pako

OCR-Z-CORONAVIRUS-01-16x9-1.jpg
So Nila09:19 | 28/01/2020

Nëse keni porositur diçka nga Alibaba apo AliExpress, nuk jeni të vetmit. Nëse keni frikë ta merrni në postë se mos ju infekton me koronavirus, gjithashtu nuk jeni të vetmit.

Një shqetësim të tillë patën edhe disa amerikanë, të cilëve iu përgjigjën zyrtarë të Center for Disease Control. Nuk ka prova që vërtetojnë se koronavirusi mund të përhapet përmes mallrave të importuar.

“Në përgjithësi, ngaqë koronaviruset nuk mbijetojnë dot gjatë në sipërfaqe të pajeta, shanset që të përhapet nga produktet e ardhura nga Kina janë shumë të pakëta,” tha Dr. Nancy Messonnier e CDC.

Edhe në rastin më të keq –  nëse një person i infektuar tështin mbi çantën e porositur, niset  me postë dhe i bie në duar marrësit – rreziku është thuajse zero.

Mbi këtë virus specifik dihet shumë pak sepse është i ri, por viruset e ngjashmee SARS dhe MERS, mund të jetojnë vetëm për pak orë në sipërfaqen e një objekti.

Në mënyrë tipike duhen të paktën tre ditë që një paketë të mbërrijë nga Kina në Kaliforni, sipas UPS dhe FedEx. Kështu që virusi nuk do të jetë në gjendje të mbijetojë aq gjatë .

Ndërsa në vendin tonë që një pako të vijë nga Kina duhet të paktën një javë, kështu që virusi s’do të mbijetonte sa për të infektuar marrësin e pakos. Këta lloje virusesh mund të kalojnë nga njeriu në njeri.

Përsa i përket importimit të  kafshëve ose produkteve shtazore të importuara nga Kina, CDC nuk ka asnjë provë që sugjeron se ato paraqesin rrezik .

“Ne nuk e dimë nëse ky virus do të veprojë njësoj” si SARS dhe MERS, tha Messonnier. “Por nuk ka prova që të mbështesin transmetueshmërinë dhe nuk ka raste në SH.B.A. apo vendet e tjera që vinë  nga mallrat e importuara.”/abcnews.al

 

 

666-1-1280x737.jpg
ad min11:40 | 11/07/2019

Një ditë më parë drejtësia britanike ka dënuar me dy vite burg një emigrant ilegal shqiptar, i kapur në një fabrikë kanabisi. Leonard Llapanji, 22 vjeç, u arrestua pasi kujdesej për lëndën narkotike të gjetur në një banesë në Pleilar Terrace, Keighley.

Ai kishte hyrë në Britani nga ana e pasme e një kamioni dhe akuzohet për prodhim dhe shitje kanabisi. Prokurori Miss Hancock tha se në katër dhoma dhe në bodrumin e shtëpisë rritej droga. Sipas tij polica sekuestroi 78 bimë kanabis, 114 fidanë dhe dy kg të kanabisit të vendosur në pako me vakum.

Ishin banorët ata që njoftuan policinë pasi era e rëndë e kanabisit ishte mbytëse për ta. Avokati i Llapanjit, Tom Rushbrook, tha se klienti kishte punuar në ndërtim në Londër, përpara se të shkonte në Bradford. Avokati i kishte bërë kërkesës gjykatës që klienti i tij të mos dëbohej pas përfundimit të dënimit.

Pasi dha dënimin me dy vite burg, gjykatësi Durham Hall paralajmëroi personat që merren me ngritjen e femrave të drogës në zonën e Bradfordit: “Komuniteti nuk duhet të mërzitet, policia është në anë e tij! Kanabisi po shkakton probleme të mëdha tek përdoruesit në aspektin e mirëqenies së shëndetit mendor dhe kontribuon në veprimtarinë kriminale”.

Në fund të seancës gjykatësi nuk e pranoi kërkesën e avokatit të shqiptarit dhe tha se do të bëjë kërkesë që 22-vjeçari të dëbohet në përfundim të dënimit nga Zyra e Emigracionit.

“Unë parashikoj se ju do dërgoheni si pako në Shqipëri,” i tha gjykatësi shqiptarit./abcnews.al

pronari-vlore-1280x654.jpg
ent ela09:50 | 09/04/2019

Për pakon me eksploziv para zyrës ligjore në Vlorë, policia ka marrë në pyetje vetë pronarin Orest Zhupa. Në dëshminë e tij, ai ka thëne se nuk kishte konflikt me njeri, dhe se pako ishte vendosur kohën kur ishte pushim.

Sipas Zhupës, nuk ka asnjë arsye apo motiv që dikush ta sulmojë atë. Policia ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave te sigurisë pranë vendit të ngjarjes. Pako u gjet mesditën e hënë pranë godinës së Gjykatës, në hollin e një zyre përkthyesish ligjore në pronësi të Eleni dhe Orest Zhupës.

E mbështjellë me qese të zeze dhe lidhur me telefon dyshohet se kishte 150-200 gram eksploziv. Xhenierët pas bënë çaktivizimin e saj e morën dhe e morën me vetë për të analizuar dhe përcaktuar llojin e lëndës plasëse./abcnews.al

zelande-1280x706.jpg
ent ela15:00 | 17/03/2019

Aeroporti Dunedin në Zelandën e Re është evakuuar dhe mbyllur pas gjetjes së një pakoje të dyshimtë në një nga ndërtesat e kompleksit. Lajmin e bën të ditur gazeta lokale “Nju Zeland Herald”, sipas së cilës edhe rrugët përreth aeroportit janë mbyllur. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe specialistët e eksplozivëve. Informacionet mbi episodin janë të vakëta, por masat e sigurisë në vend mbeten të larta pas atentatit të së premtes ndaj dy xhamive, ku mbetën të vrarë 50 persona./abcnews.al

shba.png
ad min22:02 | 26/10/2018

Dërgimi i pakove bombë në adresë të kritikëve të presidentit Donald Trump ka vazhduar edhe të premten. Disa orë para arrestimit të të dyshuarit, autoritetet amerikane gjetën dy pako të dyshimta dërguar një senatori demokrat dhe ish-shefit të shërbimeve të inteligjencës. Ky i fundit i ka quajtur incidentet “terrorizëm të brendshëm”.

Ditën e premte autoritetet amerikane gjetën dy pako të tjera të dyshimta, pas atyre dërguar ish-presidentit Obama dhe ish-sekretares së Shtetit, Hillari Klinton. Këtë herë, pakot-bombë ishin dërguar në adresë të senatorit demokrat Kori Buker dhe ish-shefit të Shërbimit kombëtar të inteligjencës, Xhejms Kleper.

Ky i fundit, duke reaguar për CNN, deklaroi se incidentet janë pa dyshim raste të terrorizmit të brendshëm, që po vë në shënjestër kritikët e presidentit Donald Trump.

“Por këto pako nuk do t’i heshtin zërat e tyre”, tha Kleper, i cili u bëri thirrje kritikëve në fjalë që të tregohen vigjilentë dhe të kujdesshëm. Pakoja për senatorin Buker u zbulua në një zyrë postare në Florida, ndërsa ajo për Kleper në zyrën homologe në Nju Jork, përmes një procesi skanimi rutinë.

Në të dyja rastet, objektet u morën nën kontroll nga specialistët e policisë, të cilët deklaruan se pajisjet shpërthyese të gjetura në pako, përfshirë ato të ditëve të mëparshme, ishin të të njëjtit lloj.

Hetues të cituar nga CNN deklaruan se bëhet fjalë për bomba-tub, të cilat ishin funksionale por të paqëndrueshme, që do të thotë se mund të shpërthenin edhe nga tronditja më e vogël. Bombat ishin të pajisura edhe me kohëmatës, i blerë sipas hetuesve në dyqane.

Por ekspertë të tjerë hodhën dyshime mbi kapacitetet e pakove. Komisioneri i policisë së Nju Jorkut, Xhejms O Neill nuk konfirmoi nëse ato mund të shpërthenin, por tha se objektet po trajtohen si “pajisje të dyshuara eksplozive”./abcnews.al

amerike.png
ad min21:52 | 26/10/2018

Agjentët federalë kanë arrestuar të premten në Florida një person të dyshuar për dërgimin e pakove bombë në adresë të ish-presidentit Obama dhe ish-sekretares së Shtetit, Hillari Klinton. I dyshuari rezulton person me precedentë të shumtë penalë dhe një adhurues i flaktë i presidentit Donald Trump.

Autoritetet federale në Shtetet e Bashkuara arrestuan të premten në Majemi një person në lidhje me pakot-bombë të dërguara gjatë javës ndaj politikanëve demokratë dhe kritikëve të presidentit Donald Trump. Cesar Sayoc, 56 vjeç, rezulton person me precedentë penalë për dhunë në familje, vjedhje dhe një seri krimesh të tjera.

Në një rast ai është akuzuar se ka kërcënuar me vendosjen e një bombe, por për çështjen nuk ka detaje. Furgoni i tij, i sekuestruar nga autoritetet në qytezën Plantejshën, mbante postera dhe stema të shumta që tregonin mbështetjen për presidentin Donald Trump, si dhe të tjera kundër rrjetit informativ CNN dhe që vinin në lojë ish-sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton.

Sayoc rezulton se ka edhe një profil në rrjetin social Facebook, të pasur me foto dhe video të tij në mitingjet e presidentit Trump. Gjithashtu, i dyshuari është pronar i disa bizneseve. Duke folur për arrestimin e tij nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Trump vlerësoi punën e agjentëve federalë, të cilët sipas tij me shpejtësi arritën të gjenin “gjilpërën në mes të kashtës”.

“Këto akte terroriste janë të neveritshme dhe nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara. Ne do t’i hetojmë dhe gjykojmë ato deri në fund dhe nuk do të lejojmë që dhuna politike të rrënjoset në vendin tonë”, tha Trump.

Komentet e tij bien ndesh me ato të bëra më herët në profilin e tij në Twitter, se incidentet, të cilat i cilësonte “punë bombash”, po dëmtonin pozitën e republikanëve në zgjedhjet për Kongresin./abcnews.al

tritol.jpg
ent ela11:49 | 01/07/2018

Katër pako tritoli të lidhura me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara, u gjetën nga policia e Durrësit në një kompani plastike. Ato ishin futur në një kovë plastike me bojë. Policia arrestoi menaxherin e firmës Agron Kryeziun 28 vjeç nga Durresit dhe shpalli në kërkim pronarin e kompanisë, shtetasin italian me iniciale E.B.  43 vjeç. Dyshohet se kjo kompani trafikonte armë dhe municione, por sipas policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Njoftimi i Policisë Durrës

Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani sekuestrohen pako tritoli me kapsolla të montuara.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një shtetas italian.

Specialistët kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve ku kanë sekuestruar pako të dyshuara me lëndë tritol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike në një kovë plastike me bojë
kanë gjetur dhe sekuestruar:

• 4 pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara.

U arrestua në flagrancë menaxheri i firmës, shtetasi Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E.B. 43 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, ” Fshehja e të ardhurave”, ” Punësimi i paligjshëm ” parashikuar në nenet 278/a , 278/5, 180 dhe 170/a të Kodit Penal. /abcnews.al

27455142097_bdfeb49c60_k-1280x854.jpg
ad min13:02 | 29/05/2018

Në muajin e Ramazanit, Bashkia e Tiranës, Fondacioni ALSAR dhe organizata TIKA dhuruan një mijë pako me ushqime për fëmijët pa prindër dhe familjet në nevojë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se, “Një paketë ushqimore nuk i zgjidh të gjitha problemet, por sigurisht është e nevojshme kur familjet janë duke kaluar një kohë të vështirë. Kemi mbi një mijë paketa për fshatrat, ashtu siç do të ketë edhe 3500 pako për gjithë zonën urbane të Tiranës”.

Kryebashkiaku gjithashtu deklaroi se në çdo mbrëmje të muajit të Ramazanit, Bashkia e Tiranës do të shtrojë vakte për njerëzit në nevojë në të gjitha qendrat e saj sociale.

Ndërkohë që ftoi qytetarët që kanë mundësi ekonomike apo edhe bizneset të dhurojnë diçka për njerëzit në nevojë. Ndërkohë ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük tha se muaji i Ramazanit duhet t’i bëjë njerëzit bashkë dhe të kujdesshëm ndaj atyre në nevojë./abcnews.al

shba-1280x651.jpg
ad min12:19 | 20/03/2018

Një pako bombë ka shpërthyer në një qendër shpërndarjeje të kompanisë postare FedEx në Teksas të Shteteve të Bashkuara. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet lokale. Gjatë shpërthimit, mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Javën e kaluar në afërsi të qytetit Austin po në shtetin e Teksasit, shpërthyen 4 bomba. Për autoritetet amerikane është ende herët për të kuptuar nëse ka lidhje mes dy ngjarjeve.

Ndërkohë, FBI ka hapur dy hetime të ndryshme dhe po verifikon nëse pakot janë dërguar nga i njëjti person./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono