europiane dhe euroatlantike e vendit në këtë rast do të jetë e paparashikueshme. Asnjë s’mund të thotë nëse dhe kur do ketë një tjetrës shans dhe nëse do ketë një të tillë”.

Marrëveshjes për emrin solli shumë optimizëm, pasi të gjithë e prisnin këtë moment për një kohë të gjatë, ndërkohë që tani situata është e bllokuar pas referndumit. Eurodeputeti Vajgëll thotë se përgjegjësia kryesore i bie opozitës, duke shtuar se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë këtë shans të ofruar.

 “Kush mund ta dijë se cila do do jetë qeveria e ardhshme në Greqi dhe çfarë qasjeje kjo qeveri e re e mundshme do te këtë ndaj marrëveshjes së Prespës. Por mund ta marrim me mend, se qeveria e re e Athinës do të jetë shumë më pak e favorshme ndaj kësaj marrëveshjeje, sesa kjo aktuale. Kur bëhet fjalë për një kompromis politik, nuk ka as fitues por as të humbur. Të gjithë fitojnë diçka dhe humbin diçka. Gjithsesi, kjo marrëveshje ishte një mrekulli e zotësisë diplomatike me qëndrim të përgjegjshëm”.

Situata e përgjitshme politike në Maqedoni është më pak e tensionuar dhe më pak konfliktuale – thotë Vajgëll në këtë intervistë – duke shtuar se procesi është më transparent në ariitjen e objektivave politike. Edhe pozita por edhe opozita kanë merita të tyre – shprehet Vajgëll duke bërë thirrje që qeveria e mëparshme të reflektojë.

“Por kjo është një arsye më e fortë, që qeveria e mëparshme duhet të mbështesë zgjidhjen që vetë ajo u përpoq ta gjente kur ishte në pushtet. Pra, diferenca nuk është aq e madhe. Qeveria e mëparshme u përpoq gjithashtu që të përmirësonte marrëdhëniet me Bullgarinë dhe fqinjët, por nuk ia doli. Ndoshta rrethanat ishin ndryshe. Por sërish kjo është një arsye më shumë për t’u bashkuar për të shfrytëzuar mundësinë që është hapur me marrëveshjen e Prespës”. /abcnews.al

nato-933x445.jpg
ent ela08:29 | 06/10/2018

Vendet perëndimore po paralajmërojnë Rusinë që të ndalë sjelljen agresive, përfshi shkeljen e një traktati për kontrollin e armëve, sulmet kibernetike të përhapura dhe përpjekjet për të vrarë qytetarë në vende të tjera. Gjatë një takimi të Natos në Belgjikë Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha se Rusia po shkel Traktatin e Forcës Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi. Holanda bëri të ditur se kishte parandaluar një sulm kibernetik rus ndaj një organizate ndërkombëtare që po heton përdorimin e armëve kimike. Siç na njeh edhe maeriali në vazhdim, reagimi i kordinuar ndaj sjelljes së pamatur ruse është i pashembullt.

Uashingtoni beson se Rusia po ndërton një armë bërthamore në kundërshtim me një traktat të Luftës së Ftohtë, të njohur me inicialet INF. Ky program mund t’i mundësonte Moskës që të kryejë një goditje bërthamore në Evropë brenda një kohe të shkurtër. Shefi i ushtrisë amerikane tha në NATO se Uashingtoni do të reagojë nëse Moksa nuk respekton kufizimet e traktatit.

“Amerika po shqyrton variantet e qëndrimit diplomatik dhe mbrojtës në bashkëpunim me aleatët, si gjithmonë. Situata aktuale me Rusinë në shkelje të hapur të këtij traktati, është e papranueshme.”

Rusia ka mohuar çdo shkelje dhe thotë se Shtetet e Bashkuara kanë pozicionuar sistemet e tyre të mbrojtjes nga raketat në kundërshtim me paktin. Shefi i Natos, Jens Stoltenberg, tha se Rusia kohët e fundit ka pranuar ekzistencën e një sistemi raketor që përbën rrezik për aleancën. Ai theksoi edhe shkeljet e tjera ndërkombëtare nga Rusia, siç janë përdorimi i forcës kundër fqinjëve të saj, përpjekjet për të ndikuar proceset elektorale dhe propagandën keqinformuese.

“Njoftimi nga qeveritë e Holandës dhe Britanisë ka ekspozuar fushatën pa dallim të sulmeve kibernetike ruse në mbarë botën.”

Holanda bëri të ditur se zbulimi ushtarak rus, i njohur me inicialet GRU, u përpoq të kryente një sulm kibernetik ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike që ndodhet në Hagë. Më herët, Britania e mbështetur nga shërbimet e zbulimit të vendeve aleate, Australi dhe Zelandë e Re, akuzuan GRU-në për ndërmarrjen e një fushate mbarëbotërore sulmesh kibernetike me qëllime keqdashëse. Ata paralajmëruan Rusinë se sjellja e saj “e papërgjegjshme” nuk do të tolerohet.

“Fushat e rastësishme ku po ndodhin këto gjëra, si dopingu në sport dhe fusha të interesit ekonomik, nuk janë të vetmet. Si komunitet ndërkombëtar, ne duhet ta bëjmë këtë tepër të qartë. Qeveria jonë po bën pikërisht këtë”, u shpreh kryeministri i Australisë Scott Morrison.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi (të enjten) akuza kriminale ndaj shtatë agjentëve rusë, duke i akuzuar për hakerim, krime financiare, vjedhje identiteti dhe pastrim parash, si përpjekje për të larguar vëmendjen nga programi i dopingut i sponsorizuar nga Kremlini. Tre prej tyre përfshiheshin në një akt-akuzë në muajin korrik ku vihej gishti mbi Rusinë për hakerim të emailave të Partisë Demokrate para zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2016-s./VOA

dacic.jpg
ent ela11:20 | 05/10/2018

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në një prononcim për televizionin shtetëror “RTS” tha se Serbia pranon që në Kosovë të jenë prezente vetëm forcat e KFOR-it dhe se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç më 8 tetor në një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg do të bisedojë për problemet rreth themelimit të ushtrisë së Kosovës, që sipas tij është në kundërshtim me Rezolutën 1244. Ai nënvizon se ekziston “konfuzion i vogël” i perëndimoreve rreth qëndrimit të tyre për ushtrinë e Kosovës.

“Për ne asgjë më nuk mund të jetë befasi kur bëhet fjalë për qëndrimet e disa shteteve perëndimore. Por, e vërteta është një, se me asnjë dokument nuk parashihet krijimi i forcave të armatosura të Kosovës dhe se është në kundërshtim me Rezolutën 1244, andaj të vetmet forca të armatosura atje duhet të jenë ato të KFOR-it”.

Ai po ashtu shpjegoi se pozicioni i Serbisë në dialog me Prishtinën është “dukshëm më i mirë dhe më ndryshe për dallim nga pesë – gjashtë vite më parë”.

Daçiç nënvizoi se tashmë nuk vendos dikush tjetër për Serbinë pa vetëdijen dhe dëhirën e Beogradit.

“Serbia është partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm, andaj sigurisht që jemi konstruktiv, por kjo nuk është dobësia jonë, por forcë për të kërkuar kompromis”, shpjegoi ai. Ndër të tjera akuzoi Prishtinën duke thënë se nuk kërkon kompromis.

BE-PARALAJMERIMI.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
G. P.15:00 | 29/09/2018

Bashkimi Europian paralajmëron Romën, se populli italian mund të përfundojë shumë keq nëse vazhdon me planet e qeverisë populiste që është aktualisht në pushtet në vend.

Populli italian do të përfundojë keq nga planet e qeverisë populiste për shpenzime ambicioze, paralajmëroi Bashkimi Evropian. Është ky paralajmërimi i komisionerit për Ekonomi i BE-së, Pierre Moscovici, i cili shkroi se planet për deficit buxhetor, për 2.4% të prodhimit të brendshëm bruto, vetëm se do të rrisin edhe më shumë borxhin e Italisë prej 2.3 trilionë eurosh. Por, Qeveria e Italisë, e cila mohon se kërkon konflikt me Brukselin, thotë se borxhi do të ulet. Megjithatë, deklarata për buxhetin bëri që tregjet në Itali të bien për gati 4% të premten, ndërsa euro ra nën 1.16 dollarë, për herë të parë në dy javë.

Moscovic theksoi se Komisioni Evropian nuk ka interes për ndonjë krizë me Italinë, por shtoi se Italia nuk po i respekton rregullat dhe nuk po e zvogëlon borxhin e saj shpërthyes. Vendimi i Italisë për buxhetin është nën kufirin e BE-së për deficit prej 3% të prodhimit vendor bruto.
Por, Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, ka premtuar se do të ulë borxhin e saj, i cili qëndron në 131% të prodhimit kombëtar – i dyti pas Greqisë.

Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel ende shpresojnë se forcat e tregut do ta bindin Italinë që të ndryshojë planet buxhetore, përpara se ato t’i dorëzohen formalisht Komisionit të BE-së, në mes të tetorit. Nëse objektivat e deficitit mbeten të pandryshuara deri në afatin e tetorit, Komisioni mund t’ia refuzojë projektbuxhetin Italisë, një vendim ky i paprecedentë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono