osbe

osce_wien-1280x720.jpg
nev ila19:36 | 11/07/2019

Gjashtë ditë pas publikimit të amendamenteve në ligjin e medias nga këshilli i ministrave, reagon zyra e OSBE në Vjenë. Përfaqësuesi për lirinë e medias Harlem Desir thotë duhen të tjera përmirësime ligjore, krahas atyre të kryera nga qeveria, bazuar në konsultimet e muajve të fundit me OSBE-në.

Në analizën prej 17 faqesh OSBE ka renditur vërejtjet për ndryshimet që pësoi Ligji i Medias.

Harlem Desir përfaqësuesi për lirinë e medias për OSBE-në, është kritik ndaj rolit të Autoritetit të Medias Audiovizive AMA, në amendimet e fundit të këshillit të Ministrave.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), rregullatori i mediave audio-vizuale nuk duhet të jetë zëvendësim i gjyqësorit të pavarur apo mekanizmave të duhur vetërregullues për çështjet e lirisë së shprehjes, duke shtuar se kjo vlen edhe për bllokimin për përmbajtjen, gjobat për shkelje të ligjit dhe modalitetet e së drejtës për t’u përgjigjur”.

OSBE ka publikuar një analizë ligjore të projektligjit, të kryer nga ekspertë të pavarur, në të cilën thuhet se rregullimi i versioneve elektronike të medias së shkruar, e më tej i “ofruesve të shërbimeve elektronike të botimit”, nuk duhet të jetë i njëjtë me atë të shërbimeve audiovizive dhe rekomandon përjashtimin e tyre nga qëllimi i projekt ligjit.

Përfaqësuesi i medias në OSBE Dezir, kujton se bllokimi apo pezullimi i publikimeve online konsiderohet një masë ekstreme e shtetit ndaj të drejtës së lirisë së shprehjes, e se raste të tilla pranohen nga standardet ndërkombëtare vetëm kur ka shkelje shumë serioze të të drejtave të njeriut apo të parimeve demokratike, ose kur nuk mund të zbatohen masa të tjera.

Tre janë rastet, vëren OSBE, kur sipas ligjit mund të ndodhë nga AMA bllokimi i përkohshëm apo kufizimi i aksesit në internet.

“Pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt”.

OSBE vëren se duhet të krijohet mekanizmi i duhur i apelimit dhe rishikimit të masës para gjykatës, si mbrojtje për botuesit e vetë qytetarët. Në rastet e tjera, masa të tilla duhet të trajtohen nga gjykatat.

“Kompetencat e AMA-s, thotë OSBE nuk mund të shtrihen në trajtimin e çështjeve si shpifja.

Përfaqësuesi për lirinë e medias në OSBE shpreh gatishmërinë për të dhënë asistencë për këtë ligj të rëndësishëm e nënvizon rëndësinë që amendamentet mbi median duhet t’i nënshtrohen një kujton se është procesi publik e gjithëpërfshirës konsultimi me të gjithë profesionistët e medias, organizatat e gazetarëve dhe aktorët e tjerë relevantë vendas e ndërkombëtarë./ABC News Albania 24/7

lulzim-basha-1.jpg
G. P.22:07 | 01/07/2019

Lulzim Basha deklaroi se pas zgjedhjet të 30 Qershorit, opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar se më parë. Kreu i Partisë Demokratike tha se gjetjet e OSBE/ODIHR nxorrën qartë se këto votime nuk ishin në interes të qytetarëve.

Nga gjetjet paraprake të OSBE/ODIHR, rezultoi se zgjedhjet e 30 Qershorit nuk i shërbyen interesit të popullit shqiptar. Kështu u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili shtoi se opozita u përjashtua pa të drejtë nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve.

“Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake:

  • 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë
  • Votime pa zgjedhje
  • Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve
  • Mos funksionim gjykatash
  • Vendime të gabuara të KQZ-së
  • Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze.

Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës. Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë.”

Kreu i opozitës, theksoi se pas këtyre zgjedhjeve, opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar.

“PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 Qershori. Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershori  zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para.”

Për Bashën, mesazhi i Shqiptarëve ishte i qartë, 85% e demokratëve dhe socialistëve, bojkotuan procesin zgjedhor duke kërkuar ndryshimin e thellë.

“Tani ndryshimi është prioriteti ynë politik. Ndryshimi është qëllimi im më i madh. Një ndryshim i thellë politik dhe ekonomik. Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve duhet të jetë fillimi i ndryshimit që presim. Nëse politikanët nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Nëse politikanët nuk dalin para drejtësisë për korrupsionin dhe krimet e tyre asnjë ndryshim nuk do të jetë i vërtetë.”

KRONIKE-BE-OSBE-PER-SITUATEN.mpg_snapshot_00.28-1280x720.jpg
ent ela14:20 | 28/06/2019

Liderët botërore të OSBE-së kanë bërë një deklaratë të përbashkët këtë mëngjes, ku kërkojnë vetëpërmbajtje të dielën në votime, shmangien e dhunës dhe dialog të menjëhershëm pa kushte. Të njëjtat qëndrime ndan dhe delegacioni i BE-së në Tiranë, e cila kërkon nga opozita të jetë po aq paqësore sa në protestën e fundit.

Situata politike në Shqipëri dy ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve lokale, ka marrë vëndmendjen e 4 drejtuesve më të lartë botërore të OSBE-së.

Kryetari i Radhës Lajčák, Sekretari i Përgjithshëm Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Montella, kërkojnë dialog dhe shmangien e dhunës.

 “Tani, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të kaluar ngërçin aktual, të angazhohen në dialog pa parakushte dhe të sigurojnë që zgjedhjet e kësaj të diele të zhvillohen paqësisht.

Ne i nxitim të gjithë aktorët të shmangin dhunën; si autorët, ashtu edhe nxitësit e akteve të dhunshme do të jenë përgjegjës ligjërisht. Gjithashtu, në u bëjmë thirrje institucioneve të zbatimit të ligjit të përdorin masa përpjestimore”.

Deklarata e liderëve të OSBE-së, vijon me dënimin e akteve të dhunshme.

“Teksa njeh të drejtën e shqiptarëve për mjetet e paqta të protestës, OSBE-ja dënon me forcë sulmet e dhunshme të kohëve të fundit kundër organeve të ngarkuara me organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri, ku u dëmtuan shkolla dhe material zgjedhore. Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, pengon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin ndërkombëtar të vendit”.

Me të njëtat tone është edhe deklarata e Delegacionit të Bashkimit Evropian:

“Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen”.

Zyra e drejtuar nga Soreca, kërkon qetësi të dielën, si në protestën e fundit të opozitës.

‘Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor 2019 ishte e paqësore dhe të njëjtat parime dhe vlera demokratike duhen ruajtur këtë fundjavë. Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitjeje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo lloj rrethane. Të gjitha palët politike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese”.

Bashkimi Evropian e mbyll deklaratën me kërkesën që të gjitha palët të angazhohen në një dialog të mirëfilltë, sa më shpejt që të jetë e mundur, për të kapërcyer situatën aktuale politike. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

 

 

 

KERKESAT-E-AMBASADAVE-MBULIMJ.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela10:45 | 27/06/2019

SHBA, OSBE, Britani dhe Italia e njohin si të ligjshme datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Ambasadat e këtyre shteteve në vendin tonë, i janë drejtuar me shkresa zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar akreditimin e stafit të tyre vëzhgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Keto kërkesa të paraqitura nga 4 ambasada të rëndësishme janë miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kërkesat e SHBA, Italisë dhe Britanisë së Madhe mbajnë datat 25 dhe 26 qershor.

Ndërsa OSBE, institucioni që merret me çerfifikimin e zgjedhjeve, i ka dërguar këtë kërkesë KQZ-së prej datës 19 qershor, për të akredituar vëzhguesit e saj. /ABC News Albania 24/7

Prokuroria-e-Tiranes.jpg
G. P.17:35 | 24/06/2019

Prokuroria e Tiranës ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për nxitjen e bashkëpunimit me OSBE-në. Kjo marrëveshje bashkëpunimi do të shërbejë  për përmirësimin e punës në luftën kundër krimit e specifikisht në luftën kundër korrupsionit dhe ndërmarrjen e hapave konkretë në këtë drejtim.

Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua nga Drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Elizabeta Imeraj dhe Ambasadori i OSBE- së në Tiranë, Bernd Borchardt.

Në njoftimin drejtuar mediave thuhej se prokuroria e Tiranës është e impenjuar në një luftë pa kompromis kundër krimit, për të krijuar terrene të përshtatshme për transparencë dhe llogaridhënie, të cilat çojnë në ushtrimin nga  secili prej nesh në përmbushjen e rregullt të detyrës.

“OSBE ka si qëllim të japë ndihmën e saj në përpjekjet e Shqipërisë për të zhvilluar institucione efektive demokratike, duke përfshirë dhe Prokurorinë e Tiranës”, thuhej më tej në njoftim./ABC News Albania 24/7

balla-osbe-1280x718.jpg
Sej rie15:35 | 28/05/2019

Numri dy i socialisteve Taulant Balla i  tha zyrtarit te asamblesë parlamentare të OSBE, Andreas Nothele se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do te negociohen me opozitën. Sipas Balles, këtë nuk e lejon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Shqetësimin e tij Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ia tha edhe me kryetarit të Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Vjenë, ambasador Andreas Nothele.

Ai shprehu domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës në përcaktimin e 30 Qershorit si një afat i panegociueshëm për përfundimin e mandatit të organeve të pushtetit vendor.

Ambasadori Nothele nga ana e tij deklaroi se integriteti i institucioneve nuk duhet diskutuar dhe se debatet politike duhet të zhvillohen në institucionet e zgjedhura demokratike.

Ndërsa, lidhur me incidentin ndaj Kryetarit të Prezencës së OSBE, ambasadorit, Bernd Borchardt, kreu i grupit parlamentar socialist i kërkoi ndjesë si qytetar dhe si deputet i Parlamentit të Shqipërisë.

Balla: “Është për të ardhur keq që opozita sulmon ambasadorët apo përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian apo Parlamentit Evropian, sa herë ata flasin mirë për Shqipërinë”.

Duke folur për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, Taulant Balla shprehu bindjen se pavarësisht situatës politike të krijuar në vend, Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm historik, pasi pritet që në mesditën e kësaj të mërkure Komisioni Evropian të rekomandojë ashtu si para një viti fillimin e bisedimeve për anëtarësim mes BE-së dhe Shqipërisë, bashkë me Maqedoninë e Veriut./ABC News Albania 24/7

audrey-1.jpg
G. P.13:54 | 24/05/2019

Drejtueses së misionit të OSBE-ODHIR, Audrey Glover, nuk i ka ndodhur asnjëherë të vëzhgojë zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë. Këtë përgjigje dha në konferencën e zhvilluar sot me gazetarët ku konfirmoi do të vazhdonin të bënin vëzhgimin teknik të procesit edhe nëse do të ndodhte një situatë e tillë.

Shqipëria do t’i japë një eksperiencë të parë drejtueses së misionit të OSBE/ODIHR, të ndjekë zgjedhje pa opozitën.

“Në fakt jo, nuk më ka ndodhur ndonjëherë të vëzhgoj zgjedhje në një vend ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, tha ajo.

Nuk e di si do të jenë, por syrin nuk do t’ia ndajnë i përgjigjet interesimit të gazetarëve drejtuesja Glover.

“Atë që bëjmë gjithmonë, do të raportonim, do të reflektonim atë çka do shihnim vetë gjatë gjithë procesit zgjedhor. Do të kishim një ditë pas zgjedhjeve raportin tonë përfundimtar me konstatimet e asaj që do shihnim”, tha ajo.

Arsyeja pse ndodhet në Shqipëri është për të prezantuar planin e punës për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Do të jenë 10 vëzhgues bërthamë, 18 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër.

“Kemi ardhur pa ndonjë ide të paracaktuar apo axhendë të fiksuar. Ne do të lëmë faktet që të flasin. Do të shikojmë sa janë zbatuar rekomandimet nga misionet e kaluara”, tha ajo.

Misioni i OSBE/ODIHR do të dalë me një raport para zgjedhjeve, do të ketë konferencë ditën pas zgjedhjeve për konstatimet paraprake, ndërsa raporti përfundimtar do të publikohet tetë javë pas zgjedhjeve./ABC News Albania 24/7

boschard.jpg
nev ila15:33 | 18/05/2019

Banesa dhe familjarët e kreut të OSBE  në Shqipëri Bernd Borchardt, moniotorohen 24 orë nga uniformat blu. Policia e shtetit e ka quajtur kërcënim shkrimin e bërë nga disa të rinj në hollin e pallatit ku banon Borchardt.

Punonjësit e policisë janë stacionuar 24 orë poshtë hyrjes së pallatit, ku jeton kreu i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Kjo masë u ndërmor, pasi policia e  Shtetit e konsideroi si kërcënim, shkrimin e një parulle pak ditë më parë, duke marrë në ruajtje jo vetëm kreun e OSBE-së por edhe familjarët e tij.

Prej më shumë se dy vitesh, Borchardt jeton në katin e 7 të këtij pallati, në rrugën e Elbasanit. Banorët e pallatit ku jeton Borchardt, shprehen për masat e marra nga policia.

Ndërkohë në ndihmë të uniformave blu është edhe policia private që monitoron me kamera të gjithë hyrje-daljet. Nëpërmjet pamjeve të kamerave të së sigurisë, u bë e mundur edhe ndalimi i dy të rinjve nga policia e kryeqyetit, si autorë të shkrimit në hyrjen e pallatit, ku banon Borchardt.

Sulmi në drjetim të Borchardt, u dënua me forcë nga disa prej ambasadeve në Tiranë. Më e ashpër ishtë ambasada Gjermane, e cila i bëntë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive./ABC News Albania 24/7

protestat.jpg
G. P.23:28 | 11/05/2019

Në një postim në rrjetet sociale, prezenca e OSBE/ODHIR shprehet se organizatorët e protestës së sotme duhet të mbajnë përgjegjësi për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësve të tyre.

OSBE dënon të gjithë ata që përpiqen të përdorin dhunën si rrugë të shkurtër politike.

“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë”, shkruhet në reagimin e OSBE.

Pak minuta më vonë, në një tjetër reagim në rrjetet sociale, OSBE thotë që reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon.

“Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”, shkruhet në postimin e OSBE-së në Facebook./abcnews.al

Boschard.jpg
nev ila09:28 | 04/05/2019

Ambasadori i Pranisë së OSBE-së, Bernd Borchardt i tha Zërit të Amerikës, se ka një përkeqësim të situatës së mediave. Duke bërë një vlerësim të përgjithshëm të gjendjes ai shpjegon se burimet e OSBE-së janë, së pari, vëzhgimi që vetë organizata i bën medias dhe, së dyti, ajo që burimet e tjera prestigjioze thonë për median.

Përshtypja ime e parë, me shqipen time të kufizuar, bazohet kryesisht në kanalet informative, në pamjet që shoh dhe në tekstet që lexoj në to. Aty kuptoj se skena e medias është shumë e ndarë. Është e vështirë të marrësh informacion të paanshëm. Kur dua të krijoj një pamje të plotë, më duhet të shikoj kanale të ndryshme dhe të lexoj lajme të ndryshme. Ose le të marrim raportimin për protestat. Mediat që janë miqësore me njërën palë, i vendosin kamerat në pozicion të tillë që të tregojnë një turmë të madhe njerëzish. Mediat që janë miqësore me palën tjetër, përdorin dronin për të treguar se kishte shumë pak njerëz. Ky pasqyrim nuk është i balancuar brenda kanaleve, ai është i njëanshëm”, shprehet ambasadori Borchardt, duke shtuar se një aspekt tjetër i përkeqësimit të gjendjes së medias, është se mjaft raportime bazohen në atë çka prodhon politika, në Facebook, në kronikat e parapërgatitura etj, në vend që të bazohen në investigimet e vetë gazetarëve.

Zoti Borchardt thotë se: “Ndër burimet dytësore që përdorim për gjendjen e medias, sigurisht Reporterët pa Kufi janë gjykatësi kryesor ndërkombëtar për median. Shqipëria ka qenë e pozicionuar mjaft mirë, në vendin e 62-të, por kjo ishte 13 vjet më parë. Deri në vitin 2013, pamë një përkeqësim të madh, Shqipëria ra nga vendi i 62-të në vendin e 102-të. Pas vitit 2013, pati sërish ngritje, deri vitin e kaluar, dhe tani ka sërish përkeqësim. Pra, kemi pasur përmirësim dhe më pas përkeqësim”.

Por cilat janë sipas tij problemet kryesore?

Është çështja e vetëcensurës. Shumë gazetarë na thonë se ndihen nën presion nga pronarët e medias, se ka ndërhyrje nga ana e pronarëve. Pastaj është problemi i dhunës. Në vendet fqinjë është shumë më i dukshëm, por ndodh edhe këtu dhe është një gjë shumë e keqe. Kemi pasur disa sulme kundër gazetarëve që kanë qenë kërcënuese”.

Një tjetër aspekt, sipas ambasadori të OSBE-së “ka të bëjë me sulmet verbale kundër medias, të cilat për mua janë të tepruara. Nga ana tjetër, shoh zemërimin që qëndron pas tyre dhe ky zemërim vjen nga shpifjet dhe lajmet e rreme. E dimë mirë se për çfarë po flasim, pasi edhe ne kemi qenë objekt shpifjesh. Rrugëdalja është shumë e ngushtë, sepse ecim në mes dy të drejtave të njeriut: të drejtës për lirinë e fjalës dhe të drejtës për mbrojtjen e dinjitetit. Qeveria ka hartuar një projektligj dhe jemi të lumtur që ky projektligj po konsultohet me ekspertët tanë. Do të ishte fantastike sikur produkti përfundimtar të ishte në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”.

Ai thotë se ndër rekomandimet që do të bëjnë janë ato që lidhen me dekriminalizimin e shpifjes, pra heqjen e saj nga Kodi Penal.

Sipas pikëpamjes sonë, shpifja është një çështje që i takon kodit civil dhe jo e atij penal. Një tjetër rekomandim ka të bëjë me kufizimin e përdorimit të kronikave të parapërgatitura, sidomos gjatë zgjedhjeve. Më së paku, ato duhet të identifikohen qartë se janë produkt i partive politike dhe jo produkt gazetaresk”.

Ambasadori Borchardt është i mendimit se “situata e medias duhet parë edhe në kuadër të klimës së përkëqësuar politike, e cila ka ndikim mbi tërë situatën. Shohim një përkeqësim të situatës jo vetëm në fushën e medias. Citova më herët renditjen e Shqipërisë në raportin e Reporterëve pa Kufij. I njëjtë është edhe përkeqësimi në renditjen e Transparency International për korrupsionin. Pas vitit 2013, gjërat u përmirësuan. Tani gjërat janë përkeqësuar sërish, jo aq keq sa në vitin 2013, por ka pasur përkeqësim. Po ashtu, vërejtëm një përmirësim mjaft të ndjeshëm në klimën e investimeve, por edhe këtu ka sërish përkeqësim. Mendoj se të tëra këto kanë lidhje me klimën politike negative”, thekson ambasadori i OSBE-së./VOA

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono