pajisje

iqos.jpg
G. P.09:26 | 26/04/2019

Philip Morris lançoi pajisjen inovatore IQOS në Shqipëri, një pajisje novatore, e cila përfaqëson një alternativë teknologjike, pa tym ndaj cigareve tradicionale. IQOS zhvilloi një event ekskluziv prezantimi, i cili u mbajt në mjediset e Oborrit Mbretëror në Tiranë, ku të pranishëm ishin partnerët e biznesit dhe të ftuar të kompanisë.

Philip Morris lançoi IQOS në Shqipëri, një pajisje novatore e cila përfaqëson një alternativë teknologjike, pa tym ndaj cigareve tradicionale. Për të shënuar daljen e IQOS në tregun shqiptar, një event ekskluziv u mbajt në mjediset e Oborrit Mbretëror në Tiranë, për partnerët e biznesit dhe të ftuar të kompanisë.

Pjesëmarrësit në eventin e mbajtur në kryeqytet u njohën me këtë zhvillim shkencor nga Philip Morris, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të duhanit, e cila synon ta transformojë këtë industri drejt një bote pa tym.

Kompania ka investuar mbi 6 miliardë dollarë në fjalën e fundit të teknologjisë, e zhvilluar nga më shumë se 400 shkencëtarë.

IQOS është një pajisje elektronike e cila e ngroh por nuk e djeg duhanin. IQOS krijon ngrohje aq sa duhet për të çliruar nikotinë dhe shije, por pa tym, katran, hi apo erë të pakëndshme.

Andrea Ciuti, Drejtor Komercial për Vendet e Europës Juglindore, gjatë ceremonisë së lançimit të produktit të ri, tha se më shumë se 7.3 milionë duhanpirës në botë kanë kaluar tërësisht nga tymosja e cigareve tek IQOS.

Andrea Ciuti: Pas më shumë se 40 vendesh, IQOS ka mbërritur më në fund edhe këtu. Ky është rezultati i dëshirës dhe përkushtimit të ekipit tonë, për të dëshmuar dhe provuar se Shqipëria është pjesë e botës moderne, se aspiratat dhe qëllimet tona janë të njëjtat në këtë vend ashtu si kudo, për të garantuar një të ardhme më të mirë për konsumatorët tanë të sofistikuar dhe ambientin e tyre. Philip Morris është i vendosur në angazhimin e tij për të krijuar një të ardhme pa tym duhani.

IQOS do të jetë i pranishëm në tregun shqiptar nga data 25 Prill dhe mund të gjendet në disa vendndodhje specifike në Tiranë. Shumë shpejt IQOS do të gjendet edhe në pika të përzgjedhura në qytete të tjera të Shqipërisë./abcnews.al

gjermania.jpg
G. P.14:01 | 16/04/2019

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua këtë të martë me ambasadoren e Gjermanisë, Sussane Schutz. Pas takimit, Lleshaj falënderoi ambasadoren dhe qeverinë gjermane për mbështetjen që bëhet në forcim të parametrave kundër luftës ndaj krimit të organizuar.

“Pata mundësi të takoj dhe të pres ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë me të cilën takohem në harkun e pak javëve për herë të dytë, sot jemi tek Task Forca. Sapo nënshkruam një protokoll për marrjen e një ndihem të konsiderueshme e cila i adresohet Task Forcës, Forca e Ligjit, ndërkohe që para pak javësh mirëpritëm një tjetër paketë që ishte për kufirin. Falenderoj, ambasadoren, qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme që i adresohet forcimit të parametrave të luftës kundër krimit të organizuar, i cili është parakusht i rëndësishëm i Shqipërisë për hapjen e negociatave”, tha Schutz.

Nga ana tjetër, Schutz theksoi bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.

“Kemi pasur sot mundësinë të japim ndihmë më pajisje e një vlere të përgjithshme prej 200 mijë eurosh, e cila tregon edhe njëherë në mënyrë simbolike bashkëpunimin më të mirë që ekziston mes dy vendeve tona, e cila në të ardhmen do të konsolidohet më tej”, tha ambasadorja.

Ambasada gjermane dhuroi pajisje e mjete për Policinë Kriminale./abcnews.al

erion-veliaj12-1280x663.jpg
G. P.15:31 | 13/03/2018

Për një përgjigje më të shpejtë ndaj qytetarëve, Bashkia e Tiranës do të nisë rehabilitimin e disa prej stacioneve të zjarrfikësve në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të ditur gjatë dorëzimit të pajisjeve të reja repartit të zjarrfikësve.

Uniforma, fikëse zjarri dhe mjete ndihmëse të reja. Një kontribut i qeverisë turke për shërbimin zjarrfikës të Tiranës. Falë përmirësimit të kushteve deklaroi kryetari i bashkisë së kryeqytetit në ceremoninë e dorëzimit të paisjeve, menaxhimi i rasteve të zjarrit do të jetë më i lehtë. Megjithatë, Erion Veliaj kërkoi ndihmën e qytetarëve.

Erion Veliaj: “Shpresoj që e kemi bërë punën pak më të lehtë falë kësaj ndihme dhe do të thosha që me mjetet e reja do kemi mundësi që, siç përballuam dimrin me sukses, të përballojmë me sukses edhe stinën e verës. Do të na duhet një ushtri me 10 mijë zjarrfikës që të trokasin në çdo derë. Kjo do të thotë se na duhet ndihma e publikut. Çdo qytetar që e di që ka një fqinj të sëmurë, që është i pamundur, i braktisur, duhet të ndihmojë. Dhe siç kemi pasur përkrahjen e qytetarëve gjatë këtyre muajve, do të vazhdojmë ta kërkojmë edhe në muajt në vazhdim për t’u siguruar që kemi sot një situatë ku sinjalistika na vjen nga çdo shkallë pallati, nga çdo administrator, dhe nga çdo komshi dhe fqinj i mirë”.

Ndërkohë, bashkia do të nisë rehablitimin e disa prej stacioneve të shërbimit zjarrfikës në zona të ndryshme të qytetit.

Erion Veliaj: “Më vjen mirë që sot kemi rritur standardin. Do të fillojmë tani me rehabilitimin e disa stacioneve të tjera që të jenë pak a shumë në të njëjtën gjendje”.

Pas ceremonisë, Kryetari i Bashkisë Veliaj, përfaqësuesit e ambasadës turke dhe të TIKA-s në Tiranë morën pjesë në mbjelljen e 250 pemëve përgjatë Unazës së Madhe./abcnews.al

Tap.jpg
G. P.18:55 | 22/02/2018

“Tap Strap” është një pajisje që mund të bëjë revolucionin në teknologji.

Pajisja e re, ju lejon që të shtypni tastierën në çdo lloj sipërfaqeje.

“Tap Strap” është një pajisje inteligjente që mund të vishet tek një dorë, ose tek të dyja duart, nëse dëshiron të përdorësh tastierën me të dyja duart.

Për të përdoruar tastierën, përdoruesit mund të lidhen me një pajisje që ka Bluetooth.

Pastaj, thjesht duke shtypur në një sipërfaqe çfarëdo, Tap Strap dërgon një komandë ose një karakter si në një tastierë normale.

“Tap mund të bëhet modë në të ardhmen, duke ofruar lihje më të shpejtë dhe të saktë, aty ku nuk ka tastiera”, tha shpikësi i “Tap Strap”, David Schick./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono