Papa Françesku

papa-mesazh.jpg
gra moz16:26 | 01/04/2018

Në meshën për festën e Pashkëve, Papa Françesku, kërkoi t’i jepet fund luftës në Siri. Gjithashtu u shpreh në mbështetje të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në gadishullin korean.

Papa Françesku në mesazhin e tij në meshën për festën e Pashkëve në sheshin Shën Pjetër në Vatikan bëri thirrje për t’i dhënë fund masakrës në Siri. Ai gjithashtu u lut për shërimin e plagëve në Sudanin Jugor dhe në Kongo si dhe mbështeti dialogun në Gadishullin Korean. Papa Françesku tha se fuqia e mesazhit të krishterë i dha shpresë të privuarve. Kjo përfshinte emigrantët dhe refugjatët, të cilët ai tha se ishin “aq shpesh të refuzuar nga kultura e sotme e shpërdorimit”. Mijëra njerëz ishin në Sheshin e Shën Pjetër për ta dëgjuar atin e shenjtë të fliste nga ballkoni i bazilikës.

Papa Françesku: “Sot ne i përgëzojmë frytet e paqes në të gjithë botën, duke filluar me vendin e dashur dhe të vuajtur për një kohë të gjatë Sirinë, njerëzit e të cilit janë të lodhur nga një luftë e pafundme. Këto Pashkë mund të ndriçojnë dritën e Krishtit të ringjallur dhe ndërgjegjen e të gjithë lidërve politikë dhe ushtarakë, në mënyrë që të arrihet një fund i shpejtë për masakrën, që të respektohet ligji humanitar, dhe që të bëhen kushtet për të lehtësuar hyrjen e ndihmave humanitare”.

Gjatë 5 viteve në drejtim të Vatikanit, Papa Françesku vazhdimisht ka dënuar konfliktin sirian. Ndërkohë, gjatë fjalës në sheshin Shën Pjetër, ati i shenjtë tha se shpreson që dhuna dhe përçarja në Ukraçnë dhe Venezuelë të përfundojnë shumë shpejt./abcnews.al

papa-1-1280x846.jpg
gra moz17:14 | 22/01/2018

Papa Françesku është penduar për deklaratat e bëra gjatë vizitës së tij në Kili, të cilat shkaktuan indinjatë tek viktimat e abuzimeve seksuale. Në mea culpa-n e tij, ati i shenjtë është shprehur se i ka lënduar viktimat pa dashje.

Papa Françesku ka kërkuar falje për deklaratat e bëra javën e kaluar në Kili, ku i doli në mbrojtje një peshkopi të akuzuar për fshehjen e rasteve të abuzimeve seksuale. Ati i shenjtë u shpreh i vetëdijshëm se fjalët e tij kanë lënduar shumë njerëz, por ritheksoi besimin e tij se peshkopi Juan Barros ishte i pafajshëm.

Komentet e tij Papa i ka bërë për mediat në avionin që po e kthente në Romë. “U kërkoj falje atyre që i kam lënduar pa e kuptuar, por ishte një plagë që shkaktova pa dashje”, ka thënë Papa, i cituar nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Javën e kaluar, Jorge Bergoglio deklaroi se viktimat e abuzimeve që kishin akuzuar peshkopin Barros kishin shpifur ndaj tij. Barros nuk është akuzuar për abuzime, por se ka qenë i pranishëm në momentet kur at’ Fernando Karadima ka ngacmuar disa djem të vegjël. Kur u pyet nga një gazetar kilien, kreu i Kishës Katolike u përgjigj: “Ditën që do të më sjellin provat në ngarkim të peshkopit Barros do të flas.

Për momentin ndaj tij nuk ka asnjë provë. Çdo gjë është shpifje”. Kjo solli reagimin e viktimave të at’ Karadima, të cilët në një konferencë për shtyp i cilësuan “fyese dhe të papranueshme” fjalët e atit të shenjtë se ata duhet të sillnin provat. Por këtë të hënë, Papa është shprehur i penduar për përdorimin e termit “provë”, duke pranuar se kishte qenë një shuplakë në fytyrë për viktimat. “Ka shumë njerëz të abuzuar që nuk mund të tregojnë prova. Ata nuk i kanë, ose i kanë dhe i mbajnë për vete, duke vuajtur në heshtje”, ka thënë Papa./abcnews.al

vlcsnap-error748-1-1280x720.jpg
ent ela12:11 | 19/01/2018

Sërish Papa Françesku shkel sërish protokollin. Këtë herë vëmendja e tij u tërhoq nga rrëzimi nga kali i një agjenteje të policisë gjatë parakalimit të automobilit papal në një qytet të Kilit.

Çdo gjë ndodhi brenda pak sekondash.

Pasi agjentja u rrëzua nga kali, Papa kërkoi që të ndalohet automjeti dhe më pas zbriti për të ndihmuar personalisht agjenten./abcnews.al

papa.jpg
ent ela16:33 | 18/01/2018

Një surprizë e bukur ajo gjatë fluturimit nga Santiago në Ikikue në Kili. Papa Françesku bashkoi në martesë dy asistentë fluturimi. Lajmi u konfirmua nga drejtori i Civilizimit Katolik, Atë Antonio Spadaro, i cili ka publikuar dhe një fotografi në profilin e tij në Facebook. Ai shkruan ndër të tjera se çifti kishte biseduar me Papën dhe i thanë se nuk ishin martuar në Kishë. Papa i pyeti nëse dëshironin të martoheshin menjëherë dhe pasi ata pranuan Papa Francesku vijoi me procedurën./abcnews.al

vlcsnap-error521-1280x720.jpg
gra moz17:39 | 15/01/2018

Menaxhimi i krizave të refugjatëve kërkon strategji më humane dhe solidare. Mesazhin e tij, Presidenti i Republikës Ilir Meta, e dha ndërsa u prezantua mesazhi i Papa Françeskut.

Mesazhi i Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes përqendrohet mbi çështjen e emigrantëve e të refugjatëve. I ftuar për të folur rreth këtij mesazhi në një universitet në Tiranë.
Mikpritja dhe bujaria, janë dy virtyte që karakterizon popullin shqiptaret ndër shekuj, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, tha se kjo nuk do i mungojë emigrantëve as sot sikurse edhe dje duke ju referuar mikpritjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ilir Meta: “Mikpritja dhe bujaria, këto dy vlera madhore të identitetit shqiptar janë demonstruar si rrallë herë në botë edhe në çështjet e emigracionit dhe të refugjatëve. Nuk do ndaloja vetëm në mikpritjen që ne i bëjmë një milion qytetarëve të Kosovës, në pranverë të vitit 1999, por do të veçoja pritjen e jashtëzakonshme gjatë Luftës së Dytë Botërore të shumë izraelitëve. Si shqiptar jam ndjerë jashtëzakonisht shumë krenar, kur kam vizituar muzeun kushtuar holokaustit, kur kam parë hartën e Europës për çdo shtet numrin e izraelitëve para dhe pas Luftës së Dytë Botërore dhe ku si rrallë në ndonjë vend tjetër, numri i tyre në Shqipëri u shumëfishua pas Luftës së Dytë Botërore dhe numri i tyre nuk iu dorëzua pushtuesit.”

Presidenti Ilir Meta tha se menaxhimi i krizës së refugjatëve, kërkon një strategji ndërkombëtare më humane dhe solidare. Mbështetja më e madhe, sipas Metës, duhet orientuar ndaj grave dhe fëmijëve.

Ilir Meta: “Kombet e Bashkuara, shtetet sovrane, komunitetet e ndryshme, shoqëria botërore nevojitet ndër to një strategji afatgjatë, e cila të hedhë bazat për mikpritjen, mbrojtjen, promovimin dhe integrimin e tyre. Mbrojtja e emigrantëve dhe refugjatëve kërkon njohjen dhe garantimin e dinjitetit të atyre që ikin nga rreziqet reale në kërkim të azilit apo zonave më të sigurta. Në mënyrë më të veçantë kërkon mbrojtjen e grave dhe fëmijëve që janë edhe më të ekspozuar nga rreziqet dhe abuzimet skllavëruese”.

Mbi Kontributin e emigrantëve dhe refugjatëve për paqen argumentuan edhe meshtarë, profesorë, akademikë e personalitete të tjera./abcnews.al

vlcsnap-error449-1-1280x720.jpg
gra moz20:08 | 12/01/2018

Vizita e Papa Françeskos në kryeqytetin e Kilit është pritur me trazira të shumta. Të paktën 3 kisha janë sulmuar vetëm ditët e fundit. Vizita do të zhvillohet me 15 Janar, ndërsa qytetarët kundërshtojnë shpenzimet e shtetit për përgatitjet.

Të paktën 3 atentate kundër disa kishave katolike janë regjistruar ne qytetin Santiago. Këto sulme lidhen me vizitën e Papa Françesko në Kili, që do të zhvillohet me 15 Janar. Këtë e shkruan gazeta vendase “La Nacion”. Sulmi i parë, i kryer me flakadan vuri në shënjestër famullinë e “Santa Isabel de Hungría”.

Në vendngjarje, autorët kanë lënë pamflete me slogane anti-qeveritare, dhe një nga kërcënimet ndaj Papës, në të cilin thuhet se “bombat e ardhshme do të vendosen nën veshjen tënde”.
Sulmi i dytë ndodhi në kishën Emmanuel dhe atentati tjetër në kapelën e “Krishtit Vencedor”. Në të dyja rastet janë përdorur pajisje shpërthyese që shkaktuan dëmtime. Një sulm i katërt është kryer në famullinë “Santuario de Cristo Pobre”, në periferi të kryeqytetit kilian, por hetuesit ende duhet të konstatojnë nëse ishte një sulm i qëllimshëm.

Presidentja e vendit, Mishel Bakelet, i ka cilësuar këto ngjarje si shumë të çuditshme. Ajo nënvizoi se qytetarët kanë të drejtën e tyre të protestojnë kundër vizitës së Papës, por kjo duhet të bëhet në mënyrë paqësore. Ndërkohë, mediat në Kili shkruajnë se arsyeja e sulmeve ndaj kishave janë milionat që po zhpenzohen nga shteti rreth përgatitjeve për vizitën e Papa Françeskut./abcnews.al

image-2.jpg
us er14:26 | 30/12/2017

Presidenit Erdoan dhe Ati i Shenjtë, kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së shtunë. Lajmi është konfimuar edhe nga zyrtarë të Vatikanit, të cilët deklaruan se bisdea ishte përqëndruar tek Jeruzalemi dhe nevoja e mbrojtjes dhe arritjes së një marrëveshje reciproke dhe ndërkombetarisht të njohur.

Mediat turke raportojnë se Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdoan, dhe Papa Francesku kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së shtunë. Në qendër të diskutimit ka qënë shqetësimi i përbashkët në lidhje me vendimin e Presidnetit Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikanë nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Burime nga presidenca turke, kanë njoftuar agjencinë e lajmeve Anadoll se Erdoan dhe Ati i Shenjtë kanë vlerësuar rezolutën e OKB mbi Jeruzalemin, që kundërshtoi vendimin e Shtëpisë së Bardhë. Ata – nënvizuan bashkarisht nevojën e mbrojtjës së statusit të Jeruzalemit si qytet i shenjtë për Islamin, Krishtërimin dhe Judaizmin.

Kreu i Vatikanit, ka bërë thirrje gjithmonë për paqe në Jeruzalem dhe të gjithë Tokën e Shenjtë, duke u lutur që mes palëve të rifillojë dialogu dhe të arrihet zgjidhja për një bashkëjetesë paqësore mes dy shteteve brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht dhe reciprokisht.

Kjo është hera e dytë që Erdoan telefon Papën, për herë të parë ata kanë biseduar më 7 dhjetor. Presidenti turk, për më tepër në të kaluarën kishte fërkimie me Atin e Shenjtë dhe disa kancelari evropiane. Por këto ditë Erdoan, ka shprehur vullnetin për rregullimi e marrëdhënieve me vendet e Bashkimit Evropian. Presidenti Turk, – pa specifikuar kohën – ka shprehur edhe dëshirën për të realizuar udhëtime në Francë dhe Vatikan./abcnews.al

99353816_795ad676-c481-4459-ba38-cd4cda7711e7.jpg
us er09:48 | 25/12/2017

Papa Francesku, gjatë mesazhit të Krishtlindjeve bëri thirrje që të krishterët të mos injoronin vështirsësitë e emigrantëve të larguar forcërisht nga tokat e tyre.

Emigrantët ishin mesazhi kryesor i papa Francesku gjatë mesazhit të tij të Krishtlindjeve. Kreu i Vatikanit, i bëri thirrje të krishterëve të mos injorojnë vështirësitë e njerëzve që janë larguar nga tokat e tyre.

Papa Francesku, i krahasoi emigrantët me Marian dhe Jozefin, duke treguar historinë biblike se si ata udhëtuan nga Nazareti në Betlehem por nuk gjetën vend për të qëndruar. Ati shenjtë shtoi se shumë emigratë largohen dhunshëm nga udhëheqësit e tyre të cilët derdhin gjak të pafajshëm.

Miliona emigrantë nuk zgjedhin të largohen por shtyhen deklaroi ai nga Bazilika e Shën Pjetrit Vatikan.

Numri i refugjatëve në mbarë botën tejkalon 22 milionë. Mbrojtja e emigrantëve ka qenë një nga prioritetet e papës Francesku gjatë papatit të tij.

Udhëheqësi i besimtarëve katolikë, të cilët arrijnë shifrën 1.2 miliardë në botë- theksoi se besimi kërkon që të huajt të mirëpriten./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error795-2-1280x719.jpg
us er15:54 | 24/11/2017

Papa Françesku, nga Vatikani kërkoi mëshirë për politikanët që nxisin në popull frikën nga emigrantët, duke thënë se po mbjellin dhunë dhe racizëm. Ai i kërkoi atyre që të jenë të kujdesshëm dhe të praktikojnë virtytin e maturisë.

Gjatë ritualit të përhershëm nga Vatikani, Papa Françesku kërkoi mëshirë për politikanët që nxisin frikën dhe racizmin kundër emigrantëve. Ai i bëri thirrje që të jenë të kujdesshëm dhe të praktikojnë virtytin e maturisë, për ti ndihmuar emigrantët të integrohen në shoqëri.
Papa, e shkëputi komenti mbi mbrojtjen e emigrantëve nga mesazhi i viti 2018, që do tu drejtohet liderve të shteteve, qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare në 1 janar të vitit të ri. Mesazhi vjen në një moment kur emigrimi është bërë një çështje e rëndësishme politike për Amerikën, Italinë, Australinë dhe Gjermaninë.

Në Gjermani, kancelarja Merkel është kritikuar për politikën e dyerve të hapura për emigrantët, duke i shkaktur humbje votash kundrejt partive anti-emigracionit. Ndërsa në Itali, partia anti-emigracion Lidhja e Veriut pritet të fitojë terren në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjetër, Presidenti Trump ka premtuar ngritjen e murit në kufi SHBA-Meksikë, me qëllim mbajtjen larg të emigrantëve, ky veprim u kritikua nga vetë Papa.
Papa Françesku, thekson se shtetet e pasura duhet të tregojnë një frymë dhembshurie, kundrejt atyre që detyrohen ti ikin nga lufta, uria, diskriminimi, persekutimi, varfëria dhe shkatërrimi mjedisor.
Duke praktikuar virtytin e maturisë, liderët qeveritarë duhet të ndërmarrin masa në mikëpritjen, promovimin, mbrojtjen, integrimin në përputhje me vlerat e përbashkëta, për ti lejuar ato të bëhen pjesë e shoqërisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono