oriola pampuri

IMG_1242-1280x854.jpg
ad min15:45 | 13/03/2018

Edhe Partia Demokratike i kërkon kryeministrit transparencë, për ato që i quan lidhje me Rusinë. Nga selia blu, deputetja Oriola Pampuri, i ka kërkuar shefit të qeverisë, të zbardhë takimin që vetë pranoi, me pronarin e një biznesi rus, në listën e zezë të SHBA.

Oriola Pampuri: “Edi Rama pranoi drejtpërdrejt në TV mbrëmë, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet.

Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?
2. Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?
3. A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashëkt me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?
4. Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?

Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës?
2. Çfarë i është premtuar Jurimexit?

Të gjitha nyjet e drogës, krimit, pastrimit të parave, ndikimeve të paligjshme përfundojnë tek Edi Rama dhe familja e tij”./abcnews.al

vlcsnap-error120-1280x720.jpg
ent ela13:34 | 27/02/2018

Përfshirja e Kodit të Etikës, që rregullon sjelljen e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, në rendin e ditës së seancës plenare të së hënës ka ri-sjellë në vëmendje ndryshimet që pritet të sjellë.

I domosdoshëm por i pamjaftueshëm. Është ky mendimi i deputetëve të Parlamentit Shqiptar të ndodhur përpara një projektligji për Kodin e Etikës që rregullon sjelljen e tyre dhe kolegëve të tyre.

Mimi Kodheli: Të gjitha seancat e pluralizmit larg etikës, fillim  i mirë e mbështes, pjesa e margjinalizuar janë zonjat, shpresoj të demostrojmë të parët që ligjet që bëjmë t’i zbatojmë

Nard Ndoka – Deputet PDK: Parlamenti është arenë debati alternativash dhe idesh, shpesh ka devijuar, deputetët e kanë pasur modë tregimin e muskujve.

Oriola Pampuri: Kur ka një kod gjërat janë më të ligjëruara, nësë zbatohet shumë mirë. kur shkelet kushtetuta, kodi zbehet, janë të rëndësishme njëkohësisht.

Klajda Gjosha: Të mos përdorin kartonat me arrogancë, këtu duhet të fillojë kodi i etikës.

Fatmir Mediu: Shtëpia shkon sipas te zotit të shtëpisë, çështjet duhet të jenë të qytetarëve larg sharjeve dhe fyerjeve.

Ervina Salianji: 80% e tij janë të parashikuara në ligje të tjera, nga pikëpamja përmbajtësore nuk sjell gjë të re, përdorimi i telefonisë së lëvizshme ndalohet por nuk është ndjekur.

Përfshirjen në rendin e ditës së seancës plenare të 26 shkurtit e përshëndeti edhe prezenca e OSBE në Tiranë.

Përshëndesim përfshirjen e Kodit të Sjelljes të Deputetëve në seancën plenare dhe shpresojmë që të gjithë deputetët të kontibuojnë për finalizimin e tij me sukses. OSBE është krenare që ka ndihmuar Kuvendin në hartimin e Kodit, që përmbush standartet më të mira ndërkombëtare.

Parlamenti miratoi Kodin e Etikës në parim, për ta shtyrë miratimin nen për nen dhe në tërësi për një moment të dytë, pas integrimit të amendamenteve dhe pasqyrimit të disa ndryshimeve. Me kërkesë të kreut të grupit parlamentar demokrat, kreu i Parlamentit. /abcnews.al

 

vlcsnap-error020-1-1280x720.jpg
ad min11:20 | 24/02/2018

Ndërprerjea e ndihmës ekonomike për të paktën 20 mijë familje në të gjithë vendin.

Kjo ishte tema që u diskutua të premten në Byro Politik në ABC News.

Të ftuar: Merita Xhafaj, drejtoresha e përgjithshme e politikave sociale në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; Oriola Pampuri, Deputete e PD; Dorian Teliti, këshilltar i PD dhe Klodiana Spahiu deputete e PS.

Të ftuarit debatuan mbi mënyrën sesi janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike rreth 20 mijë familje. Sipas Xhafajt, skema e re nuk përjashtuar askënd sepse nuk ka karakter të tillë, por refuzues.

Ndërkohë nga ana tjetër, deputetja e PD-së, Oriola Pampuri dhe këshilltari i PD-së, Dorian Teliti u shprehën se e gjitha kjo është bërë në mënyrë abuzive./abcnews.al

vlcsnap-error436-1-1280x720.jpg
ad min11:40 | 25/01/2018

Në Byro Politike u diskutua mbi shkaqet të cilat shkaktojnë krimin e pasionit. Kjo duke marrë shkas ngjarja, ku mbeti e vdekur 21- vjeçarja Ariela Murataj e cila u qëllua nga Aldison Belulaj pasi ajo nuk pranonte kërkesën e tij për t’u lidhur me të.

Të ftuar: Oriola Pampuri, deputete e PD dhe psikologe; Klotilda Ferhati, deputete e PS; Arian Curi, politolog dhe Ylli Pango, profesor.

Në studio u diskutua për shkaqet të cilat çojnë në dhunimin e grave në Shqipëri duke shkuar edhe në krimet e pasionit duke u nisur nga ngjarja shokuese ku u vra Ariela Murati. Në një lidhje me gazetaren e Fierit, Valbona Daci, u bënë të ditura edhe detaje të reja nga fshatrat Dukas dhe Zharrëz./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono