osum

vlcsnap-error279-1280x720.jpg
ent ela15:03 | 19/02/2018

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e njëanshme të kontratës se koncensionit për hidrocentralet në Osum me kompaninë përgjegjëse. Vendimi vjen pas anulimit të lejes mjediore.

Një ditë pasi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e ka njoftuar për pavlefshmërinë e lejes mjedisore për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e njëanëshme të kontratës me kompaninë Bigas 1& Bigas 2 dhe Veleshnje.

Në shkresën që mban datën 16 shkurt theksohet se para vendimmarrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit Agjencia e Zhvillimit të Territorit kishte nisur inspektimin në terren me qëllim pezullimin e punimeve.

Në këto kushte

Bazuar në nenin 12 “Zgjidhja e kontratës së koncesionit” të kontratës së koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve “Bigas 1&Bigas 2 dhe Veleshnje”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në cilësinë e Autoritetit Kontraktues ka njoftuar shoqërinë për fillimin e procedurave për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së koncesionit”-thuhet në dokumentin zyrtar

Leja mjedisore u shpall e pavlefshme nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për tejkalim afatesh të enjten e javës së kaluar.

Ndërkohë koncesioni për ndërtimin e dy hidrocentraleve mbi Osum u dha në vitin 2013 nga ish-qeveria e Partisë Demokratike.

Qeveria socialiste e pezulloi përkohësisht duke u zotuar se do ta anulonte, por në vitin 2016, Ministria e Energjisë miratoi një koncesion të ri dhe dha leje ndërtimi për dy HEC-e me shoqërinë HP Bigas Veleshnje./abcnews.al

vlcsnap-error754-1-1280x720.jpg
ent ela16:02 | 16/02/2018

Vendimi përmes të cilit  Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shpallur të pavlefshme lejen mjedisore për ndërtimin e dy hidrocentraleve në kanionet e Osumit nuk ka mbërritur ende në Ministrinë e Energjitikës.

Burime nga kjo ministri i thanë ABC News se vetëm pasi dokumenti t’ju mbërrijë në rrugë zyrtare ministri Gjiknuri do të vendosë për kontratën koncesionere për këtë projekt.

Një ditë më parë Ministria e Mjedistit anulloi lejen mjedisore për ndërtimin e hidrocentraleve mbi kanionet e Osumit, por për sa kohë që kontrata për projektin vijon të mbetet në fuqi kërcënimi kanionet mbeten të kërcënuara.

Ministri i Energjetikës, Damian Gjinkuri, pati deklaruar më herët se nëse ministria e Mjedisit do të shpallte të pavlefshme lejen mjedisore, atëherë ai do të anulonte kontratën koncesionare për ndërtimin e dy hidrocentraleve.

vlcsnap-error338-1280x720.jpg
gra moz15:29 | 12/02/2018

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Florion Mima, akuzon qeverinë aktuale për ndryshimin e koordinatave të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin Osum. Këtë e kundërshton ministri aktual, Damian Gjiknuri, sipas të cilit është i njëjti projekt që ka firmosur ish-kolegu i tij, Mima.

Koordinatat e ndryshuara të hidrocentraleve që u projektuan të ndërtohen në lumin Osum kanë shkaktuar debat në komisionin e veprimtarisë prodhuese.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është ftuar të flasë mbi bursën e energjisë. Por kontrata koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve Bigas dhe Veleshje e firmosur në 6 Shtator të vitit 2013 nga ish-ministri i asaj kohe, Florion Mima, e përballi këtë të fundit me kolegun e tij.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, sqaroi se për çdo projekt që ka ndikim negativ në mjedis automatikisht bie edhe kontrata koncensionare.

Damian Gjiknuri: “Të gjitha agjencitë që kanë qenë përkatëse të asaj kohe e kanë dhënë mendimin e tyre pozitiv. Nëse ka të dhëna të falsifikaura është autoriteti përgjegjës që duhet t’i shkojë deri në fund. Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës është e gatshme që nëse ai akt administrativ anulohet ne autmatikisht do të fillojmë procedurat tona”./abcnews.al

vlcsnap-error240-1-1280x720.jpg
us er17:04 | 28/12/2017

Janë shtuar në mënyrë të menjëhershme prurjet në lumin Osum në Berat. Për pasojë është rritur edhe alarmi për daljen e tij nga shtrati, megjithëse niveli i ujit ende nuk tregon realisht rrezikun. Por një skrep që ishte aty duke pastruar shtratin e lumit është fundosur. Drejtuesi i tij shpëtoi pasi doli shpejt prej aty. Vendorët kanë kërkuar mbledhjen e shtabit të emergjencave për të monitoruar situatën./abcnews.al

 

vlcsnap-error156-1280x720.jpg
us er21:23 | 01/12/2017

Situata paraqitet e rëndë në Berat, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Osum. Uji ka vërshuar në rrugët e qytetit.

Situata është duke u përkeqësuar në lumin Osum të Beratit. Reshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit dhe për pasojë lumi ka dalë nga shtrati në disa zona.

Disa familje që jetonin pranë lumit janë larguar dhe sistemuar në ambjente të tjera.

Në orët e mbrëmjes, uji i lumit Osum ka vërshuar në pedonalen e qytetit të Beratit. Po ashtu disa banesa janë përmbytur në Urën Vajgurore.

Sipas Emergjencave Civile, Berati është përfshirë në hartën e zonave që pritet të ketë përmbytje të mëdha në orët në vazhdim.

Edhe në Vlorë situata paraqitet e rënduar për shkak të fryrja e lumit Vjosë e ka rënduar situatën në qytet duke shkaktuar probleme në disa zona.

25 familje nga fshati Fermë i Novoselës janë evakuuar për shkak se rrezikoheshin nga përmbytjet. Ata janë akomoduar në Shkollën Industriale, në Pallatin e Sportit dhe në ish-godinën e komunës Novoselë.

Ndërsa rreth 7 mijë krerë bagëti janë larguar nga Novosela dhe u dërguan në zona të sigurta. Për shkak të motit të keq në të gjitha fshatrat e kësaj njësie administrative mungon energjia elektrike. Kritike situata është edhe në Bashkinë e Selenicës. Krahas prurjeve të mëdha të Vjosës kanë vërshuar edhe përrenjtë.

Disa segmente rrugore ndërmjet fshatrave janë aktualisht të pakalueshme. Ndërsa në Delvinë mësohet se është rrëzuar ura që shërbente për t’u lidhur me fshatin Vanë.

350 familje mbeten tashmë të bllokuara dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi më rrugën nacionale./abcnews.al

 

 

 

ABC-M2-T1.Still002.jpg
us er11:07 | 31/10/2017

Një burrë u gjet i mbytur në lumin Osum sot paradite. Sipas policisë së Beratit, viktima është identifikuar si Nuri Jazi, 50 vjeç, banor i fshatit Molisht të Beratit. Nuk dihen ende rrethanat në të  cilat ka humbur jetën 50 vjeçari, apo si ka përfunduar në Osum. Por grupi i ekspertëve të policisë dhe prokurorisë së Beratit shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të situatës.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono