Oriku

ZJARR-NE-ORIKUM-1280x691.jpg
ent ela11:00 | 11/02/2019

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një kodër në Orikum të Vlorës. Nga raportimet e deritanishme nuk ka dëme, por aty pranë vendit të ngjarjes ka banesa dhe lokale. Zjarrfikëset kanë shkuar dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre. Nga ana tjetër vetë banorët kanë shkuar ne ndihmë të policisë dhe të forcave zjarrfikëse. /abcnews.al

vlcsnap-error527-1-1280x720.jpg
us er14:45 | 26/11/2017

Pas një viti operacione në det të hapur, ka mbërritur në Shqipëri anija “Oriku”. Rreth 1 mijë persona, të cilët largoheshin nga vendet tyre në konflikt, u shpëtuan nga kontigjenti i 6 ushtarakëve shqiptarë.

Anija hodhi spirancën në kalatën numër katër të portit në Durrës. Një ceremoni e vecantë, me pjesmarrje edhe të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Një shpëtimtare e madhe jetësh, e cilësoi Xhaçka misionin e kryer nga kontigjenti i 6-të, pjesë e misionit në detin egje.
Minitrja e Mbrojtjes, Xhaçka u kërkoi komandantëve të vënë në dijeni ministrinë për të gjithë nevojat që ata kanë.
Operacionet në detin Egje nga kontigjenti i anijes Oriku, u përshëndetën edhe nga Komandanti i Forcës Detare Gjeneralmajor Ylber Dogjani.
Anija shqiptare “Oriku”, e cila qëndroi për një vit në detin Egje në disa operacione të zhvilluara ka shpëtuar nga mbytja rreth 1 mijë persona, të cilët largoheshin nga vendet tyre në konflikt. Trupa shqiptare do të jetë sërish pjesë e një misoni krah aleatëve të Natos në vitin 2018. Kësaj here, ky mision i është besuar kontigjentit të anijes “Butrinti” e cila është e pajisur edhe me një armatim të veçantë./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono