pallati

skene-krimi.jpg
nev ila09:34 | 16/01/2020

Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë në vend, pasi dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të.

Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendëshme të një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

pallatet-pogradec.jpg
nev ila19:01 | 29/12/2019

Kamera e ABC News hyri në pallatin 5-katësh në Pogradec, që një ditë më parë u shkrumbua nga flakwt e zjarrit. Në pallat ende nuk është shuar tymi. Cdo gjë brenda është shkrumbuar totalisht. Banorët thonë se fatkeqësia mund të ishte më e vogël, nëse shërbimi zjarrfikës do të ishte më i organizuar.

Zjarri që përfshiu të shtuënën pallatin në Pogradec nuk ka lënë asnjë send të pashkrumbuar. Edhe pasi kanë kaluar 24 orë nga momenti i përfshirjes në flakë, tymi është ende prezent.

Kamera e ABC News u fut në pallatin 5-katësh ku u shkrumbuan totalisht 12 apartamente.

Zjarri nuk ka kyrsyer asgjë, veçse këto dy lule të vendosura në dritaren e njërit prej apartamenteve, si shenjë që aty ka pasur jetë.

Muret dhe mobiliet e banesave janë e shkrumbuara.

Frika dhe tymi nuk ka zmbrapsur banorët të rikthehen në atë që ishte streha e dyte deri të shtunën. Ata janë të tronditur nga çfarë shohin.

Banorët nuk do të mund të marrin asgjë prej asaj që ka qenë e tyrja në këtë pallat.

Për të përballuar këtë emergjencë, zjarrfikësit nuk kanë qenë të përgatitur, as me elelemin bazë që është uji.

Banorët dhe të afërmit e tyre thonë se fatkeqësia e tyre mund të ishte më e vogël nëse forcat zjarrfikese do të ishin të organizuara dhe mjetet të kontrolluara më parë.

Siç duket çdo gjë ka qenë kaotike në momentin që janë lajmëruar për një emergjencë.

“Zjarrfikëset nuk kishin ujë. Të gjitha zjarrfikëset që erdhën nga rrethet nuk kishin ujë”, tha një prej banorëve.

Hapi i radhës nga autoritet është kryerja e vlerësimit të këtij objekti.  Dëme janë të dukshme dhe të mëdha, siç thotë edhe Avni Myrte, specialist i emergjencave ne bashkine e Pogradecit.

“Është duke u punuar për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar në këtë pallat. Vendimi i qeverisë parashikon që vetëm 50 %  e dëmit dëmshpërblehet ndërsa 50 % nga vetë i dëmtuari”, tha Myrte.

Zyrtari i Bashkisë tregoi edhe si do të veprohet me dëmshpërblimin e familjeve të këtij pallati./abcnews.al

xhesika.jpg
ger ta18:40 | 11/12/2019

Viktima e vetme që u shënua në Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit ishte Xhesika Biqiku. Parapeta e katit të 5 të këtij pallatit në zonën  e ish-Kombinatit i mori jetën vajzës 20 vjeçe.

Për ironi të fatit, e reja studionte për Arkitekture. Fqinjët nuk e besojnë ende atë që ka ndodhur.

Të gjithë flasin për vajzën e ndjerë dhe tregojnë atë që kanë parë e dëgjuar për rastin në fjalë.

“Ishin kthyerpër të marrë të atin, kishin dalë të gjithë jashtë dhe i ati ishte penguar, janë kthyer mbrapsh për ta ndihmuar. Ndërkohë do ketë pasur ndonjë tronditje tjetër dhe i kishte rënëe parapeta”.

Agim Stoli ishte ai që i dha ndihmë  e para Xhesikas.

“Këtu e ka pasur shtëpinë vajza, dolën nga ajo dera aty”, thotë një banor.

Ai tregon se e reja u vetësakrifikua për të shpetuar babain e saj.

“Për ta ndihmuar, gocës i ra tulla në kokë. Edhe sot kur e kujtoj gjithë gja…imagjino tani si fëmijën tim. Kam ndaluar makinën ”, shprehet ai.

Asnjë nga anëtarët e familjes Biqiku nuk banojnë këtu në zonën e ish-Kombinatit, pas humbjes së jetës së 20-vjeçares, në tentativë për të ndihmuar babain e saj, i cili mbeti i lënduar gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Zona e ish-Kombinatit u dëmtua më shumë në Tiranë gjatë tërmetit të fundnëntorit. Shumë pallatë dhe banesa private janë cilësuar si te pabanueshme.

Pavarësisht se ka sinjalistike  të kuqe që nuk lejon praninë e njerëzve në banesë përsëri Thëllëza Saliasi ka vendosur të shkele rregullat.

“Po shkruaj një numër telefoni, pres të më marrin në telefon se çfarë do bëhet. Nuk kemi ku të shkojmë, s’ka zgjidhje tjetër, ndaj lë numrin e telefonit”, thotë ajo.

Grupi i Xhirimit të Abc Neës e gjeti duke shkruar nurmin e telefonit, pasi në apartamentin e saj nuk ka ardhur asnjë inxhiner për ta vlerësuar gjendjen.

I njëjti pretendim edhe nga banorë të tjërë. Ato pohojnë se ekspertë të mirëfilltë nuk kanë shkuar për të parë dëmët në banesat e tyre por vetëm policë bashkiakë.

“Ata kanë ardhur vetëm kanë kaluar kështu rrumbullak, por nuk kanë ardhur të bëjnë ekspertizë tamam. Po banojmë, po ti shikosh muret e shtëpisë janë çarë”, shprehet një banor.

Edhe  në dy zona te tjera të Tiranës në lagjen 5 Maj dhe në zonë  e Freskut ka pallate dhe shtëpi që janë vlerësuar si të pabanueshme./abcnews.al

 

 

 

 

 

fushe-kruje-banoret.jpg
nev ila18:59 | 07/12/2019

Banorët e një pallati 5 katësh në Fushë-Krujë vazhdojnë të qëndrojnë në banesat e tyre edhe pse godina është shpallur e pabanueshme. Banorët i thanë Abc News se Njësia Administrative Fushë-Krujë nuk u ka ofruar asnjë zgjidhje.

“Unë në këtë shtëpi nuk futem, pallati është shembur…”.

Banorët e këtij pallati 5 katësh në Fushe-Kruje thone se janë të pa shprese. Askush nga njësia administrative nuk po u jep një zgjidhje. Pallati është  shpallur i pabanueshëm nga ekspertet greke, por nuk i është vendosur shiriti i sigurisë. Banorët vazhdojnë të jetojnë në apartamentet e dëmtuara.

“Që kur kanë vendosur atë shenjë, që askush nuk di ta lexojë. Të na lexojnë dhe të na shpjegojë se çfarë do të thotë ajo shenjë”.

“Pallati jonë është i pabanueshëm, vetë ata na thanë që dilni jashtë se ka rrezikshmëri të lartë, këtu nuk jetohet. Ne kemi jetuar këtu sepse s’kemi ku të shkojmë”

Banorët i thanë ABC News se vetëm natën e parë pas tërmetit u është ofruar nga njësia administrative strehim në çadra. Me pas ata janë lënë në mëshirë të fatit .

Banorët: Vetëm 24 orë kemi ndenjur në çadra. Të nesërmen na thanë ikni, nga të doni, nuk kemi çfarë ju bëjmë”.

Glidona Daci: Kush ju tha që duhet të largoheni nga çadrat?

Banorët: Ata të bashkisë. Të gjithë kemi shkuar jemi ankuar përditë dhe askush nuk do t’ja dijë. Që nga dita që ra tërmeti dhe deri më sot, ju jeni të parët që keni ardhur dhe po na pyesni.

Banorët deklarojnë se inxhinieri grek u ka thëne që të mos futen më në pallat pasi është i rrezikshëm.  Por sipas tyre askush nuk u ka dhënë një përgjigje  përfundimtarë për fatin e godinës 5 katëshe. /abcnews.al

fqinji-familja-reci.jpg
nev ila16:30 | 06/12/2019

Shembja e pallatit 6 katësh ku u humbën jetën 7 pjesëtarë të familjeve Reçi dhe Meçaj në Durrës ka bërë të pabanueshëm edhe pallatin në krah të tij. “Abc News” ishte në lagjen 18 në Durrës ku mori edhe rrëfimet e banorëve për rrëzimin e pallatit dhe vështirësinë që ekipet e kërkim-shpëtimit kishin për nxjerrjen e trupave të viktimave.

Në rrënojat e pallatit 6-katësh sot familjarë dhe njerëz të afërt të dy familjeve kanë vendosur lule dhe qirinj në kujtim të viktimave.

Në pallatin që u shemb nga termeti, banonte që prej vitit 1996 edhe familja Reçi. Ata u shuan të gjithë nën rrënoja…Kryefamiljari  Eduard Reçi, 54 vjeç, gruaja Dolora Reçi, 49 vjeç, djali Klaus Reçi, 21 vjeç dhe 24 vjeçarja Kristi Reçi, mikesha e djalit të Kryeministrit. E gjitha çfarë ka ngelur sot është fusha me mbetje intertesh dhe kujtime të rrëmujshme…

Gazetari Gjergji Thanasi jetonte vetëm pak metra larg pallatit 6 katësh në të cilin humbën jetën 7 pjesëtarë të familjeve Reçi dhe Meçaj.

Duke folur për Abc News, Gjergji kujton se policia mbërriti pas 20 minutash dhe nuk kishin mjete për operacionin e shpëtimit.

“Policia erdhi pas 20 minutash, nuk kishin cfarë të bënin, vetëm duke punuar me duar që u gjakosën. Nuk kishin as dritë, punonin me dritën ecelularit…Më shumë nuk mund të kërkoje nga policët. Zjarrfikësja erdhi, por pa ujë”.

Rënia e pallatit 6 katësh ka goditur dhe thyer 3 prej kolonave mbajtëse në krah të saj. Për këtë arsye prej disa ditësh ekspertë shqiptarë dhe të huaj janë duke konstatuar dëmtimet për të vendosur nëse do të jetë i mundur riparimi i kolonave apo jo.

“Është çmenduri të jetosh aty, ai pallat është i pabanueshëm por i riparueshëm”.

Frika për atë që ndodhi atë mëngjes nëntori ndihet tek të gjithë banorët. Disa të tjerë kanë nisur të riparojnë dëmet ndërsa godina 6 katëshe u shua ato 30 sekonda të forta tërmeti./abcnews.al

pallati-2.jpg
nev ila16:16 | 04/12/2019

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah mënyrë abuzive se si janë dhënë lejet e ndërtimit në Durrës. Në vitin 1997 ky zotëri ndërtoi shtëpinë e tij private disa metra larg rrugës kryesore, por 7 vite më parë përpara godinës së tij u vendos një tabelë për ndërtimin e një pallati 8 katësh.

Kur vendosi të denoncoj distancën e afërt të pallatit që po ndërtohej me banesën e tij private ai deklaron se Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako e ka kërcënuar duke e paralajmëruar se nëse nuk heshte do të përfundonte në burg.

“Mua më ka thënë që po fole do të vihen prangat. Kryetari i bashkisë pra më tha do të vë hekurat po fole. Kam shkuar 7 herë ta takoj, ai dilte nga dera e pasme”.

Kur lëkundjet e këtij nëntorit e lëkundën Durrësin, pallati që ngrihej ngjitur me shtëpinë e tij pësoi dëme të konsiderueshme dhe iu vendos shiriti si i pabanueshëm dhe banorëve iu kërkua të braktisin objektin pasi kishte rrezik të shembej.

“Vihet me frikë. Duhet të mbahet distanca. Këta nuk e kanë mbajtur. Kur i kam thënë më tha pusho se…dhe smë ka lejuar askush të flas një fjalë. Më kanë shembur këtë murin këtu, me zor e bëra, dikush më tha që po të ndihmova ty më heqin prej pune”.

Por krahas pallatit urdhri për të dalë nga banesa iu dha edhe pronarit të vilës 3 katëshe e cila rrezikohej të zihej poshtë nga pallati 11 katësh.

Prej më shumë se 1 jave, pronarët e banesës private janë duke u konfliktuar me ndërtuesit duke kujtuar edhe historikun që ndoqi ndërtimi i vilës.

Pavarësisht se Pallati është shpallur i banueshëm, qytetarët kanë vendosur të largojnë orenditë e tyre, nga ndërtesa gjysmë e rrënuar, ndërkohë që ekspertët do të vendosin vulën përfundimtare, nëse do të shembin apo jo objektin 11 katësh./abcnews.al

riparim.jpg
ger ta09:20 | 04/12/2019

Durrësi është zona më e prekur e tërmetit të 26 nëntorit i cili shkaktoi edhe viktima, ndërsa mijëra banesa janë të shkatërruara.

Gazetarja Glidona Daci ishte në një pallat të dëmtuar në lagjen 13 në Durrës. Banorët shprehen se apartamentet e tyre janë të pabanueshme, ndërsa askush nuk ka shkuar për verifikime.

Njeri nuk ka ardhur, falemidnerit për ju gazetarët. Dua të them se siç e shihni edhe vetë situata është e rendë”, thotë njëri prej banorëve, teksa shton se pallati pati dëme edhe me tërmetin e 21 shtatorit, por nuk shkoi asnjë ekspert.

Unë fillova ti riparoj vetëm dëmet e tërmetit të 21 shtatorit, ditën që i përfundova ndodhi tërmeti i dytë. Nuk ka ardhur njeri, nuk e dinë ku jetojmë.

“Por për të fjetur kam frikë, deri sonte kemi fjetur në makinë. Familja ime përbëhet nga katër anëtarë. Atë natë nuk kam qenë në shtëpi dhe fatmirësisht fëmijët kanë fjetur në dhomën time se nëse do kishin fjetur këtu do kishin pësuar shumë dëmtime, sic e shihni”, tha ai.

 

femijet-goilem-1280x707.jpg
nev ila11:20 | 03/12/2019

Një familje 4 anëtarëshe në Golem të Kavajës fle në makinë prej një jave, për shkak të panikut nga tërmeti. Dy djemtë e familjes, 10 dhe 12 vjeç nuk pranojnë të kthehen në banesë, ku përjetuan tmerrin e tërmetit të 26 nëntorit. Ndërsa i ati pret një vlerësim nga ekspertët mbi gjendjen e pallatit.

“Duam të jetojmë në një shtëpi të fortë me nja bazament të fortë  mos të lëvizë nga tërmeti dhe mos të tronditemi më nga tërmeti”.

Kështu e nis rrëfimin Orgeni nga Golemi i Kavajës. Pallati në të cilin banon 12 vjecari me familjen e tij është shpallur i pabanueshëm. Dy  vëllezërit Sallaku, 10 dhe 12 vjeç rrëfejnë për ABC News përjetimin e tmerrshëm të mëngjesit se 26 nëntorit.

“Mbaj mend babin që na kapi prej krahësh, ishte tepër errësirë, pashë mamin dhe babin të trembur. Ne kaluam direkt hekurat, na tha babi, dhe ne kaluam, tjetër nuk mbaj mend”.

Babai i dy djemve tregon se ata nuk mund të kthehen në shtëpinë ku kaluan moment ankthi e paniku.

Gazetarja: Keni frikë të ktheheni në shtëpi?

“As bëhet fjalë të kthehem më këtu. Siç e shikoni po flemë në makinë bashkë me nusen dhe dy fëmijë. Plus që edhe po të shkoj në shtëpi të tjera, fëmijët nuk shkojnë se janë të trembur, nuk pranojnë, vetëm në makinë rrinë”.

Bujari është njëkohësisht edhe administrator i pallatit. Ai kërkon nga ekspertët  të vendosin sa më parë çfarë do të bëhet më këtë objekt.

“Ne kërkojmë të paktën të vijnë personat kompetentë dhe të na thonë banohet në këtë pallat apo nuk banohet. Siç e shihni, ky ka marrë dëmtime në kollona, në mure, kjo është anuar në një krah, që s’ke as çfarë ti riparosh më. Jemi munduar ta përforcojmë me ca mentela por prapë është e paarritshme”.

Ky  pallat ne Golem kishte pasur dëmtime qe nga tërmeti i 21 shtatorit, por banoret i kishin  riparuar vete ato./abcnews.al

pallati-lagja-13-durres.jpg
nev ila13:00 | 02/12/2019

Përpos dhimbjes për humbjen e jetëve të pafajshme, tërmeti la pas edhe shumë shkatërrim. Banorët e një pallati në lagjen 13 në Durrës, thonë për “Abc News” se asnjë ekspert nuk është interesuar për të bërë verifikimet e dëmeve.

Lëkundjeve të forta sizmike, nuk i ka rezistuar as pallati në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.

Banorët e pallatit 9 katësh shprehen se askush nuk ka shkuar për të bërë akt-konstatimin e dëmeve. Banorët thonë se Policia ia ka vendosur shiritin këtë të diel.

Për “ABC News” ata treguan se pallati kishte pësuar dëmtime që nga tërmeti i 21 shtatorit, por asnjë masë nuk është marrë nga shteti.

Frika nga lëkundjet i ka bërë banorët që të qëndrojnë jashtë dhe të gjejnë strehim tek të afërmit e tyre. Qytetarët shprehen për “ABC News” se po u grabisin shtëpitë.

Lëkundjet sizmike kanë vazhduar për gjatë gjithë këtyre ditëve por këta banorë janë të vendosur që të mbrojnë banesat e tyre. Jo vetëm lagjja 13, por i gjithë qyteti i Durrësit i është gjunjëzuar tërmetit prej 6.4 të shkallës rihter./abcnews.al

pallati-durres.jpg
ger ta10:34 | 02/12/2019

205 familje banorë të lagjes 17 në  Durrës kanë mbetur në qiell të hapur. Këtë pallat prej 12 katesh, ndërtuar në vitin 2013 tërmeti i 26 nëntorit e ka dëmtuar rënde.

Policia i ka vënë shiritin e sigurisë ndërsa ekspertët ende nuk kanë ardhur peër ta vlerësuar. Banoret tregojnë se kanë paraqitur ankesat e tyre pranë bashkisë së qytetit por prej tre ditësh askush nuk është dukur për t’i thënë çdo të bëhet me apartamentet e tyre.

Gazetarja Ajgena Korbi bën me dije se banorët janë larguar nga tërmeti, ndërsa dëmtimet janë të shumta dhe shkallët e pallatit janë paaksesueshme pasi një pjesë e tyre janë shkëputur.

Banorët kanë zgjedhur të strehohen te fqinjët dhe të afërmit pasi nuk kanë pranuar të shkojnë në hotele nga frika e lëkundjeve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono