Palestina

palestina-1.jpg
G. P.15:59 | 16/05/2018

Palestina ka tërhequr ambasadorët e saj në Rumani, Republikën Çeke, Austri dhe Hungari. Ky vendim është marrë pasi këto katër shtete të Bashkimit Europian morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të Selisë së re diplomatike të SHBA-ve në Jeruzalem. NJoftimi ka ardhur nga ministria e jashtëme palestineze. Autoritetet shpjegojnë se prezenca e tyre në ceremoni është “një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe e disa rezolutave të OKB-së”./abcnews.al

hamasss.jpg
G. P.11:09 | 15/05/2018

Një ditë pasi trupat izraelite vranë 55 persona në Rripin e Gazës, palestinezët do dalin sërish për të protestuar kundër Izraelit.

E marta shënon 70-vjetorin e pavarësisë të Izraelit. Kjo ditë, sipas palestinezëve, quhet Katastrofa (Nakba), e cila simbolizon arratisjen e mijëra personave pas krijimit të Izraelit në 1948-n.

Sipas BBC-së, parashikohet që tensionet në varrosjen e personave që mbetën të vrarë të hënën të jenë shumë të larta.

Zyrtarë palestinezë janë shprehur se përveç të vrarëve, rreth 2.700 persona të tjerë mbetën të plagosur në atë që ata e kanë krahasuar me një masakër. Kjo ishte një nga përplasjet më të dhunshme në Gaza që pas luftës në 2014-n.

Ndërkohë ngjarjet vijnë pas zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve nga Tel Aviv në Jeruzalem, duke zemëruar kështu palestinezët.

Kjo sepse Jeruzalemi Lindor pretendohet si kryeqyteti i shtetit të Palestinës në të ardhmen.

Lëvizja e SHBA-ve sipas tyre, bëhet për të mbështetur kontrollin e plotë të Izraelit mbi qytetin.

Kurse lidhur me këtë ngjarje, Kryeministi izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtria e tij u vetëmbrojt dhe po vepronte kundër sunduesve islamikë të Gazës, të cilët, sipas tij, kërkojnë që të shkatërrojnë Izraelin./abcnews.al

abu-mazen-12.jpg
G. P.13:27 | 02/05/2018

Ka ngjallur polemika një deklaratë e Presidentit palestinez, Abu Mazen, sipas të cilit Holokausti u shkaktua nga sjelljet sociale të hebrenjve dhe jo nga identiteti i tyre fetar. Kryeministri izraelit Netaniau e cilësoi si antisemit dhe patetik.

Holokausti u shkaktua nga disa sjellje sociale të hebrenjve, si fajdet, bankat e gjëra të tilla. Deklarata e raportuar nga media të ndryshme ndërkombëtare është bërë nga presidenti palestinez Abu Mazen dhe ka shkaktuar një sërë reagimesh dhe në nivel botëror. Mes të parëve që kanë reaguar është dhe kryeministri izraelit Beniamin Netaniau, i cili u shpreh se lideri palestinez është një anti semit dhe patetik.

Deklaratat u bënë gjatë Këshillit palestinez në Ramallah, në një fjalim prej 90 minutash të transmetuar drejt për së drejti në televizionin shtetëror. Abu Mazen mohoi se ka një lidhje mes hebrenjve dhe tokës së Izraelit duke e cilësuar shtetin hebre si një produkt kolonial britanik. Sipas tij hebraizmi dhe origjina e Izraelit është një histori e shkruar nga autorë hebrenj zionistë. Presidenti palestinez shtoi se si në Europë hebrenjtë janë masakruar vazhdimisht ndër shekuj deri kur ndodhi Holokausti.

Dhe pikërisht në këtë moment Abu Mazen u shpreh se mund të sillte tre hebrenj me tre libra, të cilët thonë se urrejtja ndaj hebrenjve nuk shkaktohet nga identiteti i tyre fetar por nga funksionet e tyre sociale.

Përvec kryeministrit izraelit Netaniau edhe zëvendës kryeministr Oren ironizoi mbi Abu Mazen duke thënë se ai ishte partneri I duhur për paqen./abcnews.al

gaza.jpg
G. P.14:55 | 06/04/2018

Në Rripin e Gazës në afërsi të kufirit me Izraelin janë regjistruar përsëri përleshje të dhunshme mes manifestuesve palestinezë dhe ushtrisë së shtetit hebre. Mësohet se 13 protestues kanë mbetur të plagosur.

Ushtria izraelite po përdor ujë me presion dhe gaz lotësjellës kundër manifestuesve. Raportohet nga mediat ndërkombëtare se në vijën kufitare mes Gazës dhe Izraelit qëndrojnë prej një jave mijëra palestinezë, të cilët marrin pjesë në “Marshimin e Rikthimit”.

Plani i tyre është të djegin rreth 10 mijë goma makinash, që të krijohet një re e madhe tymi të zi. Izraeli ka paralajmëruar se nëse do të ketë provokime do të hapin zjarr.

Ndërkohë, që prej nisjes së protestës disa javore, ushtria e shtetit hebre ka vrarë 19 palestinezë./abcnews.al

palestina.jpg
G. P.11:35 | 20/03/2018

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas përdori ndaj ambasadorit amerikan një shprehje aspak të zakontë për gjuhën diplomatike. Mazen u shpreh se ndërtimet izraelite në territorin palestinez ishin të ligjshme.

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ofendoi rëndë ambasadorin amerikan, David Friedman, duke e etiketuar me një epitet banal. Një shprehje aspak i zakontë për gjuhën diplomatike, por që këtë herë tregon më së mirë klimën e tensionuar të krijuar mes palestinezëve dhe amerikanëve, pas vendimit të presidentit Trump për të zhvendosur ambasadën amerikane në Jeruzalem. Transferimi është parashikuar pas dy muajsh, në Maj.

Ajo që ka provokuar zemërimin e Abbas ishte një frazë e thënë nga diplomati amerikan dhe që u interpetua si një provokim i hapur për sa i përket ligjshmërisë së kolonëve për të ndërtuar shtëpi në terrenin palestinez.

Reagimi i presidentit palestinez ishte i menjëhershëm: “bir k***e, kolonët po ndërtojnë në tokën e tyre?”

Përplasja verbale ndodhi në Ramallah dhe u filmua nga televizionet vendase dhe korrespondentët. Abbas kritikoi dhe vendimin për transferimin e ambasadës si dhe shkurtimin e fondeve për agjencië e kombeve të bashkuara që merret me refugjatët palestinezë. Gjatë fjalës së tij, ai dënoi dhe Hamas për aktet e vazhdueshme të terrorizmit në vend./abcnews.al

vlcsnap-error163-1-1280x720.jpg
G. P.14:34 | 31/01/2018

Bashkimi Europian prezantoi planin e ri për Palestinën në të cilin përfshihen mbi 42 milionë euro ndihma. Gjatë një konference për shtyp, përfaqësuesja e lartë e Unionit, Federika Mogerini, tha se mbështet shtetin e Palestinës dhe zgjidhjen e konfliktit me Izraelin.

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Federika Mogerini ka njoftuar një plan të ri për palestinezët prej 42.5 milionë euro. Konfirmimi i financimit ka ardhur me rastin e sesionit të jashtëzakonshëm të Komitetit të lidhjes Ad Hoc. Mogerini më pas në një konferencë për shtyp nënvizoi nevojën e një zgjidhje me dy shtete, e cila duhet të negociohet nga të gjitha palët.

“Ne duhet të mbajmë horizontin politik për zgjidhjen me dy shtete pasi ne besojmë se nuk ka alternativë tjetër që mund të e vlefshme dhe e qëndrueshme si dhe që mund të përmbushë aspirate e dy palëve, përfshirë shqetësimet e sigurisë së Izraelit. Ndërkohë, ne kemi shumë hapa praktikë që mund të përfitojmë”, shton përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Gjithashtu nënvizoi se SHBA është thelbësore për çfarëdolloj plani për paqe. Lidhur me qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për Jeruzalemin, Mogerini u shpreh: “Të presim dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Ky është një moment i vështirë”. Ndërkohë, në fund ajo nuk ngurroi të shprehë mbështetjen e BE-së për shtetin e Palestinës. Ndërsa theksoi se Jeruzalemi duhet të jetë kryeqytet i ndarë i dy shteteve./abcnews.al

vlcsnap-error942-1280x720.jpg
G. P.18:22 | 25/01/2018

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se procesi i paqes në Lindjen e Mesme është i pamundur përsa kohë palestinezët nuk pranojnë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Në Davos, Trump është takuar edhe me kryeministren britanike May, me të cilën ka hedhur poshtë zërat për një ftohje të marrëdhënieve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vënë në dyshim rifillimin e negociatave të paqes mes Izraelit dhe Palestinës, duke bërë përgjegjëse këtë të fundit për ngërçin e procesit. Duke folur nga Davosi, ku është takuar me kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu, Trump ka deklaruar se palestinezët kanë treguar mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara pas vendimit për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.

“Ata duhet të tregojnë respekt ndaj Shteteve të Bashkuara, ndryshe nuk shkojmë më tej”, ka thënë Trump.

Ndërkohë, shefi i Shtëpisë së Bardhë është takuar edhe me kryeministren britanike, Theresa May, me të cilën, siç është shprehur ai, ka marrëdhënie shumë të mira.

“Ndjesia është reciproke, ne e pëlqejmë shumë njëri-tjetrin. Jemi në të njëjtën linjë sa i përket respektit”, ka thënë Trump, duke mohuar zërat për një ftohje të marrëdhënieve me shefen e qeverisë britanike.

Presidenti amerikan ka nënvizuar se tregtia mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë do të intensifikohet, edhe pse aktualisht Mbretëria e Bashkuar po punon për të projektuar tërheqjen nga Bashkimi Europian.

“Ky proces po fillon teksa ne flasim. Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë të lidhura në ije ushtarakisht dhe ndajnë të njëjtat ide dhe ideale”, ka shtuar Trump./abcnews.al

pence.jpg
ent ela16:15 | 22/01/2018

Gjatë fjalimit në parlamentin izraelit, zëvendëspresidenti amerikan, Majk Penc, shprehu mbështetjen për qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanjahu. Ndërsa theksoi se zhvendosja e ambasadës amerikane për në Jeruzalem do të bëhet brenda 2019-s. Ndërsa nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka shprehur mbështetjen për shtetin e Palestinës.

Ambasada amerikane në Izrael do të zhvendoset në Jeruzalem në fund të 2019-s. Premtimi është bërë nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Majk Pence, gjatë një fjalimi të mbajtur në parlamentin izraelit të hënën. Por me këtë vendim, ai ka shtuar dhe më shumë zemërimin e Palestinës dhe shqetësimin ndërkombëtar. Më herët, presidenti Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izralit dhe premtoi zhvendosjen e ambasadës.

“Në javët në vijim, administrata jonë do të avancojë me planin për të hapur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem. Kjo ambasadë do të hapet përpara fundvitit të vitit të ardhshëm”, u shpreh Penc.

Ndërsa më tej në parlament përsëriti: “Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit dhe si i tillë, presidenti Trump ka urdhëruar Departamentin e Shtetit që të fillojë përgatitjet për të zhvendosur ambsadën amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem”.

Ndërkohë, fjalimi i numrit dy të Shtëpisë së Bardhë u ndërpre shkurtimisht nga deputetët arabë të parlamentit të Izralit, të cilët protestuan duke kënduar në gjuhën arabe dhe angleze “Jeruzalemi është kryeqytet i Palestinës”.

Ndërsa në një anë, Izraeli ka mbështetjen e Uashingtonit, Palestina beson tek Brukseli. Bashkimi Europian siguroi presidentin Mahmud Abas për ambiciet e tij për Jeruzalemin Lindor, si kryeqytet të një shteti të Palestinës. Ky është një tjetër vendim i Unionit, që kundërshton qartë nismën e presidentit amerikan, Donald Trump. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën të jashtme, Federika Mogerini, nënvizoi se duhet të vazhdojë procesi i bisedimeve për paqe në Lindjen e Mesme. Gjithashtu theksoi se qëndrimi i BE-së mbështet një zgjidhje me dy shtete, që do kenë Jeruzalemin si kryeqytet të përbashkët./abcnews.al

vlcsnap-error031-1280x719.jpg
us er13:47 | 03/01/2018

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Palestinën me ndërpreje ndihmash pasi refuzojnë negociatat për paqe me Izraelin. Ndërsa departamenti palestinez i bisedimeve për paqe thekson se të drejtat e tyre nuk janë në shitje.

Donald Trump vazhdon të praktikojë artin e diplomacisë me kërcënime, shantazh dhe ndërprerje të ndihmës financiare: viktima e fundit, pas OKB-së për votimin për Jeruzalemin dhe Pakistanit për angazhimin e pakët ndaj terrorizmit, janë palestinezët. Presidenti amerikan shprehet i gatshëm të ndërpresë fondet pasi në pikëpamjen e tij, Palestina nuk dëshiron të negociojë për paqen me Izraelin pasi SHBA njohu Jeruzalemin si kryeqytetin të shtetit hebre.

“Jo vetëm Pakistanit, ne i paguajmë miliarda dollarë për asgjë, por edhe shumë vendeve të tjera. Për shembull, ne i paguajmë Palestinëzeve qindra miliona dollarë në vit dhe nuk fitojmë vlerësim apo respekt. Ata madje as nuk duan të negociojnë një traktat të pritur gjatë për paqe me Izraelin. Ne kemi hequr Jeruzalemin, pjesën më të vështirë të negociatave, jashtë tryezës, por Izraeli, për këtë, do të duhej të paguante më shumë. Por me palestinezët që nuk janë më të gatshëm të flasin paqe, pse duhet të bëjmë ndonjë nga këto pagesa masive të ardhshme për ta?”.

Mesazhet e tij në Tuitër erdhën pak përpara se ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley të vendoste ndalimin e financimit të agjensisë së OKB-së që ofron ndihmë humanitare për refugjatët palestinezë: SHBA është donator më i madh, me një angazhim prej 370 milionë dollarë në 2016. Kjo lëvizje mund të ndezë më tej Lindjen e Mesme dhe të nxisë anti-amerikanizmin në atë rajon, pas protestave pas vendimit të njëanshëm të Shtëpisë së Bardhë për Jeruzalemin.

Ndërkohë, kundër paralajmërimeve të Trump ka reaguar edhe seksioni palestinez i negociatave për paqe me Izraelin. “Të drejtata e palestinezëve nuk janë në shitje”, shkruan departamenti i negociatave në një mesazh në Tuiter. Ndërsa më tej nënvizon se presidenti amerikan ka sabotuar përpjekjet e tyre për paqe, liri dhe drejtësi me vendimin për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit./abcnews.al

vlcsnap-error712-1280x720.jpg
us er11:27 | 28/12/2017

Si reagim ndaj vendimit të presidentit amerikan Trump, Irani ka njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës. Ndërkohë dhe presidenti turk Erdoan deklaroi se shumë shpejt Ankaraja do të njohë shtetin palestinez.

Parlamenti iranian miratoi një ligj që njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës. Sipas agjancisë së shtypit Ikana, që menaxhohet nga qeveria iraniane, 207 nga 290 deputetë votuan pro këtij propozimi. Kryetari i parlamentin e cilësoi si shumë të rëndësishëm këtë votim duke shtuar se ishte një përgjigje e qartë ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të njohur Jeruzalemi si kryeqytet të Izraelit. Sipas tij në 6 dhjetor presidenti amerikan goditi rëndë muslimanët me deklaratat e tij.

Në të njëjtën kohë presidenti turk Erdoan deklaroi se Turqia do të marrë shumë shpejt masa konkrete për të njohur shtetin e Palestinës duke kritikuar strukturën e padrejtë të OKB-së. Erdoan dhe një herë më shumë ka kërkuar reformimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Por lëvizja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar dhe një afrim të Hezbollah dhe Hamas, duke përforcuar frontin shiit anti Izrael. Sipas “Daily Star”, që citon burime të shërbimit të sigurisë së Bejrutit, grupe të armatosura anti izraelite, mes të cilave dhe Hezbollah i Libanit e Hamas i Palestinës po formojnë një aleancë për të organizuar iniciativa në nivel politik, ushtarak dhe at ëtë sigurisë kundër vemdimit të Tramp

Sip;as të njëjtit burim të cituar nga “Daily Star”, shumë shpejt do të ketë një deklaratë zyrtare për të shpallur krijimin e grupimit të ri anti izraelit./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono