padisin

gjyqtaret-shqiptare-1280x716.jpg
nev ila18:12 | 11/07/2019

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka paditur qeverinë, pasi kjo e fundit më 12 qershor u hoqi të drejtën për t’u pajisur me pasaporta shërbimi. Padia është dorëzuar në gjykatën Administrative, ndërsa pritet që me short të përzgjidhet trupa gjykuese dhe të publikohet data e seancës.

Në padinë e bërë shoqata e gjyqtarëve të Shqipërisë rendit argumentat, kundër Vendimit të Këshillit të Ministrave.

 

Sipas gjyqtarëve, kjo e drejtë atyre u lind nga neni 138 i Kushtetutës, i cili shpjegon statusin e tyre, duke garantuar përfitimet dhe të drejtat që u rrjedhin nga ky status. Një tjetër argument i gjyqtarëve lidhet me rritjen e kostos së marrjes së vizave, tek vendet të cilat kërkojnë vizë.

Këtë të drejtë gjyqtarët e të gjitha shkallëve të gjyqësorit e gëzonin prej 2 shtatorit 1997./ABC News Albania 24/7

9-1-1280x718.jpg
ent ela16:13 | 12/03/2019

Një ditë pas përplasjes me përmbarimin dhe policinë për banesat pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë familjet Llapaj dhe Dervishaj kanë paditur në Prokurori përmbaruesin privat. Ndërkohë kanë kërkuar rekurs për vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës në Gjykatë të Lartë.

Tensioni i një dite më parë në rrugën pranë ish-gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ja ka lënë vendin qetësisë ndonëse në shtëpitë e familjes Llapaj dhe Dervishaj kanë mbetur gjurmët e përplasjes me përmbaruesit private dhe policinë.

Pas pesë ore rezistencë këta të fundit u tërhoqën nga ekzekutimi i vendimit të gjykatës për të liruar dhe shembur banesat, por tek banorët mbizotëron frika se ata mund të kthehen sërish.

Në shtëpi gjetëm vetëm gratë e familjeve dhe një pirg me dokumente të cilat na i tregojnë për të argumentuar se Aleksandër Gavoci  i cili pretendon pronësinë mbi truallin ku ata kanë shtëpitë ka blerë vendimet e gjykatës dhe nuk respekton as kontratën me ta.

Këto shtëpi të ndërtuara në tokë shtetërore sipas banoreve i kanë privatizuar në vitin 1993 dhe që prej vitit 95 familjet enden dyerve të gjykatave.

Familjet kanë paditur në prokurori përmbaruesin dhe kanë kërkuar rekurs të vendimit të Gjykatës së Apelit të Tiranës në Gjykatë të Lartë.

Ndërkohë Llapaj ka dhe një apel për kryeministrin i cili një ditë më parë u tregoi respektin për vendimin e gjykatës.

Ndërkohë Blerta Dervishi, punonjësja e policisë të cilës dje iu desh të përballet me kolegët e saj për të mbrojtur banesën, është pezulluar përkohësisht nga detyra me argumentin se nuk ka lejuar përmbarimin të kryejë detyrën./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono