osbe

KOKA-BYROJA.png
R D22:40 | 18/12/2019

“Harlem Désir, Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias është dënuar në Francë me gjobë dhe burg”. Kështu u shpreh sonte në “Byro Politike”, gazetari Blendian Koka në studion e “Byro Politike” në Abc News.

Në debat me deputeten e PS-së, Milva Ekonomi, Koka tha se zyrtari i OSBE-së i bindet Ramës, sepse i ka fatin në dorë. Arsyeja është se në 2020, Shqipëria merr Presidencen e radhës së OSBE.

“Si nuk e dëgjuar ankesën e Ddunja Mijatovic, por shefi yt politik citon njëfarë Harlem Désir. Ky zotëria më 17 dhjetor 1998 është dënuar në Francë me 18 muaj burgim dhe gjobë për abuzim me me pronën shtetërore. Ja kjo është OBSE që citoni ju, ndërsa Këshillin e Europës që foli qartësisht kundër ligjit, ju nuk e citoni”, tha Koka./abcnews.al

*Në video ndiqni debatin e plotë

edi-rama123-3.jpg
ger ta18:01 | 09/12/2019

3 ditë pasi kryeministri Rama njoftoi në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, se paketa ligjore për ndryshimet në legjislacionin për median me fokus shpifjen, do miratohet në Kuvend më 19 Dhjetor, ka ardhur reagimi i OSBE.

Organizata, përmes përfaqësuesit të saj për lirinë e medias Harlem Desir i kërkon qeverisë shqiptare që të rishkojë sërish projektligjin për median. Bëhet fjalë për  project ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, dhe project ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të dy si propozime të Këshillit të Ministrave.

OSBE përshëndet disa ndryshime të bëra nga draftet e mëparshme, por kujton një nga sugjerimet e saj kryesore, që përmes këtyre ndryshimeve ligjore, qeveria të mos i japë Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, rolin e gjykatës nëse një media online duhet mbyllur apo jo. OSBE thotë se është prioritare që të përfshihet një dispozitë që garanton se cdo vendim I AMA-s, të mund të apelohet menjëherë para gjykatësit competent.

Neni 131 vazhdon t’i referohet gjobave financiare shumë të larta e të teprura në rastin e shkeljeve. Ky nivel gjobash mund të cojë në mbylljen e mediave dhe të shihen si presion indirect. Sanksionet duhet të ndërmerren në linjë me principet e proporcialitetit e nevojës, dhe vetëm pas konsiderimit të përmasës dhe kapacitetit ekonomik të medias në fjalë. Ky nen duhet të amendohet.”

Edhe referencat për “bindje politike” dhe “sindikatat” duhet të hiqen nga neni 33/1 që I lidh me racizmin e diskriminimin, pasi atom und të përdoren për të persekutuar me ligj dhe rëndë kritikat nga idetë dhe grupimet politike. Abuzime të tilla të mundshme në këtë fushë mund të zgjidhen si duhet duke përdorur masat dhe mekanizmat ekzistues ligjorë mbi shpifjen, thuhet në raportin vlerësues të OSBE.

OSBE shpreh shqetësim edhe fuqinë që qeveria kërkon t’i japë me këtë ligj AKEP-it.
“Shqetësimet mbeten për kompetencat që i janë dhënë Autoritetit të Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) në propozimin për të ndryshuar Ligjin për Komunikimet Elektronike, në lidhje me miratimin e masave për të mbrojtur një gamë të gjerë interesash, përfshirë interesat e vendit, sigurinë publike, të drejtat themelore dhe çdo dispozitë të përfshirë në sistemin juridik shqiptar. Këto nocione janë përgjithësuese dhe nuk përfshijnë rregulla specifike, se si të sigurohet mbrojtja për lirinë e shprehjes. Kjo është arsyeja rekomandohet ndryshimi i nenit përkatës të projektligjit”.

Qeveria e ka dërguar me ndryshime draftin për mediat në parlament, por për OSBE ndryshimet e bëra nuk janë të mjaftueshme. Organizatat e medias e të të drejtave të njeriut në vend kanë kërkuar tërheqjen e qeverisë nga këto ndryshime ligjore, pasi ato cënojnë lirinë e shprehjes e të drejtat e liritë e njeriut. Ndërsa kjo iniciativë e qeverisë Shqiptare është denoncuar prej tyre edhe në Paltormën për Lirinë e Medias të Këshillit të Europës./abcnews.al

osbe8.jpg
in a13:52 | 09/12/2019

Përfaqësuesi i Lirisë së Mediave të OSBE-së Harlem Désir i ka bërë kërkesë qeverisë shqiptare për përmirësim të ligjeve mbi median online në Shqipëri.

Désir i kërkon Qeverisë së Shqipërisë rishikim për ndryshimet më të fundit në Ligjin për Media Audiovizuale në Shqipëri dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike.

Kjo analizë ligjore është pjesë e një procesi të gjatë konsultimi midis Zyrës së Përfaqësuesit dhe qeverisë gjatë hartimit të legjislacionit.

“Unë vlerësoj bashkëpunimin e gjatë dhe konstruktiv që kemi krijuar me autoritetet e Shqipërisë gjatë procesit të hartimit të ndryshimeve të reja të ligjit për median audiovizive,” tha Désir.

Përfaqësuesi vuri në dukje se versionet e fundit të draftit përmbajnë gjithashtu një formulim të ri të dispozitave që përcaktojnë objektin dhe fushën e ligjit.

“Ishte gjithashtu e rëndësishme të sigurohej që agjensia rregullatore, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), nuk do të ketë të njëjtat kompetenca për përmbajtjen e publikimit në internet si kompetencat e gjera që ka aktualisht në sistemet e transmetimit “, thuhet në deklaratë./abcnews.al

edi-rama-bratisllave.jpg
nev ila14:30 | 06/12/2019

Kryeministri Rama ndodhet në Sllovaki bashkë me Ministrin e Jashtëm Gent Cakaj për të marrë drejtimin e OSBE-së.

Rama paraditen e sotme ka postuar një video, para fillimit të  mbajtjes së  fjalës për marrjen e kryesisē sē OSBE për vitin 2020, teksa diskuton me këshilltarin e tij për mediat, Endri Fugën, në lidhje me fjalën që do të mbajë, në prani të të gjithë vendeve të tjera, të cilat do të jenë nën kryesimin e Shqipërisë këtë vit.

“Nder dhe pērgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në fjalën e mbajtur përpara ministrave të OSBE-së, përfaqësues të 57 vendeve,  tij, kryeministri Edi Rama e konsideroi një moment historik dhe inspirues për vendin.

Ne kemi marrë vendim për sa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme. Ka në fakt shumë çështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë tryezë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë. Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm.” u shpreh Rama ndërsa veçoi disa nga objektivat e Shqipërisë në kryesimin e OSBE.

“Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin tonë. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit. Papa Françesku bëri vizitën e tij të parë në Shqipëri , në vendin e tolerancës fetare, në vendin e ku u strehuar hebrenjtë gjatë luftës së Dytë Botërore. Duke vendosur rekordin që asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve. Do të vazhdojmë dialogun. Për sa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin. Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE. “ tha Rama.

edi-rama-bratislave.jpg
nev ila14:10 | 06/12/2019

Moment historik dhe inspirim e quajti kryeministri Rama marrjen e presidencës së OSBE-së për vitin 2020 nga Shqiperia. Në fjalën e mbajtur, kreu i qeverisë shqiptare renditi disa nga vlerat e Shqipërisë, ndërsa shpalosi objektivat. Kryeministri Edi Rama e cilëson këtë si një mundësi të jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërinë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE.

“Ne kemi marrë vendim për sa i përket të ardhmes së vendit tonë sesi e shohim të ardhmen në vitet e ardhshme, shpresoj te iniciativa jonë me partnerët për të vijuar bashkëpunimin. Ka shumë vendime kyçe me të cilat ne nuk kemi marrëveshje të qëndrueshme. Ka në fakt shumë çështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë. Shohim edhe në këtë tryezë ka qasje të ndryshme. Do të bëjmë të pamundurën për të parë përpara. Ky është një moment historik dhe inspirim për vendin tonë. Kjo lidhet me marrëdhëniet e mira me anëtarët dhe mikpritje që karakterizon Shqipërinë. Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Marrja e Presidencës, është një hap i jashtëzakonshëm. Do të fokusohemi duke implementuar së bashku koordinimin e të gjitha politikave tona për të rritur kredibilitetin tonë. Nëse doni paqe në Europë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë. Duke monitoruar zgjedhjet dhe mbështetur reformat, puna e OSBE-së ka qenë ngushtësisht e lidhur me njerëzit. Për sa i përket edhe vijimit të dialogut, kjo është e vetmja mënyrë për të rindërtuar besimin mes nesh. Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin. Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”, tha Rama./abcnews.al

 

ivi-kaso-1280x702.jpg
nev ila13:50 | 19/11/2019

“Ekspertët ndërkombëtarë nuk i kanë mbyllur dyert propozimit të opozitës së bashkuar për financim 100% nga fondet publike të partive politike dhe fushatave zgjedhore”.

Deklarata u bë nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, pas tryezës së organizuar nga OSBE për reformën zgjedhore.

“Ekspertët ndërkombëtarë kanë ilustruar këndvështrimet e tyre lidhur me pikat e dobëta për financimin e partive. Nuk ka pasur asnjë mbyllje të tyre ndaj propozimit tonë për financim 100% nga shteti dhe kriminalizimin e fondeve private”, tha Kaso.

Përfaqësuesi i PD-së nënvizoi se financimi i partive politike në përgjithësi dhe fushatave zgjedhore në veçanti, është një çështje që kërkon kontributin e të gjitha palëve.

Kaso tha se propozimet e opozitës shumë shpejt do të materializohen me një draft./abcnews.al

tryeza-per-reformen.jpg
nev ila13:12 | 19/11/2019

OSBE ka mbledhur sot tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik. PD-ja, ashtu si në 25 shtator ka vendosur të marrë pjesë edhe në këtë tryezë duke u përfaqësuar sërish me Ivi Kason. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërkohë që është njoftuar se cilat janë pikat që do të përcjellë opozita jashtëparlamentare në këtë tryezë.

ABC News ka zbardhur platformën mbi të cilën opozita e bashkuar do të hartojë amendamentet për reformën zgjedhore dhe çfarë do të diskutohen nga opozita jashtëparlamentare në tryezën e thirrur nga OSBE:

Për këtë qëllim, opozita është e gatshme të ndërmarrë hapat si më poshtë:

“Financimi i partive dhe fushatës dhe ulja e kostove të politikëbërjes

Opozita e bashkuar është e përkushtuar për:

– Integrimin, përmirësimin dhe thjeshtimin e kornizës ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm, të mjaftueshëm dhe transparent.

– Rishikimin e kuadrit ligjor ekzistues për të siguruar barazi sipas standarteve ndërkombëtare, mekanizma rigoroz dhe efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

Për këtë qellim jemi të gatshëm të bëjmë:

– Ndërhyrje ligjore që sigurojnë që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit me qëllim shmangien e financimeve private nga burime të dyshimta. Paralelisht me këtë, propozohet kriminalizimi i financimeve private.

– Reduktim/ integrim të kornizës ligjore aktuale, në një ligj të vetëm, të posaçëm me qëllim sigurimin e uniformitetit të trajtimit në periudhë zgjedhore dhe jozgjedhore , dhe efikasitetit të mbikëqyrjs dhe verifikimit.

– Përcaktimin e rregullave për raportimin e shpenzimeve dhe burimeve të financimit, në fushata zgjedhore, jo vetëm nga partitë politike por edhe nga kandidatët.

– Ashpërsimin e kornizës ligjore që pengon financimin nga subjekte që kanë përfituar nga fonde publike nëpërmjet tenderash dhe koncensionesh si dhe ndalime nga përfitimi i tenderave apo koncensioneve, për një kohë të përcaktuar, nga kompani që kanë financuar partitë politike dhe kandidatët.

– Përcaktimin e rregullave dhe kritereve detyruese për përllogaritjen e vlerës së financimit për njësi (vlerë për një zgjedhës dhe/ose vlerë për mandat dispozicion buxheti i shtetit. Shuma e përllogaritur sipas kritereve duhet të jetë detyruese për tu vënë në dispozicion sipas ligjit për buxhetin e vitit përkatës.

– Rregullimin në mënyrë strikte të mënyrës dhe masës së përfitimit të donacioneve në natyrë dhe shërbime apo favore nga partitë politike, kandidatët apo edhe institucionet shtetërore. Bërja e tyre publike në çdo rast.

– Miratimin e rregullave për hartimin nga KQZ të një liste kostosh reference të detyrueshme, për materiale, infrastrukturë apo aktivitete zgjedhore me qëllim matjen e shpenzimeve. Lista e kostove-tip duhet bërë publike nga KQZ dhe të jetë ë detyrueshme nga ekspetët në verifikimin e shpenzimeve.

– Miratimin e rregullave për të kufizuar në mënyrë të detajuar tipologjitë e aktiviteteve dhe infrastrukturës së përdorur apo mjeteve të propagandës të subjekteve politike. Kjo me qëllim uljen e kostove të fushatave dhe të politikëbërjes e për rrjedhojë uljen e masës së financimit.

– Implementimin e rregullave për vendosjen e kufizime strikte për kohën totale dhe numrin e reklamave zgjedhore për çdo subjekt zgjedhor ( parti ose kandidatë). Marrja e masave që kostoja e kohës televizive dhe e reklamave të jetë ligjërisht e përcaktuar dhe e unifikuar. Njëkohësisht përcakimi I mekanizmave për të garantuar që kostoja e reklamave/ kohës televizive të mos jetë e pagueshme drejtpërdrejtë por të jetë e zbritëshme nga transmetuesit televizivë dhe radiofonikë nga detyrimet që i kanë shtetit.

– Kufizim drastik i numrit të aktiviteteve që transmetohen live apo në çdo formë tjetër dhe që përfshin kosto për transmetim mediatik. Kufizim materialeve televizivë të gatshëm për transmetim të subjekteve politike.

– Rishikim të thellë të afateve dhe procedurave te deklarimit dhe verifikimit të burimeve financiare.

– Përzgjedhja e ekspertëve kontabël duhet të jetë e detyrueshme për ekspertët që përcaktohen për të kryer ekspertimin. Refuzimi për të kryer ekspertimin duhet të përfshijë penalitete të forta.

– Identifikimi dhe miratimi i rregullave për funksionumin e një forumi i cili duhet të trajtojë me seriozitet denoncimet e bëra nga subjektet politike apo OJF, edhe kur ato nuk janë të akredituara si vëshguese, apo denoncimet në media. Duhet ngritur një sistem i pavarur verifikimi i levizjeve financiare të korporatave për një periudhë përpara dhe pas procesit zgjedhor.

– Ashpërsimi i rregullave dhe sanksioneve lidhur me mosdeklarimin dhe/ ose deklarimin e pasaktë, përfshirë sanksione penale dhe mundësia e sanksoneve që përfshijnë ndikim në rezultatin zgjedhor të arritur nga subjektet/ kandidatët. Duhet të sigurohet aplikimi pa ekuivok dhe konsistent i sanksioneve ligjore të përcaktuara, si dhe përgjegjësia individuale edhe penale e funksionarëve partiakë dhe kandidatëve në kuadër të financimit politik dhe deklarimit të burimeve të financimit dhe shpenzimeve.

– Përfshirjen edhe të Fondacioneve Politike, në rregullat e financimit për Partitë Politike/ kandidatët.

– Forcimin e rregullave për ndalimin e plotë të çdo financimi të huaj për subjektet politike/ kandidatët/ fondacionet politike”./abcnews.al

5720e45e-1ee7-4ee2-93de-12d6bb379a3c-1280x808.jpg
ent ela17:50 | 18/11/2019

Menjëherë pas letrës që kabineti i Metës i ka dërguar selisë qëndrore  të OSBE-së,  një delegacion i asamblesë parlamentare të OSBE-së, ka zhvilluar një takim në Presidencë me kreun e shtetit. Në takim nuk ishte i pranishëm ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borshardt. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit Meta Meta theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë.

Në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit, Presidenti i Republikës vlerësoi angazhimin e sinqertë të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë përsëri objekt shqyrtimi në Samitin e Zagrebit që do të zhvillohet në maj të vitit 2020”, – vijoi Presidenti i Republikës, “dhe, në këto 6 muaj, 9 kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në”.

Në lidhje me Kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së për vitin 2020, Presidenti Meta u shpreh se, Shqipëria ka mundësinë që të japë një kontribut thelbësor për Organizatën. /abcnews.al

 

osbe.jpg
in a11:26 | 14/11/2019

The OSCE has invited the majority and the opposition to another conversation on electoral reform.

OSCE sources for abcnews.al indicate that the next round of electoral reform will be held on November 19th.

At the center of discussions is expected to be the issue of Party Financing./abcnews.al

osbe.jpg
in a11:08 | 14/11/2019

OSBE i ka bërë ftesë mazhorancës dhe opozitës për një tjetër tryezë për reformën zgjedhore.

Burime nga OSBE për abcnews.al tregojnë se tryeza e radhës pë reformën zgjedhore do të mbahet më 19 nëntor. Në qendër të diskutimeve pritet të jetë çështja e Finacimit të Partive./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono