pagese

g-sala.jpg
G. P.20:11 | 10/09/2018

E hëna ishte dita e fundit për transmetimet analoge për zonën e Tiranës dhe Durrësit, që ka 1/3 e popullsisë së vendit. Kreu i AMA-s, Gentian Sala, tregoi gjatë një konference për mediat epersite e kësaj teknologjie transmetimi televiziv që mbulon aktualisht 70 % të popullsisë së vendit.

“Nga sot do të ketë të paktën 34 kanale pa pagesë për publikun shqiptar. Normalisht, këta persona që kanë mundësi ekonomike mund të zgjedhin mes platformave të ndryshme numerike. Kjo është arsyeja pse them që është një ditë e rëndësishme pasi ka më shumë larmi, më shumë cilësi, më shumë programe dhe më shumë larmishmëri për qytetarët shqiptarë. E rëndësishme është që nga sot të mos kemi më subjekte audio-vizive qofshin lokal, rajonal, kombëtar, që me mendjen e tyre vendosin antena ku të duan edhe si të duan, por kjo gjë të marrë fund si çdo vend europian”, tha Sala.

Për marrjen e sinjalit, çdo televizor që nuk ka marrësin tokësor DVB-T2, duhet të lidhet me dekoderin përkatës, të cilët tashmë gjenden në shitje në shumë pika në Tiranë dhe Durrës.

“Duhet të shkojnë nëpër pika të ndryshme për të blerë dekoderat. Pikat nuk janë pak. Të paktën ne kemi pesë pika të njohura që shesin dekodera DVB-T2. Mos të harrojmë që këto janë pesë si numër subjektesh, por secili ka një rrjet të tërë që ndan në Tiranë dhe Durrës. Pra është një numër i madh dyqanesh ku shërbehet për personat. Është normale që për një ditë, dy ditë, tre të ketë probleme të kësaj natyre”, u shpreh kreu i AMA-s.

Por 88 mijë familje me ndihmë ekonomike këto dekodera do t’i përfitojnë falas.

Ndihmë ekonomike është dhënë për të paktën 88 mijë qytetarë që është një numër jo i vogël krahasuar edhe me eksperiencat e vendeve të tjera të rajonit. Në çdo vend të Bashkimit Europian ndihmën ekonomike e ka mbuluar shteti siç ka ndodhur edhe në Shqipëri. Për personat e tjerë që janë jashtë kësaj kategorie, të kësaj skeme normalisht qytetarët duhet të paguajnë,” tha Gentian Sala.

Lidhur me shqetësimet e qytetarëve të cilët pretendojnë se nuk janë informuar për këtë ndryshim, Sala tha se prej një viti e gjysmë AMA ka njoftuar për kalimin nga transmetimi analog në ato dixhital.

“Qytetarët kanë mbi 10 vite që kjo procedurë do të vazhdojë, por informimi real i qytetarëve ka mbi një vit e gjysmë. Kjo është ajo që mund të bëjmë ne si Autoritet. Sigurisht ka një përqindje të vogël që mund të ketë paqartësi”, tha Sala.

Kreu i AMA-s, pohoi se dixhitalizimi pritet të kryhet brenda vitit 2018 në të gjithë vendin./abcnews.al

whatsapp-business_1-810x489-810x445.jpg
ent ela22:38 | 05/08/2018

“Whatsapp” është një ndër aplikacionet më të përdorur për të komunikuar sot në të gjithë botën. Së fundmi kompania ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjitha bizneset, duke thënë se ka vendosur tarifa për dërgimin e mesazheve të marketingut dhe shërbimit të klientit.

Sipas autoriteteve të “Whatsapp”, ky hap vjen pasi prej kohësh aplikacioni po përballet me hapa të ngadaltë të rritjes së të ardhurave.

Tarifat do të variojnë nga 0.5 deri në 9 cent, kjo në varësi të vendit përdorimit. Përfaqësues të kompanisë kanë shtuar se kjo tarifë do të jetë thuajse e njëjtë me koston e një sms-je telefonike.

Aktualisht “WhatsApp Business” ka mbi 3 milionë përdorues aktivë, nga rreth 1.5 miliardë njerëz që përdorin aplikacionin në total, ndërsa kompania ka premtuar se bizneset e vogla do të vijojnë ta përdorin aplikacionin falas.

Kështu, në këtë aplikacion do të ofrohet opsioni për të zgjedhur limitin e përdorimit të tyre dhe përdoruesit do të njoftohen kur të jenë pranë atij limiti kohor.

Klan Plus

mbledhje-qeverie-Rama.jpg
ent ela17:07 | 21/03/2018

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Edi Rama zyrtarizoi deklaratat që ka bërë së fundi, se qeveria ofron trajnim në qendrat profesionale dhe një shpërblim prej 55 mijë lekësh të vjetra, gjatë periudhës së trajnimit.

Në vendimin e zbardhur në faqjen zyrtare të kryeministrisë, sqarohet se punëkërkuesit e papunë, të cilëve u është ofruar dhe kanë pranuar të marrin pjesë në një kurs të formimit profesional, mund të përfitojnë një pagesë pjesëmarrjeje në kurs, në masën 50% të të ardhurës nga papunësia, me kusht që ata të mos përfitojnë gjatë kësaj periudhe ndihmën ekonomike, ose pagesën e papunësisë. Pagesa jepet për ndjekjen vetëm të një kursi, gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij. Programi do të fillojë të zbatohet gjatë vitit 2018 dhe kohëzgjatja e tij do të jetë pesë vjet./abcnews.al

 

 

 

facebook-2.jpg
G. P.22:03 | 21/02/2018

Facebook bën shumë para duke i shitur të dhëna prej përdoruesve të vet bizneseve të mëdha.

Tani, një aksioner i rrjetit social ka propozuar, që rrjeti social t’ju paguajë një shumë prej 500 dollarësh në muaj çdo amerikani që fiton më pak se 50.000 dollarë në vit.

Natyrisht, kjo formë e re pagese nuk do të paguhet nga vetë Zuckerberg, si një lloj ndjese, por do të jetë një taksë mbi të pasurit.

Chris Hughes, i cili bëri miliarda pasi u bë aksioner i rrjetit social, tha se kjo formë ndihme është shumë e rëndësishme për t’iu kundërpërgjigjur rritjes së pabarazisë ekonomike në Shtetet e Bashkuara./abcnews.al

Veliaj-gjate-aktivitetit-me-te-rinjte-2-1280x853.jpg
ent ela14:07 | 25/01/2018

Ata që do të kryejnë praktikën e punës në Bashkinë e Tiranës do të paguhen. Intershipi do të zgjase nga tre deri në gjashtë muaj, sqaroi kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë çertifikimit të 47 praktikantëve, të cilëve iu sugjeroi të krijojnë klubin e të diplomuarve nga ky projekt pasi kështu zëri i tyre mund të dëgjohet.

“Ne kemi filluar një projekt ku ne paguajmë praktikat që studentët zhvillojnë në kompani private, por jemi shumë të gatshëm që ta konsiderojmë këtë edhe për praktikat që zhvillohen edhe Bashkinë e Tiranës dhe për t’u siguruar që përveç përzgjedhjes rigoroze të ketë edhe një kompensim që qoftë edhe për paratë e xhepit të jetë më e lehtë për gjeneratën tjetër të studentëve që do të vijnë.

Nëse do të krijoni një klub të atyre që janë diplomuar nga ky projekt ne do të kishim shumë interes që ta fuqizonim, t’ju mblidhnim herë pas herë, t’ju këshillonim nëse keni nevojë për këshillim apo rekomandim. Unë kam pranuar që të shkruaj personalisht rekomandimin për secilin prej jush duke theksuar që do jenë me fat ata që do ju marrin në punë afatgjatë”

Ky program praktikash sipas krybashkiakut nuk eshte vetem nje mundesi per te patur nje pervoje pune, por edhe nje menyre per te pare si punon Bashkia e Tiranes.

“Unë besoj që kur bashkohesh me ekipin e skuadrës së Tiranës ti ke zgjedhur që të lësh shkallët e arenës, të lësh shkallët e stadiumit, të kafenetë dhe llogjet e muhabetet ku të gjithë duken sikur janë gjithologë dhe të futesh në arenë, të futesh në fushë, të futesh aty ku realisht bëhet beteja, ku realisht merret vendimi, ku realisht caktohet mënyra se si do të marrë drejtim ky qytet, në të gjitha këto fusha.

Në një vend ku histeria është sport kombëtar dhe çdo gjë trajtohet me histeri  kemi nevojë për njerëz të pjekur, për njerëz të qetë, për njerëz të matur, për njerëz të mençur, që të kuptojnë si funksionojnë proceset dhe mundohen sa kanë mundësi ta shtyjnë një proces përpara. Edhe kur vë ca stola, kthehet në debat të madh kombëtar.”

Si një nga iniciatorët e nismës për realizimin e praktikave të punës në institucionet publike dhe private kur ishte ministër i Mireqenies Sociale Veliaj inkurajoi edhe bashkitë e tjera që ta mbështesin si projekt./abcnews.al

vlcsnap-error799-1280x719.jpg
G. P.22:46 | 12/01/2018

Gazeta amerikane Wall Street Journal ka zbuluar një skandal të presidentit Donald Trump. Kjo media shkruan se avokati i kreu të Shtëpisë së Bardhë, Majkëll Kohen, ka paguar 130 mijë dollarë për të blerë heshtjen e ish-pornostares Stefani Kliford.

Ngjarja ka ndodhur në Tetor të 2016, vetëm një muaj para se të zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

Në bazë të marrëveshjes, për shkak të pagesës së kryer, Kliford nuk duhej të fliste publikisht lidhur me një raport seksual që kishte pasur me Trump. Ndërkohë, aktorja, e njohur me emrin e artit si Stormi Daniels, e kishte takuar Trump gjatë një turneu golfi në 2006-n.

Skandali zgjerohet dhe më shumë duke marrë parasysh se Trump është martuar me Melani në 2005./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono