opozite

fatmir-xhafaj1.jpg
ad min19:27 | 03/09/2018

Në përgjigje të shqetësimit të opozitës nga salla e Kuvendit reagoi ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ky i fundit e cilësoi sjelljen e opozitës si një sulm agresiv me qëllim krijimin e perceptimit të gabuar për rendin dhe sigurinë në vend. Xhafaj dha edhe shifra të nivelit të kriminalitetit gjatë qeverisjes së demokratëve dhe kësaj aktuale.


“Ajo që është duke bërë opozita nuk është gjë tjetër veçse një sulm agresiv i qëllimshëm për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendin dhe sigurisë në vend dhe natyrisht për të nxirë imazhin e vendit dhe të policisë. Nuk dua t’i hyj fare diskutimit se cili është konteksti i vrasjeve në Shkodër, as se cila është dhe natyra e viktimave të përfshirë në këto ngjarje apo sa dhe si këta të fundit kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme. Kjo nuk është detyra ime sot. Kjo është përgjegjësi e ehtimit që është duke u zhvilluar me shumë intensitet”, tha Xhafaj./abcnews.al

edi-rama1234.jpg
ad min19:12 | 03/09/2018

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar në Twitter në lidhje me mosprezencën e opozitës në hapjen e sesionit të ri parlamentar.

“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër”, shkruan Rama.

“Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të”, që e shoqëron shkrimin e tij me hashtagun: e gjithë vëmendja tek njerëzit.

/abcnews.al

parlamenti.jpg
ad min18:35 | 03/09/2018

Të vetëm i ngjitën shkallët e Kuvendit, socialistët për në seancën e parë plenare të sesionit të fundit parlamentar për këtë vit.

Kolegët opozitarë i braktisën pasi siç u shprehën vetë ata ishte e padenjë të merrnin pjesë në një fasadë parlamentare ndaj dhe zgjodhën Shkodrën qytetin që është përmendur së fundi për 6 vrasjet e kryera.

Kryeministri Edi Rama nuk ia ktheu nga foltorja reagimin për gjysmën bosh të sallës së Kuvendit, por nga rrjetet sociale.

“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të”.

Zëri i socialistëve në këtë sesion të tretë të legjislaturës së 9 u bë Taulant Balla që iu kundërvu kryetarit të Partisë Demokratike.

“Në vitin 2010 kur ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë ishte kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ato arritën në nivelin më të lartë, 18 vrasje vetëm në qarkun Shkodër, krahasuar me 8 vrasje gjatë periudhës Janar-Gusht 2018”, u shpreh Balla.

Por kjo nuk do të thotë mosreagim të menjëhershëm edhe nga ministri i shumicës qeverisëse.

“Z.Ministër i Brendshëm ne kemi besim te puna juaj dhe e policisë dhe presim reagimin sa më të shpejtë e sa më të fortë, një përgjigje kuptimplotë ndaj kujtdo që ka gisht në shqetësimin e qytetarëve shkodranë”, tha Balla.

Me shifra vendosi të flasë edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Vrasjet me dashje në Shqipëri në mandatin e parë të PD-së kanë qenë rreth 230 vrasje, ose me një mesatare prej rreth 53 vrasjesh në vit. Në mandatin e dytë të tyre me një mesatare prej 72 vrasje në vit. Në mandatin  tonë të parë, mesatrja e vrasjeve në vit ka qenë 43 dhe për këtë vit janë 23 të tilla”, tha Xhafaj.

Pavarasësisht se këto të dhëna tregojnë se nuk është ministri i Brendshëm që i rëndojnë statistikat e vrasjeve në vend, ai dha garancinë se bandat kriminale nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund këtyre ngjarjeve dhe shpresoj që shumë shpejt do të përgjigjen përpara ligjit si autorët, ekzekutorët ashtu edhe nxitësit e këtyre ngjarjeve të rënda penale”, theksoi Xhafaj.

Një mesazh për opozitën kishte edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Ftoj të gjitha grupet politike që të ndajnë luftën për betejën e pushtetit të radhës nga lufta jonë e përbashkët për integrimin e vendit tonë në Europë”, u shpreh Ruçi.

Seanca përfundoi në më pak se një orë me me miratimin e programit 6-javor dhe kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit.

Gjithashtu u miratua me 74 vota pro projektvendimin “Për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist, ” të ndryshuar.”

Në fund kolegët socialistë jashtë sallës së Kuvendit patën mundësinë të takohen pas periudhës së pushimeve verore.

/abcnews.al

 

spaho-123-1280x700.jpg
ad min12:03 | 19/07/2018

Opozita braktisi punimet e seancës plenare, kur nisën diskutimet për rendin e ditës. Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, tha se largimi nga seanca ishte në shenjë proteste për mospërsëritjen e votimit të ligjit për teatrin, që sipas opozitës ishte i manipuluar. Mazhoranca e akuzoi për mungesë alternative.

Opozita nuk është tërhequr nga kërkesa e saj. Këmbëngul se projekt ligji për teatrin duhet të rivotohet.

Kryetari i Kuvendit urdhëroi që të mblidhej Këshilli i Emërimeve dhe Procedurave, i cili u mblodh dhe në fakt vërtetoi qëndrimin e opozitës. Në fakt votimi i një deputeti të opozitës ishte kryer pavarësisht pretendimeve të palëve se kush e kishte kryer. Sa kohë që ky votim ka qenë i parregullt duhet të përsëritet. Unë në emër të opozitës kërkoj që  të ripërsëritet ky votim.

Kërkesa e tyre është refuzuar prandaj Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e sheh me vend qëndrimin në sallën e Kuvendit.

Në shenjë proteste ne do të largohemi nga kjo seancë sepse nuk mund të qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota edhe pse nuk është e nevojshme që të bëhet”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist i sqaron edhe një herë se barra e asaj që ndodhi i bie përsëri opozitës për rrengu që iu bë deputetit Bitri.

Nëse ka një faj për këtë çështje u takon deputetëve të caktuar të opozitës”.

Taulant Balla i kujton opozitës kërkesën e eurolomisionerit Johanes Hann për mosbojkotim.

Kreu i grupit të Partisë Socialiste tha se do të shtyhet dhe votimi i dy ligjeve që duan shumicë të cilësuar votash siç janë Kodi Rrugor dhe ligji i Magjistraturës.Ai ftoi në mënyrë të vecantë LSI-së për të votuar së bashku ligjin.

Kjo është hera e dytë që dështon votimi i Ligjit për magjistratët i cili kërkon 84 vota.

/abcnews.al

spaho.jpg
ad min14:35 | 11/07/2018

Opozita ka kallëzuar Prokurorinë për Krimet e Rënda kryeministrin e vendit, Edi Rama. Sipas krerëve të grupit parlamentar të PD dhe LSI, Rama po pengon të vërtetën në lidhje me audiopëgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt.

Krerët e grupeve parlamentar të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim depozituan një kallëzim penal kundër kryeministrit Edi Rama në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Sipas Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, kryeministri po pengon hetimin në lidhje me një audio-përgjim të pretenduar të vëllait të ministrit të brendshëm.

“Ne i drejtuam prokurorisë me një kallëzim Penal ndaj kryeministrit Edi Rama, për pengim të të vërtetës, për fshehje të të vërtetës duke mos dorëzuar në prokurori ekspertimin që ai i ka bërë në një periudhë aq të shkurtër kohe në një nga laboratorët më të mirë të botës”, tha Spaho.

Krimet e Rënda regjistruan një procedim penal pas publikimit në 14 maj nga Partia Demokratike të një audio-përgjimi ku pretendohej se Albert Veliu bisedonte me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, në lidhje me trafikimin e një sasie droge./abcnews.al

edi-rama-kuvend.jpg
ad min13:08 | 28/06/2018

Në fjalën e mbajtur në seancën plenare të kësaj të enjteje, kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se qeveria nuk ka çfarë të debatojë me opozitën. Lidhur me vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për të hapur negociatat në Qershor të 2019-s me disa kushte të paracaktuara, Rama tha se tani qeveria ka një barrë të re dhe nuk ka pse të mbajë opozitën në kurriz.

“Për çfarë debatojmë ne me këta? Sinqerisht ne nuk kemi punë me këta se kemi mjaftueshmërisht punë për të bërë dhe në këtë stad të ri barra jonë është mjaft e rëndë dhe s’kemi pse i mbajmë këta në kurriz”, tha ai.

Kryeministri i vendit tha gjithashtu gjatë fjalës së tij në Kuvend se është ftuar së bashku me Zaev për të shkuar në ditët e ardhshme në Bruksel që të fillojnë punën përgatitore për hapjen e negociatave.

“Sot jam ftuar bashkë me kryeministrin e Maqedonisë për të shkuar në ditët e ardhshme në Bruksel për të filluar punën përgatitore, që është puna e të gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave.  Këta më thonë jepni dorëheqjen. Do të flas edhe me Zaev dhe do t’ju kthejmë përgjigje, por kur të jemi pushim, d.m.th ka kohë. Ne themi kemi datën për negociatat, këta thonë jo. Në Korrik vjen delegacioni i Komisionit Europian për nisjen e procesit analitik. Vjen Qershori (për hapjen e negociatave), këtu do jemi”,  tha kryeministri Rama.

Më tej, Rama shtoi se Qershori nuk është pozitiv për opozitën. Kryeministri tha se në parlament nuk ka opozitë, dhe se këtë të fundit e kanë me njerëzit, hallet dhe problemet e tyre.

“Qershori nuk është pozitiv për ju. Është hija që ju ndjek dhe që do vazhdojë të ju ndjekë nga pas. Duhet të pajtohemi me këtë fatkeqësi: Nuk kemi opozitë. Opozitën e kemi në terren, në rrjetet sociale, opozitë kemi hallet dhe problemet e tyre. Këtyre ça t’u bëjmë? Është problem shumë i madh realisht, sepse jemi vetëm edhe qeveri, edhe në përpjekeje për të kuptuar sesi mund të bëjmë gjërat më mirë dhe me këtë kemi një shpëtim, njerëzit e thjeshtë që na votuan dhe që nuk na votuan. Me ta e kemi punën. Me këta mazallah! Asnjë debat, kohë e humbur në absurditet”, tha Edi Rama.

bushati-qw.jpg
ad min14:12 | 07/04/2018

Pavarësisht vazhdimit të protestave të paralajmëruara të opozitës, qeveria pret që me 17 Prill, Komisioni Europian të propozojë çeljen e negociatave për antarësimin në BE. Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ,është optimist për marrjen e përgjigjes.

Nuk është dakord ministri Ditmir Bushati me protestat e nisura nga opozita. Për më tepër që sytë i ka drejtuar nga Komisioni Europian në pritje të konfirmimit për reformat e realizuara nga qeveria.

Ditmir Bushati: “Kemi një ndryshim qëndrimi me opozitën, por nuk është hera e parë. Shpresoj t’i rikthehen rrugës së arsyes. 17 Prilli është një moment i rëndësishëm jo për qeverinë Edi Rama, jo për opozitën, por është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Ne mendojmë se Komisioni Europian të propozojë nisjen e bisedimeve për antarësim në BE çka do të ishte një sukses për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Ministri Bushati shprehet i sigurtë se përgjigja do të jetë pozitive për Shqipërinë madje shkon më tej duke thënë se përveç çeljes së negociatave pret që të nisë puna sfiduese për antarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

Ditmir Bushati: “Ne presim që Komisioni Europian në 17 Prill të konfirmojë pikërisht reformat që janë bërë në Shqipëri dhe të propozojë nisjen e bisedimeve dhe më pas do të jetë një punë tjetër voluminoze me vendet antare të BE, siç dihet nevojitet konsensus i plotë në mënyrë që të nisë procesi i vështirë, sfidues për antarësim që nuk do të jetë aspak një proces i lehtë. Është shumë e vështirë të ecet me ‘nëse’ sepse ne po punojmë për këto që thashë”.

Deklaratat, ministri Bushati i bëri pas një mbledhje në Partinë Socialiste të Shkodrës si koordinator politik i këtij qarku. Gjatë mbledhjes, Bushati ishte kritik me disa prej drejtorëve sa i përket qasjes ndaj qytetarëve në shërbime ashtu siç kërkoi që të nisë puna për fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 2019-s./abcnews.al

alfred-Lela.jpg
ad min20:27 | 14/02/2018

Sipas analistit Alfred Lela, opozita ka merita të mëdha duke iu referuar miratimit me konsensus të rekomandimeve të komitetit parlamentar të stabilizim ascociimit mes BE-së dhe Shqipërisë, të cilat do t’i dërgohen më pas Parlamentit Europian.

“Unë do i jepja më shumë kredite opozitës për faktin se është hera e parë, që opozita nuk bëhet pengesë. Jemi të vetëdijshëm se kur ka ardhur momenti për të hedhur hapin final, opozitat e mëparshme kanë preferuar të veprojnë në favor të një lufte të brendshme kundër integrimit europian”, u shpreh Lela në Byro Politike në ABC News.

Më tej Lela u shpreh se shpreson që kjo paqe mes PD dhe PS të vazhdojë dhe të mos jetë e përkohshme.

“Unë shpresoj shumë që të ecet në këtë sepse ta pranojmë, historikisht ka pasur një paqe të përkohshme dhe të rreme që është shndërruar në një luftë më pas”, tha ai./abcnews.al

vlcsnap-error271-1280x720.jpg
ad min16:20 | 01/02/2018

Seanca parlamentare ka përfunduar, por deputetë të majtë e të djathtë qëndrojnë në oborr.

Socialistët janë përgatitur të thonë fjalën e tyre për çfarë lanë pas brenda sallës së Kuvendit. Ndonëse gazetarët janë përqendruar tek kryeministri, ky i fundit largohet. Opozita duket se do t’i rrethojë edhe jashtë parlamentit.

Stepja nga të majtët dhe pritja nga kundërshtarët politikë zgjat pak aq sa u duk se të gjithë ikën. Në këtë kohë mazhoranca e ka gati zërin përfaqësues.

Menjëherë pas tij vë në zbatim skenarin opozita e përfaqësuar nga deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve u përpoq të fliste mbi projektligjet e miratuara dhe situatën në Kuvend, por gjatë gjithë fjalës së tij ndërhynin me pyetje dhe komente deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo që u kuptua më së miri ishin replikat e fundit./abcnews.al

maqedoni.jpg
ad min19:49 | 29/01/2018

Amendamentet e propozuara nga VMRO-DPMNE kanë bërë që ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të ngelet pezull. Kështu, pas një seri shtyrjesh, rendi i ditës në seancën e kësaj të hëne në parlamentin maqedonas ka vijuar me çështje të tjera.

Sipas mediave lokale, shkak për bllokimin është bërë procesi i përkthimit të amendamenteve, rreth 35 mijë e 570, nga të cilat janë përkthyer vetëm 10 mijë. Para seancës, kryeministri Zoran Zaev njohu të drejtën e opozitës për të sjellë amendamente, por shprehu shqetësimin se ato do të bllokonin punën e Parlamentit.

Ndërsa deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski akuzoi kryetarin Talat Xhaferi për shkelje të rregullores sa i takon çështjes së amendamenteve. Nga ana e tij, Xhaferi u shpreh i gatshëm të punonte pa ndërprerje derisa ligji i gjuhëve të kalonte. Ndërkohë, jashtë selisë së Parlamentit, një grup qytetarësh protestuan kundër ligjit të gjuhëve dhe ndryshimit të emrit kushtetues, si dhe vijuan të mbledhin firma kundër qeverisë së Zaev./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono