pagezim

priftiii.jpg
G. P.21:30 | 21/06/2018

Në internet janë shpërndarë disa pamje, ku shfaqet një prift, i cili godet me shuplakë një fëmijë të vogël gjatë pagëzimit. Video tregon qartë priftin, që fillimisht, mundohet të qetësojë fëmijën, pasi ky i fundit po qante vazhdimisht.

Ceremonia zhvillohet në gjuhën frënge dhe prifti po mundohej të qetësonte të voglin, por mesa duket acarohet më shumë. Si fillim, ai mundohet ta qetësojë, por kur kupton që vogëlushi nuk pushon së qari i bërtet.

“Do të të bërtas më shumë, kështu që qetësohu. Qetësohu!”, dëgjohet të thotë prifiti.

Më pas, e kap fëmijën nga faqet dhe e drejton nga vetja, duke i thënë për herë të fundit të qetësohet. Pasi fëmija nuk bindet, prifti ngre dorën dhe e godet të voglin, i cili fillon edhe qan me të madhe.

Dy të rritur ndodhen pranë fëmijës në momentin e ngjarjes, që sipas mediave janë babai dhe nëna e vogëlushit. E shqetësuar, kjo e fundit i thotë priftit që mos ta godasë, ndërsa i ati mundohet ta tërheqë nga krahët e priftit.

Ndërkohë nuk është bërë e njohur akoma se ku apo kur është filmuar klipi i shkurtër./abcnews.al

jihad.jpg
G. P.14:25 | 17/04/2018

Një gjykatë franceze ka ndaluar dy prindër që të pagëzojnë fëmijën e tyre me emrin Jihad, kjo sepse sipas gjykatësit emri mund të ketë pasoja negative në jetën e fëmijës.

Vitet e fundit termi xhihad është kthyer eksluzivisht në një sinonim të terrorizmit dhe atentateve. Por kuptimi i vërtetë i fjalës ka të bëjë me përpjekjen dhe luftën për të arritur objektivat në jetë. Një çift francez dëshironte të pagëzonte fëmijën e tyre me këtë emër, por për gjykatën e Tuluz kjo nuk mund të ndodhë pasi emri Jihad mund të ketë pasoja negative në jetën e fëmijës.

Sipas ligjeve franceze, prindërit mund të zgjedhin për fëmijët e tyre emrin që preferojnë me kusht që të mos i shkaktojë dëm fëmijës. Edhe pse në të vërtetë fjala nuk ka një domethënie negative, autoritetet vendosën të ndalojnë përdorimin e këtij emri. Sipas mediave franceze tashmë prindërit me urdhërin e gjykatës do të ndryshoojnë certifikatën e lindjes dhe të zëvendësojën emrin Jihad me Jahid./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono