pagat

ffinn.jpg
R D11:31 | 07/02/2020

Naftëtarët kanë qenë në protestë sot përpara Bashkisë së Fierit, teksa në godinë ndodhej kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi i cili është deputet i parë i Fierit. Z. Ruçi nuk ka pranuar të takojë naftëratët që protestojnë prej disa ditësh për pagat e prapambetura. Ai ka dalë nga dera e pasme e bashkisë, ndërsa deputeti socialist Bashkim Fino ka patur një takim të shkurtër me naftëtarët të cilët të tensionuar kanë kërkuar zgjidhje nga mazhoranca qeverisëse për Rafinerinë.

Gazetarja e Abcnews.al, Valbona Davidhi raporton nga Fieri se protestuesit kishin ndërmjetësuar një takim me z. Ruçi, i cili edhe herë të tjera u ka premtuar naftëtarëve zgjidhje të problemeve të tyre. Por ditën e sotme Ruçi është larguar, duke mos pranuar të ballafaqohet me ta. Kjo ka acaruar dhe indinjuar protestuesit.

Të tensionuar naftëtarët i kërkojnë Bashkim Finos t’u mundësojë një takim me z. Gramoz Ruçi: “Ju lutem se jemi pa bukë, po na vdesim fëmijët, të paktën na mundësoni një takim”. “Jemi popull, na jepni një sqarim! Të paktën na respektoni, mos na ktheni kurrizin!”, shprehen ata.

/abcnews.al

Flamurtari.jpg
Vladimir Prenga10:19 | 26/12/2019

Flamurtari e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e fundit, pa mundur të marrë një fitore në kampionat. Situata ka qenë mjaft e vështirë në çdo aspekt, teksa një pjesë e mirë e lojtarëve janë larguar për shkak të mungesës së korrektësisë së klubit në likuidimin e pagesave.

Ditët e fundit gjërat kanë ndryshuar. Futbollistët kanë marrë dy prej pagave të prapambetura, ndërkohë  që burime të ABC News pranë futbollistë të Flamurtarit, bëjnë me dije se u është premtuar që këto ditë të marrin edhe dy paga të tjera.

Ata tashmë janë në pritje dhe shpresojnë që drejtuesit e klubit të mbajnë fjalën. Ndryshe eksodi është i pashmangshëm, pasi askush do të dëshironte të vijonte të përjetonte situatën që u krijua gjatë pjesës së parë të kampionatit. /abcnews.al

PAGAT-SIPAS-QARQEVE-1280x720.jpg
ent ela13:49 | 25/11/2019

Tirana renditet e para sa i përket nivelit të pagave për punonjësit, ndërsa Shkodra e fundit. Instituti i Statistikave ka përllogaritur nivelin e pagës mesatare në rang vendi dhe ka dalë në këtë përfundim.

Tirana, Fieri dhe Kukësi janë tre qarqet që ofrojnë pagën më të lartë mesatare në Shqipëri, ndërsa Shkodra, Lezha dhe Berati më të ultën.

Paga mesatare mujore në vitin që lamë pas sipas Institutit të Statistikave është 50 mijë e 589 lekë.

Kryeqyteti e tejkalon dhe arrin në nivelin e 57 mijë e 533 lekë, ndërsa në Shkodër që është dhe qarku i fundit në renditje paga bie në rreth 39 mijë lekë.

Në këtë hartë të pagave publikuar nga Instituti i Statistikave bie ne sy se qarqet të cilat kanë të zhvilluar punësimin në sektorin e industrisë nxjerrëse  pagesat afrojnë me mesataren kombëtare. Në qytetet ku punësimi orientohet drejt industrisë fasone ato janë më të ulëta.

Megjithatë paga mesatare mujore  nga viti 2017 në vitin 2018, në analizën e Institutit të Statistikave shfaq tendencë rritje me 3.3%.

Rritja më e madhe është në Durrës, ndërsa më e vogla në Kukës.

Ndryshimi më i madh vihet re në sektorët që kanë të bëjnë me artet, argëtimin dhe çlodhjen e pas tyre tek ata që ushtrojnë aktivitet në pasuritë e paluajtshme. /abcnews.al

paga-minimale.jpg
Autor E18:03 | 05/11/2019

Prej disa vitesh pagat nuk janë rritur në bllok për nëpunësit publik përveç disa ndërhyrjeve mjaft të segmentuara në sektorë si shëndetësia dhe dhe policia.

Qeveria duket se do të vijojë të mos rrisë pagat edhe në dy vitet e ardhshme, siç parashikohet të paktën në treguesit makro për vitin 2020 dhe 2021.

Në tabelat e projektbuxhetit të vitit 2020 të siguruara nga abcnews.al fondit “për politika të reja pagash” është zero, ç’ka konfirmon se nëpunësit publik do të duhet të menaxhojnë shpenzimet e tyre me të njëjtat paga pavarësisht kostove të përgjithshme të jetesës që rriten nga dita në ditë.

Ndërkohë që nuk rritën pagat, qeveria pritet të paguajë 14.6 miliard lekë nga taksat e shqiptarëve për koncensionet gjatë vitit të ardhshëm.

Sa i përket shpenzimeve, qeveria synon të mbledhë rreth 502 miliard lekë në arkën e shtetit, ndërkohë që shpenzimet parashikohen në rreth 532 miliard lekë me një deficit buxhetor prej 30 miliard lekë. /abcnews.al

emigrimi-1280x705.jpg
ent ela15:20 | 15/06/2019

Emigrimi vijon të jetë problem në Shqipëri, por jo vetëm. Fenomeni ka marrë përmasa rajonale. Arsyet ekonomike janë ato që i detyrojnë të lënë vendin. Po si paraqitet niveli i jetesës në rajon?

Shqiptarët vijojnë të braktisin vendin. 38 mijë e 700 persona sipas Institutit të Statistikave emigruan vetëm vitin e shkuar. Pjesa dërrmuese vërejnë specialistët i përkasin grupmoshës aktive e janë të kualifikuar në profesionin e tyre. Arsyet ekonomike kryesisht janë ato që i detyrojnë të largohen.

“Nga një janari i këtij vit një punonjës në Shqipëri për 174 orë pune duhet të paguhet minimalisht 26 mijë lekë të reja. Dhjetorin e vitit të shkuar qeveria vendosi të rrisë pagën bazë minimale mujore me 2 mijë lekë të reja. Ndërsa paga mesatare bruto sipas Institutit të Statistikave është rreth 51 mijë lekë”.

Me të njëjtin fenomen po përballet dhe Kosova.

Në Kosovë ka rënë emigrimi ilegal por tash ka emigrim të rregullt. Muajve të fundit është raportuar se shumë të rinjë në Kosovë kryesisht në mënyrë legale kanë lëshuar Kosovën dhe kanë gjetur punë në disa vende të Bashkimit Evropian.

Paga minimale aktualisht ne Kosove është 170 euro në muaj. Janë ndërmarrë disa inicativa për rritjen e saj në 250 euro, por ka pasur hezitime me argumentin se mund te kete implikime buxhetore. Kuvendi se fundi ka miratuar një rezolutë për rritjen e pagës minimale,  por me ket nuk bie dakord Oda Ekonomike.

Berat Rukiqi – Kryetar i Odës Ekonomike: “Kuvendi ka të drejtë të miratojë rezoluta, mirëpo Kuvendi nuk ka të drejtë të përcaktojë pagë minimale, është e drejtë ekskluzive e këshillit Ekonomik Social që t’i propozojë Qeverisë pagën minimale. Pra nuk mundet paga minimale me u propozua me rezolutë, por duhet përmes mekanizmit të këshillit Ekonomik Social dhe duhet të jetë në pajtueshmëri mes tre partnerëve social, Sindikatës që përfaqësojnë punëtorët, odave ekonomike që përfaqësojnë punëdhënësit dhe pjesa e tretë është e Qeverisë”. 

Ndërkohë çmimet e produkteve bazë për familjet sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që nga gushti i vitit të kaluar kane pesuar rritje  nga 3 deri në 6 përqind.  Ndersa ne Maqedonine e Veriut niveli i pagave eshte disi me larte ndonese qyetaret mbeten te pakenaqur.

I tillë paraqitet niveli i jetesës në rajon, ndërsa në Shqipëri qytetarët largimin jashtë kufijve e argumentojnë në këtë mënyrë: Çfarë të shohim këtu skëterrën? Nuk na del me çfarë të jetojmë? Jashtë vendi është 100 herë më mirë.

Gazetare e ABC News: Ajgena Korbi

Gazetare ABC News: Blerta Dalloshi Berisha

Gazetare e Klan Maqedoni: Xhumadije Ibrahimi

idrizi-1280x660.jpg
ad min22:45 | 24/05/2019

Lojtarët e Flamurtarit i kanë dërguar një shkresë administratorit të klubit Sinan Idrizi për të konkretizuar një takim mes tyre. Ftesa është refuzuar nga Idrizi i cili thekson se nuk ka arsye për ta bërë diçka të tillë.

Histori letrash edhe në futboll, këtë radhë në kërkim të pagesës. Vlonjatët po luftojnë fort që të kapin pjesëmarrjen në Europa League, pavarësisht se kanë një sezon pa u paguar. Së fundmi lojtarët i kanë dërguar administratorit Sinan Idrizi një shkresë ku kërkojnë të kenë një takim me të. Epiqendra e bisedës dihet: Ata do të flasin për rrogat e prapambetura. Zyrtari më i lartë i kuqezinjve ka refuzuar ftesën e tyre duke lëshuar mesazhe enigmatike. Fjalë që nuk i beson më askush.

Numri një i klubit në një prononcim për gazetën “Panorama Sport” u shpreh: “Çështja e pagave është përgjegjësia ime. Një histori përgjegjësie më shumë se gjithçka. Prisni se mos vjen ndonjë surprizë me të mbaruar kampionati. Të presim dhe të shikojmë. Unë do të pres dhe jam i detyruar të pres. E në lidhje me kërkesën e futbollistëve për një takim, Idrizi deklaron: “Nuk kam përse takohem me futbollistët, pasi me ta jam takuar në çdo kohë dhe përditë jam me ta. U them vetëm të pres dhe aq. Tani unë agjëroj, jam me Ramazan. Duroni dhe një javë për të dëgjuar programin e Flamurtarit, pasi do të them gjëra të bukura. Sa të mbarojnë këta djem do të them histori të tjera”, – u shpreh administratori i Flamurtarit.

Megjithatë, cështja e Flamurtarit në Europë, jo vetëm që varet nga pozicionimi në renditje në fund të garës, por patjetër edhe nga konfirmimi për një licensim të mundshëm. Në këtë pikë, ana financiare mund të bëhet pengesë që Flamurtari të ngecë në rrjetën e licensimit, edhe pse në kontrast këtë, skuadra është duke luajtur fare mirë./ABC News Albania 24/7

resize_VpabFnPWcSds4jEiJ0ykKzvoAIqx3ltr_980x590.jpg
ent ela11:20 | 22/05/2019

Në prag të zgjedhjeve parlamentare europiane mediat italiane publikojnë pagat marramendëse të Presidentit të Komisionit Europian Junker dhe drejtuesve të tjerë. 6 për qind e buxhetit total europian shkon për pagat e 60 mijë nëpunësve.

Bashkimi Europian ka ndarë për vitin 2019 një shifër prej 9.943 miliardë eurosh, thënë ndryshe 6% të buxhetit total europian për të paguar rreth 60 mijë nëpunës. Paga mujore bruto e Zhan Klod Junker, President i Komisionit Europian është 138% më e lartë se paga e drejtorëve të përgjithshëm: 28 mijë euro në muaj, dhe pse duhet thënë se 45 për qind e kësaj shifre rikthehet menjëherë në arkat e buxhetit europian.

E përditshmja italiane “Fatto quotidiano” raporton se pagës së Junker i shtohen dhe 4 mijë euro të tjera për të paguar rezidencën si dhe 1500 euro të tjera për shpenzime përfaqësimi. Pra në total paga e tij bruto llogaritet më shumë se 33 mijë euro në muaj.

Nuk merr më pak Federika Mogerini, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për çështjet e jashtme dhe politikat e sigurisë. Ajo paguhet rreth 32 mijë euro në muaj. Zëvendës presidentët e Komisionit marrin rreth 30 mijë euro në muaj, ndërsa francezi Pier Moskoviç 27 mijë euro. /ABC News Albania 24/7

BASHA-PREMTONB-RRITJE-PAGASH-PER-MJEKET.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ent ela13:32 | 26/04/2019

1200 euro për mjekët dhe 700 euro per infermierët do të jetë paga minimale nën qeverisjen e të djathtëve. Zotimin e bëri kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë konferencës rajonale mbi sistemin e Shëndetësisë.

Bluzave të bardha u bëhet një premtim i rëndësishëm.

“Dua të deklaroj sot nga kjo konferencë vendimin dhe synimin e Partisë Demokratike që brenda 4 vjeçarit të parë të qeverisjes tonë paga minimale për mjekët të arrijnë në 1200 euro në muaj dhe paga minimale për infermierët të arrijë 700 euro në muaj.“

Është ky angazhimi i Partisë Demokratike nëse qeveris vendin. Por jo vetëm kaq. Vlera e ilaçeve që rimbursohen do të pësojë rritje të ndjeshme.

Këto janë vetëm disa nga zgjidhet që ofron kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për ta nxjerrë sistemin shëndetësor në vend nga të qenit primitiv siç e përshkruan ai.

Vendi i fundit në rajon.

Në takimin rajonal mbi sistemet shëndetësore kryedemokrati Basha nënvizoi se investimi i vetëm që ka bërë kjo qeveri është gjetja e mënyrave për të vjedhur.

Sektori farmaceutikës ka rënë në kthetrat e oligarkëve, ndërsa premtimet për shëndetësi falas i përkufizon si një mashtrim të madh.

Strategjia e Partisë Demokratike për sistemin shëndetësor në vend parashikon rritje të buxhetit e të shërbimeve. Të gjitha këto do t’i nënshtrohen konsultimeve me grupet e interesit ku të përjashtuar janë abuzuesit – theksoi kreu demokrat.

Ku ka vullnet politik gjithçka është e mundur, ishte mesazhi i kryetarit të Partisë Demokratike në konferencën mbi sistemin e shëndetësisë ku morën pjesë ekspertë gjermanë, francezë, shqiptarë nga Shqipëria e Kosova. /abcnews.al

BUXHETI-NE-PARLAMENT-KRONIKE.mpg_snapshot_01.07-1280x720.jpg
ad min18:25 | 22/11/2018

Në seancën e sotme plenare vazhdon diskutimi për buxhetin e vitit 2019. Ministri i financave dhe ekonomisë Arben Ahmetaj nënvizoi se dy shtyllat e këtij buxheti janë ulja e borxhit dhe rritja e pagave e punësimi i njerëzve.

E nisën në orën 10 të mëngjesit duke kaluar mes protestuesëve. Dhe në një seancë përtej të zakonshmes nënvizuan pritshmëritë që kanë kryesisht nga sektorët që janë trajtuar me përparësi nga buxheti i vitit 2019. Duhej të ishte e pranishme edhe opozita vuri në dukje hartuesi i këtij buxheti.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë: “Nuk çuditem që nuk ndodhi. Opozita për fat të keq nuk na çudit më.”

Prandaj koha nuk duhet të ndalet për sektorët e planifikuar për të marrë pjesën që i takon nga buxheti i vitit 2019. Duke i përmbledhur pikat e forta të këtij buxheti ministri i financave dhe ekonomisë nënvizoi dy kryesoret.

“Ka një ngjyrë intensive të konsolidimit fiskal, të përshpëjtimit të rritjes ekonomike, por mbi të gjitha të investimeve publike dhe uljen e mëtejshme të borxhit publik dhe së dyti ka një profil tashmë të konoliduar tejet social të reflektuar në politikat e reja në rritjet e pagave, apo edhe në politikën e vazhdueshme të relaksimit fiskal.”

Ndonëse janë ende larg asaj që presin, Shqipëria renditet vendi me papunësinë më të ulët në rajon tha kreu i financave.

“Kur unë përmend shifrat do ta them 100 herë këtë, sepse e besoj 1 milion herë këtë gjë që them që shifra 234 mijë në mandatin e parë të kësaj qeverie nuk janë mburrje, por janë shpresë për ata të regjistruar të papunë, që të shohim rritje drastike të pagës mesatare. Sfida është të fillojë të rritet cilësia e pagës.”

Ky buxhet mbështet dukshëm edhe rrjetin infrastrukturor ku ka një rritje prej 10 përqind krahasuar me vitin e kaluar e cila bën të mundur financimin e gjithë projekteve të hapura përfshirë dhe kontratat me partneritet publik-privat tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri.

Damian Gjiknuri, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë: “Buxheti mundëson përfundimin në kohë të gjithë veprave të mëdha të nisura qoftë ato të infrastrukturës rrugore, rrugët e reja të hapura dhe partneritetit publik-privat. Partneriteti Publik-Privat është instrument i qeverisë për të marrë infrastrukturën në kohë që do të thotë për rrugë kemi nevojë tani jo mbas 20 vitesh. Një vend që pret të rritet ekonomikisht dhe të zhvillojë turizmin patjetër duhet të fokusohet te infrastruktura kombëtare tani.”

Rritje drastike ka pësuar buxheti për sektorin e shëndetetësisë, 43.3 % më i lartë se 5 vite më parë dhe është rritur me 5% në krahasim me vitin 2018 raportoi ministrja nënvizoi ajo Ogerta Manastirliu. 14 përqind më shumë ka marrë Ministria e drejtësisë në buxhetin e saj për vitin 2019 duke arritur në vlerën e 12 miliard e 401 milionë lekëve. E kënaqur është shprehur edhe ministrj Olta Xhacka sipas të cilës Buxheti i vitit 2019 për Ministrinë e Mbrojtjes është rritur në 1.25% të prodhimit të brendshëm bruto. Vëmendja kryesore do të jetë në trajtimin e gradave të ulëta duke filluar nga ushtarët, paga e të cilëve do të pësojë një rritje deri në 19%, duke vijuar më tutje me gradat e tjera, të cilët do të përfitojnë një rritje të përshkallëzuar./abcnews.al

AHMETAJ-MBLEDHJA-QEVERISE-1280x720.jpg
ent ela12:06 | 26/10/2018

Rritje pagash ka vendosur qeveria në  mbledhjen e saj të fundit. Duke nisur nga viti 2019 do të akordohet një fond shtesë për pagat për mjekët, infermirët, mësuesit, policët e burgjeve dhe diplomatët. Këto i bëri të ditura ministri i Financave Arben Ahmetaj nëprmjet një deklarate për mediat.

Në vitin 2019 do të ketë rritje pagash për disa kategori.

“Lajm i mirë është rritje e pagave; shëndetësi, arsim, mbrojtje, sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme”.

Në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar është vendosr që në sektorin e shëndetësisë të përfitojnë  4650 mjekë dhe 13 745 infermierë me një fond vjetor mbi 1 mld lekë.

Në arsim përfitojnë 35 783 staf mësimor me një fond vjetër 1.5 mld lekë. Në sistemin e mbrotjes 6560 policë të burgjeve  me një fond mbi 600 mln lekë në vit.  Diplomatët do të përfitojnë rritje pagash prej 20 përqind.

Lajm i mirë për vitin e ardhshëm sipas ministrit Ahmetaj do të jetë rritja ekonomike.

“Konkretisht rritja ekonomike për 2019 parashikohet të jetë 4.2 përqind të prodhimit ë brendshëm bruto. Pra, ndër më të lartat në rajon. Është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor që shkon me mendësinë e kësaj qeverie për të ulur borxhin publik mbi shpatullat e qytetarëve. për të katërtin vitin radhazi buxheti parashikon sufiçit primar. Për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk krijon borxh të ri”.

Ulja e borxhit publik nuk do të ndikojë në rënien e investimeve, përkundrazi sipas ministrit Ahmetaj  qeveria do të investojë në nivele të konsiderueshme dhe në terma nominal investimet publike do të shkojnë në 900 mln dollarë.

“Në të njëjtën kohë ajo që ne e përdorim si spirancë e shëndetshmërisë, borxhi publik në fund të 2019 do bjerë 64.9 %. E trashëguam 74 %”.

Qeveria ka vendosur gjithashtu që vitin e ardhshëm të vazhdojnë investimet në akset rrugore nacionale, në rrugën e Arbrit dhe të përfundojnë bajpaset e Fierit dhe Vlorës. Për cilësinë e tyre hyn garant ministri Arben Ahmetaj

“Do ketë një investim spektakolar me standartet më të mira europiane”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono